BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g24 nr. 1 f. 4-6
  • Çfarë ka ndodhur me respektin për të tjerët?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë ka ndodhur me respektin për të tjerët?
  • Zgjohuni!—2024
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • PSE KA RËNDËSI RESPEKTI PËR TË TJERËT
  • Ç’MUND TË BËSH
  • ÇFARË PO BËJMË SI DËSHMITARË TË JEHOVAIT
  • Trego respekt për të tjerët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
  • Çfarë ka ndodhur me respektin?
    Zgjohuni!—2024
  • Toleranca—Si na ndihmon Bibla
    Tema të tjera
  • Pse ta respektosh autoritetin?
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
Shih më tepër
Zgjohuni!—2024
g24 nr. 1 f. 4-6
Një burrë që po ha në restorant, i bërtet një kamerieri që po përpiqet ti kërkojë falje. Të tjerët që janë në tavolinë me burrin, ndihen në siklet.

Çfarë ka ndodhur me respektin për të tjerët?

PSE KA RËNDËSI RESPEKTI PËR TË TJERËT

Respekti për të tjerët ul gjakrat dhe nuk lejon që një situatë e tensionuar të përkeqësohet.

  • Një proverb nga Shkrimet e Shenjta thotë: «Përgjigjja e butë e largon tërbimin, por një fjalë therëse ngjall zemërim.» (Proverbat 15:1) Sjellja dhe i foluri pa respekt, vetëm sa i hedhin dru zjarrit, shpesh me pasoja shkatërrimtare.

  • Jezui tha: «Goja flet nga bollëku i zemrës.» (Mateu 12:34) I foluri pa respekt mund të zbulojë një problem më të thellë—çfarë mendojmë vërtet për njerëzit e një race, etnie, kombësie ose shtrese shoqërore ndryshe nga jona.

    Në një sondazh të kohëve të fundit, ku morën pjesë mbi 32.000 veta nga 28 shtete të ndryshme, 65 për qind kishin vërejtur se mirësjellja dhe respekti reciprok kanë rënë si kurrë më parë.

Ç’MUND TË BËSH

Si në shkollë edhe në punë, respektoji të gjithë njerëzit, edhe kur nuk je në një mendje me pikëpamjen e tyre. Zbulo për cilat gjëra jeni dakord. Kjo të ndihmon të mos bëhesh kritikues dhe gjykues.

«Mos gjykoni më, që të mos gjykoheni.»—Mateu 7:1.

Trajtoji të tjerët siç do të doje të të trajtonin. Nëse u tregon të tjerëve konsideratë dhe paanësi, ka shumë të ngjarë që edhe ata të sillen po njësoj me ty.

«Siç dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, po njësoj bëni edhe ju për ta.»—Luka 6:31.

Ji falës. Mos mendo se tjetri ta bëri kastile dhe mos u jep tepër rëndësi fjalëve dhe veprimeve lënduese.

«Gjykimi i thellë me siguri ia ngadalëson zemërimin njeriut, dhe sa bukur është ta anashkalojë fyerjen.»—Proverbat 19:11.

Në një Sallë Mbretërie të Dëshmitarëve të Jehovait, para se të fillojë mbledhja; disa individë të moshave dhe prejardhjeve të ndryshme përshëndetin dhe bisedojnë rehat me njëri-tjetrin.
Në një Sallë Mbretërie të Dëshmitarëve të Jehovait, para se të fillojë mbledhja; disa individë të moshave dhe prejardhjeve të ndryshme përshëndetin dhe bisedojnë rehat me njëri-tjetrin.

ÇFARË PO BËJMË SI DËSHMITARË TË JEHOVAIT

Në komunitetet ku jetojmë e punojmë, nxitim respektin për të tjerët.

Flasim me të gjithë rreth mësimeve të Biblës, por nuk ua imponojmë besimin dhe opinionin tonë. Në vend të kësaj, përpiqemi të ndjekim këshillën e Biblës që t’ua ofrojmë mesazhin «me butësi dhe respekt të thellë».—1 Pjetrit 3:15; 2 Timoteut 2:24.

Nuk bëjmë diskriminime dhe në mbledhjet tona mirëpresim njerëz nga çdo prejardhje që duan të mësojnë për Biblën. Përpiqemi shumë të jemi tolerantë e ‘të nderojmë njerëz të çdo lloji’.—1 Pjetrit 2:17.

Respektojmë autoritetet qeveritare të vendit ku jetojmë. (Romakëve 13:1) U bindemi ligjeve dhe paguajmë taksat. Dhe, ndonëse jemi asnjanës politikisht, respektojmë të drejtën e të tjerëve për të marrë vendimet e tyre në çështjet politike.

Kolazh: Skena nga videoja «Kur do të triumfojë dashuria besnike mbi urrejtjen?» 1. Një arab. 2. Një hebre.

MËSO MË SHUMË

Është e vështirë të respektosh të tjerët kur të kanë mësuar t’i urresh. Mëso si 2 burra nga kombe armike arritën të respektonin njëri-tjetrin. Në jw.org, shkruaj në kutinë Kërko titullin e videos: Kur do të triumfojë dashuria besnike mbi urrejtjen?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo