MËSIMI 76
Jezui pastron tempullin
Në pranverën e vitit 30 të e.s., Jezui shkoi në Jerusalem. Në qytet kishin ardhur shumë njerëz për Festën e Kalimit. Pjesë e festimeve ishin edhe flijimet e kafshëve në tempull. Disa i sillnin vetë kafshët, por të tjerë i blinin në Jerusalem.
Kur Jezui vajti në tempull, pa që disa aty shitnin kafshë. Ata po fitonin pará në shtëpinë ku adhurohej Jehovai. Si reagoi Jezui? Bëri një kamxhik me litarë dhe dëboi nga tempulli delet e gjedhët. Përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ua hodhi monedhat përtokë. Jezui u tha atyre që shitnin pëllumba: ‘Hiqini që këtej! Mos e bëni pazar shtëpinë e Atit tim!’
Njerëzit në tempull u mahnitën me atë që bëri Jezui. Dishepujve iu kujtua profecia për Mesinë: ‘Do të kem zell për shtëpinë e Jehovait.’
Më pas, në vitin 33 të e.s., Jezui pastroi tempullin për herë të dytë. Nuk do të linte askënd të tregonte mungesë respekti për shtëpinë e Atit të tij.
«Ju s’mund të jeni skllevër edhe të Perëndisë, edhe të Pasurisë.»—Luka 16:13