BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 45 f. 110-f. 111 par. 2
  • Mbretëria ndahet

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbretëria ndahet
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Mbretëria ndahet
    Libri im i tregimeve biblike
  • Jeroboami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jehovai nuk do t’i braktisë besnikët e vet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Ai mund të kish gëzuar miratimin e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 45 f. 110-f. 111 par. 2
Akijahu gris rrobën e tij në 12 pjesë para Jeroboamit

MËSIMI 45

Mbretëria ndahet

Për sa kohë Solomoni adhuroi Jehovain, në Izrael kishte paqe. Por ai u martua me shumë gra nga vende të huaja, të cilat adhuronin idhuj. Pak nga pak, Solomoni ndryshoi e filloi të adhuronte idhuj edhe ai. Jehovai u zemërua dhe i tha: ‘Izraeli nuk do t’i përkasë më familjes sate dhe do të ndahet në dy pjesë. Pjesën më të madhe do t’ia jap një prej shërbëtorëve të tu, kurse familja jote do të qeverisë vetëm mbi një pjesë të vogël.’

Jehovai e bëri të ditur vendimin e tij edhe në një mënyrë tjetër. Një shërbëtor i Solomonit, Jeroboami, po ecte në rrugë kur takoi profetin Akijah. Akijahu e grisi rrobën e vet në 12 pjesë dhe i tha Jeroboamit: ‘Jehovai do t’ia marrë familjes së Solomonit mbretërinë e Izraelit dhe do ta ndajë në dy pjesë. Merr dhjetë pjesë nga kjo rrobë, sepse do të jesh mbret për dhjetë fise.’ Mbreti Solomon dëgjoi për këtë dhe donte ta vriste Jeroboamin. Kështu Jeroboami ia mbathi për në Egjipt. Pas njëfarë kohe, Solomoni vdiq dhe djali i tij, Rehoboami, u bë mbret. Prandaj Jeroboami kuptoi që nuk kishte më rrezik të kthehej në Izrael.

Shumë izraelitë i ofrojnë flijime një viçi të artë të bërë nga Jeroboami

Pleqtë e Izraelit e këshilluan Rehoboamin: ‘Nëse sillesh mirë me popullin, ata do të të qëndrojnë besnikë.’ Por të rinjtë, që i kishte shokë, i thanë: ‘Duhet të jesh i ashpër me popullin! Vëri të punojnë më shumë!’ Rehoboami ndoqi këshillën e të rinjve dhe u tregua mizor me popullin. Ata u rebeluan dhe bënë mbret të 10 fiseve Jeroboamin. Këto fise u bënë të njohura si mbretëria e Izraelit. Dy fiset e tjera u bënë të njohura si mbretëria e Judës dhe i qëndruan besnikë Rehoboamit. Kështu, 12 fiset e Izraelit u ndanë.

Jeroboami nuk donte që populli i tij të shkonte të adhuronte në qytetin e Jerusalemit, i cili ndodhej në mbretërinë e Rehoboamit. A e di pse? Jeroboami kishte frikë se mos ata ktheheshin kundër tij dhe përkrahnin Rehoboamin. Prandaj bëri dy viça prej ari dhe i tha popullit: ‘Jerusalemi është shumë larg. Mund të adhuroni këtu.’ Populli filloi të adhuronte viçat e artë dhe ta harronte përsëri Jehovain.

«Mos u futni nën të njëjtën zgjedhë me jobesimtarët, sepse ç’lidhje ka drejtësia me paligjshmërinë? . . . Apo ç’të përbashkët ka një besimtar me një jobesimtar?»—2 Korintasve 6:14, 15

Pyetje: Pse u nda Izraeli? Çfarë gjërash të këqija bënë mbretërit Rehoboam dhe Jeroboam?

1 Mbretërve 11:1-13, 26-43; 12:1-33

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo