BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 56 f. 134-f. 135 par. 1
  • Dashuria e Josisë për Ligjin e Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dashuria e Josisë për Ligjin e Perëndisë
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Josia kishte shokë të mirë
    Mësoji fëmijët
  • Josia i përulur pati favorin e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Mbreti i fundit i mirë i Izraelit
    Libri im i tregimeve biblike
  • Josia zgjodhi të bënte atë që ishte e drejtë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 56 f. 134-f. 135 par. 1
Shafani i lexon një rrotull mbretit Josia

MËSIMI 56

Dashuria e Josisë për Ligjin e Perëndisë

Josia u bë mbret i Judës kur ishte tetë vjeç. Në atë kohë, njerëzit merreshin me magji dhe adhuronin idhuj. Kur Josia ishte 16 vjeç, bëri përpjekje të mësonte si ta adhuronte Jehovain në mënyrën e duhur. Në moshën 20-vjeçare, filloi të shkatërronte idhujt dhe altarët në mbarë vendin. Dhe, kur ishte 26 vjeç, mori masa që të meremetohej tempulli i Jehovait.

Kryeprifti Hilkiah gjeti në tempull rrotullën e Ligjit të Jehovait, ndoshta atë që kishte shkruar vetë Moisiu. Sekretari i mbretit, Shafani, ia solli rrotullën Josisë dhe filloi t’ia lexonte Ligjin me zë të lartë. Ndërsa dëgjonte, Josia kuptoi se populli kishte vite që nuk i bindej Jehovait. Ai i tha Hilkiahut: ‘Jehovai është shumë i zemëruar me ne. Shko të flasësh me të. Jehovai do të na thotë se çfarë duhet të bëjmë.’ Jehovai u përgjigj me anë të profeteshës Hulda: ‘Populli i Judës më ka braktisur. Ata do të ndëshkohen, por jo gjatë mbretërimit të Josisë, sepse ai u përul.’

Hilkiahu gjen rrotullën që ka Ligjin e Jehovait

Kur Josia dëgjoi këtë mesazh, shkoi në tempull dhe mblodhi popullin e Judës. Pastaj i lexoi gjithë kombit Ligjin e Jehovait me zë të lartë. Josia dhe populli premtuan se do t’i bindeshin Jehovait me gjithë zemër.

Kombi i Judës nuk e kishte kremtuar Festën e Kalimit për shumë vjet. Por, kur Josia lexoi në Ligj që Festa e Kalimit duhej të mbahej çdo vit, u tha: ‘Do të mbajmë një Festë Kalimi për Jehovain.’ Më pas, Josia përgatiti shumë flijime dhe mori masa që tempulli të kishte një kor këngëtarësh. Pastaj populli mbajti Festën e Kalimit dhe ditën tjetër filluan Festën e Bukëve Pa Maja që zgjati shtatë ditë. Nuk ishte mbajtur kurrë një Festë Kalimi e tillë, që nga ditët e Samuelit. Josia e donte vërtet Ligjin e Perëndisë. Po ti, a kënaqesh kur mëson për Jehovain?

«Fjala jote është llambë për këmbët e mia, është dritë për shtegun tim.»—Psalmi 119:105

Pyetje: Si reagoi mbreti Josia kur dëgjoi Ligjin e Perëndisë? Çfarë mendonte Jehovai për Josinë?

2 Mbretërve 21:26; 22:1–23:30; 2 Kronikave 34:1–35:25

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo