MËSIMI 48
Djali i një vejushe kthehet në jetë
Gjatë thatësirës, Jehovai i tha Elijas: ‘Shko në Zarefat. Atje do të të japë bukë një vejushë.’ Në hyrje të qytetit, Elija pa një vejushë të varfër tek mblidhte dru. Ai i kërkoi pak ujë për të pirë. Kur ajo u nis për ta marrë, ai i thirri prapë: ‘Të lutem, më sill një kafshatë bukë.’ Por vejusha i tha: ‘Bukë s’kam, por vetëm pak miell e vaj sa për vete dhe djalin tim.’ Elija i tha: ‘Jehovai ka premtuar se, po të më bësh pak bukë, mielli dhe vajinuk do të mbarojnë deri kur të bjerë prapë shi.’
Kështu vejusha shkoi në shtëpi dhe bëri bukë për profetin e Jehovait. Siç kishte premtuar Jehovai, vejusha dhe djali i saj patën gjithnjë për të ngrënë gjatë thatësirës. Qypi i miellit dhe ivajit nuk u boshatisën.
Më vonë, ndodhi diçka e tmerrshme. Djali i vogël i vejushës usëmur rëndë dhe vdiq. Ajo iu përgjërua Elijas për ndihmë. Elija ia mori fëmijën nga krahët dhe e çoi te dhoma në tarracën e shtëpisë së saj. E shtriu në krevat dhe u lut: ‘Jehova, të lutem ktheje prapë në jetë fëmijën.’ A e di pse kjo do të ishte një mrekulli nga Jehovai? Sepse, për aq sa dimë, asnjë nuk ishte kthyer në jetë më parë. Madje kjo vejushë dhe djali i saj nuk ishin as izraelitë.
Dhe ja, djali u kthye në jetë e filloi të merrte frymë! Elija i tha vejushës: ‘Shiko, biri yt është gjallë!’ Ajo nuk mbahej nga gëzimi dhe i tha Elijas: ‘Ti je vërtet njeri i Perëndisë, sepse thua vetëm atë që të thotë Jehovai dhe ajo del gjithnjë e vërtetë.’
«Mendoni pak për korbat: ata as mbjellin e as korrin dhe nuk kanë as hambar e as depo, e megjithatë Perëndia i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër se zogjtë?!»—Luka 12:24.