BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • CO-pgm20 f. 7-8
  • Informacion për delegatët

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Informacion për delegatët
  • Programi i Kongresit rajonal 2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • MBLEDHJE SPECIALE
  • Informacion për delegatët
    Programi i kongresit për vitin 2024
  • Informacion për delegatët
    Programi i kongresit për vitin 2023
  • Informacion për delegatët
    Programi i Kongresit rajonal 2019
  • Informacione për delegatët
    Programi i kongresit për vitin 2025
Shih më tepër
Programi i Kongresit rajonal 2020
CO-pgm20 f. 7-8

Informacion për delegatët

MIKPRITËSIT Mikpritësit janë caktuar për t’ju ndihmuar. Ju lutemi, bashkëpunoni plotësisht me ta duke ndjekur udhëzimet e tyre për parkimin, për lëvizjet e njerëzve, për rezervimin e vendeve për t’u ulur dhe për çështje të tjera.

PAGËZIMI Nëse nuk njoftohet ndryshe, vendet e rezervuara për kandidatët për pagëzim do të jenë përballë podiumit. Kandidatët për pagëzim duhet të ulen atje të shtunën paradite, përpara se të fillojë fjalimi i pagëzimit. Secili prej tyre duhet të sjellë një peshqir dhe rroba banje modeste.

DHURIMET Janë bërë mjaft shpenzime për të siguruar vende të përshtatshme për t’u ulur, sistemin audio-video dhe shumë shërbime të tjera, që e bëjnë pjesëmarrjen të gëzueshme në kongres dhe na ndihmojnë të afrohemi më shumë me Jehovain. Dhurimet tuaja vullnetare ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve dhe mbështetin veprën mbarëbotërore. Që të jetë më e thjeshtë për ju, në të gjithë ambientin e kongresit janë vendosur kuti kontributesh lehtësisht të dallueshme. Gjithashtu mund të dhuroni online nëpërmjet sitit donate.jw.org. Të gjitha dhurimet çmohen shumë. Trupi Udhëheqës dëshiron t’ju falënderojë që mbështetni bujarisht veprën e Mbretërisë.

NDIHMA E SHPEJTË Ju lutemi, mbani parasysh se kjo është vetëm për urgjenca.

SENDET E HUMBURA Të gjitha sendet e humbura duhet të dorëzohen në Repartin e Sendeve të Humbura. Nëse keni humbur diçka, shkoni të interesoheni në këtë repart. Edhe fëmijët që janë larguar nga prindërit dhe kanë humbur, duhet të çohen në këtë repart. Megjithatë, për të shmangur stresin e panevojshëm, ju lutemi, kujdesuni për fëmijët tuaj dhe mbajini pranë.

VENDET PËR T’U ULUR Ju lutemi, tregoni konsideratë për të tjerët. Mos harroni se mund të rezervoni vende për t’u ulur vetëm për familjarët tuaj dhe për ata që udhëtojnë me ju në të njëjtin automjet, që jetojnë me ju në të njëjtën shtëpi ose që po studiojnë Biblën me ju. Ju lutemi, mos lini sende në vendet që nuk i keni rezervuar për dikë.

SHËRBIMI VULLNETAR Nëse dëshironi të ndihmoni me punë të ndryshme që lidhen me këtë kongres, ju lutemi paraqituni tek Reparti Informacioni dhe Shërbimi Vullnetar.

MBLEDHJE SPECIALE

Një Dëshmitare e Jehovait po i predikon një gruaje.

Shkolla për Ungjillëzuesit e Mbretërisë Pionierët në moshën 23 deri në 65 vjeç që janë të interesuar të zgjerojnë shërbimin, janë të ftuar të marrin pjesë në mbledhjen e Shkollës për Ungjillëzuesit e Mbretërisë, të dielën pasdreke. Më vonë do të njoftohet ora dhe vendi i mbledhjes.

Organizuar nga Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait

© 2020 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo