BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yc mësimi 8 f. 18-19
  • Josia kishte shokë të mirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Josia kishte shokë të mirë
  • Mësoji fëmijët
  • Material i ngjashëm
  • Josia zgjodhi të bënte atë që ishte e drejtë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Dashuria e Josisë për Ligjin e Perëndisë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Josia i përulur pati favorin e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Mbreti i fundit i mirë i Izraelit
    Libri im i tregimeve biblike
Shih më tepër
Mësoji fëmijët
yc mësimi 8 f. 18-19
Mbreti Josia dëgjon mikun e tij, Jereminë

MËSIMI 8

Josia kishte shokë të mirë

A e ke të vështirë të bësh atë që është e drejtë? . . . Shumë njerëz e kanë të vështirë. Bibla thotë se një djalë me emrin Josia kishte të njëjtin problem. Por kishte shokë të mirë që e ndihmonin. Le të mësojmë më tepër për Josinë dhe shokët e tij.

Babi i Josisë ishte Amoni, mbreti i Judës. Amoni ishte shumë i keq dhe adhuronte idhuj. Kur i vdiq babi, Josia u bë mbret i Judës. Por ishte vetëm tetë vjeç. A mendon se ishte i keq si babi i tij? . . . Jo, nuk ishte i keq.

Profeti Sofonia i dha mesazhin e Jehovait popullit të Judës

Josia dhe Jeremia e ndihmuan njëri-tjetrin që të bënin atë që ishte e drejtë

Edhe kur ishte i vogël, Josia donte t’i bindej Jehovait. Prandaj, zgjidhte si shokë vetëm ata që e donin Jehovain. Ata e ndihmonin Josinë të bënte atë që ishte e drejtë. Cilët ishin disa nga shokët e Josisë?

Njëri prej tyre ishte Sofonia. Ai ishte një profet që u thoshte banorëve të Judës se do t’u ndodhnin gjëra të këqija po të adhuronin idhuj. Josia e dëgjonte Sofoninë dhe adhuronte Jehovain, jo idhuj.

Një shok tjetër i Josisë ishte Jeremia. Ishin pak a shumë në të njëjtën moshë dhe i kishin shtëpitë afër kur ishin të vegjël. Ishin aq shokë të mirë, sa kur vdiq Josia, Jeremia shkroi një këngë të veçantë ku tregonte sa shumë e kishte marrë malli për Josinë. Jeremia dhe Josia e ndihmonin njëri-tjetrin që të vepronin drejt dhe t’i bindeshin Jehovait.

Sofonia i tha popullit që të mos adhuronin idhuj

Çfarë mund të mësosh nga Josia? . . . Edhe kur ishte i vogël, Josia donte të bënte atë që ishte e drejtë. Ai e dinte se duhej të kishte shokë ata që e donin Jehovain. Bëj kujdes të zgjedhësh shokë që e duan Jehovain dhe që të ndihmojnë të veprosh drejt.

LEXO NË BIBLËN TËNDE

  • 2 Kronikave 33:21-25; 34:1, 2; 35:25

PYETJE:

  • Kush ishte babi i Josisë? A bëri atë që ishte e drejtë?

  • Çfarë donte të bënte Josia edhe kur ishte i vogël?

  • Kush ishin dy shokë të Josisë?

  • Çfarë mund të mësosh nga Josia?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo