BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g16 nr. 5 f. 10-11
  • Elementi çudibërës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Elementi çudibërës
  • Zgjohuni!—2016
  • Material i ngjashëm
  • A u formuan elementet rastësisht?
    Zgjohuni!—2000
  • Ciklet jetësore
    Zgjohuni!—2009
  • Shërbimet e pyjeve: Sa të çmuara janë?
    Zgjohuni!—2003
  • Kush ka një laps?
    Zgjohuni!—2007
Shih më tepër
Zgjohuni!—2016
g16 nr. 5 f. 10-11

Elementi çudibërës

Atome karboni

«Nuk ka element më të domosdoshëm për jetën sesa karboni»,​—thotë libri Nature’s Building Blocks. Për shkak të veçorive unike, atomet e karbonit kombinohen me njëri-tjetrin e me shumë elemente të tjera kimike dhe formojnë miliona substanca, të cilat zbulohen ose sintetizohen vazhdimisht.

Siç tregojnë shembujt e mëposhtëm, atomet e karbonit kombinohen dhe marrin forma të ndryshme, si zinxhirë, piramida, rrathë, fletë dhe tuba. Karboni është vërtet element çudibërës.

DIAMANTI

Diamant

Atomet e karbonit formojnë piramida, të quajtura tetraedra, falë të cilave diamanti ka strukturë jashtë mase të ngurtë dhe është substanca më e fortë që njihet në natyrë. Një diamant i përsosur, në thelb është një molekulë e vetme atomesh karboni.

GRAFITI

Laps plumbi

Atomet e karbonit të lidhura fort vihen në shtresa të vendosura lirshëm, që rrëshqasin nga njëra-tjetra si fletët në një stivë. Për shkak të këtyre veçorive, grafiti është edhe lubrifikues i mirë, edhe përbërës kyç në lapsat e plumbit.a

GRAFENI

Gjurmë lapsi

Është një shtresë e vetme atomesh karboni në formë hojesh gjashtëkëndore ose rrjete. Grafeni është shumë herë më i qëndrueshëm sesa çeliku. Gjurma që lë lapsi, mund të ketë sasi të vogla grafeni në një ose në disa shtresa të saj.

FULERENI

Fulereni

Këto molekula boshe të karbonit gjenden në forma të ndryshme, si sfera mikroskopike dhe tuba të quajtur nanotuba. Maten me nanometra ose me të miliardtën e metrit.

GJALLESAT

Gjallesa që përmbajnë karbon

Qelizat e shumta të bimëve, të kafshëve dhe të njerëzve kanë strukturë karboni, element që gjendet te karbohidratet, tek yndyrnat dhe tek aminoacidet.

‘Cilësitë e padukshme të Perëndisë dallohen nga gjërat e bëra.’​—Romakëve 1:20.

a Shih artikullin «Kush ka një laps?» në revistën Zgjohuni! të korrikut 2007.

Një yll

Karboni​—Rezultat i një ndërthurjeje super të përpiktë në yje

Karboni formohet nga shkrirja e tri bërthamave të heliumit, që shkencëtarët besojnë se ndodh brenda yjeve të quajtura gjigantë të kuq. Por, ky kombinim i heliumit ndodh vetëm në kushte të caktuara. Fizikani Pol Dejvis shkroi se mjafton «të bësh ndryshime mikroskopike vetëm në disa nga veçoritë e [ligjeve fizike], dhe nuk do të kishte as univers, as jetë dhe sigurisht as njerëz». Nga erdhi kjo ndërthurje super e përpiktë? Disa thonë se erdhi krejt rastësisht. Të tjerë e shohin si dëshmi se pas saj qëndron një Krijues i mençur. Cila pikëpamje të duket më logjike?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo