BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Kronikave 20
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e 2 Kronikave

      • Kombet fqinje kërcënojnë Judën (1-4)

      • Jehozafati lutet për ndihmë (5-13)

      • Përgjigjja e Jehovait (14-19)

      • Juda shpëton në mënyrë të mrekullueshme (20-30)

      • Fundi i sundimit të Jehozafatit (31-37)

2 Kronikave 20:1

Shënimet

  • *

    Një mundësi tjetër «meunitëve».

Referime anësore

  • +Gjy 3:14; 2Sa 8:2; Ps 83:2, 6
  • +Zn 19:36-38

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

    Gjykim i thellë

2 Kronikave 20:2

Shënimet

  • *

    Ka të ngjarë, Deti i Vdekur.

Referime anësore

  • +Js 15:1
  • +Js 15:20, 62

2 Kronikave 20:3

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «ktheu fytyrën».

Referime anësore

  • +2Kr 19:1, 3

2 Kronikave 20:4

Shënimet

  • *

    Ose «që të kërkonin drejtimin e».

Referime anësore

  • +Lp 4:29-31

2 Kronikave 20:6

Referime anësore

  • +1Mb 8:23; Mt 6:9
  • +1Kr 29:11; Dn 4:17
  • +1Kr 29:12; Is 40:15, 17; Dn 4:35

2 Kronikave 20:7

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «farës».

Referime anësore

  • +Zn 12:7; Ne 9:7, 8; Is 41:8; Jk 2:23

2 Kronikave 20:8

Referime anësore

  • +2Kr 2:4

2 Kronikave 20:9

Referime anësore

  • +2Kr 6:20
  • +1Mb 8:33, 34; 2Kr 6:28-30

2 Kronikave 20:10

Referime anësore

  • +Zn 36:8
  • +Nu 20:17, 18; Lp 2:5, 9, 19

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

2 Kronikave 20:11

Referime anësore

  • +Gjy 11:23, 24; Ps 83:2, 4

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

2 Kronikave 20:12

Referime anësore

  • +Gjy 11:27, 28; Ps 7:6
  • +2Mb 6:15, 16
  • +2Kr 14:11; Ps 25:15; 62:1

2 Kronikave 20:13

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «bijtë».

2 Kronikave 20:15

Referime anësore

  • +Lp 1:29, 30; Js 11:4, 6; 2Kr 32:7, 8

2 Kronikave 20:16

Shënimet

  • *

    Ose «të vadit». Shih Fjalorthin.

2 Kronikave 20:17

Referime anësore

  • +Is 30:15
  • +Eks 14:13, 14; 15:2; 1Sa 2:1; 1Kr 16:23; Va 3:26
  • +Lp 31:8; Js 10:25
  • +Nu 14:9; 2Kr 15:2

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Mësime nga Bibla, f. 120-121

    Kulla e Rojës,

    1/12/2005, f. 21

    1/6/2003, f. 21-22

  • Treguesi i botimeve

    lfb 120-121; w05 1/12 21; w03 1/6 21-22

2 Kronikave 20:19

Referime anësore

  • +1Kr 23:12
  • +1Kr 15:16

2 Kronikave 20:20

Shënimet

  • *

    Ose «që të duroni».

Referime anësore

  • +2Kr 11:5, 6
  • +Eks 14:31; 19:9

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Kulla e Rojës,

    1/5/1998, f. 20

  • Treguesi i botimeve

    w98 1/5 20

2 Kronikave 20:21

Shënimet

  • *

    Ose «u këshillua».

Referime anësore

  • +1Kr 15:16
  • +Eks 34:6

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Kulla e Rojës,

    1/5/1998, f. 20

  • Treguesi i botimeve

    w98 1/5 20

2 Kronikave 20:22

Referime anësore

  • +Gjy 7:22; 1Sa 14:20

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Kulla e Rojës,

    1/5/1998, f. 20

  • Treguesi i botimeve

    w98 1/5 20

2 Kronikave 20:23

Referime anësore

  • +Lp 2:5
  • +Eks 14:25; Ezk 38:21

2 Kronikave 20:24

Referime anësore

  • +2Kr 20:16
  • +Eks 14:30; Ps 110:5, 6; Is 37:36

2 Kronikave 20:25

Referime anësore

  • +Eks 12:35; 2Mb 7:15, 16

2 Kronikave 20:26

Shënimet

  • *

    Ose «Ultësirën».

  • *

    Fjalë për fjalë «për të bekuar».

  • *

    Do të thotë «e bekimit».

Referime anësore

  • +Eks 17:14, 15; 1Sa 7:12

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

2 Kronikave 20:27

Referime anësore

  • +1Sa 2:1; Ps 20:5; 30:1

2 Kronikave 20:28

Referime anësore

  • +2Sa 6:5; 1Kr 16:5
  • +Nu 10:8; 1Kr 13:8; 2Kr 29:26
  • +Ps 116:19

2 Kronikave 20:29

Referime anësore

  • +Eks 15:13, 14; Js 9:3, 9; 2Kr 17:10

2 Kronikave 20:30

Referime anësore

  • +Js 23:1; 2Sa 7:1; 2Kr 15:15

2 Kronikave 20:31

Referime anësore

  • +1Mb 22:41, 42

2 Kronikave 20:32

Referime anësore

  • +1Mb 15:11
  • +2Kr 17:3, 4; 19:2, 3

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Kulla e Rojës (Për studim),

    3/2017, f. 20

  • Treguesi i botimeve

    w17.03 20

2 Kronikave 20:33

Referime anësore

  • +1Mb 15:14; 22:43; 2Kr 17:1, 6
  • +1Mb 18:21

2 Kronikave 20:34

Referime anësore

  • +1Mb 16:1; 2Kr 19:2
  • +2Kr 16:7

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Kulla e Rojës,

    15/3/2009, f. 32

  • Treguesi i botimeve

    w09 15/3 32

2 Kronikave 20:35

Referime anësore

  • +2Mb 1:2, 16

2 Kronikave 20:36

Referime anësore

  • +1Mb 10:22, 23
  • +Nu 33:1, 35; Lp 2:8; 1Mb 9:26

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

    Gjykim i thellë

2 Kronikave 20:37

Referime anësore

  • +2Kr 19:2; Ps 127:1
  • +1Mb 22:48

Përkthime të tjera

Kliko numrin e një vargu për të shfaqur vargje të ngjashme biblike.

Të përgjithshme

2 Kron. 20:1Gjy 3:14; 2Sa 8:2; Ps 83:2, 6
2 Kron. 20:1Zn 19:36-38
2 Kron. 20:2Js 15:1
2 Kron. 20:2Js 15:20, 62
2 Kron. 20:32Kr 19:1, 3
2 Kron. 20:4Lp 4:29-31
2 Kron. 20:61Mb 8:23; Mt 6:9
2 Kron. 20:61Kr 29:11; Dn 4:17
2 Kron. 20:61Kr 29:12; Is 40:15, 17; Dn 4:35
2 Kron. 20:7Zn 12:7; Ne 9:7, 8; Is 41:8; Jk 2:23
2 Kron. 20:82Kr 2:4
2 Kron. 20:92Kr 6:20
2 Kron. 20:91Mb 8:33, 34; 2Kr 6:28-30
2 Kron. 20:10Zn 36:8
2 Kron. 20:10Nu 20:17, 18; Lp 2:5, 9, 19
2 Kron. 20:11Gjy 11:23, 24; Ps 83:2, 4
2 Kron. 20:12Gjy 11:27, 28; Ps 7:6
2 Kron. 20:122Mb 6:15, 16
2 Kron. 20:122Kr 14:11; Ps 25:15; 62:1
2 Kron. 20:15Lp 1:29, 30; Js 11:4, 6; 2Kr 32:7, 8
2 Kron. 20:17Is 30:15
2 Kron. 20:17Eks 14:13, 14; 15:2; 1Sa 2:1; 1Kr 16:23; Va 3:26
2 Kron. 20:17Lp 31:8; Js 10:25
2 Kron. 20:17Nu 14:9; 2Kr 15:2
2 Kron. 20:191Kr 23:12
2 Kron. 20:191Kr 15:16
2 Kron. 20:202Kr 11:5, 6
2 Kron. 20:20Eks 14:31; 19:9
2 Kron. 20:211Kr 15:16
2 Kron. 20:21Eks 34:6
2 Kron. 20:22Gjy 7:22; 1Sa 14:20
2 Kron. 20:23Lp 2:5
2 Kron. 20:23Eks 14:25; Ezk 38:21
2 Kron. 20:242Kr 20:16
2 Kron. 20:24Eks 14:30; Ps 110:5, 6; Is 37:36
2 Kron. 20:25Eks 12:35; 2Mb 7:15, 16
2 Kron. 20:26Eks 17:14, 15; 1Sa 7:12
2 Kron. 20:271Sa 2:1; Ps 20:5; 30:1
2 Kron. 20:282Sa 6:5; 1Kr 16:5
2 Kron. 20:28Nu 10:8; 1Kr 13:8; 2Kr 29:26
2 Kron. 20:28Ps 116:19
2 Kron. 20:29Eks 15:13, 14; Js 9:3, 9; 2Kr 17:10
2 Kron. 20:30Js 23:1; 2Sa 7:1; 2Kr 15:15
2 Kron. 20:311Mb 22:41, 42
2 Kron. 20:321Mb 15:11
2 Kron. 20:322Kr 17:3, 4; 19:2, 3
2 Kron. 20:331Mb 15:14; 22:43; 2Kr 17:1, 6
2 Kron. 20:331Mb 18:21
2 Kron. 20:341Mb 16:1; 2Kr 19:2
2 Kron. 20:342Kr 16:7
2 Kron. 20:352Mb 1:2, 16
2 Kron. 20:361Mb 10:22, 23
2 Kron. 20:36Nu 33:1, 35; Lp 2:8; 1Mb 9:26
2 Kron. 20:372Kr 19:2; Ps 127:1
2 Kron. 20:371Mb 22:48
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Lexo në Përkthimi Bota e Re (bi12)
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
2 Kronikave 20:1-37

Libri i dytë i Kronikave

20 Më pas moabitët,+ amonitët+ dhe disa prej amonimëve* erdhën të luftonin kundër Jehozafatit. 2 Kështu Jehozafatit i treguan: «Kundër teje ka ardhur një ushtri e madhe nga rajoni i detit,* nga Edomi,+ dhe ja, janë në Hazazon-Tamar, domethënë në En-Gedi.»+ 3 Atëherë Jehozafati u frikësua dhe vendosi* që të kërkonte Jehovain.+ Prandaj shpalli një agjërim për gjithë Judën. 4 Atëherë populli i Judës u mblodh për t’i kërkuar ndihmë Jehovait.+ Erdhën nga të gjitha qytetet e Judës që të konsultoheshin me* Jehovain.

5 Kështu Jehozafati u çua në këmbë përpara kongregacionit të Judës dhe të Jerusalemit, në shtëpinë e Jehovait, para oborrit të ri, 6 dhe tha:

«O Jehova, Perëndia i paraardhësve tanë, ti je i vetmi Perëndi në qiej.+ A nuk ke ti pushtet mbi gjithë mbretëritë e kombeve?+ Në dorën tënde janë fuqia dhe madhështia, dhe askush nuk të bën dot ballë.+ 7 A nuk i përzure ti, o Perëndia ynë, banorët e këtij vendi para popullit tënd, Izraelit, dhe pastaj ua dhe si zotërim të përhershëm pasardhësve* të Abrahamit, mikut tënd?+ 8 Ata u vendosën këtu e ndërtuan një shenjtërore për emrin tënd,+ dhe thanë: 9 ‘Nëse mbi ne bie ndonjë e keqe—shpata, gjykimi i pafavorshëm, murtaja ose zia e bukës—ne do të qëndrojmë para teje dhe para kësaj shtëpie (sepse emri yt është në këtë shtëpi),+ do të të thërrasim për ndihmë kur të jemi në hall dhe, të lutemi, na dëgjo e na shpëto.’+ 10 Ja ku janë burrat e Amonit, të Moabit dhe të rajonit malor të Seirit,+ vende që ti nuk e lejove Izraelin t’i pushtonte kur po dilte nga vendi i Egjiptit, e Izraeli u largua dhe nuk i shfarosi.+ 11 Mirëpo këta po na e shpërblejnë duke ardhur për të na dëbuar nga prona që ti na dhe si trashëgimi.+ 12 O Perëndia ynë, a nuk do të ekzekutosh gjykimin mbi ta?+ Ne jemi të pafuqishëm para kësaj ushtrie të madhe që po vjen kundër nesh dhe nuk dimë se ç’duhet të bëjmë,+ por sytë i kemi drejtuar nga ti.»+

13 Ndërkohë tërë njerëzit e Judës po qëndronin në këmbë para Jehovait, bashkë me gratë e fëmijët* e tyre, ku përfshiheshin edhe më të vegjlit.

14 Atëherë, në mes të kongregacionit, fryma e Jehovait erdhi mbi Jahazielin, birin e Zakarisë, bir i Benajahut, bir i Jejelit, bir i Mataniahut, levit nga bijtë e Asafit. 15 Ai tha: «Më kushtoni vëmendje, tërë ti Judë, ju banorë të Jerusalemit, dhe ti, o mbret Jehozafat! Ja çfarë ju thotë Jehovai: ‘Mos kini frikë, as mos u tmerroni për shkak të kësaj ushtrie të madhe, sepse beteja nuk është juaja, por e Perëndisë!+ 16 Nesër dilni kundër tyre. Ata do të vijnë nga shtegu i Zizit, dhe do t’i gjeni në fund të luginës,* përpara shkretëtirës së Jeruelit. 17 Në këtë betejë nuk keni nevojë të luftoni. Zini vend, rrini pa lëvizur+ dhe shihni se si do t’ju shpëtojë Jehovai!+ O Judë dhe Jerusalem, mos kini frikë, as mos u tmerroni!+ Nesër dilni kundër tyre, dhe Jehovai do të jetë me ju!’»+

18 Menjëherë Jehozafati u përkul me fytyrë përtokë dhe tërë Juda e banorët e Jerusalemit u përkulën para Jehovait për të adhuruar Jehovain. 19 Pastaj levitët që ishin pasardhës të kehathitëve+ dhe të korahitëve u ngritën të lëvdonin Jehovain, Perëndinë e Izraelit, me një zë shumë të lartë.+

20 Ata u çuan herët në mëngjes dhe dolën në shkretëtirën e Tekoas.+ Ndërsa dilnin, Jehozafati u ngrit dhe tha: «Më dëgjoni, o Judë dhe ju, o banorë të Jerusalemit! Tregoni besim te Jehovai, Perëndia juaj, që të qëndroni të patundur!* Kini besim te profetët e tij,+ që të keni sukses!»

21 Pasi u konsultua* me popullin, caktoi burra që të këndonin+ për Jehovain dhe t’i thurnin lavde, të stolisur me veshje të shenjta. Këta shkonin përpara burrave të armatosur dhe thoshin: «Falënderoni Jehovain, sepse dashuria e tij besnike zgjat përjetë!»+

22 Kur filluan të këndonin lavde me gëzim, Jehovai u ngriti pritë burrave të Amonit, të Moabit dhe të rajonit malor të Seirit, të cilët po vinin të pushtonin Judën, dhe ata vranë njëri-tjetrin. + 23 Amonitët dhe moabitët u çuan kundër banorëve të rajonit malor të Seirit+ për t’i shkatërruar dhe për t’i shfarosur. Me të mbaruar me banorët e Seirit, ata shkatërruan njëri-tjetrin.+

24 Por kur Juda arriti te kulla e rojës në shkretëtirë+ për të parë ushtrinë, vunë re se gjithandej përtokë dergjeshin kufomat e tyre;+ nuk kishte mbijetuar asnjë. 25 Kështu Jehozafati dhe populli i tij erdhën për t’i plaçkitur dhe gjetën mes tyre plot gjëra materiale, rroba e sende me vlerë, nga të cilat morën për vete aq sa nuk mund të mbanin më.+ Iu deshën tri ditë për t’i plaçkitur, pasi kishte shumë plaçkë. 26 Ditën e katërt u mblodhën në Luginën* e Berakahut për të lëvduar* Jehovain. Ja pse atij vendi ia vunë emrin Lugina e Berakahut,*+ dhe kështu quhet deri më sot.

27 Pastaj të gjithë burrat e Judës dhe të Jerusalemit, me Jehozafatin në krye, u kthyen tërë gëzim në Jerusalem, sepse Jehovai u kishte dhënë fitoren mbi armiqtë.+ 28 Ata erdhën në Jerusalem me instrumente me tela, me harpa+ e me trumbeta+ dhe shkuan në shtëpinë e Jehovait.+ 29 Kur dëgjuan që Jehovai kishte luftuar kundër armiqve të Izraelit, të gjitha mbretëritë i zuri tmerri nga Perëndia.+ 30 Kështu mbretëria e Jehozafatit nuk pati trazira, dhe Perëndia i tij vazhdoi t’i jepte paqe në çdo anë.+

31 Jehozafati vazhdoi të mbretëronte në Judë. Ai ishte 35 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 25 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Azubaja dhe ishte vajza e Shilhit.+ 32 Ai eci në udhën e të atit, Asës,+ dhe nuk u largua prej saj, por bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait.+ 33 Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën+ dhe populli nuk e kishte përgatitur ende zemrën për Perëndinë e paraardhësve të tij.+

34 Pjesa tjetër e historisë së Jehozafatit, nga fillimi në fund, është shkruar në fjalët e Jehut,+ birit të Hananit,+ që janë përfshirë në Librin e Mbretërve të Izraelit. 35 Pas kësaj Jehozafati, mbreti i Judës, lidhi një aleancë me Ahaziahun, mbretin e Izraelit, i cili veproi me ligësi.+ 36 Ai u bë ortak me të për të ndërtuar anije që të shkonin në Tarshish.+ Ata i ndërtuan anijet në Ezion-Geber.+ 37 Por Eliezeri, biri i Dodavahut nga Maresha, profetizoi kundër Jehozafatit: «Meqenëse lidhe aleancë me Ahaziahun, Jehovai do ta shkatërrojë punën tënde.»+ Prandaj anijet u shkatërruan+ dhe nuk mund të shkonin në Tarshish.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo