ADADAHU
Një nga qytetet në pjesën jugore të territorit që fillimisht iu caktua Judës, afër kufirit të Edomit. (Js 15:22) Dorëshkrimi Vatikan nr. 1209 i Septuagintës greke thotë Arouel. Nisur nga kjo, si edhe nga 1 Samuelit 30:28, disa studiues përkrahin idenë se është Aroeri i Judës.—Shih AROERI nr. 3.