ONOJA
Qytet që duket se e ndërtoi beniamiti Shemed, ‘bir’ i Elpaalit. (1Kr 8:1, 12) Pas mërgimit në Babiloni, Onoja u ripopullua me beniamitë. (Ezd 2:1, 33; Ne 7:6, 37; 11:31, 35) Mendohet se qyteti i lashtë ndodhej në Kafr ʽAna (Ono), rreth 11 km në lindje-juglindje të Jopës. Ky vend është vetëm pak kilometra larg vendndodhjeve të mundshme të Lodit dhe Hadidit të lashtë. ‘Lugina e Onos’ (Ne 6:2) ndoshta është lugina e gjerë ku gjendet Kafr ʽAna. Këtë ‘luginë’ e lidhin edhe me «luginën e artizanëve [geh haħarashím ]». (Ne 11:35) Por, disa studiues mendojnë se fjalët hebraike geh haħarashím tregojnë një vend tjetër dhe e transliterojnë si emër të përveçëm, «Ge-Harashim»—JP; krahaso 1Kr 4:14.