GEDEROTI
[vatha të gurta].
Qytet në Shefelah që iu caktua Judës (Js 15:20, 33, 41) dhe një nga vendet që shtinë në dorë filistinët gjatë sundimit të mbretit Akaz (761-746 p.e.s.). (2Kr 28:18, 19) Sipas disa gjeografëve, vendndodhja është Katrahu, një fshat i braktisur në një kodrinë brenda Gederës së sotme, rreth 13 km në lindje-verilindje të Ashdodit. Por të tjerë pohojnë se ky vend është tepër në perëndim për të qenë në Shefelah.