BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 62 f. 148-f. 149 par. 1
  • Një mbretëri si një pemë e madhe

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një mbretëri si një pemë e madhe
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Zgjidhja e misterit të pemës madhështore
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
  • Një mbretëri që do të qëndrojë përgjithmonë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Ngritja dhe rënia e një shëmbëlltyre tejet të madhe
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
  • Nabukodonosori, Nabukodrezari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 62 f. 148-f. 149 par. 1
Pema e prerë e ëndrrës së mbretit Nabukodonosor

MËSIMI 62

Një mbretëri si një pemë e madhe

Një natë Nabukodonosori, pa një ëndërr të frikshme. Thirri burrat e mençur që t’i tregonin kuptimin. Por asnjëri nuk ia shpjegonte dot ëndrrën. Në fund, mbreti foli me Danielin.

Nabukodonosori i tha Danielit: ‘Në ëndërr pashë një pemë. U rrit aq shumë sa arriti qiellin. Mund të shihej nga çdo vend i tokës. Kishte gjethe të bukura dhe shumë fruta. Kafshët pushonin nën hijen e saj dhe zogjtë ndërtonin folenë në degët e saj. Pastaj një engjëll zbriti nga qielli. Ai thërriti: “Priteni pemën dhe këputjani degët! Megjithatë, lëreni kërcurin në tokë dhe vendosni rrathë hekuri e bakri rreth tij. Zemra e pemës do të ndryshohet nga zemër njeriu në zemër kafshe, dhe e tillë do të qëndrojë për shtatë kohë. Të gjithë njerëzit do ta marrin vesh se Perëndia është Sovrani dhe se ai mund t’i japë një mbretëri kujt të dojë.”’

Jehovai ia zbuloi Danielit domethënien e ëndrrës. Kur Danieli e kuptoi ëndrrën, u tremb. Ai tha: ‘O mbret, do të doja që ëndrra të ishte për armiqtë e tu, por është për ty. Pema e madhe që u pre, je ti. Do ta humbasësh mbretërinë dhe do të hash bar në fusha si kafshë e egër. Por, ngaqë engjëlli tha ta linin kërcurin, ti do të bëhesh përsëri mbret.’

Një vit më vonë, Nabukodonosori po ecte në tarracën e pallatit mbretëror, duke admiruar Babiloninë. Ai tha: ‘Shihni ç’qytet madhështor kam ndërtuar. Sa i jashtëzakonshëm që jam!’ Teksa fliste, një zë nga qielli i foli: ‘Nabukodonosor! Tani e humbe mbretërinë.’

Në çast, Nabukodonosori luajti mendsh dhe u bë si kafshë e egër. Atë e detyruan të dilte nga pallati dhe të jetonte me kafshët e egra në fusha. Nabukodonosorit iu rritën flokët si pendët e shqiponjave dhe thonjtë si kthetrat e zogjve.

Pasi kaluan shtatë vjet, ai erdhi sërish në vete dhe Jehovai e bëri mbret të Babilonisë. Pastaj Nabukodonosori tha: ‘Lëvdoj Jehovain, Mbretin e qiejve. Tani e di se Jehovai është Sovran. Ai i përul njerëzit krenarë dhe ia jep mbretërinë kujt të dojë.’

«Krenaria vjen para rrëzimit dhe fryma fodulle para pengimit.»—Proverbat 16:18

Pyetje: Çfarë domethënieje kishte ëndrra e Nabukodonosorit? Çfarë mësoi Nabukodonosori?

Danieli 4:1-37

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo