ESHEKU [ndoshta: që vepron me dhunë]. Pasardhës i mbretit Saul. Sipas Shkrimeve, ky beniaminit pati tre djem dhe bijtë e të parëlindurit, Ulamit, «ishin burra trima dhe të fuqishëm, që tendosnin harkun dhe që kishin shumë bij e nipër: njëqind e pesëdhjetë».—1Kr 8:1, 33, 39, 40.