BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/97 f. 8-10
  • Rruga për t’u kthyer në Parajsë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rruga për t’u kthyer në Parajsë
  • Zgjohuni!—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Parajsa: në qiell apo në tokë?
  • Parajsa e rivendosur
  • Përse disa shkojnë në qiell?
  • Parajsa frymore na përgatit rrugën për në parajsën tokësore
  • Një parajsë tokësore do të vijë së shpejti
    Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?
  • Ku ndodhet parajsa që përmendet në Bibël?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Ti mund të kesh një të ardhme të lumtur!
    Njohuria që të çon në jetën e përhershme
  • Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
Shih më tepër
Zgjohuni!—1997
g 2/97 f. 8-10

Rruga për t’u kthyer në Parajsë

DUKE mbajtur parasysh dëshirën e zjarrtë njerëzore për Parajsën dhe përpjekjet e mëdha e të vogla për ta rikrijuar atë, një person do të mendonte se qysh tani toka do të ishte një parajsë e vërtetë. Por, ja që nuk është.

Përkundrazi, njerëzimi i ka dhënë përparësi lakmisë, e cila shpesh mbizotëron në dëm të mjedisit dhe të shumëllojshmërisë së gjërave të gjalla në të. Duke besuar se pasuria materiale do të dalë fitimtare, shumë njerëz i kanë humbur të gjitha shpresat se kjo tokë do të transformohet ndonjëherë në një parajsë edenike. Në vend të kësaj, i kanë drejtuar sytë në jetën e përtejme në qiell si shpresën e tyre të vetme për Parajsën. Kjo pikëpamje nënkupton së pari se dëshira jonë e zjarrtë njerëzore për Edenin, do të pësojë gjithmonë zhgënjim dhe së dyti se Perëndia e ka braktisur këtë planet, duke e lënë në mëshirë të marrëzisë dhe lakmisë njerëzore. A është kështu? Çfarë ofron saktësisht e ardhmja? Ku do ta përjetojmë atë të ardhme?

Parajsa: në qiell apo në tokë?

Rreth 2.000 vjet më parë, tek fliste me një hajdut të penduar, të varur në shtyllë ndanë tij, Jezu Krishti tha: «Ti do të jesh me mua në Parajsë.» (Luka 23:43, BR) Mos vallë Jezui donte të thoshte se hajduti do të shkonte në qiell bashkë me të? Jo.

Keqbërësit as që do t’i kishte shkuar ndër mend ajo ide. Përse jo? Sepse ka të ngjarë që ai të njihte fragmente nga Shkrimet Hebraike, që ekzistonin në ditët e tij, si për shembull, pjesën e parë të Psalmit 37:29: «Vetë të drejtët do të zotërojnë tokën.» (BR) Jezui mësoi po këtë të vërtetë, duke deklaruar: «Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do ta trashëgojnë tokën.» (Mateu 5:5) Ky shkrim është në harmoni me atë që përgjithësisht është quajtur Lutja e Zotërisë, në të cilën thuhet: «U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.»—Mateu 6:9, 10.

Bibla na mëson se Perëndia krijoi tokën e jo qiellin si banesë për familjen njerëzore. Fjala e tij pohon se ai «nuk e krijoi [tokën] thjesht për asgjë», por «e formoi madje për të qenë e banuar». (Isaia 45:18, BR) Për sa kohë? «Ai i ka hedhur themelet e tokës mbi vendet e saj të vendosura; nuk do të lëkundet në kohë të pacaktuar apo përgjithmonë.» (Psalmi 104:5, BR) Po, «toka mbetet përjetë».—Predikuesi 1:4.

Është qëllimi i Perëndisë që shumica dërrmuese e atyre që i shërbejnë atij, ta bëjnë këtë tokë banesën e tyre përgjithmonë. Vëreni se si komenton mbi këtë Fjala e Perëndisë, Bibla. Psalmi 37:11 parathotë: «Vetë të butët do të zotërojnë tokën dhe me të vërtetë do të gjejnë kënaqësinë e tyre të shijshme në bollëkun e paqes.» (BR) Për sa kohë? Psalmi 37:29 thotë: «Vetë të drejtët do të zotërojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të.» (BR) Në atë kohë do të realizohet shkrimi që deklaron: «Ti [Perëndi] e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qenieje të gjallë», d.m.th., dëshirën që është në harmoni me vullnetin e Perëndisë.—Psalmi 145:16.

Po ata që nuk kanë dëshirë për të kryer vullnetin e Perëndisë? Fjalët e urta 2:21, 22 deklaron: «Njerëzit e drejtë do të banojnë tokën dhe ata të ndershëm do të qëndrojnë aty, por të pabesët do të shfarosen nga toka dhe shkelësit do të hiqen prej saj.»

Parajsa e rivendosur

Tani së shpejti do të ekzekutohen gjykimet e Perëndisë kundër kësaj bote të ligë. (Mateu 24:3-14; 2. Timoteut 3:1-5, 13) Por Perëndia do të ruajë «një shumicë të madhe» njerëzish gjatë atij shkatërrimi që është duke ardhur, në një botë të re të bërë prej tij.—Zbulesa 7:9-17.

Pas kësaj, Perëndia do të drejojë detyrën e gëzuar që do të kenë nënshtetasit e tij njerëzorë, për ta transformuar të gjithë tokën në një shtëpi parajsore për njerëzimin. Bibla premton: «Shkretëtira dhe rajoni pa ujë do të gëzojnë dhe fusha e shkretë do të gëzojë e do të lulëzojë si shafrani. . . . Sepse në shkretëtirë do të gurgullojnë ujërat dhe përrenjtë në fushën e shkretë.»—Isaia 35:1, 6, BR.

Në atë shtrirje parajsore nuk do të ekzistojë më urija, skamja, lagjet e varfra, njerëzit e pastrehë apo zonat që vlojnë nga krimi. «Do të ketë bollëk gruri në tokë.» (Psalmi 72:16, BR) «Druri i fushës do të japë frytin e tij dhe toka do të japë prodhimet e saj.» (Ezekieli 34:27) «Sigurisht ata do të ndërtojnë shtëpi e do t’i zënë dhe sigurisht që do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre. Nuk do të ndërtojnë e dikush tjetër t’i zërë; ata nuk do të mbjellin e dikush tjetër të hajë.» (Isaia 65:21, 22, BR) «Do të ulet secili nën hardhinë e vet dhe nën fikun e vet e askush nuk do t’i trembë më.»—Mikea 4:4.

Përse disa shkojnë në qiell?

Pjesa më e madhe e njerëzve mbase do ta pranojnë se kanë një dëshirë të zjarrtë për një parajsë tokësore. Kjo është e natyrshme, pasi Perëndia nuk rrënjosi asnjëherë në ta dëshirën e zjarrtë për qiellin; ata madje as që mund ta konceptojnë se si është jeta në qiell. Për shembull, në një bisedë me një klerik të Kishës së saj të Anglisë, Pat, megjithëse ishte një anëtare e devotshme e kishës tha: «As që e kam çuar ndonjëherë nëpër mend të shkoj në qiell. Nuk dua të shkoj. E çfarë do të bëja unë atje?»—Krahaso Psalmin 115:16.

Ç’është e vërteta, Bibla mëson se në qiell shkon një numër i kufizuar prej 144.000 njerëzish. (Zbulesa 14:1, 4) Veç kësaj, ajo shpjegon edhe përsenë, kur thotë: «Ti bëre që ata të jenë një mbretëri dhe priftërinj të Perëndisë sonë dhe ata duhet të sundojnë si mbretër mbi tokën.» (Zbulesa 5:9, 10, BR) Bashkë me Jezu Krishtin, Mbretin e tyre, këta përbëjnë «mbretërinë», qeverinë e re qiellore të tokës, për të cilën luten të krishterët. Kjo qeveri do të mbikëqyrë rehabilitimin total të tokës dhe të njerëzimit.—Danieli 2:44; 2. Pjetrit 3:13.

Por, meqenëse dëshira për të jetuar në qiell nuk shfaqet natyrshëm tek njerëzit, një veprim unik i frymës së Perëndisë «u sjell dëshmi» 144.000-ve, e kështu ata e ndiejnë këtë ‘thirrje të lartme’. (Romakëve 8:16, 17, BR; Filipianëve 3:14) Është e qartë, pra, se për njerëzimin në përgjithësi nuk nevojitet një veprim i tillë nga fryma e shenjtë, pasi banesa e tyre e përhershme do të jetë në një tokë parajsore.

Parajsa frymore na përgatit rrugën për në parajsën tokësore

Si kualifikohet një person për jetën e përhershme në Parajsën mbi tokë? «Kjo është jeta e përjetshme,—tha Jezui,—të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.» (Gjoni 17:3) Duke i lidhur marrëdhëniet paqësore njerëzore me njohurinë e Perëndisë, në Isainë 11:9, nga përkthimi Bota e Re, thuhet: «Nuk do të bëjnë asnjë dëm apo nuk do të shkaktojnë asnjë rrënim në gjithë malin tim të shenjtë sepse toka me siguri do të mbushet me njohurinë e Jehovait, ashtu si ujërat mbulojnë vetë detin.»—Krahaso Isainë 48:18.

Natyrisht që kjo njohuri nuk konsiston thjesht në mësimin e shumë fakteve. Ajo ndikon mbi personalitetin e individit dhe ushqen cilësi hyjnore si «dashuria, gëzimi, paqja, shpirtmadhësia, dashamirësia, mirësia, besimi, butësia, vetëkontrolli». (Galatasve 5:22, 23, BR) Dëshmitarët e Jehovait përpiqen t’i kultivojnë këto cilësi, e në këtë mënyrë, janë të bekuar madje që tani me një parajsë të shëndetshme frymore.—Isaia 65:13, 14.

Ç’kontrast bën gjendja e tyre frymore me atë të botës, e cila kridhet gjithnjë e më shumë në paperëndishmëri dhe korrupsion! Por së shpejti, Perëndia do ta shkatërrojë këtë botë të ligë. Ndërkohë, Dëshmitarët e Jehovait ju ftojnë që ta vizitoni, po, ta inspektoni parajsën frymore që ata gëzojnë. Shikoni vetë se që tani Jezui, Mbreti i padukshëm qiellor, po i drejton në heshtje banorët e ardhshëm të asaj bote të re, përgjatë rrugës së ngushtë për në Parajsën tokësore dhe në jetën e përhershme!—Mateu 7:13, 14; Zbulesa 7:17; 21:3, 4.

[Figura në faqet 8, 9]

Të mbijetuarit e fundit të kësaj bote do të marrin pjesë në transformimin e tokës në Parajsë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo