BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 4/97 f. 15
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Zgjohuni!—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjet e pyetësorit
  • A e dini?
    Zgjohuni!—2004
  • Ajo veproi me mençuri, me guxim dhe me altruizëm
    Imitoni besimin e tyre
  • Ajo veproi me mençuri, me guxim dhe me altruizëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Fjalëkryq
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Zgjohuni!—1997
g 4/97 f. 15

A e dini?

(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet e dhëna biblike dhe lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 26. Për informacion të mëtejshëm, konsultoni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», botuar në anglisht nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.)

1. Megjithëse Jehovai i lejoi kundërshtarët e tij të mundnin popullin e tij, kur ky ishte jobesnik, përse ai më vonë mori hak kundër atyre kombeve? (Ligji i përtërirë 32:27; Isaia 64:2; Nahumi 1:2)

2. Çfarë emri i dha Rakela birit të dytë të saj, kur ishte duke vdekur gjatë lindjes? (Zanafilla 35:18)

3. Kur Pavli i krahasoi armët frymore të një të krishteri me ato të një lufte mishore, me çfarë e lidhi besimin? (Efesianëve 6:16)

4. Kur Davidi ishte duke u arratisur nga mbreti Saul, tek cili mbret gjeti strehim ai? (1. Samuelit 27:2)

5. Në këmbim të çfarë gjëje, Djalli i premtoi Jezuit gjithë mbretëritë e botës? (Luka 4:5-7)

6. Cili veprim i shpejtë i Finehasit solli përfundimin e murtajës që vrau 24.000 izraelitë? (Numrat 25:7-9)

7. Çfarë shprehje përdori Jobi për të treguar se i pati shpëtuar vdekjes duke ngelur me asgjë apo thuajse me asgjë? (Jobi 19:20)

8. Cili dru i errët është përdorur shpesh me fildish për zbukurime? (Ezekieli 27:15)

9. Për ç’arsye mbreti asirian Tiglath-Pileser pushtoi Sirinë, zuri rob popullin e Damaskut dhe i çoi në mërgim në Kir? (2. Mbretërve 16:7-9)

10. Pasi dëgjoi se biri i tij i parë i lindur nga Betsheba kishte vdekur, çfarë bëri Davidi, që i la të habitur shërbëtorët e tij? (2. Samuelit 12:21)

11. Kë quajti Jezui «llampë të trupit»? (Mateu 6:22)

12. Me cilat mjete Jehovai tha se do të drejtonte Gogun drejt sulmit përfundimtar mbi popullin e Perëndisë? (Ezekieli 38:4)

13. Mbi trupin e kujt, Mikaeli, kryeengjëlli pati një debat me Djallin? (Juda 9)

14. Çfarë bime siguroi Perëndia për t’i bërë hije profetit Jona pas misionit të tij në Ninevi? (Jona 4:6, BR)

15. Meqënëse ishte kaq i kënaqur kur Esteri u bë mbretëresha e tij, çfarë u dhuroi Ashueri krahinave të tij administrative? (Esteri 2:18, BR)

16. Kush u detyrua të shërbente, për të ndihmuar në mbajtjen e shtyllës së mundimeve të Jezuit? (Luka 23:26)

17. Kush ishte ai pasardhës i Judës që, duke mos pasur bij, dha vajzën e tij në martesë me shërbëtorin e tij egjiptas, me qëllimin për të vazhduar linjën e tij të prejardhjes? (1. Kronikave 2:34, 35)

18. Përpara se Rakela të vdiste gjatë lindjes, për çfarë e garantoi mamia atë? (Zanafilla 35:17)

19. Çfarë substancash përdoreshin për t’i bërë trajtime zbukurimi Esterit dhe grave që ishin me të? (Esteri 2:12)

20. Kush e paraqiti çështjen e zëvendësimit për Judën jobesimtar? (Veprat 1:15-22)

21. Kush ishte babai i Jezebelës? (1. Mbretërve 16:31)

22. Kush ishin dy burrat, të cilëve Jehovai u ngarkoi detyrën për ndërtimin e tabernakullit? (Eksodi 31:2, 6)

23. Çfarë këshille dha Jezui në lidhje me bërjen pamenduar të betimeve? (Mateu 5:37)

24. Cilën bimë me aromë të fortë përmendi vetëm Jezui në Bibël? (Mateu 23:23, BR)

Përgjigjet e pyetësorit

1. Për hir të emrit të tij të shenjtë për të poshtëruar ato kombe krenarë dhe kryelartë

2. Benjamin

3. Me një mburojë të madhe

4. Tek mbreti Akish i Gathit

5. «Një akti adhurimi»

6. Ai shpoi burrin dhe gruan në pjesën e poshtme të barkut me një shtizë

7. «Me lëkurën e dhëmbëve të mi»

8. Abanozi

9. Ai u korruptua nga mbreti judaik Ashaz

10. Ai prishi kreshmën dhe filloi të hajë

11. Syrin

12. Duke vënë çengela në nofullat e tij

13. Trupin e Moisiut

14. Një bimë ricine

15. Amnistinë

16. Simoni i Kerenës

17. Seshani

18. Që biri i saj do të lindte gjallë

19. Vaj mirre dhe vaj balsami

20. Pjetri

21. Etbali, mbreti i Sidonias

22. Bezaleli dhe Oholiabi

23. «Por fjala jote le të jetë: Po, po; jo; jo»

24. Nenexhikun

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo