HADIDI
Qyteti i të parëve i disa beniamitëve që u kthyen nga mërgimi në Babiloni. (Ezd 2:1, 2, 33; Ne 7:6, 7, 37; 11:31, 34) Zakonisht e lidhin me El Hadithehun (Tel-Hadidin), një fshat i braktisur në Arabi afro 5 km në lindje-verilindje të Lodit (Lidës). Në përgjithësi mendohet se Hadidi ndoshta është «Huditi» i përmendur te lista e Karnakit e Tutmesit III, dhe «Adida» e librit apokrif të 1 Makabenjve (12:38; 13:13, DSF), ku thuhet se ndodhej në Shefelah dhe prej nga shihet rrafshina bregdetare.