BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/08 f. 27
  • Një vështrim rreth botës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vështrim rreth botës
  • Zgjohuni!—2008
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Dhembje koke për 64 vjet
  • Balena jetëgjatë
  • Pyll shiu i fosilizuar
  • Gërmojnë për verëra të vjetra
  • Një takim magjepsës me balenat gri
    Zgjohuni!—2003
  • Përbindëshat gjigantë të thellësive
    Zgjohuni!—2009
  • Zhytja e balenës me sqep të Kuvierit
    A është projektuar?
  • Zbulim në Red-Bei
    Zgjohuni!—2005
Shih më tepër
Zgjohuni!—2008
g 3/08 f. 27

Një vështrim rreth botës

◼ Në një anketë të Shteteve të Bashkuara, «njëzet e nëntë për qind e burrave thanë se gjatë jetës kishin kryer marrëdhënie seksuale me 15 partnere a më shumë, ndërkohë që vetëm 9% e grave thanë se kishin kryer marrëdhënie me 15 a më shumë partnerë».​—QENDRAT AMERIKANE PËR KONTROLLIMIN DHE PARANDALIMIN E SËMUNDJEVE.

◼ Në Greqi, «62 për qind e fëmijëve nën 16 vjeç pranojnë se kanë futur materiale pornografike në celularët e tyre».​—ELEFTHEROTYPIA, GREQI.

◼ Në Britani, 82 për qind e njerëzve të anketuar e shohin «fenë si shkak përçarjesh dhe tensioni».​—THE GUARDIAN, BRITANI.

Dhembje koke për 64 vjet

Më në fund një grua kineze zbuloi nga se i vinte «dhembja e vazhdueshme e kokës» që e kishte munduar për më se 60 vjet. Mjekët i nxorën nga koka një plumb 3 cm të gjatë. Gruaja u plagos në kokë në moshën 13-vjeçare kur japonezët pushtuan një fshat në provincën Sinji në shtator të vitit 1943. Askujt s‘ia merrte mendja nga i vinte kjo dhembje. Agjencia e Lajmeve Ksinhua thotë se, kur dhembja e kokës iu bë më e shpeshtë, bëri një grafi, dhe kështu u zbulua plumbi. Raportohet se gruaja, tani 77-vjeçare, është «në gjendje të mirë».

Balena jetëgjatë

Kur gjuetarët vendës të Alaskës vranë një balenë të Grënlandës në vitin 2007, i gjetën në trup majën dhe pjesë të një fuzhnje të vjetër. Sipas gazetës The Boston Globe u kuptua se këto ishin «pjesë të një heshte plasëse të prodhuar në Nju–Bedford [Masaçusets, SHBA] në fund të viteve 1800». Kjo lloj heshte doli shpejt nga përdorimi, prandaj historianët e Muzeut të Gjuetisë së Balenave në Nju–Bedford arritën në përfundimin se balenës i kishin gjuajtur «diku mes viteve 1885 dhe 1895». Pra, ajo duhet të ishte të paktën 115 vjeçe kur e vranë. Sipas gazetës Globe, ky zbulim është «provë e mëtejshme për idenë e përhapur se balena e Grënlandës është ndër gjitarët më jetëgjatë në tokë, që mund të jetojë edhe 150 vjet».

Pyll shiu i fosilizuar

Gjeologët kanë gjetur nëntokë një pyll shiu gjigant të fosilizuar që ka një larmi marramendëse bimësh të zhdukura, disa prej të cilave arrinin mbi 40 metra. Ky pyll i pashoq gjendet në galeritë e një miniere qymyrguri, në Ilinois, SHBA. Shkencëtarët mendojnë se pylli përfundoi thellë nëntokë si pasojë e një tërmeti katastrofik. «Mbetesh pa fjalë,​—thotë Bill DiMikele, drejtuesi i ekipit të kërkimeve që e bëri të njohur këtë zbulim.​—Mund ta përfytyrojmë pyllin sikur të ishim duke ecur vërtet nëpër të.»

Gërmojnë për verëra të vjetra

Sipas gazetës Kathimerini​—Botimi në anglisht, sa vjen e rritet numri i njerëzve që shkojnë në Maqedoni «për të gërmuar për verëra të vjetra që lanë . . . trupat aleate gjatë Luftës I Botërore». Të pajisur me harta, vizitorët, që vijnë kryesisht nga Franca, gërmojnë në depot e braktisura të ushtrisë. Çdo verë që gjendet sot atje, është të paktën 90-vjeçare dhe, sipas gazetës, «një shishe e ruajtur mirë mund të shitet . . . edhe 2.000 euro (2.675 dollarë)». Vendësit që kanë gjetur verë dhe konjak thonë se «gjë më të mirë nuk kishin provuar kurrë».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo