BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g17 nr. 2 f. 7
  • Strategjia që përdor bleta për të zbritur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Strategjia që përdor bleta për të zbritur
  • Zgjohuni!—2017
  • Material i ngjashëm
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2017
  • Syri i përbërë
    Zgjohuni!—2008
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—1996
  • Të ulet urgjentisht avioni!
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—2017
g17 nr. 2 f. 7
Bleta duke u ulur mbi një lule

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Strategjia që përdor bleta për të zbritur

BLETËT mund të zbresin pa problem gati kudo. Si e arrijnë këtë?

Shqyrto faktet: Që bleta të zbresë e sigurt, shpejtësia e saj në momentin e uljes duhet të shkojë gati në zero. Logjikisht, për ta bërë këtë, duhen llogaritur dy faktorë​—shpejtësia e fluturimit dhe largësia nga vendi i uljes—​dhe pastaj duhet zvogëluar shpejtësia në përputhje me to. Megjithatë, kjo do të ishte e vështirë për shumicën e insekteve sepse nuk shohin dot me tri dimensione, ngaqë sytë i kanë tepër afër njëri-tjetrit dhe sepse s’kanë aftësi fokusimi që të llogaritin distancën.

Shikimi i bletës ndryshon shumë nga i njerëzve të cilët, ngaqë koordinojnë shikimin midis të dy syve, mund ta llogaritin distancën. Duket se bletët shfrytëzojnë thjesht faktin që objekti zmadhohet ndërsa i afrohen. Sa më shumë i afrohen një objekti, aq më shpejt zmadhohet. Eksperimentet e zhvilluara në Universitetin Kombëtar Australian tregojnë se bleta e ul shpejtësinë e fluturimit në atë mënyrë që shkalla e zmadhimit të një objekti të mbetet konstante. Dhe në momentin që i afrohet destinacionit, bleta ul shpejtësinë gati në zero, kështu arrin të zbresë e sigurt.

Gazeta Proceedings of the National Academy of Sciences shkruan: «Kjo strategji zbritjeje kaq e thjeshtë . . . është ideale të imitohet në sistemet e drejtimit të robotëve fluturues.»

Si mendon? A erdhi me evolucion strategjia e bletës për të zbritur? Apo është projektuar?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo