AKBORI
[mi kërcimtar; brejtës që kërcen].
1. I ati i Baal-Hananit, që përmendet si mbreti i shtatë i Edomit.—Zn 36:38, 39; 1Kr 1:49.
2. Biri i Mikajahut dhe një zyrtar i besuar në oborrin e mbretit Josi. (2Mb 22:12) Te 2 Kronikave 34:20 është quajtur ‘Abdoni, biri i Mikesë’. Kur mësoi nga libri i lashtë i Ligjit, që sapo ishte gjetur, se Jehovait i ishte ndezur zemërimi kundër paraardhësve të tyre, Josia dërgoi si përfaqësues Akborin bashkë me katër të tjerë që të pyeste profeteshën Hulda se çfarë duhej të bënin. (2Mb 22:8-14) Akbori ishte i ati i Elnatanit, një princi të oborrit të mbretit Jehojakim, dhe ka shumë të ngjarë të ketë qenë stërgjyshi i mbretit Jehojakin.—Jr 26:22; 36:12; 2Mb 24:8.