AHUZATI
[zotërim].
‘Miku i besuar’ i Abimelekut, mbretit filistin të Gerarit, që e shoqëroi gjatë vizitës së tij tek Isaku në Beer-Shebë. (Zn 26:23, 26) Kjo është hera e parë që në Bibël përmendet një ‘mik i besuar’, dikush nga rrethi i ngushtë i miqve me të cilin hapesh dhe këshillohesh ose që e përdor si zëdhënës të autorizuar.—Shih MIKU (Mik [shok] i mbretit).