BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • nwt Levitiku 1:1-27:34
  • Levitiku

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Levitiku
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Levitiku

LEVITIKU

1 Dhe Jehovai thirri Moisiun e i tha nga tenda e takimit:*+ 2 «Thuaju izraelitëve:* ‘Nëse ndonjëri nga ju do t’i paraqitë Jehovait një blatim nga kafshët shtëpiake, duhet ta marrë blatimin nga bagëtia e imët ose e trashë.+

3 Nëse bën një blatim të djegur nga bagëtia e trashë, duhet të paraqitë një mashkull të shëndetshëm,+ të cilin do t’ia paraqitë Jehovait me vullnet të lirë+ në hyrje të tendës së takimit. 4 Ai do të vërë dorën mbi kokën e kafshës që do të përdoret për blatimin e djegur, dhe blatimi i tij do të pranohet që t’i shlyhen mëkatet.

5 Pastaj demi i ri duhet therur para Jehovait, dhe djemtë e Aronit, priftërinjtë,+ do të paraqitin gjakun e me të do të spërkatin të gjitha anët e altarit,+ që gjendet në hyrje të tendës së takimit. 6 Blatimi i djegur duhet rrjepur e duhet ndarë në copa.+ 7 Djemtë e Aronit, priftërinjtë, do të vënë zjarr mbi altar+ dhe do të sistemojnë drutë në zjarr. 8 Djemtë e Aronit, priftërinjtë, do t’i sistemojnë copat e mishit+ bashkë me kokën dhe dhjamin e veshkave sipër druve të zjarrit që është ndezur mbi altar. 9 Zorrët dhe kërcinjtë duhen larë me ujë, dhe prifti do t’i vërë të gjitha këto mbi altar që të digjen e të nxjerrin tym si blatim i djegur, një blatim i bërë me zjarr, me aromë të këndshme* për Jehovain.+

10 Nëse bën një blatim të djegur nga bagëtitë e imëta,+ nga dhentë a nga dhitë, do të paraqitë një mashkull të shëndetshëm.+ 11 Blatimi duhet therur në anën veriore të altarit, para Jehovait, dhe djemtë e Aronit, priftërinjtë, do të spërkatin me gjakun e tij altarin në të gjitha anët.+ 12 Blatimi duhet ndarë në copa dhe, bashkë me kokën e dhjamin e veshkave, prifti do ta sistemojë sipër druve të zjarrit që është ndezur mbi altar. 13 Zorrët dhe kërcinjtë duhen larë me ujë, dhe prifti do t’i paraqitë e do t’i vërë të gjitha këto mbi altar që të digjen e të nxjerrin tym. Ky është një blatim i djegur, një blatim i bërë me zjarr, me aromë të këndshme* për Jehovain.

14 Por nëse paraqit zogj si blatim të djegur për Jehovain, ai do të paraqitë si blatim turtuj ose zogj pëllumbash.+ 15 Prifti do ta çojë tek altari e do t’ia çajë pak gushën, e pastaj do ta vërë të digjet e të nxjerrë tym mbi altar, kurse gjakun do t’ia kullojë në anë të altarit. 16 Do t’ia heqë gushën dhe puplat e do t’ia hedhë afër altarit, në anën lindore, te vendi i hirit.*+ 17 Do ta çajë mes krahëve, por nuk do ta ndajë më dysh. Pastaj prifti do ta vërë mbi altar që të digjet e të nxjerrë tym sipër druve të zjarrit. Ky është një blatim i djegur, një blatim i bërë me zjarr, me aromë të këndshme* për Jehovain.

2 Tani, nëse dikush do t’i paraqitë Jehovait një blatim në drithë,+ blatimi duhet bërë me miell të bluar imët, e sipër tij duhet derdhur vaj e temjan të bardhë.+ 2 Pastaj ai do t’ia çojë priftërinjve, djemve të Aronit; prifti do të marrë një grusht nga mielli i bluar imët i përzier me vaj, si dhe gjithë temjanin e bardhë, e do ta vërë që të digjet e të nxjerrë tym mbi altar si blatim simbolik,*+ si një blatim të bërë me zjarr, me aromë të këndshme* për Jehovain. 3 Ajo që mbetet nga blatimi në drithë, i takon Aronit dhe djemve të tij,+ si një gjë shumë e shenjtë+ nga blatimet e bëra me zjarr për Jehovain.

4 Nëse do të paraqitësh një blatim në drithë të pjekur në furrë, duhet ta bësh me miell të bluar imët, pra, bukë pa maja në formë unaze të zëna me vaj ose galeta* pa maja të lyera me vaj.+

5 Nëse do të paraqitësh një blatim në drithë të gatuar në tigan të cekët,+ duhet ta bësh me miell të bluar imët e të zënë me vaj dhe pa majá. 6 Gjithashtu duhet ta ndash në copa e të hedhësh vaj mbi të.+ Ky është një blatim në drithë.

7 Nëse do të paraqitësh një blatim në drithë të gatuar në tigan të thellë, duhet ta bësh me miell të bluar imët e me vaj. 8 Blatimin në drithë të bërë me këta përbërës do ta çosh para Jehovait dhe do t’ia paraqitësh priftit, i cili do ta çojë tek altari. 9 Prifti do të marrë ca nga blatimi në drithë si blatim simbolik*+ dhe do ta vërë të digjet e të nxjerrë tym mbi altar si një blatim të bërë me zjarr, me aromë të këndshme* për Jehovain.+ 10 Ajo që mbetet nga blatimi në drithë, i takon Aronit dhe djemve të tij, si një gjë shumë e shenjtë nga blatimet e bëra me zjarr+ për Jehovain.

11 Asnjë nga blatimet në drithë që do t’i paraqitësh Jehovait nuk duhet të ketë majá,+ sepse nuk duhet të vësh fare brumë të thartuar ose mjaltë* që të digjet e të nxjerrë tym si blatim i bërë me zjarr për Jehovain.

12 Majaja dhe mjalti mund t’i paraqiten Jehovait si blatim të fryteve të para,+ por nuk duhen vënë mbi altar si aromë e këndshme.*

13 Çdo blatim në drithë që do të bësh, ndreqe me kripë; mos e lër blatimin tënd në drithë pa kripën e besëlidhjes që Perëndia yt bëri me ty. Bashkë me çdo blatim tëndin, do të paraqitësh edhe kripë.+

14 Nëse do t’i paraqitësh Jehovait një blatim në drithë me frytet e para të tokës, duhet të paraqitësh drithë të ri* të pjekur në zjarr, pra kokrra të njoma të bluara ashpër, si blatim në drithë me frytet e para të tokës,+ 15 e sipër tij duhet të derdhësh vaj e temjan të bardhë. Ky është një blatim në drithë. 16 Ca nga drithi i bluar ashpër me vajin e tij, si dhe gjithë temjanin e bardhë, prifti do t’i vërë të digjen e të nxjerrin tym si blatim simbolik,*+ si blatim i bërë me zjarr për Jehovain.

3 Nëse dikush do të bëjë një flijim në bashkësi*+ nga bagëtia e trashë, ai duhet të paraqitë para Jehovait një kafshë të shëndetshme, qoftë mashkull a femër. 2 Ai do të vërë dorën mbi kokën e blatimit, dhe kafsha duhet therur në hyrje të tendës së takimit. Pastaj djemtë e Aronit, priftërinjtë, do të spërkatin me gjakun e saj altarin në të gjitha anët. 3 Një pjesë e flijimit në bashkësi do të paraqitet si blatim i bërë me zjarr për Jehovain:+ dhjami+ që vesh zorrët, gjithë dhjami që është përreth tyre 4 dhe dy veshkat me dhjamin që i vesh ato afër ijëve; bashkë me veshkat do të hiqet edhe cipa e dhjamtë e mëlçisë.*+ 5 Të gjitha këto djemtë e Aronit do t’i vënë të digjen e të nxjerrin tym në altar mbi blatimin e djegur të vendosur sipër druve të zjarrit;+ është një blatim i bërë me zjarr, si aromë e këndshme* për Jehovain.+

6 Nëse do t’i bëjë Jehovait një flijim në bashkësi nga bagëtia e imët, ai do të paraqitë një mashkull ose femër të shëndetshme.+ 7 Nëse do të paraqitë si blatim një qengj, do ta paraqitë atë para Jehovait. 8 Ai do të vërë dorën mbi kokën e blatimit, dhe kafsha duhet therur para tendës së takimit. Pastaj djemtë e Aronit do të spërkatin me gjakun e saj altarin në të gjitha anët. 9 Dhjami i flijimit në bashkësi do të paraqitet si blatim i bërë me zjarr për Jehovain.+ Do të hiqet gjithë bishti i dhjamur afër shtyllës kurrizore, dhjami që vesh zorrët, gjithë dhjami që është përreth tyre 10 dhe dy veshkat me dhjamin që i vesh ato afër ijëve; bashkë me veshkat do të hiqet edhe cipa e dhjamtë e mëlçisë.+ 11 Të gjitha këto prifti do t’i vërë të digjen e të nxjerrin tym mbi altar si ushqim,* si blatim i bërë me zjarr për Jehovain.+

12 Nëse do të paraqitë si blatim një dhi, do ta paraqitë atë para Jehovait. 13 Ai do të vërë dorën mbi kokën e blatimit, dhe kafsha duhet therur para tendës së takimit. Pastaj djemtë e Aronit do të spërkatin me gjakun e saj altarin në të gjitha anët. 14 Këto pjesë do të paraqiten si blatim i bërë me zjarr për Jehovain: dhjami që vesh zorrët, gjithë dhjami që është përreth tyre+ 15 dhe dy veshkat me dhjamin që i vesh ato afër ijëve; bashkë me veshkat do të hiqet edhe cipa e dhjamtë e mëlçisë. 16 Prifti do t’i vërë të gjitha këto të digjen e të nxjerrin tym mbi altar si ushqim,* si blatim i bërë me zjarr me aromë të këndshme.* Tërë dhjami i takon Jehovait.+

17 Ky është një ligj i pandryshueshëm për ju brez pas brezi, kudo që të banoni: mos hani kurrsesi asnjë lloj dhjami ose gjaku!’»+

4 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Thuaju izraelitëve: ‘Nëse dikush mëkaton pa dashje+ e bën ndonjë gjë që Jehovai urdhëroi të mos bëhet, ja ç’duhet bërë:

3 Nëse mëkaton+ prifti i mirosur,*+ e si pasojë edhe populli konsiderohet fajtor, ai duhet t’i paraqitë Jehovait një dem të ri e të shëndetshëm si blatim për mëkatin që ka kryer.+ 4 Do ta çojë demin para Jehovait në hyrje të tendës së takimit,+ do të vërë dorën mbi kokën e demit dhe do ta therë para Jehovait.+ 5 Pastaj prifti i mirosur+ do të marrë ca nga gjaku i demit dhe do ta çojë brenda tendës së takimit. 6 Prifti do ta ngjyejë gishtin në gjak+ dhe do të spërkatë me të shtatë herë tokën+ para Jehovait, përpara perdes* së vendit të shenjtë. 7 Prifti do të vërë edhe ca gjak te brirët e altarit të temjanit aromatik,+ që është para Jehovait, brenda tendës së takimit. Pjesën tjetër të gjakut të demit do ta derdhë rrëzë altarit të blatimeve të djegura,+ që është në hyrje të tendës së takimit.

8 Pastaj do të heqë gjithë dhjamin e demit që paraqitet si blatim për mëkatin, përfshirë dhjamin që vesh zorrët, gjithë dhjamin që është përreth tyre, 9 dy veshkat me dhjamin që i vesh ato afër ijëve, e bashkë me veshkat do të heqë edhe cipën e dhjamtë të mëlçisë.*+ 10 Prej tij do të marrë po atë që i merret demit të flijimit në bashkësi.+ Të gjitha këto prifti do t’i vërë të digjen e të nxjerrin tym mbi altarin e blatimeve të djegura.

11 Kurse lëkura dhe gjithë mishi i demit, si edhe koka, kërcinjtë, zorrët dhe bajgat,+ 12 pra gjithë pjesa tjetër e demit do të çohet në rrethinat e kampit, në një vend të pastër, aty ku hidhet hiri,* dhe prifti do ta djegë në zjarrin e druve;+ duhet djegur atje ku hidhet hiri.

13 Tani, nëse tërë asambleja e Izraelit është fajtore se ka bërë pa dashje një mëkat,+ por kongregacioni* nuk e kishte kuptuar që kishte bërë diçka që Jehovai kishte urdhëruar të mos bëhej,+ 14 dhe më pas e merr vesh se ka mëkatuar, kongregacioni do të paraqitë një dem të ri si blatim për mëkatin dhe do ta çojë para tendës së takimit. 15 Pleqtë e asamblesë do të vënë duart mbi kokën e demit para Jehovait, dhe demi duhet therur para Jehovait.

16 Pastaj prifti i mirosur do të çojë ca nga gjaku i demit brenda tendës së takimit. 17 Prifti do ta ngjyejë gishtin në gjak dhe do të spërkatë me të shtatë herë tokën para Jehovait, përpara perdes.+ 18 Pastaj do të vërë ca gjak te brirët e altarit+ që është para Jehovait, brenda tendës së takimit; pjesën tjetër të gjakut do ta derdhë rrëzë altarit të blatimeve të djegura, që është në hyrje të tendës së takimit.+ 19 Do t’i heqë demit gjithë dhjamin dhe do ta vërë të digjet e të nxjerrë tym mbi altar.+ 20 Me këtë dem do të bëjë siç bëri me demin e parë të blatimit për mëkatin. Kështu do të veprojë prifti, i cili do të bëjë shlyerjen për popullin,+ dhe atyre do t’u falet mëkati. 21 Demi do të çohet në rrethinat e kampit, dhe prifti do ta djegë si dogji demin e parë.+ Ky është blatimi për mëkatin që paraqitet për kongregacionin.+

22 Kur një prijës+ mëkaton pa dashje dhe bën ndonjë nga gjërat që Jehovai, Perëndia i tij, urdhëron të mos bëhen, e kështu bëhet fajtor, 23 ose nëse ka bërë një mëkat duke shkelur urdhërimin dhe e kupton më vonë që ka mëkatuar, ai duhet të sjellë si blatim një kec mashkull të shëndetshëm. 24 Ai do të vërë dorën mbi kokën e kecit dhe do ta therë para Jehovait, atje ku theren blatimet e djegura.+ Ky është një blatim për mëkatin. 25 Prifti do të marrë me gisht ca nga gjaku i blatimit për mëkatin e do ta vërë te brirët+ e altarit të blatimeve të djegura, kurse pjesën tjetër të gjakut do ta derdhë rrëzë altarit të blatimeve të djegura.+ 26 Gjithë dhjamin e kecit do ta vërë të digjet e të nxjerrë tym mbi altar, siç vë dhjamin e flijimit në bashkësi.+ Prifti do të bëjë shlyerjen për mëkatin e tij, dhe atij do t’i falet mëkati.

27 Nëse dikush nga populli mëkaton pa dashje dhe bëhet fajtor duke bërë ndonjë nga gjërat që Jehovai urdhëron të mos bëhen,+ 28 ose nëse mëkaton dhe e kupton më vonë që ka mëkatuar, ai duhet të sjellë si blatim një kec femër e të shëndetshëm për mëkatin që ka kryer. 29 Ai do të vërë dorën mbi kokën e blatimit për mëkatin dhe do ta therë atë në të njëjtin vend ku theret blatimi i djegur.+ 30 Prifti do të marrë me gisht ca gjak e do ta vërë te brirët e altarit të blatimeve të djegura, kurse pjesën tjetër të gjakut do ta derdhë rrëzë altarit.+ 31 Do të heqë gjithë dhjamin,+ siç bëhet me flijimin në bashkësi,+ dhe do ta vërë të digjet e të nxjerrë tym mbi altar, si aromë të këndshme* për Jehovain. Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të, dhe atij do t’i falet mëkati.

32 Por nëse do të paraqitë një qengj si blatim për mëkatin, duhet të sjellë një qengj femër e të shëndetshëm. 33 Do të vërë dorën mbi kokën e blatimit për mëkatin dhe do ta therë si blatim për mëkatin, atje ku theren blatimet e djegura.+ 34 Prifti do të marrë me gisht ca nga gjaku i blatimit për mëkatin e do ta vërë te brirët e altarit të blatimeve të djegura,+ kurse pjesën tjetër të gjakut do ta derdhë rrëzë altarit. 35 Do të heqë gjithë dhjamin, siç i hiqet qengjit të flijimit në bashkësi, dhe do ta vërë të digjet e të nxjerrë tym në altar mbi flijimet e bëra me zjarr për Jehovain.+ Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të, për mëkatin që ka kryer, dhe atij do t’i falet mëkati.+

5 Nëse dikush dëgjon një thirrje publike për të dëshmuar*+ dhe është dëshmitar i një keqbërjeje, që e ka parë vetë a e ka marrë vesh nga të tjerë, dhe nuk tregon, ai po mëkaton dhe do të përgjigjet për fajin e vet.

2 Ose, nëse dikush* prek ndonjë gjë të papastër, qoftë trupin e ngordhur të një kafshe të egër të papastër, të një kafshe shtëpiake të papastër ose të ndonjë krijese të vogël e të papastër që rri në tufa,*+ ai është i papastër dhe fajtor edhe nëse e ka prekur pa e kuptuar. 3 Ose, në rast se pa e kuptuar prek papastërtinë e një njeriu,+ çfarëdolloj gjëje që mund ta bëjë të papastër, dhe e kupton më vonë, atëherë ai është fajtor.

4 Nëse dikush pa u menduar betohet për të bërë diçka, e mirë a e keqe qoftë, çfarëdo që të jetë, por më vonë e kupton se është betuar pa u menduar, ai është fajtor.*+

5 Nëse është fajtor për ndonjë nga këto gjëra, ai duhet të rrëfejë+ mëkatin që ka bërë. 6 Gjithashtu do të sjellë para Jehovait blatimin për fajin për mëkatin që ka kryer,+ pra një femër nga bagëtia e imët, qengj ose kec, si blatim për mëkatin. Pastaj prifti do të bëjë shlyerjen për mëkatin e tij.

7 Por nëse nuk i ka mundësitë të sjellë një qengj a një kec, duhet të sjellë para Jehovait dy turtuj ose dy zogj pëllumbash+ si blatim për fajin: njërin si blatim për mëkatin dhe tjetrin si blatim të djegur.+ 8 Do t’i çojë te prifti, i cili do ta paraqitë të parin si blatim për mëkatin e do t’ia çajë pak gushën, por pa ia këputur kokën. 9 Ca nga gjaku i blatimit për mëkatin do ta spërkatë në anë të altarit, kurse pjesën tjetër të gjakut do ta kullojë rrëzë altarit.+ Ky është një blatim për mëkatin. 10 Kurse të dytin do ta paraqitë si blatim të djegur, sipas rregullave të caktuara.+ Pastaj prifti do të bëjë shlyerjen për të, për mëkatin që ka kryer, dhe atij do t’i falet mëkati.+

11 Por nëse nuk i ka mundësitë të sjellë dy turtuj ose dy zogj pëllumbash, do të sjellë një të dhjetën e një efe*+ mielli të bluar imët si blatim për mëkatin. Nuk duhet t’i shtojë vaj a të vërë temjan të bardhë mbi të, sepse ky është një blatim për mëkatin. 12 Ai do t’ia çojë priftit, i cili do të marrë një grusht prej tij si blatim simbolik* dhe do ta vërë të digjet e të nxjerrë tym në altar mbi blatimet e bëra me zjarr për Jehovain. Ky është një blatim për mëkatin. 13 Pastaj prifti do të bëjë shlyerjen për të, për mëkatin që ka kryer, për cilindo prej tyre, dhe atij do t’i falet mëkati.+ Pjesa tjetër e blatimit do t’i takojë priftit,+ njësoj si blatimet në drithë.’»+

14 Jehovai i tha akoma Moisiut: 15 «Nëse dikush vepron me pabesi ndaj Jehovait duke mëkatuar pa dashje kundër gjërave të tij të shenjta,+ atëherë do t’i sjellë Jehovait si blatim për fajin një dash të shëndetshëm nga kopeja;+ vlera e tij në sikla* argjendi llogaritet sipas siklës së vendit të shenjtë.*+ 16 Ai do të paguajë dëmshpërblimin për mëkatin që ka kryer kundër vendit të shenjtë dhe do t’i shtojë një të pestën e vlerës.+ Dashin e blatimit për fajin do t’ia japë priftit që të bëjë shlyerjen+ për të, dhe atij do t’i falet mëkati.+

17 Nëse dikush mëkaton, duke bërë ndonjë nga gjërat që Jehovai urdhëron të mos bëhen, ai është fajtor dhe do të përgjigjet për fajin e vet, edhe pse e ka bërë pa e kuptuar.+ 18 Ai do të sjellë te prifti si blatim për fajin një dash të shëndetshëm nga kopeja, sipas vlerës së caktuar për blatimet e fajit.+ Pastaj prifti do të bëjë shlyerjen për të, për gabimin që ka bërë pa dashje e pa kuptuar, dhe atij do t’i falet mëkati. 19 Ky është një blatim për fajin. Ai është pa diskutim fajtor, se ka mëkatuar kundër Jehovait.»

6 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Nëse dikush mëkaton e vepron me pabesi ndaj Jehovait+ duke mashtruar tjetrin* për diçka që i është besuar+ a që i është lënë në dorëzim, ose nëse e vjedh a e zhvat tjetrin, 3 nëse gjen diçka të humbur dhe e mohon këtë a nëse bën be të rreme për ndonjë mëkat të ngjashëm,+ ja çfarë duhet të bëjë: 4 nëse ka mëkatuar dhe është fajtor, duhet ta kthejë atë që ka vjedhur, atë që ka zhvatur me dhunë a me mashtrim, atë që i ishte besuar, gjënë e humbur që ka gjetur 5 ose atë për të cilën mund të ketë bërë be të rreme. Gjithashtu duhet ta dëmshpërblejë plotësisht tjetrin+ e do t’i shtojë edhe një të pestën e vlerës; këtë do t’ia japë të zotit ditën kur të provohet se është fajtor. 6 Pastaj do të sjellë te prifti si blatim për fajin para Jehovait një dash të shëndetshëm nga kopeja, sipas vlerës së caktuar.+ 7 Prifti do të bëjë shlyerjen për të para Jehovait, dhe atij do t’i falet gjithçka që mund të ketë bërë, për të cilën është fajtor.»+

8 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 9 «Urdhëroje Aronin dhe djemtë e tij: ‘Ky është ligji për blatimin e djegur:+ blatimi i djegur duhet të rrijë në vatrën e altarit gjithë natën deri në mëngjes dhe zjarri duhet mbajtur ndezur në altar. 10 Prifti do të veshë rrobën zyrtare prej liri,+ si edhe mbathjet prej liri,*+ që të mbulojë lakuriqësinë, dhe do të heqë hirin*+ e blatimit të djegur, të cilin e ka përpirë zjarri mbi altar, e do ta vërë pranë altarit. 11 Pastaj do të heqë rrobat+ që ka e do të veshë të tjera, dhe do ta çojë hirin në një vend të pastër jashtë kampit.+ 12 Zjarri në altar duhet mbajtur ndezur e nuk duhet shuar. Mëngjes për mëngjes, prifti do të vërë dru në zjarr,+ do të sistemojë mbi të blatimin e djegur dhe copat e dhjamit të flijimeve në bashkësi që të digjen e të nxjerrin tym.+ 13 Zjarri duhet mbajtur gjithnjë ndezur në altar e nuk duhet shuar.

14 Tani, ky është ligji për blatimin në drithë:+ djemtë e Aronit duhet ta paraqitin përballë altarit para Jehovait. 15 Njëri nga ata do të marrë një grusht miell të bluar imët nga blatimi në drithë, ca nga vaji i tij dhe gjithë temjanin e bardhë që është mbi blatimin në drithë, dhe do ta vërë mbi altar që të digjet e të nxjerrë tym si aromë e këndshme* për Jehovain, si blatim simbolik.*+ 16 Atë që mbetet nga blatimi në drithë, do ta hanë Aroni dhe djemtë e tij.+ Me të duhen bërë bukë pa maja, të cilat duhen ngrënë në një vend të shenjtë, në oborrin e tendës së takimit.+ 17 Blatimi në drithë nuk duhet përgatitur me majá,+ sepse është pjesa që u kam dhënë nga blatimet që më bëhen me zjarr.+ Është një gjë shumë e shenjtë,+ ashtu si blatimi për mëkatin dhe blatimi për fajin. 18 Atë do ta hajë çdo mashkull nga pasardhësit e Aronit.+ Ky do të jetë racioni i tyre brez pas brezi, përgjithmonë, nga blatimet e bëra me zjarr për Jehovain.+ Gjithçka që prek ato,* bëhet e shenjtë.’»

19 Jehovai i foli përsëri Moisiut: 20 «Ky është blatimi që do t’i paraqitin Jehovait Aroni dhe djemtë e tij, ditën që Aroni do të miroset* si kryeprift:+ një të dhjetën e një efe*+ mielli të bluar imët si blatim të rregullt në drithë,+ gjysmën në mëngjes dhe gjysmën në mbrëmje. 21 Blatimi do të bëhet me vaj në tigan të cekët,+ do të jetë i përzier mirë me vaj dhe do të paraqitet i pjekur e i ndarë në copa si blatim në drithë, si aromë e këndshme* për Jehovain. 22 Këtë blatim do ta bëjë prifti i mirosur* që do të zërë vendin e tij, pra njëri nga djemtë e tij.+ Ky është një rregull i pandryshueshëm: blatimi duhet vënë të digjet e të nxjerrë tym për Jehovain si blatim i plotë. 23 Të gjitha blatimet në drithë të priftit duhet të jenë blatime të plota. Ato nuk duhen ngrënë.»

24 Jehovai i tha akoma Moisiut: 25 «Thuaju Aronit dhe djemve të tij: ‘Ky është ligji i blatimit për mëkatin:+ ai duhet therur para Jehovait atje ku theren blatimet e djegura.+ Kjo është një gjë shumë e shenjtë. 26 Atë do ta hajë prifti që e paraqit për mëkatin;+ blatimi duhet ngrënë në një vend të shenjtë, në oborrin e tendës së takimit.+

27 Çdo gjë që prek mishin e këtij blatimi, bëhet e shenjtë dhe, nëse dikush spërkat rrobën e vet me ca nga gjaku i blatimit, rroba që u spërkat me gjak duhet larë në një vend të shenjtë. 28 Ena e baltës ku u zje mishi duhet thyer; po të jetë zier në një enë bakri, ajo duhet të fërkohet e të lahet me ujë.

29 Atë blatim do ta hajë çdo mashkull që është prift.+ Është një gjë shumë e shenjtë.+ 30 Por nuk duhet ngrënë asnjë blatim për mëkatin nëse ca nga gjaku i tij merret dhe çohet brenda tendës së takimit për të bërë shlyerjen në vendin e shenjtë.+ Ai duhet djegur në zjarr.

7 Ky është ligji i blatimit për fajin:+ është një gjë shumë e shenjtë. 2 Blatimi për fajin duhet therur atje ku theren blatimet e djegura, dhe me gjakun e tij+ duhet spërkatur altari në të gjitha anët.+ 3 Do të paraqitet gjithë dhjami i tij,+ përfshirë bishtin e dhjamur, dhjamin që vesh zorrët 4 dhe dy veshkat bashkë me dhjamin e tyre afër ijëve; bashkë me veshkat do të hiqet edhe cipa e dhjamtë e mëlçisë.*+ 5 Prifti do t’i vërë që të digjen e të nxjerrin tym mbi altar si blatim të bërë me zjarr për Jehovain.+ Ky është një blatim për fajin. 6 Çdo mashkull që është prift do të hajë nga ai blatim,+ i cili duhet ngrënë në një vend të shenjtë. Është një gjë shumë e shenjtë.+ 7 Ligji i blatimit për fajin zbatohet edhe për blatimin për mëkatin. Ai i takon priftit që bën shlyerjen me të.+

8 Kur prifti të paraqitë blatimin e djegur të dikujt, lëkura+ e atij blatimi të djegur do t’i takojë atij.

9 Çdo blatim në drithë, i pjekur në furrë, i gatuar në tigan të thellë ose në tigan të cekët,+ i takon priftit që e paraqit; është pjesa që i takon atij.+ 10 Kurse të gjitha blatimet në drithë, që janë të përziera me vaj+ ose jo,+ u takojnë tërë djemve të Aronit, sa njërit, aq edhe tjetrit.

11 Tani ky është ligji i flijimit në bashkësi+ që dikush mund t’i paraqitë Jehovait: 12 nëse do ta paraqitë si shprehje falënderimi,+ bashkë me flijimin e falënderimit do të sjellë edhe bukë pa maja në formë unaze të zëna me vaj, galeta* pa maja të lyera me vaj dhe bukë në formë unaze të bëra me miell të bluar imët, të punuara mirë e të zëna me vaj. 13 Bashkë me flijimin në bashkësi, që është flijim falënderimi, ai do të paraqitë edhe bukë me maja në formë unaze. 14 Nga këto do të paraqitë një bukë nga çdo lloj,* si racion të shenjtë para Jehovait; racioni i shenjtë i takon priftit që spërkat gjakun e flijimit në bashkësi.+ 15 Mishi i flijimit në bashkësi, që është flijim falënderimi, duhet ngrënë ditën kur paraqitet dhe nuk duhet ruajtur asgjë deri në mëngjes.+

16 Nëse flijimi që paraqitet është një blatim zotimi+ ose një blatim vullnetar,+ duhet ngrënë ditën kur paraqitet, kurse ajo që mbetet, mund të hahet të nesërmen. 17 Ndërsa mishi i flijimit që mbetet akoma deri ditën e tretë, duhet djegur në zjarr.+ 18 Mirëpo, nëse ca nga mishi i flijimit në bashkësi hahet ditën e tretë, ai që e paraqit flijimin nuk do të ketë miratimin e Perëndisë dhe flijimi nuk do t’i quhet; është një gjë fyese, dhe ai* që ha prej tij do të përgjigjet për fajin.+ 19 Mishi që prek në diçka të papastër, nuk duhet ngrënë, por duhet djegur në zjarr. Kurse pjesën tjetër të mishit, mund ta hajë kushdo që është i pastër.

20 Por kushdo* që ha mishin e flijimit në bashkësi që i përket Jehovait, ndërkohë që është i papastër, ai duhet shfarosur* nga gjiri i popullit.+ 21 Nëse dikush* prek diçka të papastër—papastërtinë e një njeriu,+ një kafshë të papastër+ ose ndonjë gjë të papastër e të pështirë+—​dhe pastaj ha nga mishi i flijimit në bashkësi që i përket Jehovait, ai duhet shfarosur* nga gjiri i popullit.’»

22 Jehovai i tha akoma Moisiut: 23 «Thuaju izraelitëve: ‘Mos e hani fare dhjamin+ e gjedhëve, të dhenve e të dhive. 24 Dhjamin e një kafshe të ngordhur ose të shqyer nga një kafshë tjetër mund ta përdorni për çdo gjë tjetër, por kurrsesi nuk do ta hani.+ 25 Kushdo që ha dhjamë nga kafsha e paraqitur si blatim të bërë me zjarr për Jehovain, duhet shfarosur* nga gjiri i popullit.

26 Kudo që të banoni, mos hani kurrsesi asnjë lloj gjaku,+ qoftë të zogjve, qoftë të kafshëve! 27 Kushdo* që ha çfarëdolloj gjaku, duhet shfarosur*+ nga gjiri i popullit.’»

28 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 29 «Thuaju izraelitëve: ‘Kushdo që i paraqit Jehovait flijimin e tij në bashkësi, do t’i sjellë Jehovait një pjesë të këtij flijimi.+ 30 Ai do të sjellë me duart e tij dhjamin+ dhe gjoksin si blatim të bërë me zjarr për Jehovain, dhe do ta tundë nga njëra anë në tjetrën si blatim të tundur+ para Jehovait. 31 Prifti do ta vërë dhjamin të digjet e të nxjerrë tym mbi altar,+ kurse gjoksi i flijimit do t’i takojë Aronit dhe djemve të tij.+

32 Nga flijimet tuaja në bashkësi, do t’i jepni priftit si racion të shenjtë këmbën e djathtë.+ 33 Djali i Aronit që do të paraqitë gjakun e flijimeve në bashkësi dhe dhjamin, do të marrë këmbën e djathtë si racion të tijin,+ 34 sepse gjoksin e blatimit të tundur dhe këmbën e racionit të shenjtë nga flijimet në bashkësi të izraelitëve, unë i marr dhe ua jap priftit Aron dhe djemve të tij, si një rregull të pandryshueshëm për izraelitët.+

35 Nga blatimet e bëra me zjarr për Jehovain, ky është racioni që është vënë mënjanë për priftërinjtë, për Aronin dhe djemtë e tij, që nga dita që u paraqitën për të shërbyer si priftërinj të Jehovait.+ 36 Jehovai urdhëroi që ky racion t’u jepej atyre nga izraelitët ditën kur i mirosi.*+ Ky është një ligj i përhershëm, brez pas brezi.’»

37 Ky është ligji për blatimin e djegur,+ blatimin në drithë,+ blatimin për mëkatin,+ blatimin për fajin,+ flijimin për emërimin priftëror+ dhe flijimin në bashkësi,+ 38 ashtu siç e urdhëroi Jehovai Moisiun në malin Sinai,+ ditën kur i urdhëroi izraelitët t’i paraqitnin Jehovait blatimet e tyre në shkretëtirën e Sinait.+

8 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Merr Aronin dhe djemtë e tij,+ rrobat,+ vajin e mirosjes,+ demin e blatimit për mëkatin, dy deshtë e shportën me bukë pa maja,+ 3 dhe mblidh tërë asamblenë në hyrje të tendës së takimit.»

4 Atëherë Moisiu bëri siç e kishte urdhëruar Jehovai, dhe asambleja u mblodh në hyrje të tendës së takimit. 5 Moisiu i tha asamblesë: «Kështu na ka urdhëruar Jehovai të bëjmë.» 6 Prandaj Moisiu afroi Aronin dhe djemtë e tij e i lau me ujë.+ 7 Pastaj i veshi Aronit veshjen e gjatë,+ ia mbështolli brezin+ dhe i veshi veshjen pa mëngë.+ Mbi të i vuri efodin*+ dhe ia shtrëngoi mirë efodin me brezin e endur.*+ 8 Më pas i veshi pektoralin*+ dhe brenda tij vuri Urimin dhe Thumimin.*+ 9 Moisiu i vuri në kokë çallmën e veçantë+ dhe, në pjesën e përparme të saj, i vendosi pllakën e ndritshme prej ari, shenjën e shenjtë të kushtimit,*+ siç e kishte urdhëruar Jehovai.

10 Pastaj Moisiu mori vajin e mirosjes dhe mirosi* tabernakullin e gjithçka që ishte në të,+ e kështu i shenjtëroi.* 11 Me këtë vaj spërkati shtatë herë altarin dhe e mirosi altarin me tërë pajisjet e tij dhe legenin me këmbalecin e tij, që t’i shenjtëronte. 12 Në fund i derdhi Aronit në kokë ca nga vaji i mirosjes dhe e mirosi, që të shenjtërohej.+

13 Moisiu afroi pastaj djemtë e Aronit dhe u veshi veshjen e gjatë, u mbështolli brezat dhe u vuri* çallmat,+ siç e kishte urdhëruar Jehovai.

14 Më pas solli demin e blatimit për mëkatin, dhe Aroni me djemtë e tij vunë duart mbi kokën e demit të blatimit për mëkatin.+ 15 Moisiu e theri demin, mori gjakun,+ e vuri me gisht te brirët e altarit në të gjitha anët dhe e pastroi altarin nga mëkati. Kurse pjesën tjetër të gjakut e derdhi rrëzë altarit për ta shenjtëruar, që të bëheshin shlyerjet mbi të. 16 Pastaj mori tërë dhjamin që vishte zorrët, cipën e dhjamtë të mëlçisë* dhe dy veshkat bashkë me dhjamin e tyre, dhe i vuri të digjeshin e të nxirrnin tym mbi altar.+ 17 Kurse pjesa tjetër e demit, lëkura, mishi dhe bajgat, u dogjën në zjarr jashtë kampit,+ siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.

18 Pastaj Moisiu solli dashin e blatimit të djegur, dhe Aroni me djemtë e tij vunë duart mbi kokën e dashit.+ 19 Moisiu e theri dhe me gjakun e tij spërkati altarin në të gjitha anët. 20 E ndau dashin në pjesë; kokën, copat e ndara dhe dhjamin e veshkave i vuri të digjeshin e të nxirrnin tym. 21 Zorrët dhe kërcinjtë i lau me ujë, dhe pastaj e vuri tërë dashin të digjej e të nxirrte tym mbi altar. Ky ishte një blatim i djegur si aromë e këndshme,* një blatim i bërë me zjarr për Jehovain, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.

22 Më pas solli dashin e dytë, dashin për emërimin priftëror,+ dhe Aroni e djemtë e tij vunë duart mbi kokën e dashit.+ 23 Moisiu e theri, mori ca nga gjaku i tij dhe ia vuri Aronit në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë. 24 Afroi edhe djemtë e Aronit dhe u vuri ca gjak në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë; kurse me pjesën tjetër të gjakut spërkati altarin në të gjitha anët.+

25 Pastaj mori dhjamin, bishtin e dhjamur, tërë dhjamin që vesh zorrët, cipën e dhjamtë të mëlçisë, dy veshkat bashkë me dhjamin e tyre dhe këmbën e djathtë.+ 26 Nga shporta me bukë pa maja, që ishte para Jehovait, mori një bukë pa maja në formë unaze,+ një bukë në formë unaze të zënë me vaj+ dhe një galetë,* të cilat i vuri mbi pjesët e dhjamura dhe mbi këmbën e djathtë të blatimit. 27 Të gjitha këto i vuri në duart e Aronit dhe të djemve të tij dhe filloi t’i tundte nga njëra anë në tjetrën si blatim të tundur para Jehovait. 28 Pastaj Moisiu ua mori nga duart dhe i vuri të digjeshin e të nxirrnin tym mbi altar sipër blatimit të djegur. Ky ishte flijimi për emërimin priftëror, si aromë e këndshme.* Ishte një blatim i bërë me zjarr për Jehovain.

29 Moisiu mori gjoksin e blatimit dhe e tundi nga njëra anë në tjetrën si blatim të tundur para Jehovait.+ Ky ishte racioni që i takonte Moisiut nga dashi i flijimit për emërimin priftëror, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.+

30 Pastaj Moisiu mori ca nga vaji i mirosjes+ dhe ca nga gjaku i blatimit që ishte mbi altar dhe spërkati me ta Aronin dhe rrobat e tij, si dhe djemtë e Aronit dhe rrobat e djemve të tij, që ishin me të. Kështu shenjtëroi Aronin, rrobat e tij, djemtë e Aronit+ dhe rrobat e tyre.+

31 Moisiu i tha Aronit dhe djemve të tij: «Ziejeni+ mishin në hyrje të tendës së takimit, dhe po atje hajeni bashkë me bukën që është në shportën për emërimin priftëror, siç m’u urdhërua: ‘Do ta hanë Aroni dhe djemtë e tij.’+ 32 Atë që mbetet nga mishi dhe buka do ta digjni në zjarr.+ 33 Mos u largoni nga hyrja e tendës së takimit për shtatë ditë me radhë, derisa të plotësohen ditët e emërimit tuaj priftëror, sepse për emërimin tuaj si priftërinj* do të duhen shtatë ditë.+ 34 Jehovai urdhëroi që në ditët në vijim të veprohet njësoj si sot, që të bëhet shlyerja për ju.+ 35 Do të rrini ditë e natë në hyrje të tendës së takimit për shtatë ditë+ me radhë dhe do të plotësoni detyrimin që keni ndaj Jehovait,+ që të mos vdisni, sepse këtë urdhër kam marrë.»

36 Aroni dhe djemtë e tij bënë gjithçka që kishte urdhëruar Jehovai me anë të Moisiut.

9 Ditën e tetë+ Moisiu thirri Aronin, djemtë e tij dhe pleqtë e Izraelit, 2 dhe i tha Aronit: «Sill një viç si blatim për mëkatin+ dhe një dash si blatim të djegur, të dy të shëndetshëm, dhe paraqitja Jehovait. 3 Kurse izraelitëve thuaju: ‘Sillni një cjap si blatim për mëkatin, një viç dhe një qengj, të dy njëvjeçarë* e të shëndetshëm, si blatim të djegur, 4 një dem e një dash si flijime në bashkësi,+ që t’i flijoni para Jehovait, dhe një blatim në drithë+ të përzier me vaj, sepse sot do t’ju shfaqet Jehovai.’»+

5 Kështu ata sollën para tendës së takimit gjërat që kishte urdhëruar Moisiu. Pastaj tërë asambleja u afrua e qëndroi para Jehovait, 6 dhe Moisiu u tha: «Këtë e ka urdhëruar Jehovai, me qëllim që t’ju shfaqet lavdia e Jehovait.»+ 7 Më pas i tha Aronit: «Afrohu tek altari dhe paraqit blatimin tënd për mëkatin+ dhe blatimin tënd të djegur, e bëj shlyerjen për veten+ dhe për shtëpinë tënde. Pastaj paraqit blatimin e popullit+ dhe bëj shlyerjen për të,+ siç ka urdhëruar Jehovai.»

8 Aroni iu afrua menjëherë altarit dhe theri viçin e blatimit për mëkatin, të cilin e paraqiti për veten.+ 9 Pastaj djemtë e Aronit ia dhanë gjakun e blatimit,+ dhe ai ngjeu gishtin në të. Vuri gjak te brirët e altarit, kurse pjesën tjetër të gjakut e derdhi rrëzë altarit.+ 10 Dhjamin, veshkat dhe cipën e dhjamtë të mëlçisë* që mori nga blatimi për mëkatin, i vuri të digjeshin e të nxirrnin tym mbi altar, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.+ 11 Mishin dhe lëkurën i dogji në zjarr jashtë kampit.+

12 Pastaj Aroni theri blatimin e djegur dhe djemtë e vet i dhanë gjakun e blatimit, me të cilin ai spërkati altarin në të gjitha anët.+ 13 Ata i dhanë edhe blatimin e djegur të ndarë në copa, bashkë me kokën, dhe ai i vuri të digjeshin e të nxirrnin tym mbi altar. 14 Më tej lau zorrët e kërcinjtë dhe i vuri të digjeshin e të nxirrnin tym mbi altar sipër blatimit të djegur.

15 Pastaj paraqiti blatimin e popullit; mori cjapin e blatimit për mëkatin, që ishte për popullin, e theri dhe e paraqiti si blatim për mëkatin, njësoj si bëri me blatimin e parë. 16 Solli edhe blatimin e djegur dhe e paraqiti sipas rregullave të caktuara.+

17 Pastaj, përveç blatimit të djegur të mëngjesit,+ paraqiti edhe blatimin në drithë+ duke marrë një grusht prej tij dhe duke e vënë mbi altar që të digjej e të nxirrte tym.

18 Më pas Aroni theri demin dhe dashin e flijimit në bashkësi, i cili do të paraqitej për popullin, dhe djemtë e vet i dhanë gjakun e blatimit, me të cilin ai spërkati altarin rreth e përqark, në të gjitha anët.+ 19 Ata morën pjesët e dhjamura të demit,+ bishtin e dhjamur të dashit, dhjamin që vishte organet e brendshme, veshkat dhe cipën e dhjamtë të mëlçisë,+ 20 dhe i vunë të gjitha pjesët e dhjamura mbi gjokset e kafshëve, e pas kësaj Aroni i vuri pjesët e dhjamura të digjeshin e të nxirrnin tym mbi altar.+ 21 Kurse gjokset dhe këmbën e djathtë të kafshëve, Aroni i tundi nga njëra anë në tjetrën si blatim të tundur para Jehovait, siç e kishte urdhëruar Moisiu.+

22 Pastaj Aroni shtriu duart drejt popullit, e bekoi+ dhe zbriti nga vendi ku paraqiti blatimin për mëkatin, blatimin e djegur dhe flijimet në bashkësi. 23 Në fund Moisiu dhe Aroni hynë në tendën e takimit dhe pasi dolën, bekuan popullin.+

Atëherë lavdia e Jehovait iu shfaq tërë popullit,+ 24 dhe nga prania e Jehovait doli një zjarr+ që përpiu blatimin e djegur bashkë me pjesët e dhjamura mbi altar. Kur e pa këtë, tërë populli brohoriti dhe u përkul me fytyrë përtokë.+

10 Më vonë, Nadabi dhe Abihu,+ djemtë e Aronit, morën secili mbajtësen e vet të zjarrit, vunë zjarr në to dhe hodhën mbi to temjan.+ Pastaj filluan të paraqitnin para Jehovait zjarr të paligjshëm,+ për të cilin ai nuk i kishte urdhëruar. 2 Menjëherë, nga prania e Jehovait doli një zjarr që i përpiu,+ e ata vdiqën para Jehovait.+ 3 Atëherë Moisiu i tha Aronit: «Kështu thotë Jehovai: ‘Të gjithë ata që janë afër meje, të mos harrojnë se unë jam i shenjtë,+ dhe tërë populli duhet të më japë lavdi!’» Dhe Aroni heshti.

4 Kështu Moisiu thirri Mishaelin dhe Elzafanin, djemtë e Uzielit,+ xhaxhait të Aronit, dhe u tha: «Hajdeni këtu dhe hiqini vëllezërit tuaj që janë para vendit të shenjtë, dhe nxirrini jashtë kampit.» 5 Atëherë ata u afruan dhe i nxorën jashtë kampit burrat që ishin të veshur me veshjet e gjata, ashtu si tha Moisiu.

6 Pas kësaj Moisiu i tha Aronit dhe djemve që i kishin mbetur, Eleazarit e Ithamarit: «Mos i lini flokët të çrregullt e mos i shqyeni rrobat,+ që të mos vdisni e që Perëndia të mos indinjohet me tërë asamblenë. Vëllezërit tuaj nga mbarë shtëpia e Izraelit do të vajtojnë për ata që Jehovai i ka vrarë me zjarr. 7 Mos u largoni nga hyrja e tendës së takimit, përndryshe do të vdisni, sepse vaji i mirosjes i Jehovait është derdhur mbi ju.»+ Dhe ata bënë siç tha Moisiu.

8 Pastaj Jehovai i tha Aronit: 9 «Ti dhe djemtë e tu mos pini as verë dhe as pije të tjera alkoolike kur të hyni në tendën e takimit,+ që të mos vdisni. Ky do të jetë një ligj i përhershëm, brez pas brezi, 10 që të dalloni gjënë e shenjtë nga e përdhosura, dhe gjënë e pastër nga e papastra,+ 11 e që t’u mësoni izraelitëve tërë rregullat që u ka dhënë Jehovai me anë të Moisiut.»+

12 Pastaj Moisiu i tha Aronit dhe djemve që i kishin mbetur, Eleazarit e Ithamarit: «Merrni atë që mbeti nga blatimi në drithë, nga blatimet e bëra me zjarr për Jehovain, dhe bëni një bukë pa maja e hajeni afër altarit,+ sepse është një gjë shumë e shenjtë.+ 13 Duhet ta hani në një vend të shenjtë,+ sepse është racioni yt dhe racioni i djemve të tu nga blatimet që bëhen me zjarr për Jehovain, e faktikisht kështu m’u urdhërua. 14 Gjithashtu do të hani në një vend të pastër gjoksin e blatimit të tundur dhe këmbën e racionit të shenjtë,+ ti, djemtë e tu dhe vajzat e tua që janë me ty,+ sepse ato jepen si racioni yt e si racioni i djemve të tu nga flijimet në bashkësi të izraelitëve. 15 Ata do të sjellin këmbën e racionit të shenjtë dhe gjoksin e blatimit të tundur, bashkë me pjesët e dhjamura të blatimeve të bëra me zjarr, që të tunden nga njëra anë në tjetrën si blatim i tundur para Jehovait; ky do të jetë përgjithmonë racioni yt dhe i djemve të tu,+ siç ka urdhëruar Jehovai.»

16 Pastaj Moisiu pyeti ç’kishte ndodhur me cjapin e blatimit për mëkatin,+ dhe mori vesh se ai ishte djegur plotësisht. Prandaj u indinjua me Eleazarin dhe Ithamarin, djemtë që i kishin mbetur Aronit, dhe u tha: 17 «Pse nuk e hëngrët blatimin për mëkatin në vendin e shenjtë+ përderisa është një gjë shumë e shenjtë? Ai ua dha juve që të përgjigjeni për fajin e asamblesë dhe të bëni shlyerjen për të para Jehovait. 18 Shihni, gjaku i blatimit nuk është çuar brenda vendit të shenjtë.+ Ju duhej ta kishit ngrënë patjetër në vendin e shenjtë, siç kisha marrë urdhër.» 19 Atëherë Aroni i tha Moisiut: «Sot ata e paraqitën blatimin për mëkatin dhe blatimin e djegur para Jehovait,+ e ndërkohë më ndodhën edhe këto gjëra. Edhe po ta kisha ngrënë sot blatimin për mëkatin, a do të ishte kënaqur Jehovai me këtë?!» 20 Kur i dëgjoi këto, Moisiu ra dakord me të.

11 Pastaj Jehovai u tha Moisiut dhe Aronit: 2 «Thuajuni izraelitëve: ‘Nga tërë krijesat e gjalla të tokës* mund të hani këto:+ 3 mund të hani të gjitha kafshët dythundrake e me thundër plotësisht të çarë dhe që ripërtypen.

4 Por mos hani këto kafshë ripërtypëse ose dythundrake: devenë, sepse është ripërtypëse, por jo dythundrake; është kafshë e papastër për ju.+ 5 Edhe lepurin e shkëmbinjve,+ sepse është ripërtypës, por jo dythundrak; është kafshë e papastër për ju. 6 Edhe lepurin e egër, sepse është ripërtypës, por jo dythundrak; është kafshë e papastër për ju. 7 Edhe derrin,+ sepse është dythundrak e me thundër plotësisht të çarë, por jo ripërtypës; është kafshë e papastër për ju. 8 Mos e hani mishin e tyre dhe mos e prekni trupin e tyre të ngordhur; ato janë të papastra për ju.+

9 Nga tërë krijesat ujore mund të hani këto: çdo gjë që ka pendë dhe luspa, si në dete, edhe në lumenj.+ 10 Por të gjitha krijesat që gjenden në dete e lumenj dhe që s’kanë pendë e luspa, qoftë krijesat e vogla që rrinë në tufa, qoftë gjithë krijesat e tjera të gjalla,* janë të neveritshme për ju. 11 Po, ato duhet të jenë të neveritshme për ju; mos e hani mishin e tyre+ dhe kini neveri nga trupi i tyre i ngordhur. 12 Çdo gjë që gjendet në ujëra dhe që nuk ka pendë e luspa është e neveritshme për ju.

13 Nga krijesat fluturuese do të keni neveri për këto, të cilat nuk duhen ngrënë, pasi janë të neveritshme: shqiponja,+ shqiponja peshkngrënëse, shkaba e zezë,+ 14 huta e kuqërremtë bishtgërshërë dhe çdo lloj hute e zezë bishtgërshërë, 15 çdo lloj korbi, 16 struci, bufi, pulëbardha, çdo lloj fajkoi, 17 kukuvajka, karabullaku, bufi veshgjatë, 18 mjellma, pelikani, shkaba, 19 lejleku, çdo lloj çafke, pupëza dhe lakuriqi i natës. 20 Të gjitha krijesat e vogla me krahë që rrinë në tufa* e që ecin me katër këmbë janë të neveritshme për ju.

21 Nga tërë krijesat e vogla me krahë që rrinë në tufa e që ecin me katër këmbë, mund të hani vetëm ato që kanë këmbë të nyjëzuara për të kërcyer në tokë. 22 Nga këto mund të hani: lloje të ndryshme karkaleci migrues, karkaleca të tjerë të ngrënshëm,+ bulktha dhe karkaleca antenëgjatë. 23 Çdo krijesë tjetër e vogël me krahë që rri në tufa e që ka katër këmbë është e neveritshme për ju. 24 Këto ju bëjnë të papastër, dhe kushdo që prek trupin e tyre të ngordhur do të jetë i papastër deri në mbrëmje.+ 25 Nëse në rrobat e dikujt gjendet trupi i tyre i ngordhur, ai duhet të lajë rrobat+ dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

26 Të gjitha kafshët dythundrake që nuk e kanë thundrën plotësisht të çarë dhe nuk janë ripërtypëse, janë të papastra për ju, dhe kushdo që i prek, do të jetë i papastër.+ 27 Të gjitha krijesat e gjalla katërkëmbëshe që ecin me putra janë të papastra, dhe kushdo që prek trupin e tyre të ngordhur do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 28 Ai që mbart trupat e tyre të ngordhur, duhet të lajë rrobat+ e do të jetë i papastër deri në mbrëmje.+ Ato janë të papastra për ju.

29 Këto janë krijesat e vogla që rrinë në tufa e zvarriten në tokë, të cilat janë të papastra: miu-urith, miu+ dhe çdo lloj hardhuce, 30 gekoja,* zhapiku, salamandra, hardhuca e rërës dhe kameleoni. 31 Këto krijesa të vogla që rrinë në tufa e zvarriten, janë të papastra për ju,+ dhe kushdo që prek trupin e tyre të ngordhur do të jetë i papastër deri në mbrëmje.+

32 Gjithçka në të cilën bie ndonjë nga këto krijesa kur ngordh, do të jetë e papastër, qoftë enë druri, rrobë, lëkurë a copë thesi. Çdo pajisje, pavarësisht nga përdorimi, duhet të zhytet në ujë dhe do të jetë e papastër deri në mbrëmje; pastaj do të jetë e pastër. 33 Nëse ndonjëra bie brenda një ene balte, enën duhet ta bëni copë-copë, dhe gjithçka që kishte brenda do të jetë e papastër.+ 34 Çdo ushqim mbi të cilin bie ujë prej asaj ene do të jetë i papastër, dhe çdo lëng i pijshëm brenda saj do të jetë i papastër. 35 Gjithçka mbi të cilën bien trupat e tyre të ngordhur do të jetë e papastër. Qoftë furrë a sobë e vogël duhet të thyhet. Ato janë të papastra dhe do të mbeten të papastra edhe për ju. 36 Të pastër do të mbeten vetëm burimet dhe sternat* ku mblidhet ujë, kurse kushdo që prek trupin e tyre të ngordhur do të jetë i papastër. 37 Nëse ndonjë trup i ngordhur bie mbi një farë bime që do të mbillet, fara mbetet e pastër. 38 Por nëse mbi farë hidhet ujë dhe mbi të bie një pjesë e trupit të tyre të ngordhur, fara është e papastër për ju.

39 Nëse ngordh ndonjë nga kafshët e tua që e mban për ushqim, ai që prek trupin e ngordhur do të jetë i papastër deri në mbrëmje.+ 40 Ai që ha nga trupi i saj i ngordhur, duhet të lajë rrobat dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.+ Edhe ai që heq trupin e saj të ngordhur duhet të lajë rrobat dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 41 Të gjitha krijesat e vogla që rrinë në tufa në tokë janë të neveritshme;+ ato nuk duhen ngrënë. 42 Mos hani asnjë krijesë që zvarritet barkas, asnjë krijesë që ecën me katër këmbë dhe asnjë krijesë të vogël shumëkëmbëshe që rri në tufa në tokë, sepse janë të neveritshme.+ 43 Mos u bëni të neveritshëm për shkak të ndonjë krijese të vogël që rri në tufa, dhe mos u bëni të papastër e mos u ndotni me të,+ 44 sepse unë jam Jehovai, Perëndia juaj.+ Shenjtërohuni që të jeni të shenjtë,+ sepse unë jam i shenjtë!+ Mos u ndotni, pra, me ndonjë krijesë të vogël që rri në tufa në tokë, 45 sepse unë, Jehovai, ju nxora nga vendi i Egjiptit për të qenë Perëndia juaj.+ Jini të shenjtë,+ sepse unë jam i shenjtë!+

46 Ky është ligji për kafshët, për krijesat fluturuese, për çdo krijesë* të gjallë që lëviz në ujëra dhe për çdo krijesë të vogël* që rri në tufa në tokë, 47 që të dalloni krijesat e pastra nga të papastrat, dhe krijesat e gjalla që mund të hahen nga ato që nuk mund të hahen.’»+

12 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Thuaju izraelitëve: ‘Nëse një grua mbetet shtatzënë dhe lind djalë, do të jetë e papastër për shtatë ditë, si në ditët kur është me menstruacionet.+ 3 Ditën e tetë djali duhet rrethprerë.*+ 4 Gruaja do të vazhdojë të pastrohet nga gjaku edhe për 33 ditë të tjera; ajo nuk duhet të prekë asgjë të shenjtë dhe nuk duhet të hyjë në vendin e shenjtë derisa të mbushë ditët e pastrimit.

5 Por nëse lind vajzë, do të jetë e papastër për 14 ditë, si në ditët kur është me menstruacionet dhe do të vazhdojë të pastrohet nga gjaku edhe për 66 ditë të tjera. 6 Pasi të ketë mbushur ditët e pastrimit për djalin a për vajzën, do t’i çojë priftit në hyrje të tendës së takimit një qengj njëvjeçar* si blatim të djegur+ dhe një zog pëllumbi ose një turtull si blatim për mëkatin. 7 Ai do t’ia paraqitë Jehovait dhe do të bëjë shlyerjen për të, e kështu ajo do të jetë e pastër nga gjakrrjedhja. Ky është ligji për gruan që lind një djalë a një vajzë. 8 Por nëse nuk i ka mundësitë të sjellë një qengj, le të sjellë dy turtuj ose dy zogj pëllumbash,+ njërin si blatim të djegur dhe tjetrin si blatim për mëkatin. Prifti do të bëjë shlyerjen për të, dhe ajo do të jetë e pastër.’»

13 Pastaj Jehovai i tha Moisiut dhe Aronit: 2 «Nëse dikujt i ënjtet një pjesë e lëkurës* ose i del një dregëz a një njollë, të cilat mund të shndërrohen në sëmundjen e lebrës,*+ atë duhet ta çojnë te prifti Aron ose te ndonjëri nga djemtë e tij priftërinj.+ 3 Prifti do t’ia ekzaminojë infeksionin që ka në lëkurë. Nëse qimet në vendin e infektuar janë zbardhur dhe infeksioni duket se shkon më thellë se lëkura, atëherë është sëmundja e lebrës. Pasi ta ketë ekzaminuar infeksionin, prifti do ta shpallë atë njeri të papastër. 4 Por nëse njolla në lëkurë është e bardhë, duket se nuk shkon më thellë se lëkura dhe qimet në vendin e saj nuk janë zbardhur, prifti do ta vërë në karantinë personin e infektuar për shtatë ditë.+ 5 Pastaj, ditën e shtatë, prifti do ta ekzaminojë: nëse duket që infeksioni ka ndaluar e nuk është përhapur në lëkurë, prifti do ta vërë atë njeri në karantinë edhe për shtatë ditë të tjera.

6 Prifti duhet ta ekzaminojë përsëri ditën e shtatë: nëse infeksioni është zbehur e nuk është përhapur në lëkurë, ai do ta shpallë atë njeri të pastër;+ ishte thjesht një dregëz. Prandaj personi do të lajë rrobat e do të jetë i pastër. 7 Por nëse dregëza* është përhapur dukshëm në lëkurë pasi u paraqit te prifti që të shpallej i pastër, ai do të paraqitet përsëri* te prifti. 8 Prifti do ta ekzaminojë: nëse dregëza është përhapur në lëkurë, ai do ta shpallë atë njeri të papastër; është lebër.+

9 Nëse dikë e zë sëmundja e lebrës, ai duhet çuar te prifti, 10 dhe prifti do ta ekzaminojë.+ Nëse ka një pjesë të ënjtur e të bardhë në lëkurë e ajo i ka zbardhur qimet dhe plaga në vendin e ënjtur është e hapur,+ 11 atëherë është lebër kronike në lëkurë, dhe prifti do ta shpallë atë njeri të papastër. S’ka nevojë ta vërë në karantinë,+ sepse është i papastër. 12 Por nëse lebra shpërthen në gjithë lëkurën dhe e mbulon të sëmurin nga koka te këmbët, kudo që shikon prifti, 13 dhe prifti e ekzaminon dhe sheh se lebra ia ka mbuluar të gjithë lëkurën, ai do ta shpallë personin e infektuar të pastër.* Lëkura është bërë e tëra e bardhë, prandaj ai është i pastër. 14 Por ditën që në lëkurë do t’i dalë një plagë e hapur, ai do të jetë i papastër. 15 Kur ta ekzaminojë plagën e hapur, prifti do ta shpallë atë njeri të papastër.+ Plaga e hapur është e papastër; është lebër.+ 16 Por nëse plaga bëhet përsëri e bardhë, ai do të shkojë te prifti. 17 Prifti do ta ekzaminojë:+ nëse plaga është bërë e bardhë, ai do ta shpallë të pastër personin e infektuar; ai është i pastër.

18 Nëse dikujt i del në lëkurë një çiban* dhe pastaj çibani shërohet, 19 por në vendin ku ishte çibani një pjesë e lëkurës ënjtet e bëhet e bardhë ose i del një njollë e bardhë në të kuqe, ai duhet të paraqitet te prifti. 20 Prifti do ta ekzaminojë:+ nëse duket se njolla shkon më thellë se lëkura e qimet në të janë zbardhur, prifti do ta shpallë personin të papastër; është sëmundja e lebrës që ka shpërthyer në vendin ku ishte çibani. 21 Por nëse prifti e ekzaminon dhe sheh se njolla nuk ka asnjë qime të bardhë, nuk shkon më thellë se lëkura dhe duket e zbehtë, prifti do ta vërë në karantinë personin për shtatë ditë.+ 22 Nëse duket qartë se njolla është përhapur në lëkurë, prifti do ta shpallë atë njeri të papastër; është një sëmundje. 23 Por nëse njolla mbetet në vend e nuk përhapet, është thjesht një inflamacion nga çibani, dhe prifti do ta shpallë atë njeri të pastër.+

24 Nëse dikush ka një djegie dhe mishi i plagës nuk mbyllet e kthehet në njollë të bardhë në të kuqe ose në njollë të bardhë, 25 prifti do ta ekzaminojë. Nëse qimet në njollë janë zbardhur dhe njolla duket se shkon më thellë se lëkura, është lebër që ka shpërthyer në vendin e djegur, dhe prifti do ta shpallë personin të papastër; është sëmundja e lebrës. 26 Por nëse prifti e ekzaminon dhe sheh se në njollë nuk ka asnjë qime të bardhë, njolla nuk shkon më thellë se lëkura dhe është e zbehtë, prifti do ta vërë në karantinë personin për shtatë ditë.+ 27 Ditën e shtatë prifti do ta ekzaminojë: nëse duket qartë se njolla është përhapur në lëkurë, ai do ta shpallë atë njeri të papastër; është sëmundja e lebrës. 28 Por nëse njolla mbetet në vend, nuk përhapet në lëkurë dhe është e zbehtë, është thjesht ënjtje e vendit të djegur. Prifti do ta shpallë atë njeri të pastër, sepse është inflamacion i vendit të djegur.

29 Kur një burri ose një gruaje i del një infeksion në kokë a në mjekër, 30 prifti do ta ekzaminojë infeksionin+ dhe, nëse duket se shkon më thellë se lëkura dhe qimet në të janë të verdha e të rralla, ai do ta shpallë atë njeri të papastër; është një infeksion i lëkurës së kokës ose i mjekrës. Është lebër e kokës ose e mjekrës. 31 Por nëse prifti e sheh se infeksioni nuk duket se shkon më thellë se lëkura dhe nuk ka qime të zeza, ai do ta vërë në karantinë personin e infektuar për shtatë ditë.+ 32 Ditën e shtatë prifti do ta ekzaminojë infeksionin: nëse vendi i infektuar nuk është zmadhuar, nëse në të nuk ka dalë asnjë qime e verdhë dhe duket se nuk shkon më thellë se lëkura, 33 personi i infektuar duhet të rruhet, por jo në vendin e infektuar. Pastaj prifti do ta vërë atë në karantinë për shtatë ditë.

34 Ditën e shtatë prifti do ta ekzaminojë përsëri vendin e infektuar: nëse infeksioni i lëkurës së kokës dhe i mjekrës nuk është përhapur e duket që nuk shkon më thellë se lëkura, prifti duhet ta shpallë atë njeri të pastër; ai duhet të lajë rrobat e do të jetë i pastër. 35 Por nëse duket qartë se infeksioni përhapet në lëkurë pasi ai është shpallur i pastër, 36 prifti do ta ekzaminojë dhe, nëse infeksioni është përhapur në lëkurë, s’ka nevojë të shohë a ka qime të verdhë; ai njeri është i papastër. 37 Por nëse nga ekzaminimi duket se infeksioni nuk është përhapur dhe në të kanë dalë qime të zeza, atëherë infeksioni është shëruar; ai është i pastër, dhe prifti do ta shpallë të pastër.+

38 Nëse një burri a një gruaje i dalin në lëkurë* njolla dhe ato janë të bardha, 39 prifti do t’i ekzaminojë+ dhe, nëse njollat në lëkurë kanë ngjyrë të bardhë të zbehtë, është thjesht një acarim i parrezikshëm i lëkurës; ai njeri është i pastër.

40 Nëse një burri i bien flokët dhe bëhet tullac, ai është i pastër. 41 Nëse i bien flokët në ballë dhe bëhet tullac atje, ai është i pastër. 42 Por nëse i del një plagë e bardhë në të kuqe në pjesën ku i kanë rënë flokët e kokës ose të ballit, është lebër që i ka shpërthyer në lëkurën e kokës ose të ballit. 43 Prifti do ta ekzaminojë: nëse në pjesën ku i kanë rënë flokët e kokës ose të ballit, vendi i ënjtur nga infeksioni është i bardhë në të kuqe dhe duket si lebër në lëkurë, 44 ai është i lebrosur. Ai është i papastër, dhe prifti do ta shpallë të papastër për shkak të sëmundjes që ka në kokë. 45 Kurse i lebrosuri që ka sëmundjen, duhet të mbajë rroba të grisura dhe kokën të pakrehur. Ai duhet të mbulojë mustaqet me një napë dhe të thërrasë: ‘I papastër! I papastër!’ 46 Gjatë gjithë kohës që do të ketë sëmundjen, ai do të jetë i papastër. Ngaqë është i papastër, duhet të jetojë i izoluar dhe vendbanimi i tij do të jetë jashtë kampit.+

47 Nëse sëmundja e lebrës infekton një rrobë prej leshi ose prej liri, 48 qoftë indin ose majën* e saj, ose një lëkurë a çfarëdo gjëje të bërë me lëkurë, 49 dhe sëmundja që infekton rrobën, lëkurën, indin, majën ose ndonjë send lëkure, ka njolla të gjelbra në të verdhë ose në të kuqe, atëherë është infektim lebre dhe duhet t’i tregohet priftit. 50 Prifti do ta ekzaminojë njollën dhe do ta vërë në karantinë për shtatë ditë atë gjë që ka sëmundjen.+ 51 Ditën e shtatë kur prifti ta ekzaminojë njollën dhe të shohë që është përhapur në rrobë, në ind, në majë ose në lëkurë (pavarësisht për çfarë përdoret lëkura), atëherë njolla është lebër ngjitëse; ajo gjë është e papastër.+ 52 Ai duhet ta djegë rrobën ose copën e endur prej leshi a liri, ose çfarëdo gjëje prej lëkure ku ka dalë njolla, sepse është lebër ngjitëse; ajo duhet të digjet në zjarr.

53 Por nëse prifti e ekzaminon dhe sheh që njolla nuk është përhapur në rrobë, në ind a në majë, ose në ndonjë gjë prej lëkure, 54 ai do të urdhërojë që gjëja e infektuar të lahet dhe do ta vërë në karantinë edhe për shtatë ditë të tjera. 55 Prifti do ta ekzaminojë gjënë e infektuar pasi të jetë larë mirë. Nëse njolla nuk ka ndryshuar, edhe pse nuk është përhapur, ajo gjë është e papastër. Duhet djegur në zjarr, sepse sëmundja e ka ngrënë nga jashtë a nga brenda.

56 Por nëse prifti e ekzaminon dhe njolla është zbehur pasi është larë mirë, atëherë ai do ta grisë atë pjesë nga rroba, nga lëkura ose nga copa e endur. 57 Mirëpo, nëse shfaqet prapë në një pjesë tjetër të rrobës, në ind a në majë, a në ndonjë gjë prej lëkure, atëherë sëmundja po përhapet dhe çdo gjë e infektuar duhet djegur në zjarr.+ 58 Por, kur infektimi të zhduket nga rroba, nga indi, nga maja dhe nga çdo gjë prej lëkure që është larë, ato do të lahen për së dyti dhe do të jenë të pastra.

59 Ky është ligji për sëmundjen e lebrës që del në një rrobë leshi ose liri, në ind a në majë ose në një gjë prej lëkure, që ajo gjë të shpallet e pastër ose e papastër.»

14 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Ky do të jetë ligji që do të zbatohet për të lebrosurin ditën kur do të çohet te prifti që të shpallet i pastër.+ 3 Prifti do të dalë jashtë kampit dhe do ta ekzaminojë personin. Nëse i lebrosuri është shëruar nga lebra, 4 prifti do ta urdhërojë të marrë për pastrimin e tij dy zogj të pastër, dru cedri, copë në të kuqe të ndezur dhe bimë hisopi.+ 5 Prifti do të japë urdhër që njëri nga zogjtë të theret në një enë balte me ujë burimi. 6 Kurse zogun e gjallë, prifti do ta marrë bashkë me drurin e cedrit, copën në të kuqe të ndezur dhe hisopin e do t’i zhytë në gjakun e zogut të therur në enën me ujë burimi. 7 Me gjakun do të spërkatë shtatë herë personin e paraqitur për pastrimin nga lebra dhe do ta shpallë të pastër. Më pas, zogun e gjallë do ta lërë të lirë në fushë.+

8 Personi i paraqitur për pastrimin duhet të lajë rrobat, të rruhet komplet dhe të lahet me ujë, e kështu do të jetë i pastër. Pas kësaj mund të hyjë në kamp, por nuk do të futet në tendën e vet për shtatë ditë. 9 Ditën e shtatë duhet të rruajë kokën, mjekrën dhe vetullat. Pasi të jetë rruar komplet, do të lajë rrobat dhe do të lahet me ujë, e kështu do të jetë i pastër.

10 Ditën e tetë do të marrë dy qengja meshkuj të shëndetshëm, një qengj femër të shëndetshëm+ e njëvjeçar,* tri të dhjetat e një efe* mielli të bluar imët të përzier me vaj si blatim në drithë+ dhe një masë log* vaj.+ 11 Prifti që e shpall të pastër do ta paraqitë personin që po pastrohet, bashkë me blatimet e tij, para Jehovait në hyrje të tendës së takimit. 12 Prifti do të marrë njërin nga qengjat meshkuj dhe do ta paraqitë si blatim për fajin+ bashkë me logun e vajit, e do t’i tundë nga njëra anë në tjetrën si blatim të tundur para Jehovait.+ 13 Pastaj do ta therë qengjin atje ku theren zakonisht blatimet për mëkatin dhe blatimet e djegura;+ do ta therë në një vend të shenjtë, sepse blatimi për fajin i takon priftit, ashtu si blatimi për mëkatin.+ Është një gjë shumë e shenjtë.+

14 Prifti do të marrë ca nga gjaku i blatimit për fajin dhe do t’ia vërë personit të paraqitur për pastrimin në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë. 15 Prifti do të marrë ca nga logu i vajit,+ do ta hedhë në dorën e vet të majtë, 16 do ta ngjyejë gishtin e dorës së djathtë në vajin që ka në dorën e majtë dhe me të do të spërkatë shtatë herë tokën para Jehovait. 17 Ca nga pjesa tjetër e vajit që ka në dorë, prifti do t’ia vërë personit të paraqitur për pastrimin në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë, sipër gjakut të blatimit për fajin. 18 Vajin që i mbetet në dorë, prifti do t’ia vërë mbi kokë personit të paraqitur për pastrimin dhe do të bëjë shlyerjen për të para Jehovait.+

19 Prifti do të flijojë blatimin për mëkatin,+ do të bëjë shlyerjen për personin e paraqitur për pastrimin, dhe më pas do të therë blatimin e djegur. 20 Blatimin e djegur dhe blatimin në drithë,+ do t’i paraqitë në altar e do të bëjë shlyerjen për personin,+ e kështu ai do të jetë i pastër.+

21 Por, nëse është i varfër dhe nuk i ka mundësitë, do të marrë një qengj mashkull si blatim për fajin e do ta paraqitë si blatim të tundur që të bëhet shlyerja për të, bashkë me një të dhjetën e një efe* mielli të bluar imët të përzier me vaj si blatim në drithë, një log vaj 22 dhe dy turtuj ose dy zogj pëllumbash, sipas mundësisë, njërin si blatim për mëkatin dhe tjetrin si blatim të djegur.+ 23 Ditën e tetë+ do t’ia çojë priftit para Jehovait në hyrje të tendës së takimit, që të shpallet i pastër.+

24 Prifti do të marrë qengjin mashkull të blatimit për fajin+ dhe logun e vajit e do t’i tundë nga njëra anë në tjetrën si blatim të tundur para Jehovait.+ 25 Pastaj do ta therë qengjin e blatimit për fajin, do të marrë ca nga gjaku i këtij blatimi e do t’ia vërë personit të paraqitur për pastrimin në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë.+ 26 Prifti do të hedhë ca vaj në dorën e vet të majtë+ 27 dhe me gishtin e dorës së djathtë, me ca nga vaji që ka në dorën e majtë, do të spërkatë shtatë herë tokën para Jehovait. 28 Ca nga vaji që ka në dorë, prifti do t’ia vërë personit të paraqitur për pastrimin në llapën e veshit të djathtë, në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së djathtë, në të njëjtat vende që vuri gjakun e blatimit për fajin. 29 Vajin që i mbetet në dorë, prifti do t’ia vërë mbi kokë personit të paraqitur për pastrimin, që të bëjë shlyerjen për të para Jehovait.

30 Më pas prifti do të paraqitë njërin nga turtujt ose njërin nga zogjtë e pëllumbave, sipas mundësisë së personit,+ 31 pra, atë që mund të përballojë, si blatim për mëkatin dhe tjetrin si blatim të djegur,+ bashkë me blatimin në drithë. Pastaj prifti do të bëjë shlyerjen para Jehovait për personin e paraqitur për pastrimin.+

32 Ky është ligji për atë që ka sëmundjen e lebrës, por që nuk i ka mundësitë të sjellë atë që kërkohet për t’u shpallur i pastër.»

33 Më pas Jehovai i tha Moisiut dhe Aronit: 34 «Kur të hyni në vendin e Kananit+ që po ju jap si pronë,+ dhe unë të lejoj që ndonjë nga shtëpitë e vendit tuaj të infektohet me sëmundjen e lebrës,+ 35 i zoti i shtëpisë do të vijë t’i thotë priftit: ‘Në shtëpinë time është shfaqur një lloj infektimi.’ 36 Pastaj prifti do të urdhërojë që shtëpia të boshatiset para se të hyjë për të ekzaminuar vendin e infektuar, që të mos shpallë të papastër gjithçka që është në shtëpi; pas kësaj prifti do të hyjë për të inspektuar shtëpinë. 37 Ai do ta ekzaminojë vendin e infektuar: nëse muret e shtëpisë kanë vende të ngrëna në ngjyrë të gjelbër në të verdhë ose në të kuqe dhe që duket se shkojnë thellë në mur, 38 prifti do të dalë përjashta e do të shkojë te hyrja e shtëpisë dhe do ta vërë shtëpinë në karantinë për shtatë ditë.+

39 Pastaj prifti do të kthehet përsëri ditën e shtatë për të inspektuar shtëpinë. Nëse infektimi është përhapur nëpër muret e shtëpisë, 40 ai do të urdhërojë që të hiqen gurët e infektuar e të hidhen në një vend të papastër jashtë qytetit. 41 Do të urdhërojë që e gjithë shtëpia të gërryhet nga brenda, dhe llaçi e suvaja që hiqen, të hidhen në një vend të papastër jashtë qytetit. 42 Pastaj do të marrin gurë të tjerë e do t’i vënë në vend të atyre që hoqën duke përdorur llaç tjetër dhe do të suvatojnë shtëpinë.

43 Por nëse infektimi rishfaqet në shtëpi, pasi të jenë hequr gurët dhe pasi shtëpia të jetë gërryer e suvatuar, 44 atëherë prifti do të hyjë për ta inspektuar. Nëse infektimi është përhapur, shtëpia ka lebër ngjitëse;+ ajo është e papastër. 45 Ai do të urdhërojë që shtëpia të shembet, dhe gurët, trarët, tërë suvaja e llaçi të hidhen në një vend të papastër jashtë qytetit.+ 46 Por kush hyn në atë shtëpi gjatë ditëve që ajo është në karantinë,+ do të jetë i papastër deri në mbrëmje.+ 47 Kush shtrihet në atë shtëpi, duhet të lajë rrobat dhe kush ha në atë shtëpi, duhet të lajë rrobat.

48 Por nëse prifti vjen dhe sheh që infektimi nuk është përhapur nëpër shtëpi pas suvatimit, ai do ta shpallë shtëpinë të pastër, sepse infektimi është zhdukur. 49 Për ta pastruar shtëpinë nga papastërtia,* ai do të marrë dy zogj, dru cedri, copë në të kuqe të ndezur dhe hisop.+ 50 Njërin nga zogjtë do ta therë në një enë balte me ujë burimi. 51 Pastaj do të marrë drurin e cedrit, hisopin, copën në të kuqe të ndezur dhe zogun e gjallë e do t’i zhytë në gjakun e zogut të therur në enën me ujë burimi, dhe këtë gjak duhet ta spërkatë shtatë herë në drejtim të shtëpisë.+ 52 Do ta pastrojë shtëpinë nga papastërtia* me gjakun e zogut, me ujin e burimit, me zogun e gjallë, me drurin e cedrit, me hisopin dhe me copën në të kuqe të ndezur. 53 Zogun e gjallë do ta lërë të lirë në fushë, jashtë qytetit, dhe do të bëjë shlyerjen për shtëpinë, e kështu ajo do të jetë e pastër.

54 Ky është ligji për çdo rast lebre, infeksione të lëkurës së kokës ose të mjekrës,+ 55 lebrën e rrobave+ ose të shtëpisë,+ 56 ënjtjen e një pjese të lëkurës, dregëzat dhe njollat,+ 57 që të përcaktohet kur diçka është e papastër ose e pastër.+ Ky është ligji për lebrën.»+

15 Jehovai u tha akoma Moisiut dhe Aronit: 2 «Thuajuni izraelitëve: ‘Nëse dikush ka sekrecione nga organi gjinor,* kjo e bën të papastër.+ 3 Ai është i papastër për shkak të sekrecioneve, edhe nëse ato vazhdojnë të rrjedhin nga organi gjinor, edhe nëse bllokohen në të.

4 Çdo shtrat në të cilin shtrihet ai që ka sekrecione do të jetë i papastër, dhe çdo gjë në të cilën ulet, do të jetë e papastër. 5 Kushdo që prek shtratin e tij, duhet të lajë rrobat, të lahet me ujë, e do të jetë i papastër deri në mbrëmje.+ 6 Kushdo që ulet atje ku ishte ulur ai që ka sekrecione, duhet të lajë rrobat, të lahet me ujë, e do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 7 Kushdo që prek trupin e atij që ka sekrecione, duhet të lajë rrobat. Ai do të lahet me ujë dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 8 Nëse ai që ka sekrecione pështyn dikë të pastër, ky duhet të lajë rrobat, të lahet me ujë, e do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 9 Çdo samar në të cilin hipën ai që ka sekrecione do të jetë i papastër. 10 Kushdo që prek ndonjë gjë në të cilën ishte ulur ai, do të jetë i papastër deri në mbrëmje, dhe kush e lëviz atë gjë, do të lajë rrobat, do të lahet me ujë e do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 11 Nëse ai që ka sekrecione+ prek dikë pa i larë duart me ujë, ky duhet të lajë rrobat, të lahet me ujë, e do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 12 Enën e baltës që prek ai që ka sekrecione duhet ta bëjnë copë-copë, kurse enën e drurit duhet ta lajnë me ujë.+

13 Kur sekrecionet ndalojnë dhe personi pastrohet, ai do të llogaritë shtatë ditë për pastrimin. Pastaj duhet të lajë rrobat, të lajë trupin me ujë burimi, e kështu do të jetë i pastër.+ 14 Ditën e tetë ai duhet të marrë dy turtuj ose dy zogj pëllumbash,+ duhet të vijë para Jehovait në hyrje të tendës së takimit dhe t’ia japë priftit. 15 Prifti do ta paraqitë njërin si blatim për mëkatin, kurse tjetrin si blatim të djegur, dhe do të bëjë shlyerjen para Jehovait, për shkak të sekrecioneve të tij.

16 Nëse një burrë ka lëshim fare, ai duhet të lajë tërë trupin me ujë dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.+ 17 Duhet të lajë çdo rrobë ose lëkurë në të cilën ka rënë fara, dhe ato do të jenë të papastra deri në mbrëmje.

18 Kur një burrë fle me një grua dhe ka lëshim fare, ata duhet të lahen me ujë dhe do të jenë të papastër deri në mbrëmje.+

19 Nëse një grua ka rrjedhje gjaku, ajo do të mbetet e papastër nga menstruacionet për shtatë ditë,+ dhe kushdo që e prek, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.+ 20 Gjithçka në të cilën shtrihet kur është e papastër nga menstruacionet, do të jetë e papastër, dhe gjithçka në të cilën ulet, do të jetë e papastër.+ 21 Kushdo që prek shtratin e saj, duhet të lajë rrobat dhe të lahet me ujë, e do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 22 Kushdo që prek ndonjë gjë në të cilën ishte ulur ajo, duhet të lajë rrobat dhe të lahet me ujë, e do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 23 Nëse ajo ishte ulur në shtrat ose në ndonjë gjë tjetër, kush i prek ato do të jetë i papastër deri në mbrëmje.+ 24 Nëse një burrë fle me të dhe ndotet nga menstruacionet e saj,+ ai do të jetë i papastër për shtatë ditë, dhe çdo shtrat në të cilin shtrihet ai, do të jetë i papastër.

25 Nëse një gruaje i zgjat rrjedhja e gjakut për shumë ditë+ kur nuk është me menstruacionet,+ ose nëse fluksi i menstruacioneve zgjat më shumë se zakonisht, ajo do të jetë e papastër në të gjitha këto ditë, njësoj si në ditët kur është e papastër nga menstruacionet. 26 Çdo shtrat në të cilin shtrihet gjatë ditëve që ka rrjedhje gjaku, do të jetë si shtrati ku shtrihet kur është e papastër nga menstruacionet.+ Çdo gjë në të cilën ulet do të jetë e papastër, siç janë të papastra menstruacionet e saj. 27 Kushdo që i prek ato gjëra, do të jetë i papastër; ai duhet të lajë rrobat e të lahet me ujë, e do të jetë i papastër deri në mbrëmje.+

28 Por, kur t’i ndalojë rrjedhja e gjakut, ajo do të llogaritë shtatë ditë, e pastaj do të jetë e pastër.+ 29 Ditën e tetë duhet të marrë dy turtuj ose dy zogj pëllumbash+ e do t’ia çojë priftit në hyrje të tendës së takimit.+ 30 Prifti do ta paraqitë njërin si blatim për mëkatin, kurse tjetrin si blatim të djegur, dhe do të bëjë shlyerjen para Jehovait për papastërtinë e saj, për shkak të rrjedhjes së gjakut.+

31 Kështu mbajini izraelitët larg papastërtisë, që të mos vdesin në papastërtinë e tyre duke ndotur tabernakullin tim, i cili gjendet mes tyre.+

32 Ky është ligji për burrin që ka sekrecione, për burrin që ka lëshim fare e si pasojë është i papastër,+ 33 për gruan që është e papastër nga menstruacionet,+ për çdo burrë a grua që ka rrjedhje nga trupi+ dhe për një burrë që fle me një grua të papastër.’»

16 Jehovai i foli Moisiut pas vdekjes së dy djemve të Aronit, të cilët vdiqën ngaqë u afruan në mënyrë të papranueshme para Jehovait.+ 2 Jehovai i tha Moisiut: «Thuaji Aronit, vëllait tënd, që të mos hyjë kohë pa kohë në vendin e shenjtë+ brenda perdes,*+ përballë kapakut që është mbi Arkë, që të mos vdesë,+ sepse unë do të shfaqem mbi kapak+ në një re.+

3 Kur të hyjë në vendin e shenjtë, Aroni do të sjellë një dem të ri si blatim për mëkatin+ dhe një dash si blatim të djegur.+ 4 Ai duhet të veshë veshjen e gjatë të shenjtë prej liri+ dhe mbathjet prej liri*+ për të mbuluar trupin.* Gjithashtu duhet të mbështjellë rreth vetes brezin e endur prej liri+ dhe rreth kokës çallmën e veçantë prej liri.+ Këto janë rroba të shenjta.+ Megjithatë, më parë do të lajë trupin me ujë,+ e pastaj do të veshë rrobat.

5 Aroni duhet të marrë nga asambleja e izraelitëve+ dy keca meshkuj si blatim për mëkatin dhe një dash si blatim të djegur.

6 Pastaj Aroni do të paraqitë për veten demin e blatimit për mëkatin, dhe do të bëjë shlyerjen për veten+ e për shtëpinë e tij.

7 Pas kësaj do të marrë dy cjeptë, do t’i vërë para Jehovait në hyrje të tendës së takimit 8 dhe do të hedhë short për dy cjeptë: njërin short për Jehovain, tjetrin për azazel.* 9 Cjapin që i ra shorti+ për Jehovain, Aroni do ta paraqitë si blatim për mëkatin. 10 Kurse cjapin që i ra shorti për azazel, duhet ta paraqitin të gjallë para Jehovait, që të bëhet shlyerja mbi të, e të dërgohet në shkretëtirë për azazel.+

11 Kështu, Aroni do të paraqitë për veten demin e blatimit për mëkatin, do të bëjë shlyerjen për veten e për shtëpinë e tij, dhe pastaj do ta therë demin e blatimit për mëkatet e veta.+

12 Do të marrë mbajtësen e zjarrit+ e do ta mbushë plot me thëngjij nga altari+ që është para Jehovait, si edhe dy grushte me temjan të imët aromatik+ e do t’i çojë brenda perdes.+ 13 Gjithashtu do ta vërë temjanin në zjarr para Jehovait,+ që të mos vdesë, dhe reja e temjanit do të mbulojë kapakun e Arkës+ që është mbi Dëshminë.*+

14 Aroni do të marrë ca nga gjaku i demit+ e do ta spërkatë me gisht tokën përballë kapakut, në anën lindore; ca nga gjaku do ta spërkatë shtatë herë me gisht në tokë para kapakut.+

15 Pastaj do të therë cjapin e blatimit për mëkatin që u paraqit për popullin,+ do ta çojë gjakun e tij brenda perdes+ dhe do të bëjë me të+ njësoj siç bëri me gjakun e demit; ai do të spërkatë tokën në drejtim të kapakut, pra, para kapakut.

16 Aroni duhet të bëjë shlyerjen për Më të Shenjtën, për shkak të veprave të papastra të izraelitëve, të shkeljeve* dhe të mëkateve të tyre.+ Po kështu duhet të bëjë edhe për tendën e takimit që ndodhet mes izraelitëve, të cilët bëjnë vepra të papastra.

17 Në tendën e takimit s’duhet të ketë asnjeri tjetër, që nga momenti kur Aroni hyn në vendin e shenjtë për të bërë shlyerjen e derisa del. Ai do të bëjë shlyerjen për veten, për shtëpinë e tij+ dhe për tërë kongregacionin e Izraelit.+

18 Pastaj do të dalë e do të shkojë tek altari+ që është para Jehovait e do të bëjë shlyerjen për të; do të marrë ca nga gjaku i demit dhe ca nga gjaku i cjapit e do t’i vërë te brirët e altarit në të gjitha anët. 19 Gjithashtu do të spërkatë me gisht shtatë herë ca nga gjaku mbi altar dhe do ta pastrojë e do ta shenjtërojë altarin nga veprat e papastra të izraelitëve.

20 Pasi të ketë bërë shlyerjen+ për Më të Shenjtën, për tendën e takimit dhe për altarin,+ Aroni do të paraqitë edhe cjapin e gjallë.+ 21 Ai do të vërë të dyja duart mbi kokën e cjapit të gjallë e mbi të do të rrëfejë tërë fajet e izraelitëve, tërë shkeljet e tërë mëkatet e tyre, e do t’ia vërë këto mbi kokë.+ Pastaj, nëpërmjet një personi të caktuar për këtë,* do ta dërgojë cjapin në shkretëtirë. 22 Cjapi do t’i mbartë mbi vete tërë fajet e tyre+ në një vend të shkretë,+ dhe ai do ta dërgojë cjapin në shkretëtirë.+

23 Pastaj Aroni do të hyjë në tendën e takimit, do të heqë rrobat prej liri që veshi kur hyri në vendin e shenjtë dhe do t’i lërë atje. 24 Do të lajë trupin* me ujë+ në një vend të shenjtë dhe do të veshë rrobat e tij të shenjta.+ Pastaj do të dalë e do të paraqitë blatimin e tij të djegur+ e blatimin e djegur të popullit+ dhe do të bëjë shlyerjen për veten dhe për popullin.+ 25 Dhjamin e blatimit për mëkatin do ta vërë të digjet e të nxjerrë tym mbi altar.

26 Personi që e dërgoi cjapin për azazel,+ duhet të lajë rrobat dhe trupin me ujë, e pas kësaj mund të hyjë në kamp.

27 Demi si blatim për mëkatin dhe cjapi si blatim për mëkatin, gjaku i të cilëve u çua për të bërë shlyerjen brenda vendit të shenjtë, do të nxirren jashtë kampit, dhe lëkura, mishi e bajgat e tyre do të digjen në zjarr.+ 28 Ai që do t’i djegë, duhet të lajë rrobat dhe trupin me ujë, e pas kësaj mund të hyjë në kamp.

29 Ky do të jetë një ligj i pandryshueshëm për ju: ditën e dhjetë të muajit të shtatë duhet të mundoni veten* dhe nuk do të bëni asnjë punë,+ qofshi vendës, qofshi të ardhur. 30 Në këtë ditë do të bëhet shlyerja+ për ju, që të shpalleni të pastër. Kështu do të jeni të pastër para Jehovait nga tërë mëkatet tuaja.+ 31 Ky është sabat, pushim i plotë për ju, dhe në këtë ditë ju duhet të mundoni veten.+ Ky është një ligj i pandryshueshëm.

32 Prifti që do të miroset*+ e do të emërohet* për të shërbyer si prift+ pas të atit,+ do të bëjë shlyerjen dhe do të veshë rrobat prej liri,+ rrobat e shenjta.+ 33 Ai do të bëjë shlyerjen për Më të Shenjtën,+ për tendën e takimit+ dhe për altarin;+ do të bëjë shlyerjen edhe për priftërinjtë dhe për tërë kongregacionin.+ 34 Ky do të jetë një ligj i pandryshueshëm për ju,+ që një herë në vit të bëhet shlyerja për izraelitët, për shkak të tërë mëkateve të tyre.»+

Kështu, ai bëri siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.

17 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Thuaju Aronit, djemve të tij dhe tërë izraelitëve: ‘Kështu urdhëron Jehovai:

3 Nëse dikush nga shtëpia e Izraelit flijon* në kamp ose jashtë tij ndonjë kokë nga bagëtia e trashë a nga bagëtia e imët, 4 kur faktikisht duhet ta çojë flijimin në hyrje të tendës së takimit për t’ia paraqitur Jehovait si blatim para tabernakullit të Jehovait, ai do të quhet fajtor gjaku. Ai njeri ka derdhur gjak, prandaj duhet shfarosur* nga gjiri i popullit. 5 Kjo bëhet me qëllim që flijimet që deri tani i kanë bërë në vend të hapur, izraelitët t’i sjellin te Jehovai, në hyrje të tendës së takimit, e t’ia japin priftit; ata duhet t’ia paraqitin ato Jehovait si flijime në bashkësi.+ 6 Prifti do të spërkatë me gjakun e flijimeve altarin e Jehovait në hyrje të tendës së takimit dhe dhjamin do ta vërë të digjet e të nxjerrë tym si aromë të këndshme* për Jehovain.+ 7 Kështu, nuk do t’u bëni më flijime demonëve në formë cjapi,*+ te të cilët e shitni veten si prostitutë.+ Ky do të jetë një ligj i pandryshueshëm për ju, brez pas brezi.’

8 Thuaju: “Nëse dikush nga shtëpia e Izraelit ose nga ata që banojnë si të ardhur mes jush, bën një blatim të djegur a flijim 9 dhe nuk e sjell në hyrje të tendës së takimit për t’ia paraqitur Jehovait, duhet shfarosur* nga gjiri i popullit.+

10 Nëse dikush nga shtëpia e Izraelit ose nga të huajt që banojnë mes jush, ha çfarëdolloj gjaku,+ unë do të kthehem* kundër atij* që ha gjak dhe pa diskutim do ta shfaros* nga gjiri i popullit, 11 sepse jeta* e çdo krijese është në gjak,+ dhe unë jua kam dhënë që të bëni shlyerjen me të për veten* tuaj mbi altar,+ sepse gjaku bën shlyerjen+ nëpërmjet jetës* që është në të. 12 Prandaj u kam thënë izraelitëve: ‘Asnjë* nga ju të mos hajë gjak, dhe asnjë nga të huajt që banon mes jush,+ nuk duhet të hajë gjak.’+

13 Nëse ndonjë izraelit a i huaj që banon mes jush, del për gjah dhe zë një kafshë a shpend që mund të hahet, ai do t’ia derdhë gjakun+ dhe do ta mbulojë me dhé, 14 sepse jeta* e çdo krijese është gjaku i saj, meqë jeta* është në gjak. Prandaj u thashë izraelitëve: ‘Mos hani gjakun e asnjë krijese, sepse jeta* e çdo krijese është gjaku i saj. Kushdo që e ha, do të shfaroset.’*+ 15 Nëse dikush,* qoftë vendës, qoftë i huaj, gjen dhe ha mishin e një kafshe të ngordhur ose të shqyer nga egërsirat,+ do të lajë rrobat dhe trupin me ujë, e do të jetë i papastër deri në mbrëmje;+ pas kësaj do të jetë i pastër. 16 Por nëse nuk i lan rrobat dhe trupin,* do të përgjigjet për fajin e vet.”»+

18 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Thuaju izraelitëve: ‘Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!+ 3 Mos u sillni siç sillen në Egjipt, ku banuat, dhe mos u sillni siç sillen në Kanan, ku po ju çoj.+ Mos ndiqni ligjet e tyre. 4 Ndiqni dhe zbatoni ligjet dhe vendimet e mia gjyqësore.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj! 5 Zbatoni ligjet dhe vendimet e mia gjyqësore, sepse kush i zbaton, do të jetojë falë tyre.+ Unë jam Jehovai!

6 Asnjëri nga ju të mos i afrohet një të afërmi të ngushtë për të kryer marrëdhënie seksuale.*+ Unë jam Jehovai! 7 Mos kryej marrëdhënie seksuale as me babanë, as me nënën tënde; ajo është nëna jote, prandaj nuk duhet të kryesh marrëdhënie me të.

8 Mos kryej marrëdhënie seksuale me gruan e babait tënd,+ sepse kjo e turpëron babanë tënd.*

9 Mos kryej marrëdhënie seksuale me motrën tënde, qoftë vajzë e babait tënd, qoftë vajzë e nënës sate, qoftë e lindur në të njëjtën shtëpi me ty, qoftë jo.+

10 Mos kryej marrëdhënie seksuale me vajzën e djalit a të vajzës sate, sepse lakuriqësia e tyre është lakuriqësia jote.

11 Mos kryej marrëdhënie seksuale me vajzën e gruas së babait tënd, pasardhësen e babait tënd, pasi ajo është motra jote.

12 Mos kryej marrëdhënie seksuale me hallën tënde, pasi ajo është një gjak me babanë tënd.+

13 Mos kryej marrëdhënie seksuale me tezen tënde, pasi ajo është një gjak me nënën tënde.

14 Mos e turpëro xhaxhanë tënd* duke kryer marrëdhënie seksuale me gruan e tij, pasi ajo është nusja e xhaxhait.+

15 Mos kryej marrëdhënie seksuale me nusen e djalit;+ ajo është gruaja e djalit tënd, prandaj nuk duhet të kryesh marrëdhënie me të.

16 Mos kryej marrëdhënie seksuale me gruan e vëllait tënd,+ sepse kjo e turpëron vëllanë.*

17 Mos kryej marrëdhënie seksuale me një grua dhe vajzën e saj,+ as mos merr vajzën e djalit të saj a vajzën e vajzës së saj për të kryer marrëdhënie me to, sepse janë të afërme të ngushta të saj. Kjo sjellje është e ndyrë.*

18 Mos e merr motrën e gruas sate si grua të dytë*+ për të kryer marrëdhënie seksuale me të, ndërsa gruaja jote është ende gjallë.

19 Mos iu afro një gruaje për të kryer marrëdhënie seksuale kur është e papastër nga menstruacionet.+

20 Mos kryej marrëdhënie seksuale me gruan e tjetrit,* që të mos ndotesh.+

21 Mos lejo që ndonjë nga pasardhësit e tu t’i kushtohet* Molekut.+ Mos e përdhos emrin e Perëndisë tënd në këtë mënyrë.+ Unë jam Jehovai!

22 Mos fli me një burrë njësoj siç fle me një grua.+ Kjo gjë është e neveritshme.

23 Asnjë burrë të mos kryejë marrëdhënie seksuale me kafshë, që të mos ndotet; asnjë grua të mos i afrohet një kafshe për të kryer marrëdhënie me të.+ Kjo dhunon atë që është e natyrshme.

24 Mos u ndotni me asnjë nga këto gjëra, sepse me tërë këto gjëra janë ndotur kombet që po dëboj për ju.+ 25 Për këtë arsye vendi është i papastër, prandaj unë do ta ndëshkoj për fajin e tij dhe ai do t’i vjellë banorët e vet.+ 26 Kurse ju duhet të zbatoni ligjet dhe vendimet e mia gjyqësore+ dhe të mos bëni asnjë nga tërë ato gjëra të neveritshme, qofshi vendës, qofshi të ardhur,+ 27 sepse tërë këto gjëra të neveritshme i bënë ata që jetuan aty përpara jush,+ prandaj vendi është i papastër. 28 Nëse e ndotni vendin njësoj si ata, ai do t’ju vjellë edhe ju njësoj siç volli kombet që ishin aty përpara jush. 29 Nëse dikush bën ndonjë nga këto gjëra të neveritshme, ai që i bën, duhet shfarosur* nga gjiri i popullit. 30 Përmbushni detyrimin që keni ndaj meje dhe mos ndiqni asnjë nga këto zakone të neveritshme që bënin kombet përpara jush,+ për të mos u ndotur prej tyre. Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!’»

19 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Thuaji tërë asamblesë së izraelitëve: ‘Duhet të jeni të shenjtë, sepse unë Jehovai, Perëndia juaj, jam i shenjtë.+

3 Të gjithë duhet të respektoni* nënën e babanë+ dhe të mbani sabatet e mia.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj! 4 Mos u kërkoni ndihmë perëndive të kota+ dhe mos bëni perëndi me metal të derdhur.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!

5 Tani, nëse i bëni Jehovait një flijim në bashkësi,+ duhet ta bëni në atë mënyrë që Ai ta pranojë dhe ta miratojë.+ 6 Flijimi duhet ngrënë ditën që paraqitet ose të nesërmen, kurse ajo që mbetet deri ditën e tretë, duhet djegur në zjarr.+ 7 Por nëse hahet ditën e tretë, është një gjë fyese, dhe ai flijim nuk do të pranohet dhe nuk do të ketë miratimin e Perëndisë. 8 Ai që e ha, do të përgjigjet për fajin e vet, sepse ka përdhosur një gjë të shenjtë të Jehovait, dhe ai duhet shfarosur nga gjiri i popullit.

9 Kur të korrni arat tuaja, mos i korrni deri në cep dhe mos i mblidhni kallinjtë e mbetur në arë nga korrja.+ 10 Mos mblidhni as atë që mbetet në vresht, as kokrrat e shpërndara të rrushit. Përkundrazi, lërini për të varfrin*+ dhe të ardhurin. Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!

11 Mos vidhni,+ mos mashtroni+ dhe mos veproni pabesisht me njëri-tjetrin. 12 Mos u betoni në emrin tim për një gënjeshtër,+ e kështu të përdhosni emrin e Perëndisë tuaj. Unë jam Jehovai! 13 Mos e zhvat tjetrin+ dhe mos e grabit.+ Mos ia mbaj pagën gjithë natën deri në mëngjes atij që punon me mëditje.+

14 Mos e mallko të shurdhrin dhe mos i vër pengesë të verbrit,+ por ki respekt të thellë për Perëndinë tënd.*+ Unë jam Jehovai!

15 Mos bëni padrejtësi kur gjykoni. Mos mbani anën e të varfrit, as mos e mbani me hatër pasanikun.+ Duhet ta gjykosh tjetrin me drejtësi.

16 Mos shko vërdallë që të shpifësh nëpër popull.+ Mos u ngri që t’i marrësh jetën* tjetrit.*+ Unë jam Jehovai!

17 Mos e urre në zemër vëllanë tënd.+ Duhet ta korrigjosh se s’bën tjetrin,+ që të mos bëhesh me faj edhe ti për shkak të mëkateve të tij.

18 Mos merr hak+ dhe mos u mbaj mëri bijve të popullit tënd. Duaje tjetrin si veten.+ Unë jam Jehovai!

19 Duhet të zbatoni ligjet e mia. Mos çiftoni dy lloje kafshësh shtëpiake. Mos mbillni në arë dy lloje farash.+ Mos vishni një rrobë të endur me dy lloje fijesh.+

20 Tani, nëse një burrë kryen marrëdhënie me një grua që është skllave e premtuar për një burrë tjetër, por që ende nuk është shpenguar* e nuk e ka fituar lirinë, duhet dhënë ndëshkimi i duhur. Megjithatë ata nuk do të vriten, sepse ajo nuk ishte ende e lirë. 21 Ai do të sjellë një dash si blatim për fajin para Jehovait në hyrje të tendës së takimit.+ 22 Prifti do të bëjë shlyerjen për të, për mëkatin që bëri, duke paraqitur para Jehovait dashin e blatimit për fajin, dhe mëkati do t’i falet.

23 Kur të hyni në vendin që po ju jap dhe të mbillni ndonjë pemë frutore, fryti i saj do të jetë i papastër dhe i ndaluar për ju; për tre vjet ajo do të jetë e ndaluar* për ju dhe frytet e saj nuk duhen ngrënë. 24 Kurse vitin e katërt, tërë frytet e saj do të jenë të shenjta dhe do t’i paraqiten Jehovait me hare.+ 25 Vitin e pestë mund t’i hani frytet e saj, dhe ato do t’u shtohen prodhimeve tuaja. Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!

26 Mos hani asgjë me gjak.+

Mos kërkoni ogure* dhe mos u merrni me magji.+

27 Mos i rruani flokët anash tëmthave* dhe mos i shkurtoni cepat e mjekrës* në mënyrë të shëmtuar.+

28 Mos bëni prerje në trup kur mbani zi për një të vdekur,*+ e as tatuazhe. Unë jam Jehovai!

29 Mos e çndero vajzën tënde duke e bërë prostitutë,+ që vendi të mos jepet pas prostitucionit e të mbushet me shthurje morale.+

30 Duhet të mbani sabatet e mia+ dhe të keni nderim të thellë për* shenjtëroren time. Unë jam Jehovai!

31 Mos iu drejtoni mediumeve*+ dhe mos u konsultoni me ndonjë parashikues fati,+ që të mos ndoteni prej tyre. Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!

32 Duhet të ngrihesh në këmbë para flokëzbardhurit,+ të nderosh të moshuarin+ dhe të kesh nderim të thellë për Perëndinë tënd.*+ Unë jam Jehovai!

33 Mos e keqtrajtoni të ardhurin që banon në vendin tuaj.+ 34 Ai që banon si i ardhur mes jush, duhet të jetë për ju njësoj si vendësit.+ Duajeni si veten, sepse edhe ju ishit të huaj në Egjipt.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!

35 Mos përdorni standarde të dyfishta kur matni gjatësinë, gjerësinë dhe vëllimin.+ 36 Duhet të keni peshore të sakta, pesha të sakta, masa të sakta për lëndët e ngurta* dhe masa të sakta për lëngjet.*+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që ju nxori nga Egjipti. 37 Prandaj ndiqni e zbatoni tërë ligjet dhe vendimet e mia gjyqësore.+ Unë jam Jehovai!’»

20 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Do t’u thuash izraelitëve: “Cilido nga izraelitët ose nga të huajt që banojnë në Izrael, që i jep Molekut ndonjë nga pasardhësit e tij, duhet të vritet pa diskutim.+ Populli duhet ta godasë me gurë derisa të vdesë. 3 Unë vetë do të kthehem* kundër atij njeriu dhe do ta shfaros* nga gjiri i popullit, sepse i ka dhënë Molekut nga pasardhësit e vet, ka ndotur vendin tim të shenjtë+ dhe ka përdhosur emrin tim të shenjtë. 4 Nëse populli qëllimisht i mbyll sytë kur ai njeri i jep Molekut ndonjë nga pasardhësit e vet dhe nuk e vret,+ 5 atëherë unë vetë do të kthehem kundër tij dhe familjes së tij.+ Do ta shfaros nga gjiri i popullit atë dhe këdo, që bashkë me të, e shet veten si prostitutë te Moleku.

6 Kurse atij që u drejtohet mediumeve*+ dhe parashikuesve të fatit,+ e kështu më tradhton,* me siguri do t’i kthehem kundër dhe do ta shfaros* nga gjiri i popullit.+

7 Shenjtërohuni dhe jini të shenjtë,+ sepse unë jam Jehovai, Perëndia juaj. 8 Ndiqni dhe zbatoni ligjet e mia.+ Unë, Jehovai, po ju shenjtëroj.+

9 Nëse dikush mallkon babanë dhe nënën, duhet të vritet pa diskutim.+ Ai ka mallkuar babanë dhe nënën, ndaj gjaku i vet rëntë mbi të.*

10 Tani, për sa i përket një burri që kryen kurorëshkelje: ai që kryen kurorëshkelje* me gruan e tjetrit, duhet të vritet pa diskutim; duhet të vriten që të dy, si kurorëshkelësi, edhe kurorëshkelësja.+ 11 Kush fle me gruan e babait, turpëron babanë e vet.*+ Të dy duhet të vriten pa diskutim, dhe gjaku i tyre rëntë mbi ta. 12 Nëse një burrë fle me nusen e djalit, që të dy duhet të vriten pa diskutim. Ata kanë dhunuar atë që është e natyrshme, ndaj gjaku i tyre rëntë mbi ta.+

13 Nëse një burrë fle me një burrë tjetër njësoj siç fle me një grua, që të dy bëjnë një gjë të neveritshme.+ Ata duhet të vriten pa diskutim, dhe gjaku i tyre rëntë mbi ta.

14 Nëse një burrë martohet me një grua, dhe kryen marrëdhënie edhe me nënën e saj, kjo sjellje është e ndyrë.*+ Ata duhet të vriten e të digjen në zjarr,+ që kjo sjellje e ndyrë të marrë fund mes jush.

15 Nëse një burrë kryen marrëdhënie me një kafshë, ai duhet të vritet pa diskutim, po ashtu edhe kafsha.+ 16 Nëse një grua i afrohet një kafshe për të kryer marrëdhënie me të,+ duhet të vriten si gruaja, edhe kafsha. Duhet të vriten pa diskutim që të dy, dhe gjaku i tyre rëntë mbi ta.

17 Nëse një burrë kryen marrëdhënie seksuale me motrën, qoftë vajzë e babait ose e nënës së tij, dhe sheh lakuriqësinë e saj, e ajo sheh lakuriqësinë e tij, ky veprim është i turpshëm.+ Ata duhen shfarosur* para syve të popullit. Ai ka turpëruar të motrën,* dhe duhet të përgjigjet për fajin e vet.

18 Nëse një burrë fle me një grua që është me menstruacionet dhe kryen marrëdhënie me të, ai dhe ajo nuk tregojnë respekt për gjakrrjedhjen e saj.+ Që të dy duhen shfarosur* nga gjiri i popullit.

19 Mos kryej marrëdhënie seksuale me tezen a me hallën, sepse kështu do të turpëroje një të afërm gjaku.+ Që të dy duhet të përgjigjen për fajin e tyre. 20 Një burrë që fle me nusen e xhaxhait, turpëron xhaxhanë e vet.*+ Që të dy duhet të përgjigjen për mëkatin e tyre dhe do të vdesin pa fëmijë. 21 Nëse një burrë merr gruan e të vëllait,* kjo gjë është e neveritshme.+ Ai ka turpëruar të vëllanë,* dhe të dy do të vdesin pa fëmijë.

22 Ndiqni e zbatoni+ tërë ligjet dhe vendimet e mia gjyqësore,+ që vendi ku po ju çoj të banoni, të mos ju vjellë.+ 23 Mos ndiqni ligjet e kombeve që po dëboj për ju,+ sepse ata i kanë bërë tërë këto gjëra, dhe unë i urrej thellësisht.+ 24 Prandaj ju thashë: ‘Do ta shtini në dorë vendin e tyre, dhe unë do t’jua jap si zotërim atë vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që ju kam ndarë veç nga popujt.’+ 25 Ju duhet të dalloni kafshët e pastra nga të papastrat dhe zogjtë e pastër nga të papastrit.+ Mos u bëni të neveritshëm në sytë e mi për shkak të ndonjë kafshe, zogu a gjithçkaje që zvarritet në tokë, të cilat i kam ndarë veç që të jenë të papastra për ju.+ 26 Jini të shenjtë për mua, sepse unë, Jehovai, jam i shenjtë+ dhe po ju ndaj veç nga popujt, që të jeni të mitë.+

27 Çdo burrë a grua që është medium ose parashikues fati,* duhet të vritet pa diskutim.+ Populli do ta godasë me gurë derisa të vdesë, dhe gjaku i vet rëntë mbi të.”»

21 Jehovai i tha akoma Moisiut: «Thuaju priftërinjve, djemve të Aronit: ‘Askush të mos ndotet për një të vdekur* mes popullit.*+ 2 Por prifti mund të ndotet për një të afërm të ngushtë gjaku: nënën, babanë, djalin, vajzën, vëllanë 3 dhe për të motrën, nëse ishte virgjëreshë që jetonte me të dhe nuk ishte martuar ende. 4 Megjithatë nuk mund të ndotet e të përdhoset për një grua të martuar brenda popullit të tij. 5 Priftërinjë të mos e rruajnë kokën,+ as cepat e mjekrës dhe të mos bëjnë prerje në trup.+ 6 Ata duhet të jenë të shenjtë për Perëndinë e tyre+ e nuk duhet të përdhosin emrin e Perëndisë së tyre,+ sepse ata paraqitin blatimet e bëra me zjarr për Jehovain, bukën* e Perëndisë së tyre, prandaj duhet të jenë të shenjtë.+ 7 Prifti nuk duhet të martohet me një prostitutë,+ as me një grua të çnderuar a të divorcuar nga burri,+ sepse ai është i shenjtë për Perëndinë e tij. 8 Shenjtërojeni,+ sepse ai paraqit bukën e Perëndisë tuaj. Ai duhet të jetë i shenjtë për ju, sepse unë, Jehovai, që po ju shenjtëroj, jam i shenjtë.+

9 Tani, nëse vajza e një prifti humb nderin duke u marrë me prostitucion, ajo çnderon të atin. Duhet të vritet e të digjet në zjarr.+

10 Ai që është kryeprift mes vëllezërve të tij, mbi kokën e të cilit është derdhur vaji i mirosjes+ dhe është emëruar* që të veshë rrobat e tij priftërore,+ të mos e lërë kokën të çrregullt e të mos i shqyejë rrobat.+ 11 Të mos i afrohet asnjë të vdekuri;*+ të mos ndotet as për të ëmën, as për të atin. 12 Të mos dalë nga shenjtërorja e të mos përdhosë shenjtëroren e Perëndisë së vet,+ sepse mbi të është shenja e kushtimit, pra, vaji i mirosjes i Perëndisë së tij.+ Unë jam Jehovai!

13 Ai duhet të martohet me një vajzë të virgjër.+ 14 Ai nuk mund të martohet me një vejushë, me një grua të divorcuar, të çnderuar ose prostitutë, por duhet të marrë për grua një virgjëreshë nga populli i tij. 15 Të mos i çnderojë pasardhësit* e tij mes popullit,+ sepse unë, Jehovai, po e shenjtëroj.’»

16 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 17 «Thuaji Aronit: ‘Gjatë tërë brezave, askush nga pasardhësit* e tu të mos afrohet për të paraqitur bukën e Perëndisë së tij nëse ka ndonjë të metë në trup. 18 Të mos afrohet asnjë burrë që ka ndonjë të metë në trup: asnjë i verbër, i çalë, i shfytyruar,* me njërën gjymtyrë të gjatë, 19 me këmbë ose dorë të thyer, 20 kurrizdalë, xhuxh,* i sëmurë nga sytë, me ekzemë a qere ose me testikuj të shtypur.+ 21 Askush nga pasardhësit* e Aronit që ka ndonjë të metë në trup nuk mund të afrohet për t’i paraqitur Jehovait blatimet e bëra me zjarr; ai ka një të metë në trup, prandaj nuk mund të afrohet për të paraqitur bukën e Perëndisë së tij. 22 Mirëpo mund të hajë nga buka e Perëndisë së vet, nga gjërat shumë të shenjta+ dhe nga gjërat e shenjta.+ 23 Ama nuk mund t’i afrohet perdes*+ dhe altarit,+ pasi ka një të metë në trup; ai nuk duhet ta përdhosë shenjtëroren time,+ sepse unë, Jehovai, po i shenjtëroj.’»+

24 Kështu, Moisiu ia tha këto Aronit, djemve të tij dhe tërë izraelitëve.

22 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Thuaju Aronit dhe djemve të tij që të bëjnë kujdes si i përdorin* gjërat e shenjta të izraelitëve e të mos e përdhosin emrin tim të shenjtë+ me gjërat që ata m’i shenjtërojnë mua.+ Unë jam Jehovai! 3 Thuaju: ‘Gjatë tërë brezave tuaj, kushdo nga pasardhësit tuaj që u afrohet kur është i papastër gjërave të shenjta, të cilat izraelitët m’i shenjtërojnë mua, Jehovait, do të shfaroset nga prania ime.+ Unë jam Jehovai! 4 Askush nga pasardhësit e Aronit që ka lebër+ ose sekrecione nga organi gjinor+ nuk mund t’i hajë gjërat e shenjta derisa të pastrohet.+ Nuk mund të hajë as ai që prek dikë që është bërë i papastër nga një i vdekur,+ as ai që ka lëshim fare,+ 5 as ai që prek ndonjë krijesë të vogël e të papastër që rri në tufa+ dhe as ai që prek dikë që për ndonjë arsye është i papastër dhe mund ta bëjë edhe atë të papastër.+ 6 Ai* që prek ndonjë nga këto, do të jetë i papastër deri në mbrëmje dhe s’mund të hajë nga gjërat e shenjta, por duhet të lajë trupin me ujë.+ 7 Pas perëndimit të diellit do të jetë i pastër dhe mund të hajë nga gjërat e shenjta, sepse janë ushqimi i tij.+ 8 Gjithashtu nuk duhet të hajë ndonjë kafshë që gjendet e ngordhur ose e shqyer nga egërsirat, që të mos bëhet i papastër prej saj.+ Unë jam Jehovai!

9 Ata duhet të përmbushin detyrimin që kanë ndaj meje që të mos mëkatojnë, e kështu të dënohen me vdekje, ngaqë përdhosin gjërat e shenjta. Unë, Jehovai, po i shenjtëroj.

10 Asnjë njeri i paautorizuar* nuk mund të hajë ndonjë gjë të shenjtë.+ Asnjë i huaj që është mysafir i priftit dhe asnjë i punësuar nuk mund të hajë ndonjë gjë të shenjtë. 11 Por nëse prifti e ka blerë dikë* me paratë e veta, personi mund të hajë; edhe skllevërit e lindur në shtëpinë e tij mund të hanë nga ushqimi i tij.+ 12 Nëse vajza e priftit martohet me dikë që nuk është prift,* ajo nuk mund të hajë nga kontributi i shenjtë. 13 Por nëse vajza e priftit mbetet vejushë ose divorcohet e s’ka fëmijë, dhe kthehet në shtëpinë e të atit si në rininë e saj, mund të hajë nga ushqimi i të atit;+ gjithsesi asnjë njeri i paautorizuar* nuk mund të hajë.

14 Nëse dikush ha pa dashje një gjë të shenjtë, ai do t’i shtojë një të pestën e vlerës dhe do t’ia kthejë priftit blatimin e shenjtë.+ 15 Prandaj priftërinjtë nuk duhet t’i përdhosin gjërat e shenjta që izraelitët japin si kontribut për Jehovain,+ 16 duke i lejuar izraelitët që të hanë gjërat e tyre të shenjta, e si pasojë të bëhen fajtorë e të ndëshkohen për këtë, sepse unë, Jehovai, jam ai që i shenjtëron.’»

17 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 18 «Thuaju Aronit, djemve të tij dhe tërë izraelitëve: ‘Kur një izraelit ose i ardhur në Izrael paraqit një blatim të djegur+ para Jehovait si blatim zotimi a si blatim vullnetar,+ 19 duhet të paraqitë një mashkull të shëndetshëm+ nga bagëtia e trashë a nga bagëtia e imët, me qëllim që të pranohet e të ketë miratimin e Perëndisë. 20 Mos paraqitni asgjë me të meta,+ sepse ajo nuk do të pranohet e nuk do të ketë miratimin e Perëndisë.

21 Nëse dikush i paraqit Jehovait një flijim në bashkësi+ si blatim zotimi ose si blatim vullnetar, që ai ta pranojë e ta miratojë, duhet të sjellë një kafshë të shëndetshme e pa asnjë të metë nga bagëtia e imët ose e trashë. 22 Nuk duhet paraqitur asnjë kafshë e verbër, me thyerje, prerje, iriqë, dregëza ose qere; nuk duhet paraqitur asnjë prej tyre para Jehovait dhe nuk duhet vënë mbi altar një blatim i tillë për Jehovain. 23 Bagëtia e trashë ose e imët që ka një gjymtyrë më të gjatë ose më të shkurtër se tjetra, mund të paraqitet si blatim vullnetar, por nëse paraqitet si blatim zotimi, s’do të pranohet dhe s’do të ketë miratimin e Perëndisë. 24 Mos i paraqitni Jehovait një kafshë me testikuj të dëmtuar, të shtypur, të shkulur ose të prerë; nuk duhet të paraqitni kafshë të tilla as në vendin që po ju jap. 25 Mos pranoni nga dora e një të huaji asnjë nga këto, që t’i paraqitni si bukë* për Perëndinë tuaj, sepse janë të gjymtuara dhe me të meta. Ato s’do të pranohen e s’do të kenë miratimin e Perëndisë.’»

26 Jehovai i tha akoma Moisiut: 27 «Kur lind një viç, një qengj a një kec, ai do të rrijë me të ëmën shtatë ditë.+ Nëse paraqitet si blatim, si blatim i bërë me zjarr për Jehovain, nga dita e tetë e më pas, atëherë do të pranohet e do të ketë miratimin e Perëndisë. 28 Mos therni asnjë kokë bagëti të trashë a të imët në të njëjtën ditë me të voglin e vet.+

29 Nëse i bëni Jehovait një flijim falënderimi,+ duhet ta bëni në atë mënyrë që Ai ta pranojë e ta miratojë. 30 Flijimi duhet ngrënë po atë ditë dhe mos lini asgjë për të nesërmen në mëngjes.+ Unë jam Jehovai!

31 Ndiqni dhe zbatoni urdhërimet e mia.+ Unë jam Jehovai! 32 Mos e përdhosni emrin tim të shenjtë+ dhe më shenjtëroni mes izraelitëve.+ Unë, Jehovai, po ju shenjtëroj,+ 33 unë që ju nxora nga Egjipti, për të qenë Perëndia juaj.+ Unë jam Jehovai!»

23 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Thuaju izraelitëve: ‘Festat stinore+ të Jehovait që duhet të shpallni,+ janë asamble të shenjta; ato janë festat e mia stinore.

3 Mund të punoni gjashtë ditë, por dita e shtatë është sabat, pushim i plotë,+ një asamble e shenjtë. Mos bëni asnjë punë. Kudo që të banoni, do të jetë sabat për Jehovain.+

4 Këto janë festat stinore të Jehovait, asambletë e shenjta, që duhet të shpallni në kohën e caktuar: 5 ditën e 14-të të muajit të parë,+ në të ngrysur,* do të jetë Festa e Kalimit*+ për Jehovain.

6 Ditën e 15-të të atij muaji do të jetë Festa e Bukëve Pa Maja për Jehovain;+ do të hani bukë pa maja për shtatë ditë.+ 7 Ditën e parë do të mbani një asamble të shenjtë.+ Nuk duhet të bëni asnjë punë të lodhshme. 8 Megjithatë duhet t’i paraqitni Jehovait nga një blatim të bërë me zjarr për shtatë ditë. Ditën e shtatë do të mbahet një asamble e shenjtë. Mos bëni asnjë punë të lodhshme.’»

9 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 10 «Thuaju izraelitëve: ‘Në fund, kur të keni hyrë në vendin që po ju jap dhe t’i keni korrur arat, çojini priftit një nga duajt e fryteve të para+ të korrjes.+ 11 Ai do ta tundë atë nga njëra anë në tjetrën para Jehovait, që ju të keni miratimin e Tij; prifti do ta tundë ditën pas Sabatit. 12 Atë ditë që do të tundet një nga duajt tuaj, duhet t’i paraqitni Jehovait si blatim të djegur një qengj mashkull, të shëndetshëm e njëvjeçar,* 13 dhe bashkë me të, dy të dhjetat e një efe* mielli të bluar imët e të përzier me vaj si blatim në drithë, blatim të bërë me zjarr për Jehovain, me aromë të këndshme,* si edhe një çerek hini* verë si blatim në pije. 14 Mos hani as bukë, as drithë të pjekur e as drithë të ri deri atë ditë, derisa të sillni blatimin e Perëndisë tuaj. Ky është një ligj i pandryshueshëm për ju brez pas brezi, kudo që të banoni.

15 Nga dita pas Sabatit, dita kur të sillni një nga duajt si blatim të tundur, do të llogaritni shtatë sabate;+ ato duhet të jenë shtatë javë të plota. 16 Pra, duhet të llogaritni 50 ditë,+ deri ditën pas Sabatit të shtatë, dhe pastaj duhet t’i paraqitni Jehovait një blatim në drithë të ri.+ 17 Duhet të sillni nga shtëpitë dy bukë si blatim të tundur, të cilat duhen bërë me dy të dhjetat e një efe* mielli të bluar imët, duhen zënë me maja+ dhe duhen pjekur si fryte të para të tokës për Jehovain.+ 18 Bashkë me bukët paraqitni shtatë qengja meshkuj, të shëndetshëm e njëvjeçarë, një dem të ri dhe dy desh.+ Ata, së bashku me blatimin e tyre në drithë dhe blatimet e tyre në pije, do të shërbejnë si blatim i djegur për Jehovain, si një blatim i bërë me zjarr, me aromë të këndshme* për Jehovain. 19 Paraqitni një kec si blatim për mëkatin+ dhe dy qengja meshkuj njëvjeçarë si flijim në bashkësi.+ 20 Prifti do t’i tundë nga njëra anë në tjetrën dy qengjat bashkë me bukët e fryteve të para të tokës si blatim të tundur para Jehovait. Ky blatim do të shërbejë si një gjë e shenjtë për Jehovain dhe do t’i takojë priftit.+ 21 Po atë ditë do të shpallni+ se do të mbahet një asamble e shenjtë. Mos bëni asnjë punë të lodhshme. Ky është një ligj i pandryshueshëm për ju brez pas brezi, kudo që të banoni.

22 Kur të korrni arat tuaja, mos i korrni deri në cep dhe mos i mblidhni kallinjtë e mbetur në arë.+ Duhet t’i lini për të varfrin*+ dhe të ardhurin.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!’»

23 Jehovai i tha akoma Moisiut: 24 «Thuaju izraelitëve: ‘Dita e parë e muajit të shtatë do të jetë pushim i plotë, asamble e shenjtë dhe, si përkujtues të saj, do të dëgjoni buçitjen e trumbetave.+ 25 Nuk duhet të bëni asnjë punë të lodhshme dhe duhet t’i paraqitni Jehovait një blatim të bërë me zjarr.’»

26 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 27 «Kurse në ditën e dhjetë të muajit të shtatë do të jetë Dita e Shlyerjes.+ Atë ditë duhet të mbani një asamble të shenjtë, duhet të mundoni veten*+ dhe duhet t’i paraqitni Jehovait një blatim të bërë me zjarr. 28 Mos bëni asnjë punë në këtë ditë të veçantë, sepse është dita kur bëhet shlyerja+ për ju para Jehovait, Perëndisë tuaj. 29 Kushdo që nuk e mundon veten* atë ditë, do të shfaroset* nga gjiri i popullit.+ 30 Këdo* që do të bëjë ndonjë punë atë ditë, unë do ta zhduk nga gjiri i popullit. 31 Mos bëni asnjë punë. Ky është një ligj i pandryshueshëm për ju brez pas brezi, kudo që të banoni. 32 Ajo ditë është sabat, pushim i plotë për ju, dhe mbrëmjen e ditës së nëntë të muajit, ju do të mundoni veten;+ sabatin duhet ta mbani nga mbrëmja në mbrëmje.»

33 Jehovai i tha akoma Moisiut: 34 «Thuaju izraelitëve: ‘Ditën e 15-të të muajit të shtatë do të jetë Festa e Kasolleve* që do të zgjatë shtatë ditë për Jehovain.+ 35 Ditën e parë do të mbahet një asamble e shenjtë, dhe ju nuk duhet të bëni asnjë punë të lodhshme. 36 Për shtatë ditë duhet t’i paraqitni Jehovait nga një blatim të bërë me zjarr. Ditën e tetë do të mbani një asamble të shenjtë+ dhe do t’i paraqitni Jehovait një blatim të bërë me zjarr. Ajo është një asamble solemne dhe ju nuk mund të bëni asnjë punë të lodhshme.

37 Këto janë festat stinore+ të Jehovait që duhet t’i shpallni si asamble të shenjta+ për t’i paraqitur Jehovait blatimin e bërë me zjarr: blatimin e djegur,+ blatimin në drithë+ të flijimit dhe blatimin në pije,+ sipas programit të përditshëm. 38 Këto blatime do t’i paraqitni përveç atyre që paraqitni në sabatet+ e Jehovait, përveç dhuratave tuaja,+ përveç blatimeve të zotimit+ dhe përveç blatimeve tuaja vullnetare,+ të cilat duhet t’ia sillni Jehovait. 39 Por ditën e 15-të të muajit të shtatë, pasi të keni mbledhur prodhimet e tokës, duhet të kremtoni për shtatë ditë+ festën e Jehovait; dita e parë dhe dita e tetë do të jenë ditë për pushim të plotë.+ 40 Ditën e parë merrni frytet e pemëve më të zgjedhura, degë palmash,+ degë të dendura pemësh dhe degë plepash nga luginat,* e gëzoni+ për shtatë ditë para Jehovait, Perëndisë tuaj.+ 41 Do ta kremtoni si festë për Jehovain shtatë ditë në vit,+ në muajin e shtatë. Ky do të jetë një ligj i pandryshueshëm për ju, brez pas brezi. 42 Duhet të banoni shtatë ditë nëpër kasolle;+ të gjithë vendësit në Izrael duhet të banojnë nëpër kasolle, 43 që brezat tuaj të ardhshëm ta dinë+ se unë i vura izraelitët të banonin nëpër kasolle kur i nxora nga Egjipti.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!’»

44 Kështu, Moisiu u foli izraelitëve për festat stinore të Jehovait.

24 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Urdhëroji izraelitët që të të sjellin për ndriçim vaj safi prej ullinjsh të shtypur, që llambat të rrinë vazhdimisht të ndezura.+ 3 Në tendën e takimit, jashtë perdes së Dëshmisë,* Aroni do të sigurohet që llambat të jenë të ndezura para Jehovait, nga mbrëmja deri në mëngjes. Ky është një ligj i përhershëm për ju, brez pas brezi. 4 Ai duhet të kujdeset vazhdimisht për llambat e shandanit+ me ar të kulluar që janë para Jehovait.

5 Të piqen 12 bukë në formë unaze të bëra me miell të bluar imët; çdo bukë duhet të ketë dy të dhjetat e një efe mielli.* 6 Ato duhen vënë në tryezën me ar të kulluar para Jehovait+ në dy stiva, nga gjashtë për çdo stivë.+ 7 Mbi secilën stivë duhet vënë temjan i bardhë safi, që do të shërbejë si blatim simbolik për bukën,*+ si një blatim i bërë me zjarr për Jehovain. 8 Ai duhet t’i sistemojë ato Sabat për Sabat, që të jenë vazhdimisht para Jehovait.+ Kjo është një besëlidhje e pandryshueshme me izraelitët. 9 Bukët do t’i takojnë Aronit e djemve të tij,+ dhe ata duhet t’i hanë në një vend të shenjtë,+ sepse janë një gjë shumë e shenjtë për priftin nga blatimet e bëra me zjarr për Jehovain. Ky është një rregull i pandryshueshëm.»

10 Tani, mes izraelitëve ishte një djalë, bir i një izraeliteje dhe i një egjiptiani,+ dhe mes tij e një izraeliti plasi sherri në kamp. 11 Djali i izraelites nisi të blasfemonte* e të mallkonte Emrin.*+ Kështu që e çuan te Moisiu.+ (E ëma quhej Shelomita dhe ishte vajza e Dibrit, nga fisi i Danit.) 12 Atë e mbajtën me roja derisa u bë i qartë vendimi i Jehovait.+

13 Më pas Jehovai i tha Moisiut: 14 «Nxirre jashtë kampit atë që mallkoi emrin tim. Të gjithë ata që e dëgjuan, të vënë duart mbi kokën e tij, pastaj tërë asambleja ta godasë me gurë derisa të vdesë.+ 15 Dhe thuaju izraelitëve: ‘Kushdo që mallkon Perëndinë e tij, do të përgjigjet për mëkatin e vet. 16 Ai që blasfemon* emrin e Jehovait, duhet të vritet pa diskutim;+ tërë asambleja duhet ta godasë me gurë derisa të vdesë. Edhe i ardhuri duhet të vritet njësoj si vendësi nëse blasfemon Emrin.

17 Kush ia merr jetën një njeriu, duhet të vritet pa diskutim.+ 18 Ai që godet dhe vret një kafshë shtëpiake, duhet të dëmshpërblejë jetë për jetë.* 19 Nëse dikush e dëmton shokun e vet, e njëjta gjë do t’i bëhet edhe atij.+ 20 Thyerje për thyerje, sy për sy e dhëmb për dhëmb; ai do të pësojë të njëjtin dëmtim që i shkaktoi tjetrit.+ 21 Ai që godet dhe vret një kafshë, duhet të dëmshpërblejë,+ kurse ai që godet dhe vret një njeri, duhet të vritet.+

22 Do të zbatohet i njëjti ligj për të gjithë ju, të ardhur a vendës,+ sepse unë jam Jehovai, Perëndia juaj.’»

23 Pastaj Moisiu foli me izraelitët, dhe ata e nxorën jashtë kampit atë që mallkoi emrin e Perëndisë dhe e vranë me gurë.+ Kështu izraelitët bënë siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.

25 Jehovai i tha akoma Moisiut në malin Sinai: 2 «Thuaju izraelitëve: “Në fund, kur të keni hyrë në vendin që po ju jap,+ vendi duhet të mbajë sabatin për Jehovain.+ 3 Për gjashtë vjet do të mbillni arat e do të krasitni vreshtat dhe do të mblidhni prodhimin e vendit.+ 4 Por viti i shtatë duhet të jetë sabat, pushim i plotë për vendin, një sabat për Jehovain. Mos i mbillni arat dhe mos i krasitni vreshtat. 5 Mos e korrni atë që toka do të prodhojë vetë nga gruri i mbetur pas korrjes dhe mos e vilni hardhinë e pakrasitur. Ai vit duhet të jetë pushim i plotë për vendin. 6 Megjithatë, atë që toka do të prodhojë gjatë sabatit mund ta hani ju, skllevërit dhe skllavet tuaja, të punësuarit dhe të ardhurit që jetojnë me ju, 7 si edhe kafshët shtëpiake dhe kafshët e egra në vendin tuaj. Çdo gjë që do të prodhojë toka mund të hahet.

8 Do të llogaritni shtatë vite sabati, pra shtatë vjet herë shtatë, dhe këto shtatë vite sabati do të jenë 49 vjet. 9 Pastaj, ditën e dhjetë të muajit të shtatë do t’i bini fort bririt, pra në Ditën e Shlyerjes+ tingulli i bririt duhet të kumbojë anekënd vendit. 10 Duhet ta shpallni të shenjtë vitin e 50-të dhe do të shpallni lirinë në vend për të gjithë banorët.+ Ai do të jetë për ju Jubile, dhe secili nga ju do të kthehet te prona e te familja e vet.+ 11 Viti i 50-të do të jetë për ju Jubile. Nuk do të mbillni, as do të korrni atë që toka do të prodhojë vetë nga gruri i mbetur përtokë e as do ta vilni hardhinë e pakrasitur,+ 12 sepse është Jubile dhe duhet të jetë i shenjtë për ju. Mund të hani vetëm atë që toka do të prodhojë vetë.+

13 Vitin e Jubileut, secili duhet të kthehet te prona e vet.+ 14 Nëse i shitni dikujt diçka ose blini diçka prej tij, mos e shfrytëzoni njëri-tjetrin.+ 15 Kur të blini tokën merrni parasysh sa vite kanë kaluar nga Jubileu; edhe shitësi do ta përcaktojë çmimin në bazë të viteve që do të merret prodhim.+ 16 Sa më shumë vjet të mbeten, aq më i lartë do të jetë çmimi i blerjes; sa më pak vjet të mbeten, aq më i ulët do të jetë çmimi i blerjes, sepse ai faktikisht po ju shet prodhimin e tokës. 17 Askush nga ju të mos e shfrytëzojë tjetrin,+ por duhet të keni nderim të thellë për Perëndinë tuaj,*+ sepse unë jam Jehovai, Perëndia juaj.+ 18 Ndiqni e zbatoni ligjet dhe vendimet e mia gjyqësore, e kështu do të banoni të sigurt në vend.+ 19 Toka do të prodhojë fryte,+ dhe ju do të hani sa të ngopeni e do të banoni atje të sigurt.+

20 Por nëse thoni: ‘Ç’do të hamë vitin e shtatë, nëse nuk mund të mbjellim arat ose të mbledhim prodhimet?’+ 21 Unë do t’ju jap bekimin tim në vitin e gjashtë, dhe toka do të prodhojë sa për tre vjet.+ 22 Kështu vitin e tetë ju do të mbillni e do të hani nga prodhimi i vjetër deri në vitin e nëntë; derisa të mblidhni prodhimin e ri do të hani nga prodhimi i vjetër.

23 Nuk duhet ta shitni tokën përgjithmonë,+ sepse është imja.+ Për mua, ju jeni të ardhur dhe të shpërngulur.+ 24 Prandaj, në tërë vendin që zotëroni, duhet të ekzistojë e drejta e riblerjes së tokës.

25 Nëse ndonjë mes vëllezërve tuaj varfërohet dhe i duhet të shesë një pjesë të pronës së vet, një riblerës nga të afërmit e tij të ngushtë duhet të riblejë atë që shiti ai.+ 26 Por nëse nuk ka njeri që t’ia riblejë pronën dhe, më pas, ai vetë pasurohet e është në gjendje ta riblejë, 27 ai duhet ta llogaritë vlerën e pronës që nga viti kur e shiti dhe do t’i rimbursojë blerësit vetëm diferencën. Pastaj do ta marrë sërish pronën e vet.+

28 Por nëse nuk është në gjendje ta riblejë, ajo që shiti do t’i mbetet blerësit deri në vitin e Jubileut;+ prona do t’i jepet sërish në Jubile, dhe ai do të kthehet te prona e vet.+

29 Tani, nëse dikush shet një shtëpi brenda një qyteti me mure, e drejta e riblerjes do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit, që nga koha e shitjes;+ e drejta e riblerjes do të jetë e vlefshme për një vit të tërë. 30 Por nëse nuk riblihet para se të mbushet viti, shtëpia brenda qytetit me mure do të mbetet përgjithmonë pronë e blerësit, brez pas brezi; ajo nuk do të kthehet në Jubile. 31 Kurse shtëpitë që ndodhen në vendbanime pa mure, do të konsiderohen pjesë e arës dhe për to do të mbetet e vlefshme e drejta e riblerjes; në Jubile ato duhet të kthehen.

32 Kurse levitët do të kenë gjithnjë të drejtën e riblerjes për shtëpitë që kanë brenda qyteteve të tyre.+ 33 Nëse pronat e levitëve nuk riblihen, shtëpitë e shitura në qytetet e tyre, do të kthehen në Jubile,+ sepse janë prona që u janë dhënë mes izraelitëve.+ 34 Gjithashtu, kullotat e qyteteve të tyre+ nuk mund të shiten, sepse janë pronë e tyre brez pas brezi.

35 Nëse ndonjë mes vëllezërve tuaj që jeton pranë jush varfërohet dhe gjendet ngushtë, ndihmojeni+ siç do të ndihmonit të ardhurit dhe të shpërngulurit,+ që të vazhdojë të jetojë mes jush. 36 Mos i merrni kamatë dhe mos nxirrni fitime* prej tij,+ përkundrazi kini nderim të thellë për Perëndinë,*+ dhe vëllai juaj do të vazhdojë të jetojë mes jush. 37 Mos ia jepni paratë hua me kamatë+ dhe mos ia jepni ushqimin që të nxirrni fitime. 38 Unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që ju nxori nga Egjipti+ për t’ju dhënë vendin e Kananit, që të jem Perëndia juaj.+

39 Nëse ndonjë mes vëllezërve tuaj varfërohet dhe i duhet ta shesë veten si shërbëtor,+ mos e vini të punojë si skllav.+ 40 Duhet ta trajtoni si të punësuar,+ si të shpërngulur, dhe ai duhet t’ju shërbejë deri në vitin e Jubileut. 41 Pastaj do të largohet nga ju bashkë me fëmijët* dhe do të kthehet te familja e vet. Ai duhet të kthehet te prona e paraardhësve të tij,+ 42 sepse ata janë skllevërit e mi që nxora nga Egjipti+ dhe s’duhen shitur siç shiten skllevërit. 43 Mos jini mizorë me ta,+ por kini nderim të thellë për Perëndinë* tuaj.+ 44 Mund të merrni një skllav ose një skllave nga kombet që keni përreth; prej tyre mund të blini skllevër. 45 Mund të blini skllevër edhe nga bijtë e të ardhurve që banojnë mes jush+ e nga familjet që ata kanë ngritur në vendin tuaj, dhe ata do të bëhen prona juaj. 46 Mund t’ua lini bijve tuaj që t’i trashëgojnë si pronë brez pas brezi, dhe ata mund të vazhdojnë të punojnë për bijtë tuaj. Por me vëllezërit tuaj, izraelitët, mos u sillni mizorisht.+

47 Por nëse i ardhuri ose i shpërnguluri pasurohet, kurse ndonjë mes vëllezërve tuaj varfërohet dhe e shet veten te ndonjë nga ata, ose te një pjesëtar i familjes së të ardhurit, 48 atëherë mbetet e vlefshme e drejta e riblerjes pasi e ka shitur veten. Mund ta riblejë një nga vëllezërit e tij,+ 49 xhaxhai, djali i xhaxhait ose ndonjë i afërm i ngushtë,* pra dikush nga familja e tij.

Ose mund ta bëjë vetë riblerjen, nëse pasurohet.+ 50 Bashkë me blerësin, do të llogaritë kohën që nga viti që u shit tek ai e deri në vitin e Jubileut,+ dhe çmimi i shitjes do të përkojë me numrin e viteve.+ Ditët e punës gjatë këtyre viteve duhet t’i llogariten sipas pagës së një të punësuari.+ 51 Nëse mbeten ende shumë vjet, ai duhet ta paguajë çmimin e riblerjes së vet në përpjesëtim me vitet që mbeten. 52 Por nëse mbeten pak vjet deri në vitin e Jubileut, ai duhet të bëjë llogaritë dhe ta paguajë çmimin e riblerjes së vet në përpjesëtim me vitet që i mbeten. 53 Ndërsa i shërben vit pas viti atij që e ka blerë, duhet trajtuar si i punësuar; sigurohuni që blerësi të mos jetë mizor me të.+ 54 Gjithsesi, nëse ai nuk e bën dot vetë riblerjen sipas këtyre kushteve, do të lihet i lirë në vitin e Jubileut+ bashkë me fëmijët,*

55 sepse izraelitët janë skllevërit e mi. Po, janë skllevërit e mi që i nxora nga Egjipti.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!

26 Mos bëni perëndi të kota,+ mos ngrini asnjë shëmbëlltyrë të gdhendur+ a kolonë të shenjtë dhe mos vini në vendin tuaj asnjë skulpturë guri+ për t’u përkulur para saj,+ sepse unë jam Jehovai, Perëndia juaj. 2 Duhet të mbani sabatet e mia dhe të keni nderim të thellë për* shenjtëroren time. Unë jam Jehovai!

3 Nëse vazhdoni të ndiqni e të zbatoni ligjet dhe urdhërimet e mia,+ 4 do t’ju jap shira të bollshme në kohën e duhur;+ toka do të japë prodhim+ dhe pemët e fushës do të japin fryte. 5 Koha e shirjes* do të zgjatë deri në kohën e vjeljes së rrushit, dhe vjelja e rrushit do të zgjatë deri në kohën e mbjelljes; do të hani sa të ngopeni e do të banoni të sigurt në vendin tuaj.+ 6 Unë do të sjell paqe në vend,+ dhe ju do të flini pa pasur frikë nga askush;+ do të zhduk nga vendi egërsirat, dhe shpata e luftës nuk do ta përshkojë më vendin tuaj. 7 Ju do t’i ndiqni armiqtë, dhe ata do të bien të vdekur nga shpata para jush. 8 Pesë nga ju do të ndjekin 100, dhe 100 nga ju do të ndjekin 10.000, dhe armiqtë tuaj do të bien të vdekur nga shpata para jush.+

9 Unë do t’ju bekoj,* do t’ju bëj të frytshëm e do t’ju shumoj+ dhe do të respektoj besëlidhjen që kam bërë me ju.+ 10 Ndërkohë që do të jeni duke ngrënë prodhimin e vitit të shkuar, do t’ju duhet të hiqni prodhimin e vjetër që t’i bëni vend të riut. 11 Do ta vë tabernakullin tim mes jush+ dhe nuk do t’ju hedh poshtë.* 12 Do të eci mes jush dhe do të jem Perëndia juaj,+ e ju do të jeni populli im.+ 13 Unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që ju nxori nga Egjipti që të mos ishit më skllevër, që theu zgjedhën tuaj dhe ju bëri të ecni me kokat lart.*

14 Por nëse nuk më dëgjoni e nuk i zbatoni gjithë këto urdhërime,+ 15 nëse i hidhni poshtë ligjet e mia+ dhe nëse i urreni vendimet e mia gjyqësore, e kështu nuk i zbatoni tërë urdhërimet e mia dhe shkelni besëlidhjen time,+ 16 ja çfarë do t’ju bëj: do t’ju fus frikën deri në palcë, do t’ju ndëshkoj me tuberkuloz dhe ethe të forta, që t’ju lënë sytë e t’ju shuhet jeta. Më kot do t’i mbillni arat, sepse frytet e saj do t’i hanë armiqtë tuaj.+ 17 Do të kthehem* kundër jush, dhe armiqtë tuaj do t’ju mposhtin.+ Ata që ju urrejnë, do t’ju shtypin,+ dhe ju do t’ia mbathni edhe kur të mos ju ndjekë kush.+

18 Nëse edhe pas gjithë këtyre nuk do të më dëgjoni, do të më duhet t’ju ndëshkoj shtatë herë më shumë për mëkatet tuaja. 19 Unë do ta gjunjëzoj krenarinë tuaj të sëmurë dhe do t’i bëj qiejt si hekur+ e tokën si bakër. 20 Ju do të sfiliteni më kot, pasi toka nuk do të japë prodhim+ dhe pemët nuk do të japin fryte.

21 Dhe nëse vazhdoni të më kundërshtoni e refuzoni të më dëgjoni, atëherë do t’ju godas shtatë herë më shumë, siç e meritojnë mëkatet tuaja. 22 Do të dërgoj mes jush egërsirat e tokës,+ që do t’ju lënë pa fëmijë+ dhe do t’i shuajnë kafshët tuaja shtëpiake; ju do të mbeteni fare pak dhe rrugët do të jenë të shkreta.+

23 Nëse pas këtyre gjërave nuk e pranoni ndreqjen time+ dhe me kokëfortësi vazhdoni të më kundërshtoni, 24 edhe unë do t’ju kundërvihem; unë vetë do t’ju godas shtatë herë për mëkatet tuaja. 25 Do të sjell mbi ju shpatën, që të marr hak për prishjen e besëlidhjes sime.+ E nëse strukeni në qytetet tuaja, edhe aty do të dërgoj mes jush sëmundje,+ dhe ju do të bini në dorë të armikut.+ 26 Pasi t’ju kem shkatërruar rezervat* e bukës,*+ dhjetë gra do ta pjekin bukën në një furrë të vetme dhe racionet e bukës do t’ju jepen me peshë;+ do të hani, por s’do të ngopeni.+

27 Por nëse pas kësaj nuk më dëgjoni dhe me kokëfortësi vazhdoni të më kundërshtoni, 28 do të më duhet t’ju kundërvihem edhe më shumë+ dhe do të më duhet t’ju ndëshkoj shtatë herë për mëkatet tuaja. 29 Kështu do të detyroheni të hani mishin e bijve dhe të bijave tuaja.+ 30 Do t’i rrafshoj vendet tuaja të larta,*+ do t’i rrënoj mbajtëset tuaja të temjanit dhe do t’i hedh kufomat tuaja mbi kufomat e idhujve tuaj të pështirë;*+ unë do t’ju kthej* shpinën i neveritur.+ 31 Qytetet tuaja do t’ia dorëzoj shpatës,+ shenjtëroret tuaja do t’i shkretoj dhe nuk do ta pranoj aromën e këndshme* të flijimeve tuaja. 32 Unë vetë do ta shkretoj vendin+ dhe armiqtë që do të banojnë në të, do ta shohin të shtangur.+ 33 Do t’ju shpërndaj mes kombeve+ dhe do ta zhvesh shpatën kundër jush.+ Vendi do të mbetet i shkretë+ dhe qytetet do të mbeten gërmadhë.

34 Ndërkohë që ju do të dergjeni në vendin e armiqve, vendi do të shlyejë sabatet e tij gjatë gjithë ditëve që do të jetë i shkretuar. Në atë kohë vendi do të pushojë,* sepse duhet të shlyejë sabatet.+ 35 Për sa ditë të jetë i shkretuar, vendi do të pushojë, sepse nuk pushoi gjatë sabateve tuaja kur ju banonit atje.

36 Kurse atyre që do të mbijetojnë,+ do t’ua mbush zemrat me dëshpërim në vendin e armiqve; ata do t’ia mbathin edhe nga fërfërima e një gjetheje, si dikush që ia mbath nga kërcënimi i shpatës, dhe do të rrëzohen pa i ndjekur kush.+ 37 Do të pengohen te njëri-tjetri, si ata që ia mbathin nga kërcënimi i shpatës, edhe pse nuk i ndjek kush. Ju nuk do t’u bëni dot ballë armiqve.+ 38 Do të shuheni mes kombeve,+ dhe vendi i armiqve do t’ju përpijë. 39 Ata që do të mbeten, do të kalben në vendin e armiqve+ për shkak të fajeve të tyre dhe të fajeve të etërve të tyre.+ 40 Atëherë do t’i rrëfejnë fajet e tyre+ dhe fajet e pabesinë e etërve të tyre, dhe do të pranojnë që u sollën me pabesi ndaj meje duke më kundërshtuar vazhdimisht.+ 41 Prandaj m’u desh t’u vihesha kundër+ duke i çuar në vendin e armiqve të tyre.+

Ndoshta kështu zemra e tyre e parrethprerë* do të përulet,+ e ata do të shlyejnë fajet. 42 Unë do të kujtoj besëlidhjen time me Jakobin,+ besëlidhjen me Isakun+ dhe besëlidhjen me Abrahamin;+ do ta kujtoj edhe vendin. 43 Ndërkohë që do të jetë i braktisur, vendi do të shlyejë sabatet e tij+ e do të jetë i shkretë, dhe ata* do të paguajnë për fajet e tyre, sepse hodhën poshtë vendimet e mia gjyqësore dhe i urryen ligjet e mia.+ 44 Pavarësisht nga e gjithë kjo, kur të jenë në vendin e armiqve, unë nuk do të heq krejtësisht dorë prej tyre+ e as do t’i braktis aq sa t’i shfaros, e kështu të shkel besëlidhjen time+ me ta, sepse unë jam Jehovai, Perëndia i tyre. 45 Për hir të tyre, do ta kujtoj besëlidhjen me të parët e tyre,+ që i nxora nga Egjipti para syve të kombeve,+ për të qenë Perëndia i tyre. Unë jam Jehovai!”»

46 Këto janë rregullat, vendimet gjyqësore dhe ligjet që Jehovai vendosi mes tij dhe izraelitëve, me anë të Moisiut, në malin Sinai.+

27 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Thuaju izraelitëve: ‘Nëse dikush merr një zotim të veçantë+ për t’i dhënë Jehovait vlerën e caktuar për një person,* 3 vlera për një mashkull nga 20 deri në 60 vjeç do të jetë 50 sikla* argjendi sipas siklës së vendit të shenjtë.* 4 Kurse për një femër, vlera e caktuar do të jetë 30 sikla. 5 Për moshën 5 deri në 20 vjeç, vlera e caktuar për mashkullin do të jetë 20 sikla dhe për femrën 10 sikla. 6 Për moshën nga 1 muaj deri në 5 vjeç, vlera e caktuar për mashkullin do të jetë 5 sikla argjendi dhe për femrën 3 sikla argjendi.

7 Për moshën 60 vjeç e lart, vlera e caktuar për mashkullin do të jetë 15 sikla dhe për femrën 10 sikla. 8 Por nëse është shumë i varfër për të dhënë vlerën e caktuar,+ personi do t’i paraqitet priftit, i cili do të caktojë një vlerë; prifti do ta caktojë vlerën duke mbajtur parasysh mundësitë e atij që zotohet.+

9 Nëse zotimi përfshin një kafshë të përshtatshme si blatim për Jehovain, gjithçka që mund t’i jepet Jehovait do të jetë e shenjtë. 10 Nuk mund ta zëvendësojë ose ta këmbejë të mirën me një të keqe ose të keqen me një të mirë. Por edhe sikur ta këmbejë me një kafshë tjetër, qoftë ajo, qoftë kafsha me të cilën e këmben, do të jenë të shenjta. 11 Nëse është një kafshë e papastër+ që nuk mund t’i paraqitet Jehovait si blatim, ai do ta çojë kafshën para priftit. 12 Prifti do të caktojë një vlerë për të, sido që të jetë kafsha, e mirë a e keqe; vlera e caktuar do të jetë sa ta vendosë prifti. 13 Sikur të dojë ta riblejë, duhet t’i shtojë vlerës së caktuar një të pestën.+

14 Tani, nëse dikush e shenjtëron* shtëpinë e tij dhe e ofron si një gjë të shenjtë për Jehovain, prifti do të caktojë vlerën e saj, sido që të jetë shtëpia, e mirë a e keqe; ajo do të kushtojë aq sa t’ia caktojë vlerën prifti.+ 15 Por nëse ai që e shenjtëron shtëpinë e tij, dëshiron ta riblejë, duhet t’i shtojë vlerës së caktuar një të pestën, dhe shtëpia do të bëhet e tija.

16 Nëse dikush e shenjtëron për Jehovain një pjesë të arës që ka në pronësi, vlera do të caktohet në bazë të sasisë së farës që duhet për ta mbjellë arën: një homer* farë elbi do të kushtojë 50 sikla argjendi. 17 Nëse ai e shenjtëron në vitin e Jubileut,+ vlera e caktuar për arën nuk ndryshon. 18 Nëse e shenjtëron pas Jubileut, prifti do të llogaritë çmimin e arës në bazë të viteve që mbeten deri në Jubileun tjetër dhe do të bëjë një zbritje nga vlera e caktuar.+ 19 Por nëse ai që e shenjtëron arën, e riblen, duhet t’i shtojë vlerës së caktuar një të pestën, dhe ajo do të bëhet prapë e tija. 20 Mirëpo, nëse ai nuk e riblen arën dhe ajo i shitet dikujt tjetër, ajo arë nuk mund të riblihet më. 21 Në Jubile, ara do t’i kushtohet Jehovait* e do të jetë e shenjtë; ajo do të bëhet pronë e priftërinjve.+

22 Nëse dikush shenjtëron për Jehovain një arë që e ka blerë e që nuk është pjesë e trashëgimisë së tij,+ 23 prifti do ta llogaritë vlerën e saj sipas viteve deri në Jubile, dhe po atë ditë ai do t’i japë priftit vlerën e caktuar.+ Është një gjë e shenjtë për Jehovain. 24 Vitin e Jubileut ara do t’i kthehet atij që iu ble, atij që i takon si pronë.+

25 Çdo vlerë duhet matur me siklën e vendit të shenjtë, e cila është 20 gera.*

26 Mirëpo askush nuk duhet të shenjtërojë pjellën e parë të kafshëve, sepse tashmë ajo është e Jehovait;+ qoftë nga bagëtia e trashë ose e imët, ajo i takon Jehovait.+ 27 Megjithatë, nëse është pjella e parë e një kafshe të papastër dhe ai dëshiron që ta shpengojë* sipas vlerës së caktuar, ai duhet t’i shtojë vlerës edhe një të pestën.+ Por nëse kafsha nuk riblihet, do të shitet sipas vlerës së caktuar.

28 Megjithatë nuk mund të shitet a të riblihet asgjë që dikush e ndan veç pa asnjë kusht* si të shenjtë për Jehovain, qoftë njeri, kafshë ose arë që ka në pronësi; çdo gjë e ndarë veç* është një gjë shumë e shenjtë për Jehovain.+ 29 Për më tepër, nuk mund të shpengohet asnjë njeri i dënuar me vdekje dhe i ndarë veç për shfarosje;*+ ai duhet të vritet pa diskutim.+

30 E dhjeta* e tokës,+ qoftë nga prodhimi i saj, qoftë nga frytet e pemëve, i takon Jehovait. Është një gjë e shenjtë për Jehovain. 31 Sikur dikush të dojë të riblejë të dhjetën, duhet të shtojë edhe një të pestën. 32 Kurse e dhjeta e bagëtisë së imët dhe të trashë, domethënë një në çdo 10 kokë* që kalon nën kërrabën e bariut, do të jetë e shenjtë për Jehovain. 33 Nuk duhet ta shohë nëse është e mirë a e keqe, e as duhet ta këmbejë. Por edhe sikur ta këmbejë me një tjetër, qoftë ajo, qoftë kafsha me të cilën e këmben, do të jenë të shenjta.+ Nuk mund të riblihen.’»

34 Këto janë urdhërimet që i dha Jehovai Moisiut në malin Sinai për izraelitët.+

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «bijve të Izraelit».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «i hirit të lyrosur», pra, i hirit të lagur me yndyrën e flijimeve.

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «si kujtim të këtij blatimi; për të përfaqësuar këtë blatim».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «pite».

Ose «si kujtim të këtij blatimi; për të përfaqësuar këtë blatim».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ka të ngjarë të ishte shurupi i frutave dhe jo mjalti i bletëve.

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «kallinj të gjelbër».

Ose «si kujtim të këtij blatimi; për të përfaqësuar këtë blatim».

Ose «një flijim si blatim paqeje».

Ose «riza e mëlçisë».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Fjalë për fjalë «bukë», pra, si pjesa e flijimit në bashkësi që i takon Perëndisë.

Fjalë për fjalë «bukë», pra, si pjesa e flijimit në bashkësi që i takon Perëndisë.

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

I referohet kryepriftit. Shih Fjalorthin, «Miros».

Shih Fjalorthin.

Ose «rizën e mëlçisë».

Ose «hiri i lyrosur», pra, hiri i lagur me yndyrën e flijimeve.

Shih Fjalorthin.

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Fjalë për fjalë «zërin e një mallkimi (betimi)». Ka të ngjarë t’i referohet një njoftimi publik lidhur me një keqbërje, i cili përfshinte një mallkim kundër keqbërësit ose dëshmitarit në rast se nuk dëshmonte.

Ose «një shpirt».

Ka të ngjarë që kjo fjalë në hebraisht t’u referohet krijesave të vogla që rrinë në tufa të mëdha, të cilat gjenden në ajër, në ujë ose në tokë.

Me sa duket këtu nënkuptohet se ai nuk e mban betimin.

Një e dhjeta e një efe ishte 2,2 l. Shih Shtojcën B14.

Ose «si kujtim të këtij blatimi; për të përfaqësuar këtë blatim».

Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.

Ose «sipas siklës së shenjtë».

Ose «të afërmin». Shih Fjalorthin.

Ose «rrobat e brendshme prej liri».

Ose «hirin e lyrosur», pra, hirin e lagur me yndyrën e flijimeve.

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «si kujtim i këtij blatimi; për të përfaqësuar këtë blatim».

Ose «blatimet».

Shih Fjalorthin.

Një e dhjeta e një efe ishte 2,2 l. Shih Shtojcën B14.

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

I referohet kryepriftit.

Ose «riza e mëlçisë».

Ose «pite».

Fjalë për fjalë «një për çdo blatim».

Ose «shpirti».

Ose «shpirti».

Ose «ai shpirt duhet ekzekutuar».

Ose «një shpirt».

Ose «ai shpirt duhet ekzekutuar».

Ose «duhet ekzekutuar».

Ose «Ai shpirt».

Ose «duhet ekzekutuar».

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «qemerin».

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «diademën e shenjtë».

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».

Ose «u mbështolli».

Ose «rizën e mëlçisë».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «pite».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Fjalë për fjalë «për t’ju mbushur dorën».

Ose «motakë».

Ose «rizën e mëlçisë».

Ose «kafshët e tokës».

Ose «çdo shpirt tjetër i gjallë».

Ose «Të gjitha insektet fluturuese».

Ose «hardhuca e mureve».

Domethënë, depot e nëndheshme për të mbledhur ujë.

Ose «shpirt».

Ose «shpirt».

Fjalë për fjalë «djalit i duhet rrethprerë mishi i lafshës».

Ose «motak».

Fjalë për fjalë «lëkura e mishit».

Fjala hebraike e përkthyer «lebër» ka kuptim të gjerë dhe mund të përfshijë sëmundje të ndryshme ngjitëse të lëkurës. Mund të përfshijë edhe disa infeksione që gjenden në rroba dhe në shtëpi.

Ose «infeksioni».

Ose «për herë të dytë».

Ose «ai do të shpallë që sëmundja nuk është ngjitëse».

Ose «i thatë».

Fjalë për fjalë «në lëkurën e mishit».

Shih Fjalorthin.

Ose «motak».

Tri të dhjetat e një efe ishin 6,6 l. Shih Shtojcën B14.

Një log ishte 0,31 l. Shih Shtojcën B14.

Një e dhjeta e një efe ishte 2,2 l. Shih Shtojcën B14.

Fjalë për fjalë «mëkati».

Fjalë për fjalë «mëkati».

Fjalë për fjalë «mishi i tij».

Shih Fjalorthin.

Ose «rrobat e brendshme prej liri».

Ose «lakuriqësinë».

Mund të ketë kuptimin «cjapi që zhduket». Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «një personi që rri gati».

Fjalë për fjalë «mishin e vet».

«Të mundosh veten» në përgjithësi mendohet se ka të bëjë me forma të ndryshme të vetëmohimit, përfshirë agjërimin.

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «e do t’i mbushet dora».

Ose «ther».

Ose «duhet ekzekutuar».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Fjalë për fjalë «cjepve».

Ose «duhet ekzekutuar».

Fjalë për fjalë «do të kthej fytyrën».

Ose «shpirtit».

Ose «do ta ekzekutoj».

Ose «shpirti».

Ose «shpirtin».

Ose «shpirtit».

Ose «Asnjë shpirt».

Ose «shpirti».

Ose «shpirti».

Ose «shpirti».

Ose «do të ekzekutohet».

Ose «një shpirt».

Fjalë për fjalë «mishin e vet».

Fjalë për fjalë «për t’i zbuluar lakuriqësinë», këtu dhe në vargjet vijuese.

Fjalë për fjalë «është lakuriqësia e babait tënd».

Fjalë për fjalë «Mos e zbulo lakuriqësinë e vëllait të babait tënd».

Fjalë për fjalë «është lakuriqësia e vëllait tënd».

Ose «e turpshme; e fëlliqur».

Ose «si shemër». Fjalë për fjalë «si rivale».

Ose «e fqinjit tënd; e shokut tënd».

Ose «t’i flijohet».

Ose «duhet ekzekutuar».

Fjalë për fjalë «t’i frikësoheni».

Ose «të munduarin».

Fjalë për fjalë «frikësoju Perëndisë tënd». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «gjakun».

Një mundësi tjetër «Mos rri duarkryq kur jeta e tjetrit është në rrezik».

Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».

Fjalë për fjalë «e parrethprerë».

Ose «Mos shtini fall».

Ose «Mos i prisni (mos i shkurtoni) barsetat».

Me sa duket u referohej disa zakoneve pagane.

Ose «për një shpirt». Fjala hebraike néfesh këtu i referohet një personi të vdekur.

Ose «respekt të thellë për». Fjalë për fjalë «t’i frikësoheni».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «t’i frikësohesh Perëndisë tënd». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «efë të saktë». Shih Shtojcën B14.

Fjalë për fjalë «hin të saktë». Shih Shtojcën B14.

Fjalë për fjalë «do të kthej fytyrën».

Ose «do ta ekzekutoj».

Shih Fjalorthin.

Ose «sillet si prostitutë ndaj meje». Kjo është një shprehje e figurshme. Shih Fjalorthin, «Prostitutë».

Ose «do ta ekzekutoj».

Ose «është fajtor për vdekjen e vet».

Ose «tradhti bashkëshortore».

Fjalë për fjalë «zbulon lakuriqësinë e babait të vet».

Ose «e turpshme; e fëlliqur».

Ose «duhen ekzekutuar».

Fjalë për fjalë «ka zbuluar lakuriqësinë e së motrës».

Ose «duhen ekzekutuar».

Fjalë për fjalë «zbulon lakuriqësinë e xhaxhait të vet».

Domethënë, ndërkohë që vëllai është ende gjallë.

Fjalë për fjalë «ka zbuluar lakuriqësinë e të vëllait».

Ose «bën parashikime».

Ose «për një shpirt».

Mund t’i referohet fisit të priftit. Shih edhe vargjet 4, 14, 15.

Ose «ushqimin», u referohet flijimeve.

Fjalë për fjalë «i është mbushur dora».

Ose «asnjë shpirti të vdekur». Fjala hebraike néfesh këtu lidhet me një fjalë hebraike që do të thotë «i vdekur».

Fjalë për fjalë «farën».

Fjalë për fjalë «fara».

Ose «me hundë të çarë».

Një mundësi tjetër «kockë e lëkurë».

Fjalë për fjalë «fara».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «të rrinë larg».

Ose «Shpirti».

Fjalë për fjalë «Asnjë i huaj», pra, askush që nuk ishte nga familja e Aronit.

Ose «një shpirt».

Ose «me një të huaj».

Fjalë për fjalë «asnjë i huaj», pra, askush që nuk ishte nga familja e Aronit.

Ose «ushqim», u referohet flijimeve.

Fjalë për fjalë «midis dy mbrëmjeve».

Ose «Pashka». Shih Fjalorthin.

Ose «motak».

Dy të dhjetat e një efe ishin 4,4 l. Shih Shtojcën B14.

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Një hin ishte 3,67 l. Shih Shtojcën B14.

Dy të dhjetat e një efe ishin 4,4 l. Shih Shtojcën B14.

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «të munduarin».

«Të mundosh veten» në përgjithësi mendohet se ka të bëjë me forma të ndryshme të vetëmohimit, përfshirë agjërimin.

Një mundësi tjetër «që nuk agjëron».

Ose «do të ekzekutohet».

Ose «Çdo shpirt».

Ose «Festa e Strehëve të Përkohshme».

Ose «vadet». Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Dy të dhjetat e një efe ishin 4,4 l. Shih Shtojcën B14.

Ose «si kujtim i këtij blatimi; për të përfaqësuar këtë blatim».

Ose «të përbuzte».

Domethënë, emrin Jehova, siç tregohet në vargjet 15 dhe 16.

Shih Fjalorthin.

Ose «shpirt për shpirt».

Fjalë për fjalë «duhet t’i frikësoheni Perëndisë tuaj». Shih Fjalorthin.

Ose «dhe mos merrni fajde».

Fjalë për fjalë «frikësojuni Perëndisë». Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «bijtë».

Fjalë për fjalë «frikësojuni Perëndisë». Shih Fjalorthin.

Ose «ndonjë i afërm gjaku».

Fjalë për fjalë «bijtë».

Ose «respekt të thellë për». Fjalë për fjalë «t’i frikësoheni». Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin, «Lëmi; Shirja».

Fjalë për fjalë «do të kthehem te ju».

Ose «dhe shpirti im nuk do t’ju hedhë poshtë».

Fjalë për fjalë «të ecni me trupin drejt».

Fjalë për fjalë «Do të kthej fytyrën».

Fjalë për fjalë «shkopin». Mund t’u referohet shkopinjve që përdoreshin për të mbajtur bukën.

Ose «e ushqimit».

Shih Fjalorthin.

Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.

Ose «shpirti im do t’ju kthejë».

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».

Ose «do të mbajë sabatet».

Ose «e ngurtë».

Domethënë, kombi i Izraelit.

Ose «shpirt».

Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.

Ose «sipas siklës së shenjtë».

Ose «e ndan veç».

Një homer ishte 220 l. Shih Shtojcën B14.

Ose «do të ndahet veç për Jehovain».

Një gerë ishte 0,57 g. Shih Shtojcën B14.

Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».

Ose «e kushton (e jep) pa asnjë kusht».

Ose «e kushtuar».

Ose «asnjë njeri i kushtuar (i caktuar) për shfarosje». Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Ose «kafshë».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo