BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 77 f. 182-f. 183 par. 2
  • Gruaja te pusi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Gruaja te pusi
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Mëson një grua samaritane
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Mëson një grua samaritane
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Me gruan te pusi
    Libri im i tregimeve biblike
  • Uji që jep jetë
    Zgjohuni!—2009
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 77 f. 182-f. 183 par. 2
Jezui flet me një grua samaritane te burimi i Jakobit

MËSIMI 77

Gruaja te pusi

Ca kohë pas Festës së Kalimit, Jezui dhe dishepujt e tij kaluan nga Samaria për t’u kthyer në Galile. Kur ishte afër qytetit të Siharit, Jezui ndaloi te një vend që quhej burimi i Jakobit. Teksa pushonte atje, dishepujt shkuan në qytet për të blerë ushqime.

Një grua erdhi te pusi që të mbushte ujë. Jezui i tha: «Më jep pak ujë.» Ajo iu përgjigj: ‘Si ka mundësi që po më flet? Unë jam samaritane. Judenjtë nuk flasin me samaritanët.’ Jezui i tha: ‘Po ta dije kush jam, ti do të më kërkoje ujë e unë do të të jepja ujë jetëdhënës.’ ‘Ku e ke fjalën?—pyeti gruaja,—ti nuk ke as kovë.’ Jezui i tha: ‘Kush pi nga uji që do t’i jap unë, nuk do të ketë më kurrë etje.’ Gruaja ia ktheu: ‘Zotëri, më jep nga ky ujë.’

Jezui i tha: ‘Thirre burrin që të vijë te pusi.’ Ajo i tha: «Unë nuk kam burrë.» Ai iu përgjigj: ‘Kjo që the është e vërtetë. Ke qenë e martuar pesë herë dhe burri me të cilin po rri nuk është burri yt.’ Gruaja ia ktheu: ‘E shoh që je një profet. Populli im beson se mund të adhurojmë Perëndinë në këtë mal, por judenjtë thonë se mund ta adhurojmë vetëm në Jerusalem. Unë besoj se, kur të vijë Mesia, do të na mësojë si ta adhurojmë Perëndinë.’ Atëherë Jezui i tha diçka që s’ia kishte thënë askujt tjetër: ‘Unë jam Mesia.’

Jezui flet me samaritanët

Gruaja nxitoi drejt qytetit të vet e u tha samaritanëve: ‘Mendoj se kam gjetur Mesinë. Ai di çdo gjë për mua. Ejani dhe shihni!’ Ata shkuan me të te pusi dhe dëgjuan mësimet e Jezuit.

Samaritanët e ftuan Jezuin të rrinte në qytetin e tyre. Për dy ditë, ai i mësoi dhe shumë njerëz treguan besim tek ai. Ata i thanë gruas samaritane: ‘Pasi e dëgjuam këtë njeri, e dimë se ky është pa dyshim shpëtimtari i botës.’

«‘Eja!’ Kush ka etje, le të vijë; kush dëshiron, le të marrë falas ujin e jetës.»—Zbulesa 22:17

Pyetje: Pse u çudit gruaja samaritane që Jezui i foli? Çfarë i tha Jezui?

Gjoni 4:1-42

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo