HADORAMI
1. Bir i Joktanit dhe pasardhës i Semit; një nga ata prej të cilëve erdhën familjet pas Përmbytjes. (Zn 10:21, 25-27, 32) Kjo familje u vendos në Arabi, ndoshta në Jemen.
2. Bir i Tout, mbretit të Hamathit. I ati e dërgoi Hadoramin te Davidi që ta përgëzonte dhe t’i bënte dhurata për fitoren që korri Izraeli ndaj mbretit të Zobahut. (1Kr 18:9-11) Ai quhet Joram te 2 Samuelit 8:10.
3. Përgjegjësi i të rekrutuarve për punë të detyruar në kohën e mbretërimit të Davidit, të Solomonit dhe të Rehoboamit. Rehoboami e dërgoi Hadoramin te fiset veriore që ishin rebeluar, por ata e goditën me gurë derisa vdiq. (2Kr 10:18) Ai quhet Adoram te 1 Mbretërve 12:18 dhe 2 Samuelit 20:24, si dhe Adoniram te 1 Mbretërve 4:6 dhe 5:14.