BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • nwt Danieli 1:1-12:13
  • Danieli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Danieli
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Danieli

DANIELI

1 Vitin e tretë të mbretërimit të Jehojakimit,+ mbretit të Judës, Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, erdhi në Jerusalem dhe e rrethoi.+ 2 Me kohë, Jehovai i dha në dorë Jehojakimin, mbretin e Judës,+ si edhe disa nga pajisjet e shtëpisë* së Perëndisë së vërtetë, të cilat i çoi në vendin e Shinarit,*+ në shtëpinë* e perëndisë së tij, dhe i vuri në thesarin e perëndisë së tij.+

3 Pastaj mbreti urdhëroi Ashpenazin, kreun e zyrtarëve të oborrit, që të sillte disa izraelitë,* ku përfshiheshin edhe ata me prejardhje mbretërore e fisnike.+ 4 Ata duhej të ishin të rinj* pa asnjë të metë, të pashëm, plot mençuri, njohuri, aftësi dalluese+ dhe të aftë për të shërbyer në pallatin e mbretit. Ashpenazi duhej t’u mësonte shkrimin dhe gjuhën e kaldeasve. 5 Për më tepër, mbreti u caktoi një racion të përditshëm nga ushqimet e tij të zgjedhura dhe nga vera që pinte vetë. Ata duheshin stërvitur* për tre vjet dhe, në fund të kësaj kohe, do të hynin në shërbim të mbretit.

6 Mes tyre ishin disa nga fisi* i Judës: Danieli,*+ Hananiahu,* Mishaeli* dhe Azariahu.*+ 7 Kreu i zyrtarëve të oborrit u vuri atyre emra të tjerë:* Danielin e quajti Belteshazar;+ Hananiahun, Shadrak; Mishaelin, Meshak dhe Azariahun, Abednego.+

8 Megjithatë Danieli vendosi në zemër të mos ndotej me ushqimet e zgjedhura të mbretit dhe me verën që pinte ai. Prandaj i kërkoi leje kreut të zyrtarëve të oborrit që të mos i hante dhe të mos i pinte gjërat që do ta ndotnin. 9 E Perëndia i vërtetë bëri që kreu i zyrtarëve të oborrit ta shihte me sy të mirë* Danielin dhe të ishte i mëshirshëm me të.+ 10 Por ai i tha Danielit: «Kam frikë nga imzot, mbreti, sepse ai vetë ka caktuar ç’duhet të hani e të pini. Po sikur t’i bjerë në sy që dukeni më të hequr se të rinjtë* e tjerë në të njëjtën moshë me ju? Atëherë do të më bënit fajtor në sytë e mbretit.»* 11 Mirëpo Danieli i tha rojtarit që kreu i zyrtarëve të oborrit e kishte caktuar për Danielin, Hananiahun, Mishaelin dhe Azariahun: 12 «Të lutem, vëri në provë shërbëtorët e tu për dhjetë ditë, e le të na japin perime për të ngrënë dhe ujë për të pirë. 13 Pastaj shih si do të dukemi në krahasim me të rinjtë* që hanë ushqimet e zgjedhura të mbretit, dhe bëj me shërbëtorët e tu sipas asaj që do të shohësh.»

14 Kështu ai ra dakord me këtë sugjerim dhe i vuri në provë për dhjetë ditë. 15 Në fund të dhjetë ditëve ata dukeshin më mirë e më të shëndetshëm* se gjithë të rinjtë* e tjerë që hanin ushqimet e zgjedhura të mbretit. 16 Prandaj rojtari ua hiqte ushqimet e zgjedhura dhe verën, e u jepte perime. 17 E Perëndia i vërtetë u dha këtyre katër të rinjve mençuri, njohuri dhe gjykim të thellë për çdo lloj vepre të shkruar; Danielit i dha aftësi për të kuptuar lloj-lloj vegimesh* dhe ëndrrash.+

18 Në fund të kohës që mbreti kishte caktuar t’i sillnin para tij,+ kreu i zyrtarëve të oborrit i çoi përpara Nabukodonosorit. 19 Kur mbreti foli me ta, në të gjithë grupin s’kishte asnjë si Danieli, Hananiahu, Mishaeli dhe Azariahu,+ dhe ata vazhduan në shërbim të mbretit. 20 Për çdo pyetje që u bënte mbreti dhe që kërkonte mençuri e aftësi për të kuptuar, ai pa se në mbarë mbretërinë e tij ata ishin dhjetë herë më mirë se gjithë priftërinjtë që merreshin me magji dhe ndjellësit e frymërave.+ 21 Danieli qëndroi atje deri në vitin e parë të mbretërimit të mbretit Kir.+

2 Vitin e dytë të mbretërimit të tij, Nabukodonosori pa disa ëndrra, dhe u trazua* aq shumë,+ sa i iku gjumi. 2 Prandaj mbreti dha urdhër të thirreshin priftërinjtë që merreshin me magji, ndjellësit e frymërave, shtriganët dhe kaldeasit,* që t’i tregonin ç’ëndrra kishte parë; ata erdhën dhe qëndruan para mbretit.+ 3 Pastaj u tha: «Kam parë një ëndërr dhe ndihem* i trazuar, ngaqë dua të di çfarë pashë në ëndërr.» 4 Kaldeasit iu përgjigjën mbretit në gjuhën aramaike:*+ «Jetofsh përjetë, o mbret! Tregojua ëndrrën shërbëtorëve të tu, dhe ne do të themi interpretimin e saj.»

5 Mbreti u tha: «Ky është vendimi im i prerë: nëse nuk ma tregoni ëndrrën dhe interpretimin e saj, do të gjymtoheni, kurse shtëpitë tuaja do të kthehen në nevojtore publike.* 6 Por, nëse do të më tregoni ëndrrën dhe interpretimin e saj, do t’ju jap dhurata, do t’ju shpërblej mirë e do t’ju nderoj shumë.+ Prandaj më tregoni ëndrrën dhe interpretimin e saj.»

7 Ata i thanë për herë të dytë: «Le t’ua tregojë mbreti ëndrrën shërbëtorëve të tij, dhe ne do të themi interpretimin e saj.»

8 Mbreti ua ktheu: «Unë e di fare mirë se po përpiqeni të fitoni kohë, ngaqë e keni kuptuar cili është vendimi im i prerë. 9 Nëse nuk ma tregoni ëndrrën, të gjithëve ju pret i njëjti ndëshkim. Por ju keni rënë dakord të më gënjeni e të më mashtroni me shpresë se mos ndërroj mendje. Prandaj ma tregoni ëndrrën, e kështu do të kuptoj se mund të më shpjegoni interpretimin e saj.»

10 Kaldeasit iu përgjigjën mbretit: «S’ka njeri në tokë që të jetë në gjendje të bëjë këtë që kërkon mbreti. Në fakt, asnjë mbret i madh a guvernator nuk ka kërkuar një gjë të tillë nga ndonjë prift që merret me magji, nga ndonjë ndjellës frymërash a kaldeas. 11 Kjo që po kërkon mbreti është e vështirë dhe s’ka njeri që të mund t’ia tregojë mbretit, përveç perëndive, të cilat nuk banojnë mes vdekatarëve.»*

12 Atëherë mbretit iu ndez një zemërim i zjarrtë e dha urdhër të vriteshin gjithë të mençurit e Babilonisë.+ 13 Prandaj, me të dalë urdhri, ata po bëheshin gati të vritnin të mençurit, e ndërkohë kërkonin edhe Danielin me shokët e tij që t’i vritnin.

14 Kështu, me maturi e me kujdes, Danieli foli me Ariokun, kreun e truprojës së mbretit, i cili kishte dalë të vriste të mençurit e Babilonisë. 15 Ai e pyeti Ariokun, oficerin e mbretit: «Pse ka nxjerrë mbreti një urdhër kaq të ashpër?» Atëherë Arioku i tregoi Danielit si ishte puna.+ 16 Prandaj, Danieli shkoi dhe i kërkoi mbretit t’i jepte kohë, që t’i thoshte interpretimin.

17 Pastaj shkoi në shtëpi dhe u tregoi gjithçka shokëve të tij, Hananiahut, Mishaelit dhe Azariahut. 18 Ai u kërkoi që t’i luteshin për mëshirë Perëndisë së qiellit për këtë të fshehtë, që Danieli dhe shokët e tij, bashkë me burrat e tjerë të mençur të Babilonisë, të mos vriteshin.

19 Kështu e fshehta iu zbulua Danielit në një vegim,* natën.+ Prandaj ai lëvdoi Perëndinë e qiellit. 20 Danieli tha:

«Lëvduar qoftë emri i Perëndisë për gjithë përjetësinë,*

sepse vetëm atij i përkasin mençuria dhe fuqia!+

21 Ai ndryshon kohët dhe stinët,+

heq një mbret e vë një tjetër,+

u jep mençuri të mençurve e njohuri njerëzve me aftësi dalluese.+

22 Ai zbulon gjërat e thella dhe gjërat e fshehura,+

di çfarë ka në errësirë,+ sepse me të banon drita.+

23 Ty, o Perëndi i paraardhësve të mi, të falënderoj dhe të lëvdoj,

sepse më ke dhënë mençuri dhe fuqi!

E tani më bëre të njohur atë që të kërkuam;

na bëre të njohur çështjen që e shqetësonte mbretin.»+

24 Pastaj Danieli shkoi tek Arioku, të cilin mbreti e kishte caktuar të vriste të mençurit e Babilonisë,+ dhe i tha: «Mos vrit asnjë nga të mençurit e Babilonisë. Më ço te mbreti dhe unë do t’i them interpretimin e ëndrrës.»

25 Arioku e çoi me nxitim Danielin te mbreti dhe i tha: «Kam gjetur një njeri nga të mërguarit e Judës,+ i cili mund t’ia tregojë interpretimin mbretit.» 26 Mbreti i tha Danielit, emri i të cilit ishte Belteshazar:+ «Vërtet mund të ma tregosh ëndrrën që pashë dhe interpretimin e saj?»+ 27 Danieli iu përgjigj mbretit: «Asnjë nga burrat e mençur, ndjellësit e frymërave, priftërinjtë që merren me magji dhe astrologët nuk mund t’ia tregojnë mbretit të fshehtën që po kërkon.+ 28 Por ka një Perëndi në qiej që është Zbulues i të fshehtave+ dhe ai ia ka bërë të njohur mbretit Nabukodonosor çfarë do të ndodhë në ditët e fundit. Kjo është ëndrra dhe vegimet që pe ndërsa ishe në gjumë:*

29 Ndërsa ishe në shtrat, o mbret, ty të erdhën mendime për atë që do të ndodhë në të ardhmen, dhe Zbuluesi i të fshehtave të ka bërë të njohur çfarë do të ndodhë. 30 Kjo e fshehtë nuk m’u zbulua mua ngaqë jam më i mençur se gjithë të gjallët. Përkundrazi m’u zbulua që t’ia tregoj interpretimin mbretit, me qëllim që të dish ç’mendime të kaluan nëpër mend.*+

31 Ndërsa po shihje, o mbret, ty t’u shfaq një shëmbëlltyrë* tejet e madhe. Ajo shëmbëlltyrë e madhe dhe jashtëzakonisht e shndritshme qëndronte përballë teje, dhe pamja e saj ishte e tmerrshme. 32 Koka e shëmbëlltyrës ishte prej ari të kulluar,+ kraharori dhe krahët ishin prej argjendi,+ barku dhe kofshët ishin prej bakri,+ 33 kërcinjtë ishin prej hekuri,+ dhe këmbët nga kyçet e poshtë ishin pjesërisht prej hekuri e pjesërisht prej argjile.*+ 34 Ndërsa po shikoje, një gur u shkëput, pa e prekur kush me dorë, dhe e goditi shëmbëlltyrën në pjesën e këmbëve nga kyçet e poshtë, që ishin prej hekuri e argjile, dhe i thërrmoi.+ 35 Atëherë, hekuri, argjila, bakri, argjendi dhe ari, të gjitha bashkë, u thërrmuan dhe u bënë si byku i lëmit* në verë; era i çoi tutje që të mos gjendej asnjë gjurmë e tyre. Kurse guri që goditi shëmbëlltyrën, u bë një mal i madh dhe mbushi tërë tokën.

36 Kjo është ëndrra, dhe tani do t’i themi mbretit interpretimin e saj. 37 Ti, o mbret​—mbret i mbretërve, që Perëndia i qiellit të dha mbretërinë,+ fuqinë, forcën e lavdinë, 38 që të dha në dorë njerëzit, kudo ku banojnë, si edhe kafshët e fushës dhe zogjtë e qiellit, dhe që të bëri sundimtar mbi të gjitha ato+—​ti vetë je koka prej ari.+

39 Por pas teje do të ngrihet një mbretëri+ që qëndron më poshtë se jotja; pastaj një mbretëri tjetër, një e tretë, prej bakri, e cila do të sundojë mbi tërë tokën.+

40 Kurse mbretëria e katërt do të jetë e fortë si hekuri.+ Ashtu si hekuri që thërrmon e bën pluhur e hi çdo gjë, po, si hekuri që copëton, ajo do t’i thërrmojë e do t’i copëtojë të gjitha këto.+

41 Ashtu siç pe që këmbët nga kyçet e poshtë dhe gishtat e këmbëve ishin pjesërisht prej argjile* e pjesërisht prej hekuri, edhe mbretëria do të jetë e përçarë. Mirëpo do të ketë njëfarë fortësie si hekuri, ashtu siç pe hekurin të përzier me argjilë të butë. 42 Ashtu siç gishtat e këmbëve ishin pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile, edhe mbretëria do të jetë pjesërisht e fortë dhe pjesërisht e brishtë. 43 Ashtu siç pe që hekuri ishte përzier me argjilë të butë, edhe disa pjesë të kësaj mbretërie do të përzihen me njerëzit;* por nuk do të ngjiten bashkë, njëra me tjetrën, ashtu si hekuri nuk ngjitet me argjilën.

44 Në ditët e këtyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të vendosë një mbretëri+ që nuk do të shkatërrohet kurrë;+ kjo mbretëri nuk do t’i kalojë asnjë populli tjetër.+ Ajo do të thërrmojë e do t’u japë fund të gjitha këtyre mbretërive,+ dhe vetëm ajo do të qëndrojë përgjithmonë,+ 45 njësoj siç pe që nga mali u shkëput një gur, pa e prekur kush me dorë, dhe thërrmoi hekurin, bakrin, argjilën, argjendin dhe arin.+ Perëndia i Madh i ka bërë të njohur mbretit çfarë do të ndodhë në të ardhmen.+ Ëndrra është e vërtetë dhe interpretimi i saj është i besueshëm.»

46 Atëherë mbreti Nabukodonosor u përkul me fytyrë përtokë para Danielit, i bëri nderime e dha urdhër t’i jepnin një dhuratë e të digjnin temjan për të. 47 Mbreti i tha Danielit: «Vërtet, Perëndia juaj është Perëndi i perëndive, Zot i mbretërve dhe Zbulues i të fshehtave, përderisa ti ishe në gjendje ta zbuloje këtë të fshehtë.»+ 48 Pastaj mbreti e ngriti në pozitë Danielin, i dha shumë dhurata të çmueshme dhe e bëri sundimtar mbi gjithë provincën e Babilonisë+ e kryeprefekt të të gjithë të mençurve të Babilonisë. 49 E me kërkesë të Danielit, mbreti emëroi Shadrakun, Meshakun dhe Abednegon+ në krye të administratës së provincës së Babilonisë, kurse Danieli shërbeu në oborrin e mbretit.

3 Mbreti Nabukodonosor bëri një shëmbëlltyrë* prej ari, 60 kute* të lartë dhe 6 kute* të gjerë. Ai e ngriti në rrafshinën e Durës, në provincën e Babilonisë. 2 Pastaj mbreti Nabukodonosor dërgoi fjalë që të mblidhnin satrapët,* prefektët, guvernatorët, këshilltarët, nëpunësit e thesarit, gjykatësit, magjistratët* dhe gjithë administratorët e provincave, që të vinin në përurimin e shëmbëlltyrës që kishte ngritur mbreti Nabukodonosor.

3 Kështu, satrapët, prefektët, guvernatorët, këshilltarët, nëpunësit e thesarit, gjykatësit, magjistratët dhe gjithë administratorët e provincave u mblodhën për përurimin e shëmbëlltyrës që kishte ngritur mbreti Nabukodonosor dhe qëndruan në këmbë përballë saj. 4 Kasneci* shpalli me zë të lartë: «O popuj, kombe dhe gjuhë, 5 kur të dëgjoni tingullin e bririt, të pipëzës, të qestes, të harpës trekëndëshe, të instrumentit me tela, të gajdes dhe të të gjitha instrumenteve të tjera muzikore, me urdhër të mbretit Nabukodonosor, duhet të përkuleni me fytyrë përtokë dhe të adhuroni shëmbëlltyrën prej ari që ka ngritur mbreti! 6 Kushdo që nuk përkulet me fytyrë përtokë dhe nuk e adhuron, do të hidhet në çast në furrën me zjarr përvëlues.»+ 7 Prandaj, kur dëgjuan tingullin e bririt, të pipëzës, të qestes, të harpës trekëndëshe, të instrumentit me tela e të të gjitha instrumenteve të tjera muzikore, gjithë popujt, kombet e gjuhët u përkulën me fytyrë përtokë dhe adhuruan shëmbëlltyrën prej ari që kishte ngritur mbreti Nabukodonosor.

8 Në atë kohë, disa kaldeas dolën dhe i akuzuan* judenjtë. 9 Ata i thanë mbretit Nabukodonosor: «Jetofsh përjetë, o mbret! 10 Ti, o mbret, dhe urdhër që çdo njeri, me të dëgjuar tingullin e bririt, të pipëzës, të qestes, të harpës trekëndëshe, të instrumentit me tela, të gajdes e të çdo instrumenti tjetër muzikor, të përkulet me fytyrë përtokë e të adhurojë shëmbëlltyrën prej ari, 11 dhe se kushdo që nuk përkulet me fytyrë përtokë dhe nuk e adhuron atë, duhet të hidhet në furrën me zjarr përvëlues.+ 12 Por janë ca judenj që ti i emërove të administronin provincën e Babilonisë: Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja.+ Ata nuk të kanë përfillur, o mbret, nuk po u shërbejnë perëndive të tua dhe nuk pranojnë të adhurojnë shëmbëlltyrën prej ari që ke ngritur.»

13 Atëherë, i tërbuar, Nabukodonosori urdhëroi t’i sillnin Shadrakun, Meshakun dhe Abednegon. Prandaj i sollën para mbretit. 14 Nabukodonosori u tha: «A është e vërtetë, o Shadrak, Meshak dhe Abednego, se nuk po u shërbeni perëndive të mia+ dhe nuk pranoni të adhuroni shëmbëlltyrën prej ari që kam ngritur unë? 15 Tani, kur të dëgjoni tingullin e bririt, të pipëzës, të qestes, të harpës trekëndëshe, të instrumentit me tela, të gajdes dhe të çdo instrumenti tjetër muzikor, në rast se jeni gati të përkuleni me fytyrë përtokë e të adhuroni shëmbëlltyrën që kam bërë, në rregull. Por, nëse nuk pranoni ta adhuroni, do të hidheni në çast në furrën me zjarr përvëlues. E, cili është ai perëndi që mund t’ju çlirojë nga duart e mia?!»+

16 Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja iu përgjigjën mbretit: «O Nabukodonosor, ne nuk kemi nevojë të të përgjigjemi për këtë çështje. 17 Nëse na hidhni në furrë, Perëndia ynë, të cilit i shërbejmë, është në gjendje të na çlirojë nga furra me zjarr përvëlues dhe nga dora jote, o mbret.+ 18 Mirëpo, edhe sikur të mos e bëjë, ta dish, o mbret, se ne nuk do t’u shërbejmë perëndive të tua dhe nuk do ta adhurojmë shëmbëlltyrën prej ari që ke ngritur.»+

19 Atëherë Nabukodonosori u tërbua kaq shumë me Shadrakun, Meshakun dhe Abednegon, saqë ndryshoi krejt në fytyrë;* ai dha urdhra ta nxehnin furrën shtatë herë më shumë se zakonisht. 20 Urdhëroi disa burra të fuqishëm të ushtrisë së tij, që të lidhnin Shadrakun, Meshakun dhe Abednegon e t’i hidhnin në furrën me zjarr përvëlues.

21 Kështu, i lidhën këta të tre, ashtu siç ishin, të veshur me mantele, me rroba, me kësula e me gjithë veshjet e tjera, dhe i hodhën në furrën me zjarr përvëlues. 22 Ngaqë urdhri i mbretit ishte shumë i ashpër dhe furra ishte jashtëzakonisht e nxehtë, flakët e zjarrit përpinë pikërisht ata që morën Shadrakun, Meshakun dhe Abednegon. 23 Kurse këta të tre, Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja, ranë të lidhur në furrën me zjarr përvëlues.

24 Atëherë mbreti Nabukodonosor u tremb, u çua me nxitim dhe u tha zyrtarëve të tij të lartë: «A nuk lidhëm tre burra dhe i hodhëm në zjarr?» Ata iu përgjigjën: «Po, o mbret.» 25 Ai u tha: «Ja, unë shoh katër burra që ecin lirisht mes zjarrit e janë shëndoshë e mirë, dhe i katërti ngjan si bir perëndish.»

26 Nabukodonosori iu afrua derës së furrës me zjarr përvëlues dhe tha: «Shadrak, Meshak, Abednego, o ju shërbëtorë të Perëndisë Më të Lartë,+ dilni dhe ejani këtu!» Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja dolën nga zjarri. 27 Satrapët, prefektët, guvernatorët dhe zyrtarët e lartë të mbretit që ishin mbledhur atje,+ panë se zjarri s’u kishte bërë gjë trupave të tyre,+ asnjë fije floku nuk u ishte përcëlluar, mantelet nuk u ishin prekur e madje as nuk mbanin erë të djegur.

28 Atëherë Nabukodonosori shpalli: «Lëvduar qoftë Perëndia i Shadrakut, i Meshakut dhe i Abednegos,+ i cili dërgoi engjëllin e vet dhe i çliroi shërbëtorët e tij! Ata patën besim tek ai dhe dolën kundër urdhrit të mbretit e ishin gati të vdisnin,* në vend që t’i shërbenin a të adhuronin ndonjë perëndi tjetër, përveç Perëndisë së tyre.+ 29 Prandaj po nxjerr një urdhër: nga çdo popull, komb ose gjuhë, kushdo që thotë ndonjë gjë kundër Perëndisë së Shadrakut, të Meshakut e të Abednegos, do të gjymtohet dhe shtëpia e tij do të kthehet në nevojtore publike,* sepse nuk ka asnjë perëndi tjetër që është në gjendje të çlirojë si ky!»+

30 Pastaj mbreti i ngriti në detyrë* Shadrakun, Meshakun dhe Abednegon në provincën e Babilonisë.+

4 «Nga mbreti Nabukodonosor, gjithë popujve, kombeve dhe grupeve gjuhësore që banojnë në mbarë tokën: E madhe qoftë paqja juaj! 2 Kam kënaqësinë t’ju bëj të njohura shenjat dhe veprat e mrekullueshme që Perëndia Më i Lartë ka kryer ndaj meje. 3 Sa madhështore janë shenjat e tij! Sa të fuqishme janë veprat e tij të mrekullueshme! Mbretëria e tij është e përjetshme dhe sovraniteti i tij vazhdon brez pas brezi!+

4 Unë, Nabukodonosori, isha i qetë në shtëpinë time dhe kisha mbarësi në pallatin tim. 5 Por pashë një ëndërr që më frikësoi; pamjet dhe vegimet* që pashë ndërsa isha në gjumë,* më trembën.+ 6 Kështu nxora një urdhër që të sillnin para meje gjithë të mençurit e Babilonisë për të më interpretuar ëndrrën.+

7 Atëherë priftërinjtë që merren me magji, ndjellësit e frymërave, kaldeasit* dhe astrologët+ erdhën, e kur u tregova ëndrrën, ata nuk e interpretuan dot.+ 8 Në fund, përpara meje erdhi Danieli, që quhet Belteshazar+ sipas emrit të perëndisë tim+ e tek i cili është fryma e perëndive të shenjta,+ dhe i tregova ëndrrën:

9 “O Belteshazar, kreu i priftërinjve që merren me magji,+ unë e di mirë se fryma e perëndive të shenjta është te ti+ dhe se nuk ka asnjë të fshehtë që të jetë tepër e vështirë për ty.+ Prandaj më shpjego kuptimin e vegimeve që pashë në ëndërr.

10 Në vegimet e mia, ndërsa isha në gjumë, pashë në mes të tokës një pemë+ me lartësi marramendëse.+ 11 Pema u rrit dhe u bë e fortë; maja i arriti qiejt dhe shihej deri në skajet e tokës. 12 Gjethnaja ishte e bukur, fryti ishte i bollshëm dhe në të kishte ushqim për të gjithë. Nën të kërkonin hije kafshët e fushës, në degë banonin zogjtë e qiellit dhe prej saj ushqehej çdo krijesë.*

13 Kur isha në gjumë, në vegim pashë një vrojtues, një të shenjtë, që zbriste nga qiejt.+ 14 Ai thërriste me zë të lartë: ‘Priteni pemën+ dhe këputjani degët, shkundjani gjethet dhe shpërndajani frytin! Le të ikin kafshët që rrinë nën hijen e saj dhe zogjtë nga degët e saj! 15 Por kërcurin lëreni në tokë, mes barit të fushës, të lidhur me rrathë hekuri e bakri. Le ta lagë vesa e qiejve e të rrijë me kafshët mes bimësisë së tokës.+ 16 T’i ndryshohet zemra e t’i jepet një zemër kafshe në vend të zemrës së njeriut, e le të kalojnë shtatë kohë.+ 17 Ky është dekreti nga vrojtuesit,+ vendimi i shpallur nga të shenjtët, që të gjallët ta dinë se Më i Larti është Sovran në mbretërinë e njerëzve,+ se ia jep atë kujt të dojë dhe se vë në krye të saj edhe më të përvuajturin e njerëzve.’

18 Kjo ishte ëndrra që pashë unë, mbreti Nabukodonosor. Tani, o Belteshazar, më thuaj interpretimin, sepse të gjithë të mençurit e tjerë të mbretërisë sime s’janë në gjendje të ma interpretojnë.+ Por ti je i zoti, sepse fryma e perëndive të shenjta është te ti.”

19 Atëherë Danieli, emri i të cilit është Belteshazar,+ u alarmua për një moment dhe mendimet nisën ta trembnin.

Mbreti i tha: ‘Belteshazar, mos u tremb nga ëndrra dhe as nga interpretimi i saj!’

Belteshazari ia ktheu: “Imzot, kjo ëndërr daltë e vërtetë për ata që të urrejnë dhe interpretimi i saj për armiqtë e tu!

20 Pema që pe, e cila u rrit shumë dhe u bë e fortë, maja e së cilës arriti qiejt dhe u bë e dukshme në mbarë tokën,+ 21 me gjethnajë të bukur e me fryt të bollshëm, ku kishte ushqim për të gjithë, nën të cilën banonin kafshët e fushës e në degët e së cilës banonin zogjtë e qiellit,+ 22 je ti, o mbret, sepse ti je bërë i madh dhe i fortë, madhështia jote ka arritur qiejt,+ kurse sundimi yt, skajet e tokës.+

23 Mbreti pa një vrojtues, një të shenjtë,+ që zbriste nga qiejt dhe thoshte: ‘Priteni pemën dhe copëtojeni! Megjithatë, kërcurin lëreni në tokë, mes barit të fushës, të lidhur me rrathë hekuri e bakri. Le ta lagë vesa e qiejve e të rrijë me kafshët e fushës derisa të kalojnë shtatë kohë.’+ 24 Ky është interpretimi, o mbret, dhe dekreti i Më të Lartit që do të zbatohet për zotërinë tim, mbretin. 25 Ty do të të përzënë nga njerëzit dhe do të banosh me kafshët e fushës, do të të japin të hash bar si demat dhe vesa e qiejve do të të lagë.+ Shtatë kohë+ do të kalojnë,+ derisa të kuptosh se Më i Larti është Sovran në mbretërinë e njerëzve dhe se ia jep atë kujt të dojë.+

26 Por, meqë thanë të linin kërcurin e pemës,+ mbretëria do të bëhet përsëri jotja, pasi të kuptosh se ka vetëm një Sovran në qiell. 27 Prandaj, o mbret, qoftë e pranueshme këshilla ime në sytë e tu. Hiq dorë nga mëkatet e tua dhe bëj atë që është e drejtë, hiq dorë nga ligësia jote dhe trego mëshirë për të varfrit! Ndoshta mbarësia jote do të zgjatë.”»+

28 E gjithë kjo i ndodhi mbretit Nabukodonosor.

29 Dymbëdhjetë muaj më vonë, ai po ecte në tarracën e pallatit mbretëror të Babilonisë 30 e po thoshte: «A s’është kjo Babilonia e Madhe, që unë vetë e kam ndërtuar si shtëpi mbretërore me forcën e fuqinë time dhe për lavdinë e madhështisë sime?!»

31 Ndërsa këto fjalë ishin ende në gojën e mbretit, nga qiejt erdhi një zë: «Ty po të thuhet, o mbret Nabukodonosor: ‘Mbretëria është larguar prej teje,+ 32 dhe ty do të të përzënë nga njerëzit. Do të banosh me kafshët e fushës dhe do të të japin të hash bar si demave, e do të kalojnë shtatë kohë, derisa të kuptosh se Më i Larti është Sovran në mbretërinë e njerëzve dhe se ia jep atë kujt të dojë.’»+

33 Fjala për Nabukodonosorin u përmbush në çast; atë e përzunë nga njerëzit, dhe ai nisi të hante bar si demat, trupin ia lagte vesa e qiejve, derisa flokët iu zgjatën si pendët e shqiponjave dhe thonjtë si kthetrat e zogjve.+

34 «Në fund të asaj kohe,+ unë, Nabukodonosori, i ngrita sytë drejt qiejve dhe m’u kthye arsyeja; lëvdova Më të Lartin, i dhashë lavdi e nderim Atij që rron në jetë të jetëve, sepse sovraniteti i tij është i përjetshëm dhe mbretëria e tij vazhdon brez pas brezi.+ 35 Gjithë banorët e tokës s’janë asgjë para tij, dhe ai bën si të dojë me ushtrinë e qiejve e me banorët e tokës. E nuk ka njeri që ta pengojë*+ a t’i thotë: ‘Ç’ke bërë?’+

36 Në po atë kohë m’u kthye arsyeja, lavdia e mbretërisë sime, madhështia dhe shkëlqimi.+ Zyrtarët e lartë dhe fisnikët më kërkuan me ngulm, dhe unë u rivendosa në mbretërinë time, e madhështia ime u shtua edhe më shumë.

37 Tani, unë, Nabukodonosori, lëvdoj, nderoj dhe i jap lavdi Mbretit të qiejve,+ sepse gjithë veprat e tij janë në përputhje me të vërtetën dhe udhët e tij janë të drejta,+ e ngaqë ai është në gjendje t’i poshtërojë ata që ecin me krenari.»+

5 Sa për mbretin Belshazar,+ ai shtroi një gosti të madhe për një mijë nga fisnikët e tij dhe po pinte verë në prani të tyre.+ 2 Nën ndikimin e verës, Belshazari dha urdhër të sillnin enët prej ari e argjendi, të cilat Nabukodonosori, ati i tij, i kishte marrë nga tempulli në Jerusalem,+ që mbreti me fisnikët e tij, konkubinat* e shemrat, të pinin me to. 3 Atëherë i sollën enët prej ari që kishin marrë nga tempulli, nga shtëpia e Perëndisë në Jerusalem, e me to pinë mbreti me fisnikët e tij, konkubinat e shemrat. 4 Pinë verë dhe lëvduan perënditë prej ari e prej argjendi, prej bakri, prej hekuri, prej druri e prej guri.

5 Tamam në atë çast, u shfaqën gishtat e dorës së një njeriu dhe filluan të shkruanin në suvanë e murit të pallatit të mbretit, përballë shandanit; mbreti shihte kurrizin e dorës ndërsa po shkruante. 6 Atëherë mbreti u pre në fytyrë,* mendimet po e tmerronin, këllqet iu drodhën+ dhe gjunjët po i përplaseshin me njëri-tjetrin.

7 Mbreti thirri me zë të lartë që t’i sillnin ndjellësit e frymërave, kaldeasit* dhe astrologët.+ Ai u tha të mençurve të Babilonisë: «Kushdo që e lexon shkrimin dhe ma interpreton, do të vishet me rroba në ngjyrë të purpurt,* do t’i vënë në qafë një varëse ari+ dhe do të sundojë si i treti në mbretëri.»+

8 Atëherë të gjithë të mençurit e mbretit erdhën, por nuk ishin në gjendje as ta lexonin shkrimin, as t’ia interpretonin mbretit.+ 9 Prandaj mbreti Belshazar u tremb shumë dhe u pre në fytyrë; edhe fisnikët e tij ishin hutuar fare.+

10 Kur mori vesh fjalët e mbretit dhe të fisnikëve të tij, mbretëresha hyri në sallonin e gostisë dhe tha: «Jetofsh përjetë, o mbret! Mos u tmerro nga mendimet e tua dhe mos u pre në fytyrë. 11 Në mbretërinë tënde është një njeri* që ka frymën e perëndive të shenjta. Në ditët e atit tënd, ai kishte ndriçim, gjykim të thellë dhe mençuri, si mençuria e perëndive.+ Mbreti Nabukodonosor, ati yt, e caktoi si kreun e priftërinjve që merreshin me magji, të ndjellësve të frymërave, të kaldeasve* e të astrologëve.+ Po, o mbret, kështu bëri ati yt, 12 sepse Danieli, të cilin mbreti e quajti Belteshazar,+ ishte jashtëzakonisht i mençur, si edhe kishte njohuri e gjykim të thellë për të interpretuar ëndrrat, për të shpjeguar gjëegjëzat e për të zgjidhur çështje të koklavitura.*+ Tani, le të thërrasim Danielin dhe ai do të ta tregojë interpretimin.»

13 Prandaj e sollën Danielin përpara mbretit, që e pyeti: «A je ti Danieli, nga të mërguarit e Judës+ që ati im, mbreti, solli nga Juda?+ 14 Kam dëgjuar se ti ke frymën e perëndive,+ ndriçim, gjykim të thellë dhe mençuri të jashtëzakonshme.+ 15 Kur më sollën të mençurit dhe ndjellësit e frymërave, që të lexojnë këtë shkrim e të ma interpretojnë, ata nuk ishin në gjendje të ma interpretonin mesazhin.+ 16 Megjithatë kam dëgjuar se ti je në gjendje të bësh interpretime+ e të zgjidhësh çështje të koklavitura.* Tani, nëse je vërtet në gjendje ta lexosh shkrimin e të ma interpretosh, do të vishesh me rroba në ngjyrë të purpurt, do të të vënë në qafë një varëse ari dhe do të sundosh si i treti në mbretëri.»+

17 Atëherë Danieli iu përgjigj mbretit: «Dhuratat mbaji për vete dhe peshqeshet jepua të tjerëve. Megjithatë, unë do t’ia lexoj mbretit shkrimin dhe do t’ia interpretoj. 18 O mbret, Nabukodonosorit, atit tënd, Perëndia Më i Lartë i dha mbretërinë, madhështinë, nderimin dhe shkëlqimin.+ 19 Për shkak të madhështisë që i dha Ai, gjithë popujt, kombet dhe gjuhët dridheshin nga frika para atit tënd,+ se ai vriste e linte gjallë kë të donte, lartësonte e poshtëronte kë të donte.+ 20 Por, kur zemra iu bë fodulle dhe shfaqi një frymë kokëfortë, aq sa i kaloi caqet me arrogancë,+ e rrëzuan nga froni i mbretërisë dhe lavdia iu hoq. 21 E përzunë nga njerëzit, zemra iu bë si zemra e një kafshe dhe jetonte me gomarët e egër. I jepnin të hante bar si demave, dhe trupin ia lagte vesa e qiejve, derisa kuptoi se Perëndia Më i Lartë është Sovran në mbretërinë e njerëzve dhe vendos në krye të saj kë të dojë.+

22 Por ti, o Belshazar, biri i tij, edhe pse e dije gjithë këtë, nuk e përule zemrën. 23 Përkundrazi ke ngritur krye kundër Zotërisë së qiejve+ dhe ke kërkuar që të sjellin enët e shtëpisë së tij.+ Pastaj bashkë me fisnikët e tu, konkubinat e shemrat, pive verë me to dhe lëvdove perëndi prej ari, argjendi, bakri, hekuri, druri e guri, perëndi që as shohin, as dëgjojnë e as dinë gjë.+ Por nuk ke lëvduar Perëndinë, në dorë të të cilit është fryma jote+ dhe të gjitha udhët e tua. 24 Prandaj, ai dërgoi këtë dorë, e cila shkroi këtë shkrim.+ 25 Ja çfarë është shkruar: MÉNE, MÉNE, TÉKEL dhe PÁRSIN.

26 Ja dhe interpretimi i fjalëve: MÉNE​—Perëndia i ka numëruar ditët e mbretërisë sate dhe i ka dhënë fund.+

27 TÉKEL​—ti je peshuar në kandar dhe ke dalë mangët.

28 PÉRES​—mbretëria jote është ndarë dhe u është dhënë medëve dhe persëve.»+

29 Atëherë, me urdhër të Belshazarit, Danielin e veshën me rroba në ngjyrë të purpurt, i vunë një varëse ari rreth qafës dhe deklaruan se do të bëhej sundimtari i tretë në mbretëri.+

30 Po atë natë, Belshazari, mbreti kaldeas, u vra,+ 31 dhe Dari,+ medi, mori mbretërinë kur ishte rreth 62 vjeç.

6 Darit iu duk me vend të caktonte 120 satrapë* mbi gjithë mbretërinë.+ 2 Në krye të tyre vuri tre zyrtarë të lartë, njëri nga të cilët ishte Danieli;+ satrapët+ u raportonin atyre, me qëllim që interesat e mbretit të mos dëmtoheshin. 3 Tani, Danieli dallohej ndër zyrtarët e lartë dhe satrapët, sepse ishte jashtëzakonisht i mençur,+ dhe mbreti kishte ndër mend ta caktonte mbi gjithë mbretërinë.

4 Në atë kohë, zyrtarët e lartë dhe satrapët kërkonin të gjenin ndonjë pretekst që ta akuzonin Danielin për punët e mbretërisë.* Por nuk arritën të gjenin asnjë bazë për ta akuzuar a ndonjë pandershmëri, sepse ishte i besueshëm dhe tek ai s’gjendej asnjë pakujdesi a korruptim. 5 Kështu, ata burra thanë: «S’kemi për të gjetur asnjë bazë për ta akuzuar Danielin, vetëm nëse gjejmë diçka kundër tij në ligjin e Perëndisë së tij.»+

6 Kështu zyrtarët e lartë dhe satrapët u turrën të gjithë bashkë te mbreti dhe i thanë: «Jetofsh përjetë, o mbret Dar! 7 Të gjithë zyrtarët e mbretërisë, prefektët, satrapët, zyrtarët e lartë mbretërorë dhe guvernatorët, janë konsultuar së bashku që të nxirret një dekret mbretëror e të vihet një ndalim: kushdo që gjatë 30 ditëve i drejton lutje ndonjë perëndie a njeriu tjetër përveç teje, o mbret, të hidhet në gropën e luanëve.+ 8 Tani, o mbret, nxirre dekretin dhe nënshkruaje,+ me qëllim që të mos ndryshohet, sipas ligjit të medëve e të persëve, i cili nuk mund të anulohet.»+

9 Kështu mbreti Dar nënshkroi dekretin dhe ndalimin.

10 Mirëpo, sapo e mori vesh që dekreti ishte nënshkruar, Danieli shkoi në shtëpi; dritaret e dhomës mbi tarracë i kishte të hapura në drejtim të Jerusalemit.+ Siç kishte bërë rregullisht edhe më parë, tri herë në ditë, u ul në gjunjë, u lut dhe thuri lavde para Perëndisë së tij. 11 Atëherë, ata burra hynë rrëmbimthi dhe e gjetën Danielin tek po lutej e po i përgjërohej për miratim Perëndisë së tij.

12 Kështu ata shkuan te mbreti dhe i kujtuan ndalimin mbretëror: «A nuk ke nënshkruar një ndalim ku thuhet se do të hidhet në gropën e luanëve kushdo që gjatë 30 ditëve i drejton lutje ndonjë perëndie a njeriu tjetër përveç teje, o mbret?» Mbreti u përgjigj: «Po, kjo është e vërtetë sipas ligjit të medëve e të persëve, i cili nuk mund të anulohet.»+ 13 Ata ia kthyen menjëherë mbretit: «Danieli, që është nga të mërguarit e Judës,+ nuk të ka përfillur ty, o mbret, dhe as ndalimin që ti ke nënshkruar, por lutet tri herë në ditë.»+ 14 Me të dëgjuar këto fjalë, mbreti u hidhërua shumë dhe u mundua të gjente një mënyrë si ta shpëtonte Danielin; deri në perëndim të diellit u përpoq shumë që ta shpëtonte. 15 Më në fund, ata burra hynë si grup te mbreti dhe i thanë: «Mbaj parasysh, o mbret, se sipas ligjit të medëve dhe të persëve, çdo ndalim a dekret që nxjerr mbreti, nuk mund të ndryshohet.»+

16 Prandaj, mbreti dha urdhër ta sillnin Danielin e ta hidhnin në gropën e luanëve.+ Mbreti i tha Danielit: «Perëndia yt, të cilit i shërben vazhdimisht, do të të çlirojë.» 17 Atëherë sollën një gur, e vunë në grykën* e gropës dhe mbreti e vulosi me unazën e tij me vulë e me unazën me vulë të fisnikëve të tij, me qëllim që asgjë të mos ndryshohej në rastin e Danielit.

18 Pastaj mbreti shkoi në pallatin e tij. E kaloi natën duke agjëruar, nuk pranoi asnjë argëtim* dhe i iku gjumi. 19 Më në fund, sapo agoi dita, mbreti u ngrit dhe nxitoi për te gropa e luanëve. 20 Me t’iu afruar gropës, mbreti i thirri Danielit me një zë të trishtuar: «O Daniel, shërbëtor i Perëndisë së gjallë! A ishte në gjendje Perëndia, të cilit i shërben vazhdimisht, të të çlironte nga luanët?» 21 Menjëherë Danieli iu përgjigj mbretit: «Jetofsh përjetë, o mbret! 22 Perëndia im dërgoi engjëllin e tij dhe ua mbylli gojën luanëve,+ dhe ata s’më kanë bërë asnjë gjë,+ sepse unë dola i pafaj në sytë e tij; as ty, o mbret, nuk të kam bërë ndonjë të keqe.»

23 Mbreti u gëzua shumë dhe urdhëroi ta nxirrnin Danielin nga gropa. Kur e nxorën, ai s’kishte pësuar asgjë, ngaqë kishte pasur besim te Perëndia i tij.+

24 Pastaj mbreti dha urdhër të sillnin burrat që kishin akuzuar* Danielin, dhe ata i hodhën në gropën e luanëve bashkë me bijtë dhe gratë e tyre. Ende nuk kishin arritur në fund të gropës, kur luanët u hodhën mbi ta dhe ua copëtuan kockat.+

25 Atëherë mbreti Dar u shkroi gjithë popujve, kombeve dhe grupeve gjuhësore që banonin në mbarë tokën:+ «E madhe qoftë paqja juaj! 26 Unë po nxjerr një urdhër që, në çdo territor të mbretërisë sime, njerëzit të nderojnë thellësisht* e ta respektojnë Perëndinë e Danielit,+ sepse ai është Perëndia i gjallë që ekziston përjetë. Mbretëria e tij nuk do të shkatërrohet kurrë, dhe sovraniteti* i tij është i përjetshëm.+ 27 Ai shpëton,+ çliron dhe kryen shenja e vepra të mrekullueshme në qiej e në tokë,+ sepse e çliroi Danielin nga panxha e luanëve.»

28 Danieli pati mbarësi në mbretërinë e Darit+ dhe në mbretërinë e Kirit, persit.+

7 Vitin e parë të Belshazarit,+ mbretit të Babilonisë, Danieli pa një ëndërr dhe vegime,* ndërsa ishte në gjumë.*+ Atëherë ai e shkroi ëndrrën+ dhe dokumentoi në mënyrë të plotë atë që pa e dëgjoi. 2 Danieli tha:

«Në vegimet e natës po shihja erën që frynte nga të katër drejtimet* e që trazonte detin e paanë.+ 3 Katër bisha të stërmëdha+ dolën nga deti dhe secila ndryshonte nga tjetra.

4 E para ishte si luan+ dhe kishte krahë shqiponje.+ Pashë derisa krahët e saj u këputën; atë e ngritën nga toka dhe e vunë të rrinte mbi dy këmbë, si njeri, dhe iu dha zemër njeriu.

5 Kur ja, një bishë tjetër, një e dytë, që ishte si ari.+ Ajo ishte ngritur mbi një anë dhe në gojë kishte tri brinjë midis dhëmbëve; i thoshin: ‘Ngrihu dhe ha shumë mish.’+

6 Pas kësaj vazhdova të shihja dhe ja, një bishë tjetër, si leopard,+ por që në kurriz kishte katër krahë si ata të një shpendi. Bisha kishte katër koka+ dhe asaj iu dha autoritet për të sunduar.

7 Pas kësaj vazhdova të shihja në vegimet e natës, dhe pashë një bishë të katërt, të frikshme, të tmerrshme e jashtëzakonisht të fortë; ajo kishte dhëmbë të mëdhenj hekuri. Përpinte, thërrmonte dhe atë që mbetej, e shtypte me këmbë.+ Ajo ndryshonte nga të gjitha bishat e tjera para saj dhe kishte dhjetë brirë. 8 Ndërsa vështroja brirët, ja, një bri tjetër i vogël+ doli midis tyre, dhe tre nga brirët e parë u këputën përpara tij. Në këtë bri kishte sy, si sytë e njeriut, dhe një gojë që fliste gjithë arrogancë.*+

9 Vazhdova të shihja derisa u vunë frone dhe i Lashti i Ditëve+ u ul.+ Rrobat i kishte të bardha si bora+ dhe flokët si lesh i pastër. Froni i tij ishte si flakë zjarri dhe rrotat si zjarr përvëlues.+ 10 Një rrëke zjarri rridhte dhe dilte nga prania e tij.+ Një mijë mijëra i shërbenin dhe dhjetë mijë herë dhjetë mijë qëndronin përpara tij.+ Trupi Gjykues+ zuri vend dhe u hapën librat.

11 Në atë kohë, vazhdova të shihja për shkak të tingullit të fjalëve arrogante* që thoshte briri;+ pashë derisa bisha u vra dhe trupi i saj u shkatërrua e ajo u hodh në zjarr që të digjej. 12 Kurse bishave të tjera+ iu hoq autoriteti për të sunduar, dhe atyre iu zgjat jeta për një kohë e një stinë.

13 Vazhdova të shihja në vegimet e natës dhe ja, me retë e qiejve, po vinte dikush si një bir njeriu.+ Atij iu lejua të hynte tek i Lashti i Ditëve+ dhe e afruan përpara Tij. 14 Atij iu dha autoritet për të mbretëruar,+ nderim+ dhe një mbretëri, që t’i shërbenin gjithë popujt, kombet dhe gjuhët.+ Mbretërimi i tij është i përjetshëm e nuk do të marrë fund, dhe mbretëria e tij nuk do të shkatërrohet.+

15 Mua, Danielit, m’u zu fryma, sepse vegimet që pashë, më trembën.+ 16 Iu afrova njërit prej atyre që rrinin në këmbë, që ta pyesja për kuptimin e vërtetë të asaj që pashë. Kështu, ai m’u përgjigj dhe më tregoi interpretimin e këtyre gjërave:

17 ‘Këto katër bisha të stërmëdha+ përfaqësojnë katër mbretër që do të ngrihen nga toka.+ 18 Por të shenjtët* e Tejet të Lartit+ do të marrin mbretërinë+ dhe do ta zotërojnë atë+ përjetë, po, në jetë të jetëve.’

19 Pastaj doja të dija më tepër për bishën e katërt, që ndryshonte nga gjithë të tjerat. Ajo ishte jashtëzakonisht e frikshme, me dhëmbë hekuri, me kthetra bakri, përpinte e thërrmonte dhe shtypte me këmbë atë që mbetej.+ 20 Doja të dija edhe për dhjetë brirët+ në kokën e saj, për bririn tjetër që doli, përpara të cilit ranë tre,+ po, për atë bri që kishte sy dhe një gojë që fliste gjithë arrogancë,* e që dukej më i madh se të tjerët.

21 Vazhdova të shihja teksa ai bri bëri luftë kundër të shenjtëve dhe po fitonte mbi ta,+ 22 derisa erdhi i Lashti i Ditëve,+ Tejet i Larti, e dha gjykimin në favor të të shenjtëve të tij,+ dhe erdhi koha e caktuar që të shenjtët të merrnin në zotërim mbretërinë.+

23 Ja çfarë tha ai: ‘Bisha e katërt është një mbretëri e katërt që do të vijë në tokë dhe do të jetë e ndryshme nga të gjitha mbretëritë e tjera. Ajo do të përpijë gjithë tokën, do ta shkelë e do ta thërrmojë.+ 24 Dhjetë brirët tregojnë se nga ajo mbretëri do të dalin dhjetë mbretër. Pas tyre do të dalë edhe një tjetër, që do të jetë i ndryshëm nga të parët dhe do të poshtërojë tre mbretër.+ 25 Ai do të thotë fjalë kundër Më të Lartit+ dhe do t’u bjerë vazhdimisht në qafë të shenjtëve të Tejet të Lartit. Do të ketë ndër mend të ndryshojë kohët dhe ligjin, dhe ata do të lihen në dorë të tij për një kohë, dy kohë dhe gjysmë kohe.*+ 26 Por Trupi Gjykues u ul dhe ia hoqi atij autoritetin për të sunduar, që ta shfaroste e ta shkatërronte krejtësisht.+

27 Mbretëria, sundimi dhe madhështia e mbretërive nën të gjithë qiejt iu dhanë të shenjtëve të Tejet të Lartit.+ Mbretëria e tyre është e përjetshme+ dhe gjithë sundimet do t’u shërbejnë e do t’u binden atyre.’

28 Ky është fundi i asaj që pashë e dëgjova. Mua, Danielit, më trembën aq shumë mendimet e mia, sa u preva në fytyrë.* Megjithatë, këtë çështje e ruajta në zemër.»

8 Vitin e tretë të mbretërimit të mbretit Belshazar,+ mua, Danielit, m’u shfaq një vegim* pas atij që më ishte shfaqur më parë.+ 2 Ndërsa po shihja, u gjenda në kështjellën e Shushanit,*+ në provincën e Elamit;+ vegimin e pashë pranë rrjedhës së ujit të Ulait. 3 Teksa ngrita sytë, pashë një dash+ me dy brirë+ që qëndronte para rrjedhës së ujit. Dy brirët ishin të lartë, por njëri ishte më i lartë se tjetri, dhe më i larti doli më pas.+ 4 E pashë dashin të godiste me brirë drejt perëndimit, drejt veriut e drejt jugut; asnjë bishë e egër nuk qëndronte dot para tij dhe askush nuk mund t’i çlironte nga dora e tij.+ Ai bëri si i pëlqeu dhe veproi me arrogancë.

5 Tek po shihja, ja, pashë një cjap+ që vinte nga perëndimi duke përshkuar gjithë sipërfaqen e tokës, por pa prekur përtokë. Cjapi kishte midis syve një bri që spikaste.+ 6 Ai po vinte në drejtim të dashit me dy brirë, të cilin e kisha parë të qëndronte para rrjedhës së ujit; po vraponte drejt tij gjithë tërbim.

7 E pashë cjapin t’i afrohej dashit, i mbushur gjithë vrer kundër tij. Ai e sulmoi dhe ia theu dy brirët, e dashi s’pati fuqi t’i bënte ballë. Atëherë cjapi e hodhi përtokë dhe e shtypi me këmbë, e askush s’mund ta shpëtonte dot nga dora e tij.

8 Pastaj cjapi veproi me shumë arrogancë, por, sapo u bë i fuqishëm, briri i madh iu thye. Atëherë, në vend të tij, në të katër drejtimet,* dolën katër brirë të tjerë që spikatnin.+

9 Nga njëri prej tyre doli një bri tjetër, një i vogël; ai u rrit tej mase drejt jugut, drejt lindjes e drejt Stolisë.*+ 10 Ai u rrit aq shumë, sa arriti deri tek ushtria e qiejve, dhe bëri që disa nga ushtria e disa nga yjet të binin në tokë, e i shtypi me këmbë. 11 Veproi me arrogancë edhe ndaj Princit të ushtrisë, nga i cili u hoq flijimi i vazhdueshëm, dhe vendi me themele të forta i shenjtërores së tij u hodh poshtë.+ 12 E një ushtri iu la në dorë, bashkë me flijimin e vazhdueshëm, për shkak të shkeljes;* briri vazhdoi ta hidhte përtokë të vërtetën, veproi dhe pati sukses.

13 Dëgjova një të shenjtë të fliste, dhe një tjetër i shenjtë e pyeti atë që po fliste: «Deri kur do të vazhdojë vegimi për flijimin e vazhdueshëm, për shkeljen që shkakton shkretim+ dhe për shtypjen me këmbë të vendit të shenjtë e të ushtrisë?» 14 Atëherë ai më tha: «Derisa të kalojnë 2.300 mbrëmje e mëngjese; dhe vendi i shenjtë do të rikthehet patjetër në gjendjen e duhur.»

15 Ndërsa unë, Danieli, po shihja vegimin dhe kërkoja ta kuptoja, papritur pashë se përballë meje po qëndronte dikush që nga pamja ngjante me një burrë. 16 Pastaj dëgjova zërin e një njeriu në mes të Ulait+ që thërriste: «Gabriel,+ bëje atë njeri të kuptojë atë që pa.»+ 17 Kështu, ai erdhi pranë vendit ku po rrija, por u tmerrova kaq shumë kur erdhi, sa u përkula me fytyrë përtokë. Ai më tha: «Kuptoje, o bir njeriu, se vegimi është për kohën e fundit.»+ 18 Por ndërsa po më fliste, më zuri një gjumë i rëndë me fytyrën përtokë. Prandaj, ai më preku dhe më bëri të qëndroja në këmbë aty ku kisha qenë.+ 19 Atëherë më tha: «Ja, po të tregoj çfarë do të ndodhë në kohën e fundit të indinjatës së Perëndisë, sepse vegimi është për kohën e caktuar të fundit.+

20 Dashi me dy brirë përfaqëson mbretin e Medisë e të Persisë.+ 21 Cjapi leshtor përfaqëson mbretin e Greqisë+ dhe briri i madh midis syve përfaqëson mbretin e parë.+ 22 Katër brirët që dolën në vend të bririt që u thye,+ janë katër mbretëri që do të dalin nga kombi i tij, por që nuk do të kenë fuqi si ai.

23 Në fund të mbretërisë së tyre, kur shkelësit ta kenë mbushur kupën,* do të dalë një mbret me fytyrë të egër, që i kupton thëniet e paqarta.* 24 Ai do të bëhet shumë i fuqishëm, por jo falë fuqisë së tij. Do të sjellë rrënim në mënyrë të jashtëzakonshme,* do të ketë sukses e do të veprojë me efektshmëri. Do t’i rrënojë të fuqishmit dhe popullin e përbërë nga të shenjtët.+ 25 Me dinakërinë e tij, do të përdorë mashtrimin që të ketë sukses, do të lartësohet në zemrën e vet dhe, gjatë një kohe kur njerëzit do të ndihen të sigurt,* do të rrënojë shumë veta. Ai do të ngrihet edhe kundër Princit të princave, por do të thyhet pa vënë dorë njeriu.

26 Ajo që u tha në vegim për mbrëmjet dhe për mëngjeset, është e vërtetë, por ti duhet ta mbash të fshehtë vegimin, sepse i takon një kohe shumë të largët.»*+

27 Atëherë, unë, Danieli, u ndjeva i sfilitur dhe u sëmura për disa ditë.+ Pastaj u ngrita dhe bëra punët që më kishte ngarkuar mbreti.+ Megjithatë isha i mpirë nga ajo që kisha parë, e askush nuk mund ta kuptonte vegimin.+

9 Vitin e parë të Darit,+ birit të Asuerit​—pasardhës i medëve, që ishte bërë mbret në mbretërinë e kaldeasve+—​2 vitin e parë të mbretërimit të tij, unë, Danieli, dallova me anë të librave* se, sipas fjalës së Jehovait që iu drejtua profetit Jeremia, numri i viteve që Jerusalemi+ do të mbetej i shkretuar, ishte 70 vjet.+ 3 Prandaj iu drejtova* Jehovait, Perëndisë së vërtetë, dhe iu përgjërova në lutje, bashkë me agjërime,+ i mbuluar me copë thesi* e me hi. 4 Iu luta Jehovait, Perëndisë tim, e iu rrëfeva:

«O Jehova, Perëndi i vërtetë, Perëndi i Madh që të ngjall frikë e nderim, që e respekton besëlidhjen dhe u tregon dashuri besnike+ atyre që të duan e që zbatojnë urdhërimet e tua!+ 5 Ne kemi mëkatuar, kemi gabuar, kemi vepruar me ligësi, jemi rebeluar,+ jemi shmangur nga urdhërimet e nga ligjet e tua. 6 Nuk i kemi dëgjuar shërbëtorët e tu, profetët,+ që u folën në emrin tënd mbretërve, princave, paraardhësve tanë dhe gjithë popullit të vendit. 7 Ty, o Jehova, të përket drejtësia, kurse sot turpi* na përket neve, burrave të Judës, banorëve të Jerusalemit dhe gjithë Izraelit, atyre që janë afër e larg, në të gjitha vendet ku i shpërndave, sepse vepruan me pabesi ndaj teje.+

8 O Jehova, turpi* na përket neve, mbretërve, princave dhe paraardhësve tanë, sepse kemi mëkatuar kundër teje. 9 Ty, o Jehova, Perëndia ynë, të përkasin mëshira dhe falja,+ sepse ne jemi rebeluar kundër teje.+ 10 Nuk i jemi bindur zërit tënd, o Jehova, Perëndia ynë, që të zbatonim ligjet që na dhe me anë të shërbëtorëve të tu, profetëve.+ 11 I gjithë Izraeli ka shkelur Ligjin tënd dhe është larguar, duke mos iu bindur zërit tënd, prandaj ti derdhe mbi ne mallkimin dhe betimin solemn, për të cilët është shkruar në Ligjin e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë së vërtetë,+ sepse kemi mëkatuar kundër teje. 12 Ti i ke përmbushur fjalët që the kundër nesh+ dhe kundër gjykatësve që na gjykuan,* duke sjellë mbi ne një të keqe të madhe; nën tërë qiellin nuk kishte rënë kurrë një e keqe e tillë si ajo që ra në Jerusalem.+ 13 Ashtu siç është shkruar në Ligjin e Moisiut, gjithë kjo e keqe ra mbi ne,+ prapëseprapë ne nuk u përgjëruam për miratimin tënd,* o Jehova, Perëndia ynë, pasi nuk hoqëm dorë nga faji ynë+ dhe as treguam gjykim të thellë për të vërtetën* tënde.

14 Kështu ti, o Jehova, rrije syçelë dhe solle mbi ne të keqen, sepse ti, o Jehova, Perëndia ynë, je i drejtë në të gjitha veprat e tua; prapëseprapë ne nuk iu bindëm zërit tënd.+

15 O Jehova, Perëndia ynë, ti që e nxore popullin tënd nga vendi i Egjiptit me dorë të fortë+ dhe që i bëre vetes një emër që njihet sot e kësaj dite,+ ne kemi mëkatuar dhe kemi vepruar me ligësi. 16 O Jehova, në përputhje me gjithë veprat e tua të drejta,+ të lutem, largoje zemërimin dhe tërbimin tënd nga qyteti yt, Jerusalemi, mali yt i shenjtë, sepse për shkak të mëkateve tona dhe të fajeve të paraardhësve tanë, Jerusalemi dhe populli yt janë poshtëruar në sy të të gjithë atyre përreth nesh.+ 17 Dëgjoje tani, o Perëndia ynë, lutjen e shërbëtorit tënd dhe përgjërimet e tij, dhe shihe shenjtëroren tënde të shkretuar+ me buzëqeshjen tënde miratuese,+ për hir të emrit tënd, o Jehova! 18 Ktheje veshin, o Perëndia im, dhe dëgjo! Hapi sytë dhe shihe gjendjen tonë të mjerë dhe qytetin që mban emrin tënd, se po të përgjërohemi, jo falë veprave tona të drejta, por falë mëshirës sate të madhe.+ 19 O Jehova, na dëgjo! O Jehova, na fal!+ O Jehova, na kushto vëmendje dhe vepro! Mos vono, për hir të emrit tënd, o Perëndia im, sepse qyteti yt dhe populli yt mbajnë emrin tënd.»+

20 Ndërsa po flisja, po lutesha, po rrëfeja mëkatin tim e të popullit tim, Izraelit, e ndërsa po i përgjërohesha Jehovait, Perëndisë tim, për malin e tij të shenjtë,+ 21 po, ndërsa po lutesha dhe isha tejet i rraskapitur, njeriu Gabriel,+ të cilin e kisha parë më përpara në vegim,*+ erdhi tek unë rreth kohës së blatimit të mbrëmjes 22 dhe më ndihmoi të kuptoja me këto fjalë:

«O Daniel, erdha të të jap gjykim të thellë dhe aftësi për të kuptuar. 23 Kur fillove të përgjëroheshe, mora një mesazh dhe erdha të ta raportoj, sepse ti je shumë i vyer.*+ Prandaj, kushtoji vëmendje kësaj çështjeje dhe kuptoje vegimin.

24 Janë caktuar 70 javë* për popullin dhe për qytetin tënd të shenjtë,+ për t’i dhënë fund shkeljes,* për të zhdukur fare mëkatin,+ për të shlyer fajin,+ për të sjellë drejtësi të përhershme,+ për të vulosur vegimin dhe profecinë*+ e për të mirosur* të Shenjtën e të Shenjtave.* 25 Ti duhet ta dish e të kuptosh se, nga dalja e fjalës për restaurimin dhe rindërtimin e Jerusalemit+ deri te Mesia,*+ Kreu,+ do të kalojnë 7 javë, si edhe 62 javë.+ Ai do të restaurohet dhe do të rindërtohet, me një shesh dhe me një hendek, por në kohë të vështira.

26 Pas 62 javësh Mesia do të vritet,*+ pa lënë asgjë pas.+

Populli i një udhëheqësi që do të vijë, do ta shkatërrojë qytetin dhe vendin e shenjtë,+ fundi i të cilit do të jetë me anë të përmbytjes. Deri në fund do të ketë luftë dhe është vendosur të ketë shkretim.+

27 Ai do ta mbajë në fuqi për një javë besëlidhjen për shumë veta dhe në mes të javës, do të bëjë që flijimi dhe blatimi të pushojnë.+

Ai që shkakton shkretim, do të vijë mbi krahun e gjërave të neveritshme,+ dhe shkretimi që është vendosur, do të zbrazet mbi atë që dergjet i shkretë, derisa të marrë fund.»

10 Vitin e tretë të Kirit,+ mbretit të Persisë, Danielit, që e quanin Belteshazar,+ iu dha një zbulesë hyjnore. Mesazhi ishte i vërtetë e kishte të bënte me një luftë të madhe, dhe Danieli e kuptoi mesazhin e atë që kishte parë.

2 Në ato ditë, unë, Danieli, kisha mbajtur zi+ plot tri javë. 3 Nuk hëngra ushqime të zgjedhura, nuk vura në gojë as mish, as verë dhe nuk u leva fare me vaj për tri javë plot. 4 Ditën e 24-t të muajit të parë, kur gjendesha buzë lumit të madh, Tigrit,*+ 5 ngrita sytë dhe pashë një burrë me veshje linoje,+ që në mes kishte një rrip ari nga Ufazi. 6 Trupin e kishte si krizolit,+ fytyrën si vetëtimë, sytë si pishtarë të zjarrtë, krahët e këmbët si bakër i lustruar,+ kurse tingulli i fjalëve të tij ishte si zhurma e një turme. 7 Vetëm unë, Danieli, e pashë vegimin;* njerëzit që ishin me mua, nuk e panë.+ Prapëseprapë i zuri një frikë aq e madhe, sa ia mbathën për t’u fshehur.

8 Kështu mbeta vetëm unë dhe, kur pashë këtë vegim madhështor, s’më mbeti pikë fuqie, u preva në fytyrë e fuqitë m’u shterën krejt.+ 9 Më pas dëgjova zërin e atij që fliste, por, kur e dëgjova të fliste, rashë në gjumë të thellë me fytyrë përtokë.+ 10 Pastaj ai më preku me dorë+ e më tundi, që të ngrihesha mbi duar e mbi gjunjë. 11 Atëherë ai më tha:

«O Daniel, njeri shumë i vyer,*+ kushtoju vëmendje fjalëve që do të të them. Tani ngrihu në këmbë aty ku je, sepse më kanë dërguar te ti.»

Kur më tha këto fjalë, u çova ndërsa dridhesha i tëri.

12 Atëherë më tha: «Mos ki frikë,+ Daniel! Fjalët e tua u dëgjuan që ditën e parë që kërkove me gjithë zemër t’i kuptoje këto gjëra e të përuleshe para Perëndisë, prandaj erdha për shkak të fjalëve të tua.+ 13 Mirëpo princi+ i mbretërisë së Persisë m’u kundërvu për 21 ditë. Por, pas kësaj, Mikaeli,*+ një nga princat më të rëndësishëm,* erdhi të më ndihmonte; unë mbeta atje, pranë mbretërve të Persisë. 14 Kam ardhur që të të ndihmoj të kuptosh ç’do të ndodhë me popullin tënd në ditët e fundit,+ sepse ka ende një vegim për ditët që do të vijnë.»+

15 Kur më tha këto, ula kokën dhe mbeta pa fjalë. 16 Pastaj dikush që ngjante me një njeri, më preku buzët,+ dhe unë hapa gojën e i thashë atij që qëndronte përballë meje: «Imzot, po dridhem nga vegimi që pashë e s’kam pikë fuqie.+ 17 Prandaj, imzot, si mund të flasë shërbëtori yt me ty?+ Se nuk kam pikë fuqie dhe po më merret fryma.»+

18 Ai që ngjante me një njeri, më preku përsëri e më dha forcë.+ 19 Pastaj tha: «Mos ki frikë,+ o njeri shumë i vyer!*+ Paqja qoftë me ty!+ Ji i fortë, po, ji i fortë!» Ndërsa më fliste, mora forcë dhe i thashë: «Le të flasë zotëria im, sepse më ke dhënë forcë.»

20 Atëherë më tha: «E di pse erdha te ti? Tani do të kthehem të luftoj me princin e Persisë.+ Kur të largohem, do të vijë princi i Greqisë. 21 Megjithatë do të të tregoj gjërat e dokumentuara në librin e së vërtetës. Nuk ka asnjë që të më mbështetë fortësisht në këto gjëra, përveç Mikaelit,+ princit tuaj.+

11 Unë qëndrova me të që ta forcoja e ta mbroja* gjatë vitit të parë të Darit,+ medit. 2 Ajo që do të të tregoj tani, është e vërtetë:

Ja, në Persi do të dalin* edhe tre mbretër të tjerë dhe i katërti do të mbledhë pasuri më të mëdha se gjithë të tjerët. Kur të bëhet i fortë me anë të pasurive, ai do të ngrejë çdo gjë kundër mbretërisë së Greqisë.+

3 E do të dalë një mbret i fuqishëm; sundimi i tij do të ketë shtrirje të gjerë+ e ai do të bëjë si t’i pëlqejë. 4 Por, pasi të ketë dalë, mbretëria e tij do të thyhet e do të ndahet në katër pjesë, në të katër drejtimet,*+ por jo mes pasardhësve* të tij e jo me atë pushtet që sundoi ai; sepse mbretëria e tij do të shkulet me rrënjë e do t’u kalojë të tjerëve.

5 Dhe mbreti i jugut, domethënë një nga princat e tij, do të bëhet i fortë. Por do të dalë një tjetër më i fortë se ai, dhe sundimi i këtij do të ketë shtrirje të gjerë e fuqi sunduese më të madhe se e atij.

6 Pas disa vjetësh, ata do të lidhin një aleancë, dhe vajza e mbretit të jugut do të vijë te mbreti i veriut për të bërë një marrëveshje. Por ajo nuk do ta mbajë fuqinë e krahut të saj; edhe mbreti nuk do të qëndrojë, e as krahu i tij. Vajzën do ta dorëzojnë, madje edhe ata që e kishin sjellë aty, edhe të atin, edhe atë që e bëri të fortë në ato kohë. 7 Një filiz nga rrënjët e saj do të zërë pozitën e tij, do të lëvizë drejt ushtrisë, do të vijë kundër fortesës së mbretit të veriut, do të luftojë kundër tyre dhe do të dalë më i fortë. 8 Gjithashtu do të vijë në Egjipt bashkë me perënditë e tyre, me shëmbëlltyrat prej metali,* me sendet e dëshirueshme* prej argjendi e prej ari dhe me robërit. Për disa vjet do t’i rrijë larg mbretit të veriut, 9 i cili do të vijë kundër mbretërisë së mbretit të jugut, por më pas do të kthehet prapa në vendin e vet.

10 Bijtë e tij do të përgatiten për luftë e do të mbledhin një ushtri të fuqishme e shumë të madhe; ai do të përparojë patjetër e do të vërshojë si një përmbytje. Por do të kthehet pas dhe do të luftojë gjatë gjithë rrugës deri në fortesën e tij.

11 Mbreti i jugut do të hidhërohet dhe do të dalë e do të luftojë kundër tij, pra, kundër mbretit të veriut, i cili do të mobilizojë një turmë të madhe, por këtë do ta shtjerë në dorë tjetri. 12 Turma do të bëhet pre e tij. Zemra do t’i lartësohet. Ai do të bëjë të bien dhjetëra mijë veta, por nuk do ta shfrytëzojë pozitën e tij të fortë.

13 Mbreti i veriut do të kthehet e do të mobilizojë një turmë më të madhe se e para. Në fund të kohëve, pas disa vjetëve, ai do të vijë patjetër me një ushtri të madhe e të pajisur mirë. 14 Në ato kohë, shumë do të ngrihen kundër mbretit të jugut.

Dhe njerëzit e dhunshëm* nga populli yt do të shkojnë pas tyre e do të përpiqen të nxjerrin të vërtetë një vegim,* por do të pengohen.

15 Mbreti i veriut do të vijë, do të ngrejë një ledh rrethues e do të pushtojë një qytet të fortifikuar. Krahët* e jugut nuk do të qëndrojnë, as njerëzit e tij të zgjedhur; ata s’do të kenë fuqi që të rezistojnë. 16 Ai që do të vijë kundër mbretit të jugut, do të bëjë si t’i pëlqejë e askush nuk do t’i bëjë dot ballë. Ai do të qëndrojë në vendin e Stolisë*+ dhe dora e tij do të jetë në gjendje të shfarosë. 17 Ai do të jetë i vendosur* që të vijë me gjithë forcën e mbretërisë së tij dhe do të bëjë një marrëveshje me të e do të veprojë me efektshmëri. Atij do t’i lejohet të shkatërrojë vajzën, dhe ajo nuk do të qëndrojë e nuk do të jetë më e tija. 18 Ai do t’i hedhë sytë nga vendet bregdetare e do të pushtojë shumë prej tyre. Një komandant do t’i japë fund poshtërimit që i bëri ky, prandaj nuk do të ketë më poshtërim prej këtij; ai do të bëjë që poshtërimi t’i bjerë atij që e poshtëroi. 19 Prandaj ai* do të kthehet prapa, drejt fortesave të vendit të vet, do të pengohet, do të bjerë e nuk do të gjendet.

20 Pozitën e tij do ta zërë dikush që do të dërgojë përmes mbretërisë së shkëlqyer dikë që vjel taksa,* por brenda pak ditëve ai do të thyhet, megjithatë, jo në zemërim e as në luftë.

21 Pozitën e tij do ta zërë një njeri i urryer,* të cilit nuk do t’i jepet madhështi mbretërore. Ai do të vijë gjatë një kohe kur njerëzit do të ndihen të sigurt* dhe do ta marrë mbretërinë me anë të lajkave.* 22 Krahët* e përmbytjes do të zhduken për shkak të tij dhe do të thyhen, e po kështu edhe Kreu+ i besëlidhjes.+ 23 Për shkak të aleancës që kanë bërë me të, ai do të veprojë me mashtrim dhe do të ngrihet e do të bëhet i fuqishëm me anë të një kombi të vogël. 24 Gjatë një kohe kur njerëzit do të ndihen të sigurt,* ai do të hyjë në pjesët më të pasura* të provincës e do të bëjë atë që s’e bënë etërit e tij dhe etërit e tyre. Do të shpërndajë mes tyre pre, plaçkë e të mira materiale e do të thurë intriga kundër vendeve të fortifikuara, por vetëm për njëfarë kohe.

25 Ai do të marrë zemër dhe do të mobilizohet për të sulmuar mbretin e jugut me një ushtri të madhe. Edhe mbreti i jugut do të përgatitet për luftë me një ushtri tejet të madhe e të fuqishme. Dhe ai* nuk do të qëndrojë, sepse kundër tij do të thurin intriga. 26 Rrënimi do t’i vijë nga duart e atyre që hanë ushqimet e tij të zgjedhura.

Ushtria e tij do të zhduket* dhe shumë veta do të bien të vrarë.

27 Zemra e këtyre dy mbretërve do të priret të bëjë atë që është e keqe, dhe ata do të ulen në të njëjtën tryezë e do t’i thonë gënjeshtra njëri-tjetrit. Por asgjë s’do të ketë sukses, sepse fundi është ende për kohën e caktuar.+

28 Mbreti i veriut do të kthehet në vendin e tij me një sasi të madhe të mirash materiale dhe zemra e tij do të jetë kundër besëlidhjes së shenjtë. Ai do të veprojë me efektshmëri dhe do të kthehet në vendin e tij.

29 Në kohën e caktuar do të kthehet dhe do të vijë kundër jugut. Por këtë herë nuk do të jetë si më parë, 30 sepse kundër tij do të vijnë anijet e Kitimit,+ dhe ai do të poshtërohet.

Ai do të kthehet e do të shpallë me tërbim dënimin* kundër besëlidhjes së shenjtë+ dhe do të veprojë me efektshmëri. Pastaj do të kthehet dhe do ta drejtojë vëmendjen ndaj atyre që braktisin besëlidhjen e shenjtë. 31 Prej tij do të dalin krahë,* që do të ngrihen e do të përdhosin shenjtëroren+ dhe fortesën e do të heqin flijimin e vazhdueshëm.+

Ata do të vënë në vend gjënë e neveritshme që shkakton shkretim.+

32 Me anë të lajkave,* mbreti i veriut do t’i çojë në apostazi ata që e hedhin poshtë besëlidhjen me ligësi. Por populli që e njeh Perëndinë e vet, do të triumfojë e do të veprojë me efektshmëri. 33 Dhe ata që kanë gjykim të thellë+ midis popullit, do të mësojnë shumë veta, por do të pengohen e do të bien viktima të shpatës, të flakëve, të robërisë e të plaçkitjes për disa ditë. 34 Mirëpo, kur të pengohen, atyre do t’u jepet pak ndihmë, dhe shumë veta do të bashkohen me ta me anë të lajkave.* 35 Kështu, disa nga ata që kanë gjykim të thellë, do të pengohen, që të rafinohen, të pastrohen, të zbardhen,+ deri në kohën e fundit, sepse fundi është ende për kohën e caktuar.

36 Mbreti i veriut do të bëjë si t’i pëlqejë, do të lartësohet e do të madhërohet mbi çdo perëndi dhe do të thotë gjëra skandaloze kundër Perëndisë së perëndive.+ Do të ketë sukses derisa Perëndia të tregojë indinjatën e tij; sepse ajo që është vendosur, do të ndodhë se s’bën. 37 Ai nuk do të tregojë respekt për Perëndinë e etërve të tij. Nuk do të respektojë as dëshirën e grave, as ndonjë perëndi tjetër, por do të madhërohet mbi këdo. 38 Përkundrazi* do t’i japë lavdi perëndisë së fortesave, një perëndie që etërit e tij nuk e njihnin. Do t’i japë lavdi me anë të arit, të argjendit, të gurëve të çmuar e të gjërave të dëshirueshme.* 39 Do të veprojë me efektshmëri kundër kalave më të fortifikuara, bashkë me një perëndi të huaj.* Do t’i mbulojë me lavdi të gjithë ata që e pranojnë* dhe do t’i vërë të sundojnë mes shumë vetave. Dhe do të ndajë* tokë kundrejt një çmimi.

40 Në kohën e fundit, mbreti i jugut dhe mbreti i veriut do të shtyjnë njëri-tjetrin,* dhe mbreti i veriut do të sulet kundër tij si stuhi, me karroca, me kalorës e me shumë anije; ai do të hyjë nëpër vende të ndryshme e do të vërshojë si një përmbytje. 41 Do të hyjë edhe në vendin e Stolisë*+ dhe shumë vende do të pengohen. Por këto vende do t’i shpëtojnë nga dora: Edomi, Moabi dhe pjesa kryesore e amonitëve. 42 Ai do ta shtrijë vazhdimisht dorën kundër vendeve. Dhe vendi i Egjiptit nuk do të shpëtojë. 43 Ai do të sundojë mbi thesaret e fshehura të arit e të argjendit dhe mbi gjithë gjërat e dëshirueshme* të Egjiptit. Libianët dhe etiopasit do të ndjekin gjurmët e tij.

44 Por do të ketë lajme që do ta turbullojnë, nga lindja dhe nga veriu. Prandaj ai do të dalë me tërbim të madh që të asgjësojë e të shfarosë shumë veta. 45 Do t’i ngulë tendat e tij mbretërore* ndërmjet detit të madh dhe malit të shenjtë të Stolisë.*+ Do të shkojë drejt fundit të tij dhe s’do të ketë asnjë që ta ndihmojë.

12 Gjatë asaj kohe do të ngrihet Mikaeli,*+ princi i madh,+ i cili po vepron* në dobi të popullit tënd.* Do të ketë një kohë vuajtjesh, të atillë që nuk ka pasur që nga lindja e kombeve e deri në atë kohë. Gjatë asaj kohe, populli yt do të shpëtojë,+ të gjithë ata që e kanë emrin të shkruar në libër.+ 2 E shumë nga ata që flenë në pluhurin e tokës, do të zgjohen, disa për jetë të përhershme dhe të tjerë për poshtërim e përçmim të përhershëm.

3 Ata që kanë gjykim të thellë, do të ndriçojnë si hapësira qiellore, dhe ata që çojnë shumë veta në drejtësi, do të shndritin si yjet, në jetë të jetëve.

4 Ndërsa ti, Daniel, mbaji të fshehta fjalët dhe vulose librin, deri në kohën e fundit.+ Shumë do ta shqyrtojnë me hollësi,* dhe njohuria e vërtetë do të bëhet e bollshme.»+

5 Atëherë, unë, Danieli, pashë dy të tjerë që qëndronin buzë lumit, njëri në këtë anë e tjetri në anën tjetër.+ 6 Pastaj, njëri i tha burrit të veshur me lino,+ që ishte mbi ujërat e lumit: «Sa kohë do të kalojë derisa të përmbushen këto gjëra të mrekullueshme?» 7 Atëherë dëgjova burrin me veshje linoje, që ishte mbi ujërat e lumit, ndërsa ngrinte dorën e djathtë e të majtë drejt qiejve dhe betohej për Atë që rron në jetë të jetëve:+ «Do të kalojë një kohë e caktuar, dy kohë të caktuara dhe gjysmë kohe.* Fuqia e popullit të shenjtë do të thyhet dhe, sapo të mbarojë kjo,+ të gjitha këto gjëra do të përmbushen.»

8 Unë dëgjova, por nuk kuptova,+ prandaj thashë: «Imzot, cili do të jetë rezultati i këtyre gjërave?»

9 Atëherë ai më tha: «Shko Daniel, sepse fjalët duhen mbajtur të fshehta e të vulosura deri në kohën e fundit.+ 10 Shumë do të pastrohen, do të zbardhen e do të rafinohen.+ Të ligjtë do të veprojnë me ligësi dhe asnjë i lig nuk do të kuptojë, por ata që kanë gjykim të thellë do të kuptojnë.+

11 Që nga koha kur flijimi i vazhdueshëm+ të hiqet dhe gjëja e neveritshme që shkakton shkretim të vihet në vend,+ do të kalojnë 1.290 ditë.

12 Lum ai që pret plot shpresë* dhe që arrin deri në fund të 1.335 ditëve!

13 Kurse ti qëndro i patundur deri në fund. Do të prehesh, por në fund të ditëve do të ngrihesh për të marrë pjesën tënde.»*+

Ose «e tempullit».

Domethënë, në Babiloni.

Ose «tempullin».

Fjalë për fjalë «bij të Izraelit».

Fjalë për fjalë «fëmijë».

Një mundësi tjetër «Duheshin ushqyer».

Fjalë për fjalë «bijtë».

Do të thotë «Perëndia është gjykatësi im».

Do të thotë «Jehovai ka treguar miratim».

Mund të ketë kuptimin «Kush është si Perëndia?»

Do të thotë «Jehovai ka ndihmuar».

Domethënë, emra babilonas.

Ose «të tregohej zemërmirë me».

Fjalë për fjalë «fëmijët».

Ose «do të ma vinit kokën në rrezik para mbretit».

Fjalë për fjalë «fëmijët».

Fjalë për fjalë «të mbushur».

Fjalë për fjalë «fëmijët».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «fryma e tij u trazua».

Domethënë, një grup i zotë për astrologjinë dhe hedhjen e fallit.

Fjalë për fjalë «fryma ime është».

Dn 2:4b deri te 7:28 u shkrua në fillim në aramaisht.

Një mundësi tjetër «vend plehrash; pirg bajgash».

Fjalë për fjalë «me mishin».

Shih Fjalorthin.

Ose «jetë e mot».

Fjalë për fjalë «në shtrat».

Fjalë për fjalë «zemër».

Ose «statujë».

Ose «prej argjile të pjekur (të modeluar)».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «prej argjile poçari».

Ose «pasardhësit e njerëzve», pra, njerëzit e thjeshtë.

Ose «statujë».

Rreth 27 m. Shih Shtojcën B14.

Rreth 2,7 m. Shih Shtojcën B14.

Shih Fjalorthin.

Shih Fjalorthin.

Një zyrtar i oborrit që kishte si detyrë të shpallte publikisht urdhra dhe dekrete mbretërore.

Ose «shpifën për».

Ose «ndryshoi krejt qëndrim».

Ose «dhe i dorëzuan trupat e tyre».

Një mundësi tjetër «vend plehrash; pirg bajgash».

Fjalë për fjalë «bëri të kishin mbarësi».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «në shtrat».

Domethënë, një grup i zotë për astrologjinë dhe hedhjen e fallit.

Fjalë për fjalë «çdo mish».

Ose «t’ia ndalë dorën».

Shih Fjalorthin.

Ose «pamja e mbretit ndryshoi».

Domethënë, një grup i zotë për astrologjinë dhe hedhjen e fallit.

Ose «vjollcë». Shih Fjalorthin.

Ose «një njeri i zoti».

Domethënë, një grup i zotë për astrologjinë dhe hedhjen e fallit.

Fjalë për fjalë «për të zgjidhur nyjet».

Fjalë për fjalë «të zgjidhësh nyjet».

Shih Fjalorthin.

Ose «e shtetit».

Fjalë për fjalë «gojën».

Një mundësi tjetër «nuk i çuan asnjë muzikant».

Ose «kishin shpifur për».

Fjalë për fjalë «t’i frikësohet». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».

Ose «mbretërimi».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «në shtrat».

Fjalë për fjalë «katër erërat e qiejve».

Ose «që mburrej».

Ose «mburravece».

Shih Fjalorthin.

Ose «që mburrej».

Domethënë, tri kohë e gjysmë.

Ose «më ndryshoi pamja».

Shih Fjalorthin.

Ose «pallatin mbretëror të Suzës; citadelën e Suzës».

Fjalë për fjalë «katër erërat e qiejve».

Ose «Bukurisë».

Shih Fjalorthin.

Ose «të kenë arritur kulmin».

Ose «që është i zoti për intriga».

Ose «Do të sjellë shkatërrim të tmerrshëm».

Një mundësi tjetër «dhe pa paralajmërim».

Ose «së ardhmes së largët».

Domethënë, librave të shenjtë.

Fjalë për fjalë «ktheva fytyrën nga».

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «turpi i fytyrës».

Fjalë për fjalë «turpi i fytyrës».

Ose «sundimtarëve që sunduan mbi ne».

Fjalë për fjalë «nuk e zbutëm fytyrën tënde».

Ose «besnikërinë».

Shih Fjalorthin.

Ose «tejet i çmuar; shumë i vlerësuar».

Domethënë, javë vjetore.

Shih Fjalorthin.

Fjalë për fjalë «profetin».

Shih Fjalorthin.

Ose «Më të Shenjtën».

Ose «deri tek i Mirosuri».

Ose «jeta e Mesisë do të pritet».

Fjalë për fjalë «Hidekelit».

Shih Fjalorthin.

Ose «tejet i çmuar; shumë i vlerësuar».

Do të thotë «Kush është si Perëndia?»

Ose «një princ i rangut të lartë».

Ose «tejet i çmuar; shumë i vlerësuar».

Ose «të isha si një fortesë për të».

Ose «do të ngrihen».

Fjalë për fjalë «katër erërat e qiejve».

Ose «brezave të ardhshëm».

Ose «shtatoret e derdhura».

Ose «e çmuara».

Ose «bijtë e kusarëve».

Shih Fjalorthin.

Ose «Ushtritë».

Ose «e Bukurisë».

Fjalë për fjalë «do të drejtojë fytyrën e tij».

Me sa duket i referohet mbretit të veriut.

Ose «një mbikëqyrës të rreptë».

Ose «i përbuzur».

Një mundësi tjetër «pa paralajmërim».

Ose «të intrigave».

Ose «Ushtritë».

Një mundësi tjetër «pa paralajmërim».

Ose «e majme».

Me sa duket i referohet mbretit të veriut.

Ose «do të përmbytet».

Ose «e do të sulet me furi».

Ose «ushtri».

Ose «të hipokrizisë; të fjalëve të sheqerosura».

Ose «të hipokrizisë; të fjalëve të sheqerosura».

Ose «Por, në pozitën e tij».

Ose «të çmuara».

Ose «me ndihmën e një perëndie të huaj».

Një mundësi tjetër «këdo që miraton».

Ose «do të shpërndajë».

Ose «do të kacafyten me njëri-tjetrin».

Ose «e Bukurisë».

Ose «e çmuara».

Ose «tendat e tij si një pallat».

Ose «të Bukurisë».

Do të thotë «Kush është si Perëndia?»

Fjalë për fjalë «po qëndron».

Fjalë për fjalë «të bijve të popullit tënd».

Fjalë për fjalë «do të enden lart e poshtë».

Domethënë, tri kohë e gjysmë.

Ose «me zjarr; me padurim».

Ose «në vendin tënd të caktuar».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo