BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 79 f. 186-f. 187 par. 2
  • Jezui kryen shumë mrekulli

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui kryen shumë mrekulli
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Jezui ringjall të vdekurit
    Libri im i tregimeve biblike
  • Njerëzit mund të zgjohen nga vdekja!
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Një vogëlushe kthehet në jetë!
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Shërohet ngaqë prek rrobën e Jezuit
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 79 f. 186-f. 187 par. 2
Njerëz të sëmurë shkojnë te Jezui që t’i shërojë

MËSIMI 79

Jezui kryen shumë mrekulli

Jezui erdhi në tokë që të shpallte lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë. Për të treguar se çfarë do të bënte Jezui si Mbret, Jehovai i dha frymë të shenjtë që të kryente mrekulli. Ai mund të shëronte çdo sëmundje. Kudo që shkonte, i shëronte të gjithë të sëmurët që vinin tek ai për ndihmë. Të verbrit arrinin të shikonin, të shurdhrit arrinin të dëgjonin, të paralizuarit arrinin të ecnin dhe ata që ishin të pushtuar nga demonët, çliroheshin. Sikur vetëm cepin e rrobës t’i kapnin, shëroheshin. Njerëzit e ndiqnin Jezuin kudo që shkonte. Jezui nuk përzuri kurrë askënd, edhe kur donte të rrinte vetëm.

Një herë, njerëzit sollën një të paralizuar në shtëpinë ku po qëndronte Jezui. Por aty kishte aq shumë njerëz, saqë nuk futeshin dot brenda. Kështu ata hapën një të çarë në çati dhe e zbritën te Jezui. Ai i tha burrit: ‘Ngrihu dhe ec.’ Kur burri veproi kështu, njerëzit u mahnitën.

Në një rast tjetër, kur Jezui po hynte në një fshat, dhjetë të lebrosur i thirrën nga larg: ‘O Jezu, na ndihmo!’ Në atë kohë, nuk lejohej që të lebrosurit t’u afroheshin të tjerëve. Jezui u tha të shkonin në tempull, siç u kërkohej në Ligjin e Jehovait të lebrosurve që shëroheshin. Rrugës, ata u shëruan. Kur njëri prej të lebrosurve, pa se ishte shëruar, u kthye të falënderonte Jezuin dhe të lëvdonte Perëndinë. Nga ata të dhjetë, vetëm njëri e falënderoi Jezuin.

Një grua që kishte qenë e sëmurë për 12 vjet, donte me gjithë shpirt të shërohej. Ajo i erdhi Jezuit nga pas përmes turmës dhe, sapo i preku cepin e rrobës, u shërua. Kur kjo ndodhi, Jezui pyeti: «Kush më preku?» Gruaja ishte e trembur, por erdhi përpara tij dhe i tha të vërtetën. Jezui i dha zemër duke i thënë: ‘Bijë, shko në paqe.’

Një burrë me pozitë që quhej Jair iu përgjërua Jezuit: ‘Hajde në shtëpinë time! Vajza ime e vogël është shumë sëmurë.’ Por, vajza vdiq para se Jezui të shkonte në shtëpinë e Jairit. Kur Jezui mbërriti, pa që kishin ardhur shumë njerëz për të vajtuar me familjen. Jezui u tha: ‘Mos qani. Ajo po fle.’ Pastaj i kapi dorën vajzës dhe i tha: ‘Vajzë, ngrihu!’ Në çast ajo u ngrit dhe Jezui u kërkoi prindërve të saj t’i jepnin diçka për të ngrënë. Vetëm mendo si duhet të jenë ndier prindërit e saj!

Jezui ringjall vajzën e Jairit

«Perëndia e mirosi me frymë të shenjtë e i dha fuqi, dhe . . . ai përshkoi vendin duke bërë mirë e duke shëruar të gjithë ata që ishin nën pushtetin e Djallit, sepse Perëndia ishte me Jezuin.»—Veprat 10:38

Pyetje: Pse Jezui mund të shëronte çdo lloj sëmundjeje? Çfarë ndodhi me vajzën e Jairit?

Mateu 9:18-26; 14:36; Marku 2:1-12; 5:21-43; 6:55, 56; Luka 6:19; 8:41-56; 17:11-19

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo