BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g17 nr. 1 f. 10-11
  • Aborti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Aborti
  • Zgjohuni!—2017
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Zgjedhje personale apo çështje morale?
  • Po nëse ke abortuar?
  • Çfarë thotë Bibla për abortin?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Aborti s’është rrugëdalje pa telashe
    Zgjohuni!—2009
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Aborti
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
Shih më tepër
Zgjohuni!—2017
g17 nr. 1 f. 10-11
Një grua vendos të mos abortojë, pavarësisht nga mendimi i të shoqit

Gruaja e mençur e respekton ndërgjegjen e saj

PIKËPAMJA E BIBLËS

Aborti

Mbi 50 milionë foshnja abortohen qëllimisht çdo vit, numër që tejkalon popullsinë e shumë vendeve.

Zgjedhje personale apo çështje morale?

ÇFARË THONË NJERËZIT:

Gratë abortojnë për arsye të ndryshme, si për shembull, ngaqë kanë vështirësi ekonomike a probleme me partnerin, duan të jenë të lira të ndjekin arsimimin e mëtejshëm a karrierën ose nuk duan të jenë nëna të vetme. Por, të tjerët e shohin abortin moralisht të gabuar, pra, dhunim të asaj çka i është besuar një gruaje shtatzënë.

ÇFARË THOTË BIBLA:

Në sytë e Perëndisë, jeta​—sidomos jeta e njeriut—​është e shenjtë. (Zanafilla 9:6; Psalmi 36:9) Ky parim vlen edhe për foshnjën që rritet në mitrën e nënës, të cilën Perëndia e ka krijuar që foshnja të zhvillohet e sigurt. Një shkrimtar i Biblës u shpreh: «Ti më mbështolle në barkun e nënës.» Pastaj shtoi: «Sytë e tu panë embrionin tim, dhe në librin tënd ishin shkruar tërë pjesët e tij, ditët kur ato u formuan.»​—Psalmi 139:13, 16.

Gjithashtu, pikëpamja e Perëndisë për jetën e një foshnje të palindur pasqyrohet në Ligjin që i dha kombit të Izraelit, si dhe në ndërgjegjen që na ka dhënë Ai vetë. Në Ligjin e Perëndisë thuhej se, kush godiste një grua shtatzënë dhe shkaktonte vdekjen e foshnjës, duhej dënuar me vdekje​—vrasësi duhej ta paguante me jetën e tij jetën që kishte marrë. (Dalja 21:22, 23) Sigurisht, gjykatësit duhej të merrnin parasysh motivet dhe rrethanat e ngjarjes.​—Numrat 35:22-24, 31.

Edhe ndërgjegjja që na ka dhënë Perëndia, ndihmon. Kur një grua ia vë veshin ndërgjegjes së saj, ose zërit të brendshëm, duke respektuar jetën e foshnjës që ka në bark, ruan një ndërgjegje të qetë.a Por, nëse e shpërfill, ndërgjegjja mund ta brejë, e madje ta dënojë. (Romakëve 2:14, 15) Përveç kësaj, studimet tregojnë se gratë që kanë abortuar, rrezikojnë më shumë të kenë ankth e depresion.

Po nëse të tremb ideja e rritjes së fëmijës, sidomos kur shtatzënia është e paplanifikuar? Vër re premtimin sigurues që u bën Perëndia atyre që u qëndrojnë besnikë normave të tij: «Me atë që është besnik, ti do të veprosh me besnikëri; njeriun [ose gruan] e patëmetë do ta trajtosh siç e meriton.» (Psalmi 18:25) Fjala e Perëndisë thotë edhe: «Jehovai e do drejtësinë dhe nuk do t’i braktisë besnikët e vet.»​—Psalmi 37:28.

«Ndërgjegjja e tyre, që jep dëshmi bashkë me ta dhe në mendimet e tyre, i akuzon ose i shfajëson.»​—Romakëve 2:15.

Po nëse ke abortuar?

ÇFARË THONË NJERËZIT:

Rutha, një nënë e vetme, tha: «Kisha tashmë tre fëmijë të vegjël dhe nuk isha në gjendje të rritja katër. Megjithatë, pasi abortova, e ndieva që kisha bërë një gjë të tmerrshme.»b Po a ishte diçka që Zoti nuk mund ta falte?

ÇFARË THOTË BIBLA:

Jezu Krishti pasqyroi mendjen e Perëndisë kur tha: «Unë nuk erdha për të drejtët, por që të thërras mëkatarët të pendohen.» (Luka 5:32) Po, nëse ndiejmë vërtet keqardhje për një gabim që kemi bërë, pendohemi dhe i kërkojmë falje Perëndisë, ai është gati të na falë​—edhe kur mëkatojmë rëndë. (Isaia 1:18) Psalmi 51:17 thotë: «Zemrën e vrarë dhe të dërrmuar ti nuk do ta përbuzësh, o Perëndi.»

Nëse i penduari i lutet Perëndisë me përulësi, përveç ndërgjegjes së pastër, Ai i jep paqe mendore. Te Filipianëve 4:6, 7 thuhet: «Bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime dhe falënderime. Kështu paqja e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim, do të ruajë zemrën dhe fuqitë tuaja mendore.»c Rutha fitoi këtë paqe të brendshme pasi studioi Biblën dhe ia zbrazi zemrën Perëndisë. Ajo mësoi se Perëndia «fal me të vërtetë».​—Psalmi 130:4.

«[Perëndia] nuk vepron me ne sipas mëkateve tona, dhe nuk na ndëshkon siç e meritojnë fajet tona.»​—Psalmi 103:10.

a Një rrezik i mundshëm për shëndetin e nënës ose të foshnjës nuk do ta justifikonte abortin. Nëse gjatë lindjes një çifti i duhet të zgjedhë midis jetës së nënës dhe të fëmijës, vendimi u takon atyre. Sidoqoftë, në mjaft vende të zhvilluara, këto raste janë rralluar shumë falë përparimit në mjekësi.

b Emri është ndryshuar.

c Edhe shpresa e ringjalljes i kontribuon paqes së brendshme. Shih «Pyetje nga lexuesit» në revistën Kulla e Rojës të 15 prillit 2009, që shqyrton parimet biblike nëse do të ringjallet një fëmijë që vdes në bark të nënës.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo