BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lmd mësimi 5
  • Takt

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Takt
  • Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë bëri Pavli?
  • Çfarë mësojmë nga Pavli?
  • Imito Pavlin
  • ‘Kërkojeni Perëndinë dhe gjejeni vërtet’
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
  • Përulësi
    Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
  • Si i sheh ti «arat»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Athina
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Duaji njerëzit—Bëj dishepuj
lmd mësimi 5

NIS NJË BISEDË

Apostulli Pavël arsyeton me athinasit.

Vep. 17:22, 23

MËSIMI 5

Takt

Parimi: «Fjalët tuaja të jenë gjithnjë të hijshme.»—Kolos. 4:6.

Çfarë bëri Pavli?

Apostulli Pavël arsyeton me athinasit.

VIDEO: Pavli u predikon athinasve

1. Shih VIDEON ose lexo Veprat 17:22, 23. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1. Si u ndie Pavli tek shihte se në Athinë praktikohej feja e rreme?—Shih Veprat 17:16.

  2. Në vend që t’i qortonte athinasit, si i përdori me takt bindjet e tyre si një urë për t’u prezantuar lajmin e mirë?

Çfarë mësojmë nga Pavli?

2. Njerëzit do të jenë më të gatshëm të na dëgjojnë nëse i zgjedhim me kujdes fjalët, si edhe mënyrën e momentin kur i themi.

Imito Pavlin

3. Zgjidh fjalë me lezet. Për shembull, nëse bisedon me dikë që nuk është i krishterë, mund të jetë e nevojshme të zgjedhësh fjalë të tjera kur përmend Biblën ose Jezuin.

4. Mos u nxito ta korrigjosh tjetrin. Lëre të shprehet lirshëm. Nëse thotë diçka që bie ndesh me atë që mëson Bibla, rezistoji prirjes për ta ndrequr. (Jak. 1:19) Duke e dëgjuar me vëmendje, do të kuptosh më mirë çfarë mendon.—Prov. 20:5.

5. Përpiqu të përqendrohesh te diçka e përbashkët dhe ta lavdërosh. Mbase tjetri beson sinqerisht se bindjet e tij fetare janë me baza. Në fillim përqendrohu te diçka për të cilën jeni në një mendje, e pastaj ndihmoje avash-avash të kuptojë çfarë mëson Bibla.

SHIH EDHE

Prov. 25:15; 2 Tim. 2:23-26; 1 Pjet. 3:15

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo