AHZAI
[formë e shkurtuar e emrit Ahaziah që do të thotë «Jehovai ka kapur»].
Bir i Meshilemotit dhe paraardhës i disa priftërinjve që banuan në Jerusalem pas periudhës së mërgimit në Babiloni. (Ne 11:13) Sipas disave, ai ishte Jahzerahu që përmendet te 1 Kronikave 9:12.