A u formuan elementet rastësisht?
«ÇDO objekt në univers, madje edhe ylli më i largët, përbëhet nga atome»,—shpjegohet në The Encyclopedia of Stars & Atoms. Atomet e veçuara janë aq të vogla sa s’mund të shihen, por të grumbulluara së bashku ato formojnë elemente kimike të njohura. Disa nga këto elemente janë substanca të ngurta që mund t’i shohim; të tjera janë gaze të padukshme. A mund të shpjegohet me rastësinë ekzistenca e gjithë këtyre elementeve kimike?
Elementet 1 deri në 92
Ndonëse është më i thjeshti i të gjitha atomeve, hidrogjeni shërben si karburant për yjet ngjashëm diellit tonë dhe është i domosdoshëm për jetën. Një atom hidrogjeni ka një proton në bërthamë dhe një elektron që vërtitet rreth kësaj bërthame. Elemente të tjera kimike të tilla, si karboni, oksigjeni, ari dhe mërkuri përbëhen nga atome me shumë elektrone, që vërtiten rreth një bërthame me shumë protone dhe neutrone.
Afro 450 vjet më parë njiheshin vetëm 12 elemente kimike. Dora-dorës që zbuloheshin elemente të tjera, shkencëtarët vërenin në to një organizim të rregullt natyror. E kur elementet u vendosën në një tabelë me rreshta dhe kolona ose në një sistem periodik, shkencëtarët zbuluan se elementet që bënin pjesë në të njëjtën kolonë kishin karakteristika të ngjashme. Por në sistem kishte edhe vende bosh, të cilat përfaqësonin elemente të panjohura. Kjo gjë bëri që shkencëtari Dimitrei Mendelejev të parashikonte ekzistencën e elementit me numër atomik 32, germaniumit, si edhe ngjyrën, peshën, densitetin dhe pikën e tij të shkrirjes. «Parashikimet [e Mendelejevit] rreth elementeve të tjera që mungonin—galiumit dhe skandiumit—dolën, po ashtu, mjaft të sakta»,—vërehet në një tekst mësimor shkencor të vitit 1995, Chemistry.
Me kalimin e kohës, shkencëtarët parashikuan ekzistencën e elementeve të tjera të panjohura dhe disa nga karakteristikat e tyre. Përfundimisht, të gjitha elementet që mungonin u zbuluan. Në sistemin periodik nuk ka më vende bosh. Organizimi i rregullt natyror i elementeve bazohet në numrin e protoneve që ndodhen në bërthamën e atomeve të tyre, duke filluar me elementin numër 1, hidrogjenin, dhe duke vazhduar deri tek elementi i fundit që zakonisht gjendet në mënyrë të natyrshme në tokë, numri 92, urani. A është kjo thjesht një rastësi?
Mendoni pak edhe për larminë e madhe të elementeve kimike. Ari dhe mërkuri janë elemente me ngjyra karakteristike të shndritshme. Njëri është substancë e ngurtë, ndërsa tjetri lëng. Megjithatë, pasojnë njëri-tjetrin si elementet me numra 79 dhe 80. Një atom ari ka 79 elektrone, 79 protone dhe 118 neutrone. Një atom mërkuri ka vetëm një elektron më tepër, një proton më tepër dhe pak a shumë të njëjtin numër neutronesh.
A është thjesht rastësi që një ndryshim i vockël në organizimin e grimcave atomike jep një larmi kaq të madhe elementesh? E ç’të themi për forcat që mbajnë të bashkuara pjesëzat atomike? «Që nga grimca e tij më e vogël deri në galaktikën e tij më të madhe, çdo gjë në univers ndjek rregulla që janë përshkruar nga ligjet e fizikës»,—shpjegohet në The Encyclopedia of Stars & Atoms. Imagjinoni çfarë do të ndodhte sikur njëra nga këto rregulla të ndryshonte. Për shembull, ç’do të ndodhte sikur të bëhej ndonjë modifikim në forcën që i mban elektronet në lëvizje rrotull bërthamës së atomit?
Forca fizike të sinkronizuara me përpikmëri
Vëreni pasojat nëse forca elektromagnetike do të dobësohej. «Elektronet nuk do të qëndronin më të lidhuara me atomet»,—thotë dr. Dejvid Blok në librin e tij Star Watch. Çfarë do të nënkuptonte kjo? «Do të kishim një univers ku s’do të ishte e mundur të zhvillohej asnjë reaksion kimik!»—shton ai. Sa mirënjohës mund të jemi për ligjet e përcaktuara mirë, që bëjnë të mundura reaksionet kimike! Dy atome hidrogjen, për shembull, kombinohen me një atom oksigjen, për të formuar një molekulë të çmuar uji.
Forca elektromagnetike është rreth 100 herë më e dobët sesa forca e fuqishme bërthamore, që mban të bashkuar bërthamën e atomit. Çfarë do të ndodhte sikur ky raport të ndryshohej? «Nëse fuqitë relative të forcave bërthamore dhe elektromagnetike do të ishin paksa të ndryshme, atëherë atomet e karbonit nuk do të mund të ekzistonin»,—shpjegojnë shkencëtarët Xhon Barrou dhe Frank Tipler. Pa karbon, nuk do të kishte jetë. Atomet e karbonit përbëjnë 20 për qind të peshës së gjithë organizmave të gjalla.
Gjithashtu vendimtare është edhe fuqia e forcës elektromagnetike në krahasim me forcën e rëndesës. «Ndryshimi më i vockël në fuqitë relative të forcës së rëndesës dhe asaj elektromagnetike,—shpjegohet në revistën New Scientist,—do t’i kthente yjet si Dielli në gjigantë blu [tepër të nxehtë për të mbështetur jetën] ose në xhuxhë të kuq [jo aq të nxehtë sa të mbështetin jetën].»
Një forcë tjetër, forca e dobët bërthamore, mban nën kontroll shpejtësinë e reaksioneve bërthamore në diell. «Është pikërisht aq e dobët saqë hidrogjeni në diell digjet me një shpejtësi të ngadaltë e konstante»,—shpjegon fizikani Friman Dajson. Mund të jepeshin edhe shumë shembuj të tjerë për të treguar se si jeta jonë varet nga ligjet e ekuilibruara me imtësi dhe nga kushtet që gjenden në univers. Shkrimtari shkencor, profesori Pol Dejvis, i krahasoi këto ligje dhe kushte universale me një grup butonash dhe tha: «Duket sikur butonat e ndryshëm duhen lëvizur nga pak deri në një saktësi shumë të madhe, që universi të jetë i tillë, ku jeta të lulëzojë.»
Shumë kohë përpara se Isak Njutoni të zbulonte ligjin e gravitetit, Bibla u referohej këtyre ligjeve ose rregullave të përcaktuara mirë. Njeriut Job iu drejtua pyetja: «A i shpalle ti rregullat që qeverisin qiejt ose a i përcaktove ti ligjet e natyrës mbi tokë?» (Jobi 38:33, The New English Bible) Pyetje të tjera, që na bëjnë të ndihemi të përulur, ishin: «Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës?» dhe «Kush ka vendosur përmasat e saj, në rast se e di?»—Jobi 38:4, 5.
[Kutia në faqen 6]
ELEMENTE JETËSORE
Elementet kimike hidrogjen, oksigjen dhe karbon përbëjnë rreth 98 për qind të atomeve të trupit. Pastaj vjen azoti, i cili përbën edhe 1,4 për qind të atomeve të trupit. Elemente të tjera shfaqen në sasi shumë të vogla, por gjithsesi janë të domosdoshme për jetën.
[Tabela dhe diagrami në faqet 6, 7]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
Në kohën e këtij botimi, shkencëtarët kanë prodhuar elementet 93 e më tej, duke përfshirë deri tek elementi 118. Në mënyrë të parashikueshme, këto elemente përputhen prapëseprapë me modelin e sistemit periodik.
[Burimi]
Burimi: Laboratori Kombëtar Los Alamos
Emri i elementit Simboli Numri atomik (numri i protoneve)
hidrogjen H 1
helium He 2
litium Li 3
berilium Be 4
bor B 5
karbon C 6
azot N 7
oksigjen O 8
fluor F 9
neon Ne 10
natrium Na 11
magnez Mg 12
alumin Al 13
silic Si 14
fosfor P 15
squfur S 16
klor Cl 17
argon Ar 18
kalium K 19
kalcium Ca 20
skandium Sc 21
titan Ti 22
vanad V 23
krom Cr 24
mangan Mn 25
hekur Fe 26
kobalt Co 27
nikel Ni 28
bakër Cu 29
zink Zn 30
galium Ga 31
germanium Ge 32
arsenik As 33
selen Se 34
brom Br 35
kripton Kr 36
rubid Rb 37
stroncium Sr 38
itrium Y 39
zirkonium Zr 40
niob Nb 41
molibden Mo 42
teknec Tc 43
ruten Ru 44
rodium Rh 45
palad Pd 46
argjend Ag 47
kadmium Cd 48
indium In 49
kallaj Sn 50
antimon Sb 51
telur Te 52
jod I 53
ksenon Xe 54
cezium Cs 55
barium Ba 56
lantan La 57
cerium Ce 58
prazeodim Pr 59
neodim Nd 60
promet Pm 61
samarium Sm 62
europ Eu 63
gadolin Gd 64
terbium Tb 65
disproz Dy 66
holmium Ho 67
erbium Er 68
tulium Tm 69
iterb Yb 70
lutec Lu 71
hafnium Hf 72
tantal Ta 73
volfram W 74
renium Re 75
osmium Os 76
irid Ir 77
platin Pt 78
ar Au 79
mërkur Hg 80
talium Tl 81
plumb Pb 82
bismut Bi 83
polonium Po 84
astatin At 85
radon Rn 86
francium Fr 87
radium Ra 88
aktin Ac 89
torium Th 90
protaktin Pa 91
uranium U 92
neptun Np 93
plutonium Pu 94
americ Am 95
kyrium Cm 96
berkelium Bk 97
kalifornium Cf 98
ajnshtajnium Es 99
fermium Fm 100
mendelejevium Md 101
nobelium No 102
lorenc Lr 103
rudherfordium Rf 104
dubnium Db 105
siborgium Sg 106
bohrium Bh 107
hasium Hs 108
meitnerium Mt 109
110
111
112
114
116
118
[Diagrami]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
A pasqyron rregulli dhe harmonia e elementeve në sistemin periodik thjesht një rastësi apo një projektim inteligjent?
Atom heliumi
Elektron
Proton
Neutron
[Diagrami dhe figura në faqen 7]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
Si shpjegohet sinkronizimi me përpikmëri i katër forcave fizike?
FORCA ELEKTROMAGNETIKE
FORCA E FUQISHME BËRTHAMORE
FORCA E RËNDESËS
FORCA E DOBËT BËRTHAMORE
Molekulë uji
Bërthama e atomit
Gjigant blu
Xhuxh i kuq
Dielli