BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ie f. 19-20
  • Shpirti sipas Biblës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shpirti sipas Biblës
  • Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • «Shpirti» si një krijesë e gjallë
  • «Shpirti» si jeta e një krijese
  • A kemi një shpirt të pavdekshëm?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Çfarë është shpirti?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Jetë pas vdekjes: Çfarë thotë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Shpirti
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
Shih më tepër
Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
ie f. 19-20

Shpirti sipas Biblës

«Njeriu u bë një shpirt i gjallë.»​—ZANAFILLA 2:7.

1. Çfarë duhet të shqyrtojmë, me qëllim që të përcaktojmë atë që mëson Bibla për shpirtin?

SIÇ kemi parë, bindjet në lidhje me shpirtin janë të shumta dhe të ndryshme. Edhe mes atyre që pohojnë se i mbështetin bindjet e tyre në Bibël, ka ide të ndryshme për atë se çfarë është shpirti dhe çfarë ndodh me të kur vdesim. Por, çfarë na mëson në të vërtetë Bibla për shpirtin? Për ta zbuluar, duhet të shqyrtojmë kuptimin e fjalëve hebraike dhe greke, që në Bibël janë përkthyer «shpirt».

«Shpirti» si një krijesë e gjallë

2, 3. (a) Cila fjalë është përkthyer «shpirt» në Shkrimet Hebraike dhe cili është kuptimi bazë i kësaj fjale? (b) Si e vërteton Zanafilla 2:7 faktin që fjala «shpirt» mund të tregojë një person të tërë?

2 Fjala hebraike e përkthyer «shpirt», është neʹphesh dhe shfaqet 754 herë në Shkrimet Hebraike (e quajtur gjerësisht Dhjata e Vjetër). Çfarë do të thotë neʹphesh? Sipas një fjalori (The Dictionary of Bible and Religion), kjo fjalë «i referohet zakonisht qenies së gjallë në tërësi, të gjithë individit».

3 Për shembull, Zanafilla 2:7 thotë: «Perëndia Jehova krijoi njeriun nga pluhuri i dheut dhe i fryu në vrimat e hundës frymën e jetës dhe njeriu u bë një shpirt i gjallë.» Vini re që Adami nuk kishte një shpirt, ai ishte një shpirt, ashtu siç dikush që bëhet një mjek, është një mjek. Pra, fjala «shpirt» mund të përshkruajë një person të tërë.

4, 5. (a) Jepni shembuj, duke treguar që fjala «shpirt» i referohet një personi të tërë. (b) Si e mbështet një fjalor (The Dictionary of Bible and Religion) kuptueshmërinë që një person është një shpirt?

4 Kjo kuptueshmëri mbështetet kudo në Shkrimet Hebraike, aty ku gjejmë shprehje të tilla, si: «në rast se një shpirt mëkaton» (Levitiku 5:1), «çdo shpirt që do të bëjë çfarëdolloj pune» (Levitiku 23:30), «në rast se një njeri kapet duke rrëmbyer një shpirt» (Ligji i përtërirë 24:7), «shpirti i tij u bë i padurueshëm» (Gjykatësit 16:16), «për sa kohë do të vazhdoni ju njerëz të acaroni shpirtin tim» (Jobi 19:2) dhe «shpirti im ka qenë i pagjumë nga pikëllimi».​—Psalmi 119:28.

5 Në këto fragmente, nuk ka asnjë shenjë që shpirti është ndonjë qenie si hije, e cila jeton pas vdekjes. «Të thuash me fjalë të zakonshme që ‘shpirti’ i personit të dashur ka shkuar për të qëndruar me Zotërinë ose të flasësh për ‘shpirtin e pavdekshëm’, do të ishte thjesht e pakuptueshme në kulturën e DHV [Dhjatës së Vjetër]»,​—thotë një fjalor (The Dictionary of Bible and Religion).

6, 7. Cila fjalë është përkthyer «shpirt» në Shkrimet e krishtere Greke dhe cili është kuptimi bazë i kësaj fjale?

6 Fjala, që është përkthyer më shumë se njëqind herë «shpirt» në Shkrimet e Krishtere Greke (e quajtur gjerësisht Dhjata e Re), është psy·kheʹ. Njëlloj si neʹphesh, kjo fjalë i referohet shpesh një personi të tërë. Për shembull, shqyrto deklaratat e mëposhtme: «Shpirti im është shqetësuar.» (Gjoni 12:27) «Frika filloi të binte mbi çdo shpirt.» (Veprat 2:43) «Çdo shpirt le të jetë i nënshtruar ndaj autoriteteve më të larta.» (Romakëve 13:1) «Folu në mënyrë ngushëlluese shpirtrave të dëshpëruar.» (1. Selanikasve 5:14) «Pak njerëz, pra, tetë shpirtra, u shpëtuan përmes ujrave.»​—1. Pjetrit 3:20.

7 Psy·khe, ngjashëm neʹphesh, i referohet qartësisht të gjithë personit. Sipas studiuesit Nigel Tërner, kjo fjalë «nënkupton atë që është në mënyrë karakteristike njerëzore, veten, trupin material që ka rûaḥ [frymën] e Perëndisë, fryrë brenda tij. . . . Theksi vihet mbi veten në tërësi».

8. A janë kafshët shpirtra? Shpjegoni.

8 Në Bibël, fjala «shpirt» i aplikohet jo vetëm njerëzve, por edhe kafshëve. Për shembull, duke përshkruar krijimin e krijesave detare, Zanafilla 1:20 thotë se Perëndia urdhëroi: «Le të gëlojnë ujrat nga një mizëri shpirtrash të gjallë.» Pastaj, në ditën tjetër të krijimit, Perëndia tha: «Le të nxjerrë toka shpirtra të gjallë sipas llojeve të tyre, kafshë shtëpiake dhe kafshë që lëviz dhe bishë të egër të tokës sipas llojit të saj.» (Zanafilla 1:24; krahaso Numrat 31:28.) Kështu, «shpirti» mund t’i referohet një krijese të gjallë, qoftë njeri ose kafshë.

«Shpirti» si jeta e një krijese

9. (a) Çfarë kuptimi të gjerë mund t’i atribuohet fjalës «shpirt»? (b) A bie kjo ndesh me idenë që shpirti është vetë personi?

9 Nganjëherë, fjala «shpirt» i referohet jetës që një person ose një kafshë ka. Kjo nuk e ndryshon përcaktimin e Biblës për shpirtin si një person ose një kafshë. Për ta ilustruar: ne themi se dikush është gjallë, duke nënkuptuar që ai është një person i gjallë. Ne mund të themi, gjithashtu, që ai zotëron jetë. Në të njëjtën mënyrë, një person i gjallë është një shpirt. Megjithatë, ndërsa ai është i gjallë, për «shpirtin» mund të flitet si për diçka që ai zotëron.

10. Jepni shembuj, duke treguar se fjala «shpirt» mund t’i referohet jetës që një person ose një kafshë ka.

10 Për shembull, Perëndia i tha Moisiut: «Të gjithë burrat që gjuanin shpirtin tënd kanë vdekur.» (Eksodi 4:19) Është e qartë, armiqtë e Moisiut po kërkonin t’i merrnin jetën. Një përdorim i ngjashëm i fjalës «shpirt» shihet në deklaratat e mëposhtme. «Ne u friksuam shumë për shpirtrat tanë.» (Josiu 9:24) «Ata ua mbathën këmbëve për shpirtin e tyre.» (2. Mbretërve 7:7) «I drejti kujdeset për shpirtin e kafshës së tij shtëpiake.» (Proverbat 12:10) «Biri i njeriut erdhi . . . për të dhënë shpirtin e tij si shpërblerje në shkëmbim për shumë.» (Mateu 20:28) «Ai erdhi shumë afër vdekjes, duke ia ekspozuar shpirtin e tij rrezikut.» (Filipianëve 2:30) Në çdo rast, fjala «shpirt» nënkupton «jetë».a

11. Çfarë mund të thuhet për përdorimin që i bën Bibla fjalës «shpirt»?

11 Kështu, fjala «shpirt», siç përdoret në Bibël, i referohet një personi ose një kafshe apo jetës që ka një person ose një kafshë. Përcaktimi i Biblës për shpirtin është i thjeshtë, konsekuent dhe i parënduar nga filozofitë dhe bestytnitë e komplikuara të njerëzve. Por, çfarë ndodh me shpirtin kur vdes? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të kuptojmë në fillim pse vdesim.

[Shënimi]

a Mateu 10:28 përdor, gjithashtu, fjalën «shpirt» për të nënkuptuar «jetë».

[Figurat në faqen 20]

Ata janë të gjithë shpirtra

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo