BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 88 f. 206
  • Arrestimi i Jezuit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Arrestimi i Jezuit
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Krishtin e tradhtojnë dhe e arrestojnë
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Tradhtohet dhe arrestohet
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Jezui në kopsht
    Libri im i tregimeve biblike
  • Dita e fundit e jetës së Jezuit si njeri
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 88 f. 206
Juda tradhton Jezuin në kopshtin e Getsemanisë

MËSIMI 88

Arrestimi i Jezuit

Jezui dhe apostujt po ecnin nëpër luginën e Kidronit për të shkuar në Malin e Ullinjve. Kishte kaluar mesnata dhe hëna ishte e plotë. Kur arritën në kopshtin e Getsemanisë, Jezui u tha: «Rrini këtu dhe qëndroni vigjilentë.» Pastaj Jezui shkoi pak më tutje dhe ra në gjunjë. Shumë i tronditur, iu lut Jehovait: ‘Le të bëhet vullneti yt.’ Pas kësaj, Jehovai dërgoi një engjëll për ta inkurajuar Jezuin. Kur Jezui u kthye tek apostujt, tre prej tyre i gjeti në gjumë. Ai u tha: ‘Zgjohuni! Nuk është koha për të fjetur. Ka ardhur ora që të më dorëzojnë në duart e armiqve.’

Judës i japin një torbë me para

Pas pak mbërriti Juda që ishte në krye të një turme të armatosur me shpata e hunj. Ai e dinte ku ta gjente Jezuin, sepse kishin shkuar shpesh në këtë kopsht. Juda u kishte thënë ushtarëve se do t’ua tregonte ai kush ishte Jezui. Ai shkoi drejt Jezuit e i tha: ‘Tungjatjeta, Mësues!’ Dhe më pas e puthi. Jezui ia ktheu: ‘Judë, me një puthje po më tradhton?’

Jezui bëri një hap përpara dhe pyeti turmën: «Kë po kërkoni?» Ata iu përgjigjën: «Jezuin, nazareasin.» Kur ai u tha, «unë jam», ata u sprapsën dhe ranë përtokë. Jezui i pyeti prapë: «Kë po kërkoni?» Ata iu përgjigjën përsëri: «Jezuin, nazareasin.» Jezui ua ktheu: ‘Ju thashë se jam unë. Lërini të ikin këta.’

Kur Pjetri kuptoi ç’po ndodhte, nxori një shpatë dhe i preu veshin Malkut, një skllavi të kryepriftit. Por Jezui i preku veshin dhe ia shëroi. Pastaj ai i tha Pjetrit: ‘Lëre mënjanë shpatën. Nëse lufton me shpatë, nga shpata do të vdesësh.’ Ushtarët e kapën Jezuin dhe i lidhën duart, ndërsa apostujt ia mbathën. Më pas turma e çoi Jezuin te Hanai, kreu i priftërinjve. Hanai e mori në pyetje dhe pastaj e dërgoi në shtëpinë e kryepriftit Kajafa. Por çfarë u ndodhi apostujve?

«Në botë do të keni vështirësi, por merrni zemër! Unë e munda botën.»—Gjoni 16:33

Pyetje: Çfarë ndodhi në kopshtin e Getsemanisë? Çfarë mund të mësosh nga ajo që bëri Jezui atë natë?

Mateu 26:36-57; Marku 14:32-50; Luka 22:39-54; Gjoni 18:1-14, 19-24

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo