ADAJAHU
[Jehovai ka stolisur (mbajtësin e emrit)].
1. Pasardhës i Gershomit, birit të Levit, dhe paraardhës i Asafit.—1Kr 6:39-43.
2. Beniaminit, biri i Shimeit.—1Kr 8:1, 21.
3. I ati i Masejahut, njërit prej ‘krerëve të qindësheve’ që ndihmoi priftin Jehojada të rrëzonte nga froni Atalinë e ligë dhe të bënte mbret të Judës Jehoasin.—2Kr 23:1.
4. I ati i Jedidës, nënës së mbretit Josia. (2Mb 22:1) Ai ishte nga Bozkati, qytet në Shefelah, në territorin e Judës.—Js 15:21, 33, 39.
5. Bir i Jojaribit nga fisi i Judës.—Ne 11:4, 5.
6. Prift që banoi në Jerusalem pasi u kthye nga mërgimi në Babiloni; biri i Jerohamit.—1Kr 9:10-12; Ne 11:12.
7. Izraelit nga pasardhësit e Banit që u divorcuan nga gratë e huaja dhe i larguan bijtë e tyre pasi u kthyen nga mërgimi në Babiloni.—Ezd 10:29, 44.
8. Një izraelit tjetër nga ata që larguan gratë e huaja dhe bijtë e tyre; kreu i të parëve të tij ishte Binui.—Ezd 10:38, 39, 44.