BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g02 1/02 f. 30
  • Nga lexuesit tanë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga lexuesit tanë
  • Zgjohuni!—2002
  • Material i ngjashëm
  • «A mund të riedukohen të burgosurit?»
    Zgjohuni!—2005
  • A është zgjidhja pjesë e problemit?
    Zgjohuni!—2001
  • A është i mundur një riedukim i vërtetë?
    Zgjohuni!—2001
  • Burgje në krizë
    Zgjohuni!—2001
Shih më tepër
Zgjohuni!—2002
g02 1/02 f. 30

Nga lexuesit tanë

Burgjet Ju falënderoj shumë për artikujt tuaj me temën: «A mund të riedukohen të burgosurit?» (maj 2001) Unë kam bërë 14 vjet burg. Ndërsa isha atje, u takova me Dëshmitarët e Jehovait dhe fillova të studioja Biblën. Pasi u lirova, vazhdova të studioja dhe pak pas kësaj u pagëzova. Të burgosurit mund të riedukohen, nëse ndjekin parimet që mësohen në Bibël. Ashtu si unë, ata mund të jenë, gjithashtu, mirënjohës për Dëshmitarët e zellshëm të cilët përdorin kohën e tyre për të ndihmuar të burgosurit.

R. S., Shtetet e Bashkuara

Në burgun ku ndodhem unë Dëshmitarët e Jehovait janë lejuar të zhvillojnë një program të mrekullueshëm mësimdhënieje. Një i burgosur u pagëzua dhe shumë të tjerë po studiojnë Biblën. Sa e mrekullueshme është t’i shërbejmë Jehovait kudo që ndodhemi!

XH.A.M., Shtetet e Bashkuara

Mendoj se këtu në Japoni është e vështirë të bisedosh me njerëzit për Biblën. Por u nxita nga këta vëllezër që mbështeten te Jehovai dhe studiojnë Biblën me të burgosurit. Ju jam mirënjohës që na informoni se sa fort punojnë këta vëllezër. Këto janë ditët e fundit, prandaj secili prej nesh duhet të forcojë edhe më shumë lidhjen e tij me Jehovain.

K. D., Japoni

Pasi po bëj tetë vjet që jam në burg, e shoh vetë se burgjet nuk po e arrijnë qëllimin e tyre. Ajo që është e suksesshme, është vepra e arsimimit biblik që bëni ju. Si një i burgosur, u jam me të vërtetë mirënjohës Dëshmitarëve të Jehovait, të cilët tregojnë dashuri ndaj njerëzve si ne që kanë bërë një gabim, por përpiqen ta korrigjojnë dhe të bëhen njerëz më të mirë.

R. XH., Shtetet e Bashkuara

Sa e mora këtë numër, pyeta veten se kujt mund t’i interesonte. Po atë natë, më njoftuan me telefon se nënën time e kishin sulmuar dhe i kishin vjedhur makinën. Kur bashkë me shokët e punës po flitnim për krimin, kriminelët dhe burgjet, u kujtova se e kisha revistën në sirtar. Çfarë artikujsh të shkëlqyer! Ditën tjetër u dhashë nga një kopje të kësaj reviste shokëve të punës dhe nënës. Me të vërtetë, këta artikuj përmbushin qëllimin e revistës Zgjohuni!, e cila «shkon përtej sipërfaqes dhe thekson domethënien e vërtetë prapa ngjarjeve të tashme».

R. S., Shtetet e Bashkuara

Për herë të parë dëgjova për Dëshmitarët e Jehovait nga shoku im i qelisë. Jam me të vërtetë mirënjohës teksa lexoj se Dëshmitarët e Jehovait kanë guximin për të rrezikuar duke hyrë brenda gardheve dhe mureve të burgut për të ndihmuar njerëz si unë të gjejnë Jehovain para se të jetë tepër vonë. Dëshmitarët duhet të lavdërohen për dashurinë që tregojnë.

M. N., Shtetet e Bashkuara

Këta artikuj janë të dobishëm për ne që punojmë në burgje, pasi tregojnë se Bibla mund t’i ndihmojë të burgosurit të ndryshojnë përbrenda, në mendje dhe në zemër. Gjithashtu, ndihmojnë që të burgosurit të kuptojnë rolin tonë në ndihmën që japim për t’i mësuar të bëjnë vullnetin e Jehovait. Shembujt në faqen 10 e bëjnë të qartë përse nuk duhet të përfshihemi në problemet ligjore të të burgosurve, por në vend të kësaj t’u mësojmë atyre Biblën dhe të përpiqemi të prekim zemrat e tyre.

A. I., Rumani

Udhëtimi Jam 13 vjeçe dhe u kënaqa me të vërtetë duke lexuar artikullin «Udhëtim në Ganë». (maj 2001) Më pëlqen të lexoj për kafshët. Ju lutem, mos ndaloni së shtypuri revistat!

XH. U., Shtetet e Bashkuara

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo