ELZABADI
[Perëndia ka dhënë dhunti].
1. Një nga trimat e shpejtë dhe të fuqishëm nga fisi i Gadit që u bashkuan me Davidin në shkretëtirë kur ky ende nuk mund të lëvizte lirisht për shkak të mbretit Saul. Më i vogli i këtyre gaditëve thuhet se ishte sa njëqind dhe më i madhi sa një mijë.—1Kr 12:1, 8, 12, 14.
2. Levit nga familja e korahitëve; bir i Shemajahut dhe nip i Obed-Edomit. Si burrë i zoti, Elzabadi shërbeu në ndarjen e derëtarëve gjatë kohës që mbretëronte Davidi.—1Kr 26:1, 4, 6-8, 12, 15, 19.