BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 55 f. 132
  • Engjëlli i Jehovait mbron Hezekinë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Engjëlli i Jehovait mbron Hezekinë
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Besimi i një mbreti shpërblehet
    Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I
  • Hezekia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Senakeribi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Perëndia ndihmon mbretin Hezekia
    Libri im i tregimeve biblike
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 55 f. 132
Një engjëll po sulmon kampin asirian

MËSIMI 55

Engjëlli i Jehovait mbron Hezekinë

Perandoria Asiriane kishte pushtuar mbretërinë dhjetëfisëshe të Izraelit. Tani Senakeribi, mbreti i Asirisë, donte të merrte edhe mbretërinë dyfisëshe të Judës. Ai filloi t’i merrte qytetet e Judës një e nga një. Por qyteti që donte më shumë të pushtonte, ishte Jerusalemi. Ama Senakeribi nuk e dinte se Jerusalemi mbrohej nga Jehovai.

Hezekia, mbreti i Judës, i pagoi Senakeribit një shumë të madhe parash që të mos e prekte Jerusalemin. Ndonëse Senakeribi i mori paratë, prapë e dërgoi ushtrinë e tij të fuqishme që ta sulmonte Jerusalemin. Njerëzit në qytet i zuri frika, sepse asirianët po afroheshin gjithnjë e më shumë. Prandaj Hezekia u tha: ‘Mos kini frikë. Asirianët janë të fortë, por Jehovai do të na bëjë edhe më të fortë se ata.’

Senakeribi çoi të dërguarin e tij, rabshakehun, në Jerusalem që të tallej me popullin. Rabshakehu qëndroi jashtë mureve të qytetit dhe bërtiste: ‘Jehovai nuk ju ndihmon dot. Mos e lini Hezekinë t’ju mashtrojë. S’ka zot që t’ju mbrojë nga ne.’

Hezekia pyeti Jehovain se çfarë duhej të bënte. Jehovai iu përgjigj: ‘Mos iu frikëso fjalëve të rabshakehut. Senakeribi nuk do ta marrë Jerusalemin.’ Më vonë, Hezekia mori disa letra nga Senakeribi. Letrat thoshin: ‘Dorëzohu! Jehovai s’të shpëton dot.’ Hezekia u lut: ‘Të lutem, o Jehova, na shpëto, që të gjithë ta dinë se vetëm ti je Perëndia i vërtetë.’ Jehovai i tha: ‘Mbreti i Asirisë nuk do të hyjë në Jerusalem. Unë do ta mbroj qytetin tim.’

Senakeribi ishte i sigurt se Jerusalemi së shpejti do t’i përkiste atij. Por një natë, Jehovai dërgoi një engjëll te kampi i asirianëve jashtë qytetit. Engjëlli vrau 185.000 ushtarë. Mbreti Senakerib humbi ushtarët e tij më të fortë. S’kishte ç’të bënte tjetër, veçse të kthehej në shtëpi i mundur. Jehovai e mbrojti Hezekinë dhe Jerusalemin, ashtu siç kishte premtuar. Nëse do të kishe qenë në Jerusalem në atë kohë, a do t’i kishe besuar Jehovait?

«Engjëlli i Jehovait zë vend rreth atyre që e nderojnë thellësisht Atë dhe i shpëton.»—Psalmi 34:7

Pyetje: Si e mbrojti Jehovai Jerusalemin? A mendon se Jehovai do të të mbrojë edhe ty?

2 Mbretërve 17:1-6; 18:13-37; 19:1-37; 2 Kronikave 32:1-23

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo