JEHUDI
1. [Jude; i Judës.] Zyrtar i mbretit Jehojakim, të cilin princat e Judës e dërguan të merrte Barukun dhe rrotullën e Jeremisë. Kur Jehudi ia lexoi më vonë rrotullën Jehojakimit, mbreti e çau copa-copa dhe e hodhi në zjarr derisa e shkatërroi të gjithën.—Jr 36:14, 21-23, 27, 32.
Jehudi ishte stërnip i Kushit. (Jr 36:14) Sipas disave, emri i tij dhe i paraardhësit të tij tregojnë se Jehudi nuk ishte jude me origjinë, por një prozelit, pasi emri i stërgjyshit të tij mund të tregojë se familja ishte nga Kushi ose Etiopia. Megjithatë, përfaqësuesit e dy brezave të mesit kanë emra tipikë judenj (Netaniah, i ati, dhe Shelemiah, gjyshi), dhe veç kësaj, emri Kush në raste të tjera ka dalë si emri i një judeu me origjinë nga Juda. (So 1:1) Pra, Jehud ka shumë të ngjarë të ketë qenë emri që i vunë kur lindi dhe jo emri që i vunë pasi u bë prozelit.
2. Vend në territorin e Danit (Js 19:40, 45) që në përgjithësi mendohet se është El Jehudijehu (Jehudi), rreth 13 km në lindje të Tel-Aviv-Jafos. Megjithatë, Septuaginta greke (Drshk. Vatikan nr. 1209) përdor «Azor» në vend të «Jehud». (Js 19:45) Prandaj disa studiues e lidhin Jehudin me një bregore afër Jazurit (Azorit), rreth 6 km në lindje-juglindje të Tel-Aviv-Jafos. Mendohet se është vendi që në analet e Senakeribit quhet Azuru.