HADRAKU
Vend kundër të cilit Jehovai bëri një shpallje me anë të profetit të tij Zakaria. Kjo profeci, që u shpall me sa duket në vitin 518 p.e.s., tregonte se Hadraku kishte ngjallur zemërimin e Jehovait. Përmendet bashkë me disa qytete përqark Izraelit, si Damasku, Hamathi, Tiri, Sidoni dhe qytetet filistine të Ashkelonit, Gazës, Ekronit dhe Ashdodit.—Za 9:1-8.
Hadraku ndoshta ishte një qytet-shtet që kishte nën kontroll zonën përreth tij. Mendohet të jetë Hatarika e mbishkrimeve asiriane, të cilën e lidhin me pirgun e rrënojave të Tell-Afisit, rreth 45 km në jugperëndim të Halebit. Mbreti asirian Tiglath-Pileseri III e rendit Hatarikën ndër «19 krahinat që i përkitnin Hamathit».—Ancient Near Eastern Texts, nga Xh. Priçardi, 1974, f. 282, 283.