BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 5/12 f. 3
  • Padrejtësitë lëndojnë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Padrejtësitë lëndojnë
  • Zgjohuni!—2012
  • Material i ngjashëm
  • A do të dëgjohet ndonjëherë thirrja për drejtësi?
    Tema të tjera
  • Policia: Cila do të jetë e ardhmja e saj?
    Zgjohuni!—2002
  • Si të reagojmë ndaj padrejtësive
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
  • Një betejë e humbur kundër krimit
    Zgjohuni!—1998
Shih më tepër
Zgjohuni!—2012
g 5/12 f. 3

Padrejtësitë lëndojnë

NË VITIN 2010, Majkëlli u lirua nga një burg në Teksas, SHBA, ku vuajti 27 vjet dënim për përdhunim​—një krim që nuk e kishte kryer. U la i lirë pasi analizat e ADN-së, që nuk ekzistonin në kohën kur u dënua, provuan pafajësinë e tij. Më pas autoritetet i identifikuan fajtorët, por nuk mund të bënin gjë sepse ndjekja penale ishte parashkruar me ligj, domethënë kishte mbaruar afati për këtë.

Shumë kriminelë ia hedhin pa u lagur. Për shembull, në Britani, «çështjet e pazgjidhura të vrasjeve janë dyfishuar në dekadën e fundit. Si pasojë, është shtuar frika se policia dhe gjykatat janë të paafta të zgjidhin problemin e krimeve të dhunshme», thuhej në një artikull të gazetës The Telegraph.

Në gusht 2011, policia britanike mezi frenoi një lloj tjetër krimi​—trazirat në Birmingam, Liverpul, Londër e zona të tjera. Turmat e tërbuara vunë zjarre, thyen copë-copë vitrinat dhe plaçkitën. Kështu, jo vetëm shkatërruan biznese, shtëpi e makina, por disa i lanë edhe pa mjetet e jetesës. Çfarë i shtyu? Shumë veta i shtyu thjesht lakmia. Kurse për disa të tjerë, këto akte duket se ishin një përgjigje ndaj padrejtësive që mendonin se u ishin bërë. Sipas disa komentuesve, pjesëmarrësit në këto trazira mund të kenë qenë të rinj plot duf, «të mënjanuar nga shoqëria», të rritur në lagje të varfra dhe pa të ardhme.

Personazhi biblik Job tha: «Thërras për ndihmë, por s’ka drejtësi.» (Jobi 19:7) Edhe sot mjaft veta thërrasin për drejtësi, por shpeshherë thirrjeve të tyre nuk u vihet veshi. A ka vërtet fuqi ndokush të zhdukë padrejtësitë? Apo mos vallë shpresa për një të nesërme me më shumë drejtësi është thjesht një ideal i njerëzve naivë? Që të marrim përgjigje të kënaqshme, duhet të shqyrtojmë disa shkaqe rrënjësore të padrejtësive.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo