ADONIRAMI
[zotëria (im) është i lartë (i lartësuar)].
Bir i Abdait, princ dhe administrues i zoti. Adonirami shërbeu si përgjegjës i të rekrutuarve për punë të detyruar gjatë mbretërimit të Davidit, të Solomonit dhe të Rehoboamit. Ai luajti një rol të rëndësishëm në realizimin e projekteve të shumta të ndërtimit të ndërmarra nga Solomoni. Më vonë, në vitin 997 p.e.s., kur dhjetë fiset u rebeluan kundër diktatit të ashpër të Rehoboamit në Sikem, mbreti dërgoi te populli Adoniramin që mblidhte rekrutë për punë të detyruar, por ata «e goditën me gurë derisa vdiq». (2Kr 10:18) Ai njihet edhe me emra të tjerë, si Adoniram (1Mb 4:6; 5:14), Adoram (2Sa 20:24; 1Mb 12:18) dhe Hadoram.—2Kr 10:18.