ELNATANI
[Perëndia ka dhënë].
1. I ati i Nehushtës, nënës së mbretit Jehojakin. (2Mb 24:8) Ka shumë të ngjarë që të jetë Elnatani, ‘biri i Akborit’, të cilin mbreti Jehojakim e nisi në Egjipt për të marrë profetin Urijah. (Jr 26:22, 23) Vlen të përmendet se një nga Letrat e Lakishit, që daton nga kjo periudhë, përmend emrin Elnatan dhe thotë: «Komandanti i ushtrisë, Koniahu, bir i Elnatanit, zbriti për të shkuar në Egjipt.»—Ancient Near Eastern Texts, nga Xh. Priçardi, 1974, f. 322.
2, 3, 4. Në librin e Ezdrës përmenden tre burra me emrin Elnatan. Dy prej tyre paraqiten si «krerë», kurse tjetri si mësues. Para se të niseshin drejt Jerusalemit, kur ishin buzë lumit Ahava, Ezdra i urdhëroi këta t’i kërkonin Idos dhe nethinimëve që banonin në Kasifi t’u çonin shërbëtorë nga radhët e tyre për shtëpinë e Perëndisë. Levitët dhe nethinimët iu përgjigjën kësaj kërkese.—Ezd 8:15-20.