BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 51 f. 124-f. 125 par. 2
  • Luftëtari dhe vajza e vogël

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Luftëtari dhe vajza e vogël
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Ajo donte t’i ndihmonte të tjerët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Ai ishte kokëfortë, por në fund u bind
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Një vajzë ndihmon një burrë të fuqishëm
    Libri im i tregimeve biblike
  • Naamani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 51 f. 124-f. 125 par. 2
Namani shkon tek Eliseu që të shërohet

MËSIMI 51

Luftëtari dhe vajza e vogël

Një vajzë e vogël izraelite jetonte në Siri, shumë larg shtëpisë së saj. Ushtria siriane e kishte zënë robinjë dhe ajo ishte ndarë nga familja. Tani ishte shërbëtore e gruas së një komandanti ushtarak që quhej Naman. Vajza e vogël adhuronte Jehovain edhe pse njerëzit përreth nuk e bënin këtë.

Namani kishte një sëmundje lëkure të tmerrshme dhe dhimbje gjithë kohën. Vajza e vogël donte vërtet ta ndihmonte. Ajo i tha gruas së Namanit: ‘Unë e di kush mund ta ndihmojë burrin tënd. Në Izrael është një profet i Jehovait me emrin Elise. Ai mund ta shërojë.’

Gruaja i tregoi Namanit çfarë i tha vajza e vogël. Ai ishte gati të provonte çdo gjë, prandaj vajti te shtëpia e Eliseut në Izrael. Mbase priste që Eliseu ta trajtonte si njeri të rëndësishëm. Por, në vend që të fliste drejtpërdrejt me të, Eliseu dërgoi shërbëtorin e vet që ta takonte Namanin dhe t’i jepte këtë mesazh: ‘Shko dhe lahu shtatë herë në lumin Jordan. Pastaj do të shërohesh.’

Namani u zhgënjye pa masë. Ai tha: ‘Mendova se ky profet do të më shëronte, duke thirrur Perëndinë e tij dhe duke tundur duart mbi mua. Kurse ai më thotë të shkoj te ky lumi në Izrael. Lumenjtë tanë në Siri janë më të mirë. E pse të mos lahem atje?!’ Namani u zemërua dhe iku nga shtëpia e Eliseut.

Namani lahet në lumin Jordan dhe shërohet

Shërbëtorët e Namanit e ndihmuan të arsyetonte duke i thënë: ‘A s’do të bëje gjithçka për t’u shëruar? Kjo që po të thotë profeti është shumë e thjeshtë. Pse të mos e provosh?’ Namani i dëgjoi. Shkoi në lumin Jordan dhe u zhyt shtatë herë. Kur doli nga uji herën e shtatë, ai ishte plotësisht i shëruar. Nga mirënjohja e thellë, u kthye të falënderonte Eliseun. Namani tha: ‘Tani e di se Jehovai është Perëndia i vërtetë.’ Si mendon se u ndie vajza e vogël izraelite kur Namani u kthye i shëruar?

«Nga goja e fëmijëve dhe e foshnjave ke marrë lavdi.»—Mateu 21:16

Pyetje: A mendon se e kishte të lehtë vajza e vogël izraelite t’i fliste gruas së Namanit? Çfarë e ndihmoi të ishte kaq e guximshme?

2 Mbretërve 5:1-19; Luka 4:27

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo