BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Gjykatësit 9
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e Gjykatësve

      • Abimeleku bëhet mbret në Sikem (1-6)

      • Shëmbëlltyra e Jotamit (7-21)

      • Sundimi i dhunshëm i Abimelekut (22-33)

      • Abimeleku sulmon Sikemin (34-49)

      • Një grua plagos Abimelekun; ai vdes (50-57)

Gjykatësit 9:1

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «familjes së shtëpisë së babait të nënës së vet».

Referime anësore

  • +Gjy 8:30, 31

Gjykatësit 9:2

Shënimet

  • *

    Një mundësi tjetër «pronarët e tokave të Sikemit».

  • *

    Fjalë për fjalë «kocka dhe mishi juaj».

Referime anësore

  • +Gjy 8:30

Gjykatësit 9:3

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «dhe zemra e tyre ishte e prirur».

Gjykatësit 9:4

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «shtëpia».

Referime anësore

  • +Gjy 8:33; 9:46

Gjykatësit 9:5

Referime anësore

  • +Gjy 6:11; 8:27
  • +2Mb 11:1; 2Kr 21:4

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

Gjykatësit 9:6

Referime anësore

  • +Lp 17:14; 1Sa 8:7

Gjykatësit 9:7

Referime anësore

  • +Lp 11:29; Js 8:33; Gjo 4:20

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

Gjykatësit 9:8

Shënimet

  • *

    Shih Fjalorthin.

Referime anësore

  • +Gjy 8:22

Gjykatësit 9:9

Shënimet

  • *

    Ose «prodhimi im».

  • *

    Fjalë për fjalë «të tundem».

Gjykatësit 9:14

Referime anësore

  • +Gjy 9:6

Gjykatësit 9:15

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Kulla e Rojës,

    15/2/2008, f. 9

  • Treguesi i botimeve

    w08 15/2 9

Gjykatësit 9:16

Referime anësore

  • +Gjy 9:6

Gjykatësit 9:17

Referime anësore

  • +Gjy 7:9
  • +Gjy 8:28

Gjykatësit 9:18

Referime anësore

  • +Gjy 9:5
  • +Gjy 8:30, 31

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

Gjykatësit 9:20

Referime anësore

  • +Gjy 9:6, 49
  • +Gjy 9:39, 53

Gjykatësit 9:21

Referime anësore

  • +Gjy 9:5

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

Gjykatësit 9:22

Shënimet

  • *

    Ose «veproi si një princ».

Gjykatësit 9:23

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «dërgoi një frymë të keqe».

Gjykatësit 9:24

Referime anësore

  • +Zn 9:6; Gjy 9:5

Gjykatësit 9:26

Referime anësore

  • +Js 21:20, 21; 24:1

Gjykatësit 9:27

Referime anësore

  • +Gjy 8:33

Gjykatësit 9:28

Shënimet

  • *

    Mund t’i referohet Zebulit, përfaqësuesit të Sikemit.

Referime anësore

  • +Gjy 6:32

Gjykatësit 9:31

Shënimet

  • *

    Ose «me dinakëri».

Gjykatësit 9:33

Shënimet

  • *

    Ose «bëj me të ç’të kesh në dorë».

Gjykatësit 9:37

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

Gjykatësit 9:38

Referime anësore

  • +Gjy 9:28, 29

Gjykatësit 9:41

Referime anësore

  • +Gjy 9:30

Gjykatësit 9:45

Referime anësore

  • +1Mb 12:25

Gjykatësit 9:46

Shënimet

  • *

    Ose «fortesën».

  • *

    Fjalë për fjalë «shtëpisë».

Referime anësore

  • +Gjy 8:33; 9:4, 27

Gjykatësit 9:48

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

Gjykatësit 9:53

Referime anësore

  • +2Sa 11:21

Gjykatësit 9:56

Referime anësore

  • +Zn 9:6; Gjy 9:5, 24

Gjykatësit 9:57

Referime anësore

  • +Gjy 9:7, 20
  • +Gjy 6:32

Përkthime të tjera

Kliko numrin e një vargu për të shfaqur vargje të ngjashme biblike.

Të përgjithshme

Gjyk. 9:1Gjy 8:30, 31
Gjyk. 9:2Gjy 8:30
Gjyk. 9:4Gjy 8:33; 9:46
Gjyk. 9:5Gjy 6:11; 8:27
Gjyk. 9:52Mb 11:1; 2Kr 21:4
Gjyk. 9:6Lp 17:14; 1Sa 8:7
Gjyk. 9:7Lp 11:29; Js 8:33; Gjo 4:20
Gjyk. 9:8Gjy 8:22
Gjyk. 9:14Gjy 9:6
Gjyk. 9:16Gjy 9:6
Gjyk. 9:17Gjy 7:9
Gjyk. 9:17Gjy 8:28
Gjyk. 9:18Gjy 9:5
Gjyk. 9:18Gjy 8:30, 31
Gjyk. 9:20Gjy 9:6, 49
Gjyk. 9:20Gjy 9:39, 53
Gjyk. 9:21Gjy 9:5
Gjyk. 9:24Zn 9:6; Gjy 9:5
Gjyk. 9:26Js 21:20, 21; 24:1
Gjyk. 9:27Gjy 8:33
Gjyk. 9:28Gjy 6:32
Gjyk. 9:38Gjy 9:28, 29
Gjyk. 9:41Gjy 9:30
Gjyk. 9:451Mb 12:25
Gjyk. 9:46Gjy 8:33; 9:4, 27
Gjyk. 9:532Sa 11:21
Gjyk. 9:56Zn 9:6; Gjy 9:5, 24
Gjyk. 9:57Gjy 9:7, 20
Gjyk. 9:57Gjy 6:32
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Lexo në Përkthimi Bota e Re (bi12)
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Gjykatësit 9:1-57

Gjykatësit

9 Më vonë, Abimeleku,+ biri i Jerubaalit, shkoi në Sikem te dajat e tij dhe u tha atyre e tërë familjes së gjyshit të tij:* 2 «Ju lutem, pyetni të gjithë prijësit e Sikemit:* ‘Si është më mirë për ju: të sundojnë mbi ju 70 djemtë e Jerubaalit+ apo vetëm një? Dhe mos harroni se unë jam gjaku juaj.’»*

3 Kështu vëllezërit e nënës së vet ua thanë këto fjalë prijësve të Sikemit në emër të tij, dhe atyre iu mbush mendja* të shkonin pas Abimelekut, sepse thanë: «Është vëllai ynë.» 4 Pastaj i dhanë atij 70 monedha argjendi nga tempulli* i Baal-Beritit,+ dhe Abimeleku i përdori për të paguar njerëz të pacipë e që sorollateshin kot, që t’i shkonin pas. 5 Pas kësaj shkoi në shtëpinë e të atit në Ofrah+ dhe vrau mbi një gur vëllezërit e tij,+ 70 djemtë e Jerubaalit. Mbijetoi vetëm Jotami, djali i vogël i Jerubaalit, sepse u fsheh.

6 Atëherë, tërë prijësit e Sikemit dhe i gjithë Beth-Miloja u mblodhën dhe e bënë mbret Abimelekun+ pranë pemës së madhe, pranë shtyllës në Sikem.

7 Kur i treguan Jotamit, ai shkoi menjëherë dhe qëndroi në majë të malit Gerizim+ dhe tha me zë të lartë: «Dëgjomëni, o prijës të Sikemit, dhe pastaj Perëndia do t’ju dëgjojë ju:

8 Njëherë na ishin ca pemë që u nisën për të mirosur* një mbret që të mbretëronte mbi to. Kështu i thanë ullirit: ‘Mbretëro mbi ne.’+ 9 Por ulliri u tha: ‘A duhet të heq dorë nga vaji im,* të cilin e përdorin për t’i dhënë lavdi Perëndisë dhe njerëzve, që të shkoj e të mbretëroj* mbi pemët e tjera?’ 10 Atëherë pemët i thanë fikut: ‘Eja e mbretëro mbi ne.’ 11 Por fiku iu përgjigj: ‘A duhet të heq dorë nga ëmbëlsia dhe nga fryti im i mirë që të shkoj e të mbretëroj mbi pemët e tjera?’ 12 Pastaj pemët i thanë hardhisë: ‘Eja e mbretëro mbi ne.’ 13 Hardhia ua ktheu: ‘A duhet të heq dorë nga vera ime e re që gëzon Perëndinë dhe njerëzit që të shkoj e të mbretëroj mbi pemët e tjera?’ 14 Në fund tërë pemët i thanë ferrës: ‘Eja e mbretëro mbi ne.’+ 15 Si i dëgjoi, ferra u tha pemëve: ‘Nëse vërtet po më mirosni si mbretëreshën tuaj, ejani e kërkoni strehë nën hijen time. Përndryshe daltë zjarr nga ferra e përpiftë cedrat e Libanit!’

16 Tani, a vepruat me pastërti dhe siç duhet duke e bërë mbret Abimelekun?+ A u treguat të mirë me Jerubaalin e me shtëpinë e tij dhe a e trajtuat siç e meriton? 17 Kur im atë luftoi për ju,+ vuri jetën në rrezik që t’ju çlironte nga duart e Midianit.+ 18 Kurse ju sot u ngritët kundër shtëpisë së atit tim dhe vratë mbi një gur 70 djemtë e tij.+ Pastaj mbi prijësit e Sikemit bëtë mbret Abimelekun, të birin e skllaves së tij,+ vetëm sepse është vëllai juaj. 19 Pra, nëse sot po veproni me pastërti e siç duhet me Jerubaalin dhe me shtëpinë e tij, e gëzofshi Abimelekun e gëzoftë edhe ai me ju! 20 Por nëse jo, daltë zjarr nga Abimeleku e përpiftë prijësit e Sikemit e të Beth-Milos,+ dhe daltë zjarr nga prijësit e Sikemit e të Beth-Milos dhe e përpiftë Abimelekun!»+

21 Atëherë Jotami+ ia mbathi e iku në Ber dhe banoi atje sepse kishte frikë nga i vëllai, Abimeleku.

22 Abimeleku sundoi* në Izrael për tre vjet. 23 Pastaj Perëndia lejoi që të zhvillohej armiqësi* mes Abimelekut dhe prijësve të Sikemit, e ata vepruan pabesisht me Abimelekun. 24 Kjo ndodhi që të merrej hak për vrasjen e dhunshme të 70 djemve të Jerubaalit, që përgjegjësia për gjakun e tyre të binte mbi Abimelekun, vëllanë e tyre që i vrau,+ dhe mbi prijësit e Sikemit që e ndihmuan të vriste vëllezërit e vet. 25 Kështu, prijësit e Sikemit vunë njerëz në pritë në majat e maleve, dhe këta grabitnin këdo që kalonte nga ajo rrugë. Pas ca kohësh, për këtë njoftuan Abimelekun.

26 Pastaj Gali, biri i Ebedit, bashkë me vëllezërit e tij, kaloi në Sikem+ dhe fitoi besimin e prijësve të Sikemit. 27 Ata dolën në arë, volën rrush në vreshtat e tyre, e shtypën dhe bënë një festë. Pas kësaj, shkuan në shtëpinë e perëndisë së tyre,+ hëngrën e pinë dhe mallkuan Abimelekun. 28 Atëherë Gali, biri i Ebedit, tha: «Kush është Abimeleku dhe kush është Sikemi,* që ne duhet t’u shërbejmë? A nuk është ai biri i Jerubaalit+ dhe Zebuli përfaqësuesi i tij? Përkundrazi, shërbejuni djemve të Hamorit, të atit të Sikemit. Pse duhet t’i shërbejmë Abimelekut? 29 Po ta kisha nën urdhrat e mi këtë popull, do ta rrëzoja Abimelekun.» Pastaj i tha Abimelekut: «Përforcoje ushtrinë e më dil përpara!»

30 Kur Zebuli, princi i qytetit, dëgjoi fjalët e Galit, birit të Ebedit, iu ndez zemërimi. 31 Kështu, fshehurazi* dërgoi lajmëtarë tek Abimeleku për t’i thënë: «Ja, Gali, biri i Ebedit, dhe vëllezërit e tij janë në Sikem dhe po e nxitin qytetin kundër teje. 32 Prandaj hajde natën bashkë me njerëzit e tu dhe zër pritë në fushë. 33 Në mëngjes, sapo të lindë dielli, çohu herët e sulmo qytetin. Kur ai dhe njerëzit e tij të dalin kundër teje, bëj të pamundurën për ta mposhtur.»*

34 Kështu Abimeleku dhe tërë njerëzit që kishte me vete u çuan që me natë dhe zunë pritë jashtë Sikemit, të ndarë në katër grupe. 35 Kur Gali, biri i Ebedit, doli dhe qëndroi në hyrje të portës së qytetit, Abimeleku doli nga prita me gjithë njerëzit që kishte me vete. 36 Kur i pa, Gali i tha Zebulit: «Shiko! Nga majat e maleve po zbresin njerëz.» Por Zebuli ia ktheu: «Sheh hijet e maleve e të duken si njerëz.»

37 Më vonë, Gali i tha: «Shiko! Nga mesi i vendit po zbresin njerëz dhe një grup po vjen nga rruga e pemës së madhe të Meonenimit.» 38 Zebuli ia ktheu: «Ku i ke tani fjalët që u mburre: ‘Kush është Abimeleku që duhet t’i shërbejmë?’+ A nuk janë këta njerëzit që hodhe poshtë? Tani, dil e lufto kundër tyre.»

39 Kështu Gali doli në krye të prijësve të Sikemit dhe luftoi kundër Abimelekut. 40 Abimeleku e ndoqi dhe Gali ia mbathi përpara tij. Shumë u vranë dhe të vdekurit arrinin deri në hyrje të portës së qytetit.

41 Abimeleku u kthye të banonte në Arumah, kurse Zebuli+ dëboi nga Sikemi Galin dhe vëllezërit e tij. 42 Të nesërmen populli doli në fushë, dhe këtë ia thanë Abimelekut. 43 Prandaj Abimeleku i ndau njerëzit e tij në tri grupe dhe zuri pritë në fushë. Kur pa njerëzit që po dilnin nga qyteti, ai i sulmoi dhe i vrau. 44 Abimeleku dhe grupet që ishin me të u sulën dhe zunë vend në hyrje të portës së qytetit, ndërkohë që dy grupe sulmuan tërë ata që ishin në fushë dhe i vranë. 45 Abimeleku luftoi kundër qytetit tërë atë ditë dhe e pushtoi. Ai vrau njerëzit që ishin në të, rrëzoi qytetin+ dhe hodhi atje kripë.

46 Kur e dëgjuan këtë, të gjithë prijësit e kullës së Sikemit shkuan menjëherë në bodrumin* e tempullit* të El-Beritit.+ 47 Sapo i treguan se të gjithë prijësit e kullës së Sikemit ishin mbledhur bashkë, 48 Abimeleku dhe tërë burrat që ishin me të u ngjitën në malin e Zalmonit. Ai mori një sëpatë, preu një degë peme, e vuri mbi sup dhe u tha atyre që ishin me të: «Shpejt! Bëjeni edhe ju atë që bëra unë!» 49 Të gjithë burrat prenë degët dhe shkuan pas Abimelekut. Pastaj i mbështetën pas bodrumit dhe i vunë zjarrin. Kështu vdiqën të gjithë njerëzit e kullës së Sikemit, rreth 1.000 burra e gra.

50 Pastaj Abimeleku shkoi në Tebez, ngriti kampin për të luftuar kundër Tebezit dhe e pushtoi. 51 Në mes të qytetit ishte një kullë e fortë, dhe që të gjithë, burrat, gratë e prijësit e qytetit ia mbathën për atje. Ata u mbyllën aty dhe u ngjitën në tarracën e kullës. 52 Atëherë Abimeleku shkoi drejt kullës, e sulmoi dhe iu afrua hyrjes së kullës për t’i vënë zjarrin. 53 Mirëpo një grua hodhi mbi kokën e Abimelekut gurin e sipërm të mullirit dhe ia theu kafkën.+ 54 Ai thirri shpejt shërbëtorin që i mbante armët dhe i tha: «Zhvishe shpatën e më vrit, që të mos thonë: ‘E vrau një grua.’» Kështu shërbëtori ia nguli shpatën tejpërtej dhe ai vdiq.

55 Kur panë që Abimeleku vdiq, tërë burrat e Izraelit u kthyen në shtëpi. 56 Në këtë mënyrë, Perëndia ia ktheu Abimelekut të keqen që i kishte bërë të atit duke vrarë 70 vëllezërit e vet.+ 57 Gjithashtu Perëndia bëri që tërë e keqja e burrave të Sikemit të binte mbi kokën e tyre. Kështu mallkimi i Jotamit,+ birit të Jerubaalit,+ ra mbi ta.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo