BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 10/99 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—1999
  • Material i ngjashëm
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—1999
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2000
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2000
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2005
Shih më tepër
Zgjohuni!—1999
g 10/99 f. 30

Nga lexuesit tanë

Liria fetare Tashmë nga disa dekada jam lexues i Zgjohuni! dhe po ju shkruaj për të shprehur çmueshmërinë time rreth serisë «Liria juaj fetare: A është nën kërcënim?» (janar 1999) E dija se intoleranca fetare ekzistonte në Evropë gjatë së ashtuquajturës Epokë të Errët dhe se Kisha Katolike ia kishte dalë të manipulonte autoritetet, për t’i ndaluar njerëzit që të ushtronin lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë. Tani që mësova atë që po ndodh sot në Francë, pyes veten: ‘Përse ky vend e njollos emrin e vet, duke mohuar liritë e garantuara fetare?’ Ju lutem, informojini miliona lexuesit tuaj për përfundimin e kësaj situate. Unë kam besim se Franca do të tregojë tolerancë dhe do të japë një shembull të mirë për vendet e tjera.

K. K., Porto Riko

Rritja e shtatë bijve Faleminderit për përvojën e Bert dhe Margareta Dikmenit, treguar në numrin e janarit 1999. Ajo na inkurajoi me të vërtetë që t’i rritim tre fëmijët tanë në një mënyrë që do t’u sigurojë atyre një trashëgimi të mirë frymore. Edhe fëmijëve u pëlqeu artikulli. I dëgjojmë duke e kujtuar njëri-tjetrin për mësimin që mori Dagu, i cili mbeti pa copën e tortës. Faleminderit që keni botuar një përvojë kaq inkurajuese.

S. J., Indi

Fryma e shenjtë Dua t’ju falënderoj për artikullin e shkëlqyer «Pikëpamja e Biblës: Çfarë është fryma e shenjtë e Perëndisë?» (janar 1999) Ndonëse kam disa vjet që jam Dëshmitar i Jehovait, gjithmonë dëshiroj që të mësoj më shumë për Perëndinë Jehova. Ky artikull iu përgjigj mjaft mirë pyetjes së titullit dhe ishte i lehtë për t’u kuptuar. Sa më shumë gjëra kuptoj rreth Jehovait dhe veprave të tij, aq më shumë mbushem me dashuri për të.

Y. B., Rusi

Ari Lexova artikullin tuaj «Ari: Magjepsja e tij». (tetor 1998) Aty thuhej se trupat aleate zbuluan një sasi të stërmadhe ari në minierat e kripës të Kaiserodës, në Gjermani, pas kapitullimit të Gjermanisë në vitin 1945. Në të vërtetë trupat aleate e morën minierën tri javë para përfundimit të luftës.

J. S., Gjermani

Faleminderit për këtë sqarim. Minierat e Kaiserodës u morën në të vërtetë më 4 prill 1945, më shumë se një muaj para kapitullimit të Gjermanisë më 8 maj 1945.—BOT.

Njohje në largësi Artikulli «Të rinjtë pyesin . . . Si mund të njihen dy persona që janë larg?» (22 janar 1999, anglisht) erdhi shumë vonë për mua. Unë jam nga Shtetet e Bashkuara dhe fillova të mbaja korrespondencë me një djalë nga Amerika Latine. Kurrë në jetën time nuk kam provuar diçka kaq të vështirë. Me të vërtetë që nuk mund ta njohësh dikë me anë të letrave, edhe sikur të përpiqesh të jesh sa më i sinqertë. Duke qenë se je shumë larg nga personi tjetër, ke prirjen të fantazosh. Në rastin tonë, kulturat ishin krejt të kundërta. Kur përfundimisht marrëdhënia jonë mori fund, më dukej se jeta s’kishte asnjë kuptim. Falë familjes sime të dashur që më mbështeti, ia dola ta përballoj këtë përvojë.

S. H., Shtetet e Bashkuara

Po i shkruaj një vajze që e takova në një kongres ndërkombëtar të Dëshmitarëve të Jehovait. Është e vështirë t’ia shpjegosh mendimet e tua një personi tjetër, kur janë në mes ndryshimet kulturore dhe gjuhësore. Prandaj kam filluar që të mësoj gjuhën e saj. Sugjerimi për të përdorur një magnetofon ishte mjaft i mirë. Ju faleminderit shumë.

A. S., Gjermani

Në një kongres ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara takova një motër nga Lindja. Nuk dija se si të mbaja korrespondencë me të. U luta rreth kësaj gjëje dhe vetëm pak ditë më pas mora këtë artikull të mrekullueshëm. E kam lexuar e rilexuar. Ai u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të mia.

G. R., Itali

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo