BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • fg mësimi 15 pyet. 1-4
  • Pse duhet të vazhdosh të mësosh?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse duhet të vazhdosh të mësosh?
  • Një lajm i mirë nga Perëndia
  • Material i ngjashëm
  • Si t’i afrohesh Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • S’ka mënyrë më të mirë për të jetuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Si t’i afrohesh Perëndisë?
    Një lajm i mirë nga Perëndia
  • ‘Është gjë e mirë t’i afrohemi Perëndisë’!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
Shih më tepër
Një lajm i mirë nga Perëndia
fg mësimi 15 pyet. 1-4

MËSIMI 15

Pse duhet të vazhdosh të mësosh?

1. Ç’dobi do të kesh nëse vazhdon të studiosh Biblën?

TDy gra po studiojnë Biblën gjatë pushimit në punë

Me siguri, tani që u ke hedhur një sy mësimeve themelore të Biblës të është forcuar dashuria për Jehovain. Kjo dashuri duhet ushqyer vazhdimisht. (1 Pjetrit 2:2) Shpresa jote që të jetosh përgjithmonë do të bëhet realitet vetëm po të vazhdosh t’i afrohesh Perëndisë duke studiuar Fjalën e tij.​—Lexo Gjonin 17:3; Judën 21.

Sa më shumë ta njohësh Perëndinë, aq më shumë do të të forcohet besimi dhe kjo do të të ndihmojë t’i pëlqesh atij. (Hebrenjve 11:1, 6) Ky besim do të të nxitë të pendohesh e të bësh ndryshime që do të ta përmirësojnë jetën.​—Lexo Veprat 3:19.

2. Si mund t’u sjellë dobi të tjerëve njohuria jote për Perëndinë?

Një grua po i lutet Perëndisë

Mund të lidhësh një marrëdhënie të veçantë me Jehovain

Natyrisht, ke qejf t’ua tregosh edhe të tjerëve ato që ke mësuar, se të gjithëve na pëlqen të themi lajme të mira. Ndërsa vazhdon ta studiosh Biblën, do të mësosh si ta përdorësh për të shpjeguar lajmin e mirë dhe besimin tënd te Jehovai.​—Lexo Romakëve 10:13-15.

Shumica e njerëzve në fillim ua thonë lajmin e mirë miqve ose të afërmve. Trego takt kur ta bësh këtë. Në vend që t’u thuash se ajo që besojnë është e gabuar, folu për premtimet e Perëndisë. Veç kësaj, mos harro se shpesh njerëzve u bën më tepër përshtypje dashamirësia që tregon sesa ajo që thua.​—Lexo 2 Timoteut 2:24, 25.

3. Ç’marrëdhënie mund të kesh me Perëndinë?

Falë studimit të Fjalës së Perëndisë, do të të forcohet besimi. Me kalimin e kohës, mund të lidhësh një marrëdhënie shumë të veçantë me Jehovain. Mund të bëhesh vërtet pjesëtar i familjes së tij.​—Lexo 2 Korintasve 6:18.

4. Si të vazhdosh të përparosh?

Mund të përparosh duke vazhduar ta studiosh Fjalën e Perëndisë. (Hebrenjve 5:13, 14) Kërkoji një Dëshmitari të Jehovait të studiojë Biblën me ty duke përdorur librin Çfarë na mëson Bibla? Sa më shumë të mësosh nga Fjala e Perëndisë, aq më mbarë do të të shkojë jeta.​—Lexo Psalmin 1:1-3; 73:27, 28.

Dëshmitarë të Jehovait që po ofrojnë një studim të Biblës

Lajmi i mirë vjen nga Jehovai, Perëndia i lumtur. Mund të afrohesh me të duke u afruar me popullin e tij. (Hebrenjve 10:24, 25) Nëse vazhdon të përpiqesh t’i pëlqesh Jehovait, do të rrokësh jetën e vërtetë—jetën e përhershme. S’ka gjë më të mirë në jetë se të afrohesh me Perëndinë!​—Lexo 1 Timoteut 1:11; 6:19.

Për më shumë informacion, shih kapitullin 18 të librit Çfarë na mëson Bibla?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo