BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 61 f. 146-f. 147 par. 3
  • Nuk përkulen para statujës prej ari

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nuk përkulen para statujës prej ari
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Ata nuk u përkulën
    Libri im i tregimeve biblike
  • Besimi i tyre mbijetoi sprovën e rëndë
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
  • Kush është Perëndia yt?
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • ‘Perëndia ynë është në gjendje të na çlirojë’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 61 f. 146-f. 147 par. 3
Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja refuzojnë të përkulen para shëmbëlltyrës prej ari

MËSIMI 61

Nuk përkulen para statujës prej ari

Njëfarë kohe pasi mbreti Nabukodonosor pa ëndrrën për shëmbëlltyrën, ai bëri një statujë tejet të madhe prej ari. E ngriti në rrafshinën e Durës dhe thirri njerëzit më të rëndësishëm të vendit, përfshirë Shadrakun, Meshakun dhe Abednegon, që të mblidheshin para saj. Mbreti urdhëroi: ‘Sapo të dëgjoni tingullin e trumbetave, të harpave dhe të gajdeve, përkuluni para statujës. Kush s’përkulet, do të hidhet në furrën me zjarr.’ A do të përkuleshin para shëmbëlltyrës tre hebrenjtë apo do të adhuronin vetëm Jehovain?

Pastaj mbreti urdhëroi të fillonte muzika. Të gjithë ranë përmbys dhe adhuruan statujën, përveç Shadrakut, Meshakut dhe Abednegos. Disa burra i panë dhe i thanë mbretit: ‘Ata tre hebrenjtë refuzojnë ta adhurojnë statujën tënde.’ Nabukodonosori kërkoi që t’i sillnin tek ai dhe u tha: ‘Po ju jap edhe një mundësi tjetër për ta adhuruar statujën. Nëse nuk e bëni, do t’ju hedh në furrë. Asnjë perëndi nuk ju shpëton dot nga unë.’ Ata iu përgjigjën: ‘Nuk kemi nevojë për një mundësi tjetër. Perëndia ynë mund të na shpëtojë. Por, edhe nëse nuk na shpëton, o mbret, ne nuk do ta adhurojmë statujën.’

Nabukodonosori u xhindos. Ai u tha shërbëtorëve: ‘Nxeheni furrën shtatë herë më shumë se zakonisht!’ Pastaj, i urdhëroi ushtarët: ‘Lidhini këta burra dhe hidhini brenda.’ Furra ishte kaq e nxehtë sa, kur ushtarët iu afruan, vdiqën menjëherë, ndërsa tre hebrenjtë ranë në zjarr. Por, kur Nabukodonosori pa brenda furrës, vuri re katër burra që ecnin dhe jo tre. Ai u tremb dhe pyeti zyrtarët: ‘A nuk hodhëm tre burra në zjarr?! Unë shoh katër, dhe një prej tyre ngjan me një engjëll!’

Nabukodonosori iu afrua pak më shumë furrës dhe thirri: ‘Dilni, o shërbëtorë të Perëndisë Më të Lartë!’ Të gjithë u habitën kur panë Shadrakun, Meshakun dhe Abednegon të dilnin nga zjarri të padëmtuar. Lëkura, flokët dhe rrobat nuk ishin djegur e as nuk mbanin erë tymi.

Nabukodonosori tha: ‘Perëndia i Shadrakut, Meshakut dhe Abednegos është i madh. Ai dërgoi engjëllin e tij dhe i shpëtoi. Nuk ka perëndi tjetër si Perëndia i tyre.’

A je i vendosur t’i qëndrosh besnik Jehovait çfarëdo që të ndodhë, ashtu si tre hebrenjtë?

Mbreti Nabukodonosor i shtangur që Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja dalin nga zjarri të padëmtuar

«Jehovain, Perëndinë tënd, adhuro dhe vetëm atij bëji shërbim të shenjtë.»—Mateu 4:10

Pyetje: Çfarë nuk pranuan të bënin Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja? Si i shpëtoi Jehovai?

Danieli 3:1-30

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo