BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 46 f. 112-f. 113 par. 1
  • Një provë në malin e Karmelit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një provë në malin e Karmelit
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Ai mbrojti adhurimin e pastër
    Imitoni besimin e tyre
  • Ai mbrojti adhurimin e pastër
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Elija lartëson Perëndinë e vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Qëndroi vigjilent dhe priti
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 46 f. 112-f. 113 par. 1
Zjarri nga Jehovai djeg blatimin e Elijas

MËSIMI 46

Një provë në malin e Karmelit

Mbretëria dhjetëfisëshe e Izraelit pati shumë mbretër të këqij, por Akabi ishte ndër më të këqijtë. Ai u martua me një grua të ligë, e cila adhuronte Baalin. E kishte emrin Jezebela. Akabi dhe Jezebela përhapën adhurimin e Baalit në vend dhe vranë profetët e Jehovait. Çfarë bëri Jehovai? Ai dërgoi profetin Elija që t’i jepte një mesazh Akabit.

Elija i tha mbretit Akab se, për shkak të ligësisë së tij, në Izrael nuk do të binte më shi. Për më shumë se tre vjet, toka nuk jepte prodhim, ndaj kishte mungesë ushqimi. Jehovai më pas e dërgoi Elijan tek Akabi. Mbreti i tha: ‘Ti veç telashe sjell! Është i gjithë faji yt.’ Elija iu përgjigj: ‘Nuk e shkaktova unë thatësirën. E solle ti, ngaqë adhuron Baalin. Le të bëjmë një provë që do të tregojë kush është Perëndia i vërtetë. Mblidh kombin dhe profetët e Baalit në majë të malit të Karmelit.’

Populli u mblodh në malin e Karmelit. Elija tha: ‘Ndajeni mendjen. Në qoftë Jehovai Perëndia i vërtetë, ndiqeni. Në qoftë Baali, ndiqni atë. Do të bëj këtë provë: 450 profetët e Baalit duhet të përgatitin një blatim dhe të thërrasin perëndinë e tyre. Edhe unë do të përgatis një blatim dhe do të thërras Jehovain. Perëndia që do të përgjigjet me anë të zjarrit, është Perëndia i vërtetë.’ Populli ra dakord.

Profetët e Baalit përgatitën një blatim. Gjithë ditën i thërritën perëndisë së tyre: «O Baal, na u përgjigj!» Ngaqë Baali nuk përgjigjej, Elija nisi të tallej me të e të thoshte: ‘Thërrisni sa t’ju hajë zëri! Ndoshta e ka zënë gjumi dhe dikush duhet ta zgjojë.’ U bë mbrëmje dhe profetët e Baalit vazhdonin të thërritnin. Por prapë nuk morën asnjë përgjigje.

Elija vuri blatimin mbi altar dhe derdhi ujë mbi të e rreth e qark tij. Ai u lut: ‘O Jehova, të lutem, bëju të ditur njerëzve se ti je Perëndia i vërtetë.’ Menjëherë Jehovai dërgoi zjarr nga qielli që të digjte blatimin. Populli thirri: «Jehovai është Perëndia i vërtetë!» Elija tha: ‘Mos i lini profetët e Baalit të ikin!’ Atë ditë, të 450 profetët e Baalit u vranë.

Kur një re e vogël u shfaq mbi det, Elija i tha Akabit: ‘Po vjen një stuhi. Bëj gati kuajt dhe shko në shtëpi.’ Qielli u nxi nga retë, fryu era dhe filloi një shi i rrëmbyer. Më në fund thatësira mbaroi. Akabi i jepte karrocës sa më shpejt që mundej. Me ndihmën e Jehovait, Elija vrapoi më shpejt se karroca! Por, a mbaruan të gjitha problemet e Elijas? Le ta shohim.

«Le ta dinë të gjithë se vetëm ti, që e ke emrin Jehova, je Më i Larti në mbarë tokën.»—Psalmi 83:18

Pyetje: Cila provë u bë në malin e Karmelit? Si iu përgjigj Jehovai lutjes së Elijas?

1 Mbretërve 16:29-33; 17:1; 18:1, 2, 17-46; Jakovi 5:16-18

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo