BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 49 f. 118-f. 119 par. 2
  • Një mbretëreshë e ligë ndëshkohet

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një mbretëreshë e ligë ndëshkohet
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Jezebela, një mbretëreshë e ligë
    Libri im i tregimeve biblike
  • Jezebela
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Naboti
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jehu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 49 f. 118-f. 119 par. 2
Shërbëtorët e hedhin Jezebelën nga dritarja

MËSIMI 49

Një mbretëreshë e ligë ndëshkohet

Nga dritarja e pallatit mbretëror në Jezreel, mbreti Akab mund të shihte një vresht që i përkiste një burri me emrin Nabot. Akabi e donte këtë vresht dhe u përpoq t’ia blinte Nabotit. Por Naboti nuk pranoi t’ia shiste, sepse shitja e tokës së trashëguar ishte kundër Ligjit të Jehovait. A e respektoi Akabi Nabotin ngaqë po vepronte siç duhej? Jo, përkundrazi, Akabi u zemërua jashtë mase. U mërzit aq shumë sa nuk dilte nga dhoma e gjumit dhe nuk pranonte të hante.

Mbretëresha e ligë Jezebelë, gruaja e Akabit, i tha: ‘Ti je mbreti i Izraelit prandaj mund të kesh gjithçka që dëshiron. Do të ta jap unë tokën.’ Ajo u shkroi letra pleqve të qytetit, ku u thoshte ta akuzonin Nabotin se kishte mallkuar Perëndinë dhe ta vrisnin me gurë. Pleqtë bënë çfarë u tha Jezebela. Kështu ajo i tha Akabit: ‘Naboti vdiq. Tani vreshti është yti!’

Naboti nuk ishte i vetmi i pafajshëm që vrau Jezebela. Ajo u mori jetën edhe shumë të tjerëve që e donin Jehovain. Adhuronte idhuj dhe bënte shumë gjëra të këqija. Jehovai i pa të gjitha të këqijat që bëri Jezebela. Çfarë do të bënte me të?

Pas vdekjes së Akabit, u bë mbret i biri, Jehorami. Jehovai dërgoi një burrë me emrin Jehu që të ndëshkonte Jezebelën dhe familjen e saj.

Jehu po i jepte karrocës për në Jezreel, ku jetonte Jezebela. Jehorami i doli me karrocë para Jehut dhe e pyeti: ‘A ka paqe mes nesh?’ Jehu i tha: ‘E si mund të ketë paqe përderisa mamaja jote, Jezebela, bën gjëra të këqija?!’ Jehorami u përpoq ta kthente karrocën prapa dhe të ikte. Por Jehu e qëlloi me shigjetë dhe ai vdiq.

Jehu thërret që Jezebelën ta hedhin nga dritarja

Pastaj Jehu shkoi te pallati mbretëror i Jezebelës. Kur ajo dëgjoi se Jehu po vinte, u lye, rregulloi flokët dhe po priste lart te dritarja. Kur Jehu mbërriti, ajo i foli me përçmim. Jehu u thirri shërbëtorëve të Jezebelës që ishin pranë saj: «Hidheni poshtë!» Ata e hodhën nga dritarja dhe ajo vdiq.

Pas kësaj, Jehu vrau 70 djemtë e Akabit dhe pastroi vendin nga adhurimi i Baalit. A e sheh që Jehovai di gjithçka dhe se në kohën e duhur i ndëshkon ata që bëjnë të këqija?

«Trashëgimia e fituar me lakmi në fillim, s’ka për të qenë bekim në fund.»—Proverbat 20:21

Pyetje: Çfarë bëri Jezebela që të merrte vreshtin e Nabotit? Pse e ndëshkoi Jehovai Jezebelën?

1 Mbretërve 21:1-29; 2 Mbretërve 9:1–10:30

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo