BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/12 f. 3
  • Pandershmëri gjithandej

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pandershmëri gjithandej
  • Zgjohuni!—2012
  • Material i ngjashëm
  • Ndershmëria sjell sukses të vërtetë
    Zgjohuni!—2012
  • Mësime nga jeta e Samuelit
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
  • Si ndikon te ti pandershmëria?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Presioni për të qenë i pandershëm
    Zgjohuni!—2012
Shih më tepër
Zgjohuni!—2012
g 1/12 f. 3

Pandershmëri gjithandej

Denia punon në një kompani të madhe tregtare në Hong-Kong. Njëherë, ndërsa vëzhgonte fabrikën e një furnitori të mundshëm, ai shprehu merakun se mos ndoshta fabrika nuk i plotësonte standardet e nevojshme për të prodhuar produkte për kompaninë e tij. Më vonë, gjatë darkës, menaxheri i fabrikës i dha Denit një zarf. Brenda kishte një ryshfet prej dhjetëra mijë dollarësh​—shumë kjo e barabartë me rrogën e tij vjetore.

● Nuk është e rrallë të dëgjosh përvoja si kjo e Denit. Në të gjithë botën shpeshtësia dhe përhapja e pandershmërisë është alarmuese. Për shembull, disa dokumente gjyqësore tregojnë se nga viti 2001 deri në vitin 2007, një firmë e madhe industriale gjermane, për të lidhur kontrata, dha ryshfete që arrinin shumën prej 1,4 miliardë dollarësh.

Edhe pse skandalet e bujshme të kohëve të fundit në botën e biznesit kanë çuar në disa reforma, prapëseprapë situata e përgjithshme me sa duket po keqësohet. Një studim i vitit 2010 nga organizata Transparency International, zbuloi se kudo nëpër botë «niveli i korrupsionit është rritur tri vitet e fundit».

Pse është kaq e përhapur pandershmëria? A ia vlen të jesh i ndershëm? Nëse ia vlen, si t’ia dalësh mbanë? A mund të na ndihmojë Bibla?

[Shënimi]

a Në këtë seri disa emra janë ndryshuar.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo