BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 50 f. 120-f. 121 par. 5
  • Jehovai mbron Jehozafatin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jehovai mbron Jehozafatin
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Jehozafati ka besim te Jehovai
    Libri im i tregimeve biblike
  • Jehozafati
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ultësira e Jehozafatit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kini zell për shtëpinë e Jehovait!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 50 f. 120-f. 121 par. 5
Mbreti Jehozafat dhe levitët këngëtarë udhëheqin ushtrinë jashtë Jerusalemit

MËSIMI 50

Jehovai mbron Jehozafatin

Jehozafati, mbreti i Judës, shkatërroi altarët dhe idhujt e Baalit që ishin në vend. Donte që populli të njihte ligjet e Jehovait. Prandaj dërgoi princa dhe levitë në të gjithë Judën që t’i mësonin popullit ligjet e Jehovait.

Kombet përreth kishin frikë ta sulmonin Judën, ngaqë e dinin se Jehovai e ndihmonte popullin e tij. Madje ata i bënë dhurata mbretit Jehozafat. Por më vonë, moabitët, amonitët dhe ata që banonin në rajonin e Seirit dolën të luftonin kundër Judës. Jehozafati e dinte se kishte nevojë për ndihmën e Jehovait. Ai mblodhi në Jerusalem të gjithë burrat, gratë dhe fëmijët. Përpara të gjithëve, ai u lut: ‘Jehova, pa ty, nuk fitojmë dot. Të lutem, na thuaj çfarë të bëjmë.’

Jehovai iu përgjigj lutjes: ‘Mos kini frikë. Unë do t’ju ndihmoj. Zini vend, rrini pa lëvizur dhe shihni se si do t’ju shpëtoj.’ Si i shpëtoi Jehovai?

Mëngjesin tjetër, Jehozafati zgjodhi disa këngëtarë dhe u tha të marshonin përpara ushtrisë. Ata marshuan nga Jerusalemi për në fushën e betejës, që ndodhej në Tekoa.

Ndërsa këngëtarët lëvdonin Jehovain me zë të lartë dhe plot gëzim, Jehovai luftoi për popullin e tij. Ai i çoroditi aq shumë amonitët dhe moabitët, sa filluan të sulmonin njëri-tjetrin dhe u vranë të gjithë. Por Jehovai e mbrojti popullin e Judës, ushtarët dhe priftërinjtë. Të gjithë njerëzit e vendeve përreth dëgjuan ç’kishte bërë Jehovai dhe kuptuan se ai po e mbronte akoma popullin e tij. Si e shpëton popullin e tij Jehovai? Ai e bën këtë në shumë mënyra dhe s’ka nevojë për ndihmën e njerëzve.

«Në këtë betejë nuk keni nevojë të luftoni. Zini vend, rrini pa lëvizur dhe shihni se si do t’ju shpëtojë Jehovai!»—2 Kronikave 20:17

Pyetje: Çfarë mbreti ishte Jehozafati? Si e mbrojti Jehovai Judën?

2 Kronikave 17:1-19; 20:1-30

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo